DOMOSDOSHMERIA
E PRANIMIT TE HADITHEVE QE JANE TRANSMETUAR PREJ TRANSMETUESVE TE BESUESHEM QE
FLASIN PER CILESITE E ALLAHUT - NJE KUNDERSHTIM NDAJ SHKOLLES SE MENDIMIT
RACIONALIST. [Prej hyrjes se Sherh Usulul I'tikad
te el-Lalika'it me shtesa dhe korrigjime nga Ahmed Sa'd Hamdan]
Selefus-salih kishin nje
menhexh [metodologji] rreth çeshtjes se besimit dhe kundershtimit te bidateve.
Kjo gje eshte e qarte ne librat e tyre dhe ne transmetimet qe kane ardhur prej
tyre, dhe ky menhexh eshte:
i Te marresh Kur'anin dhe Sunnetin si gjykates per çdo çeshtje te
akides, duke mos mohuar asgje prej tyre dhe duke mos keqinterpretuar asgje prej
tyre.
ii Te marresh dhe te pranosh çfare eshte transmetuar prej sahabeve rreth çeshtjeve te fese ne pergjithesi e çeshtjeve te akides ne veçanti.
iii Te mos zhytesh ne bisedime dhe te mos debatosh rreth çeshtjeve te besimit ne ata pjese qe nuk ka mundesi te kape mendja.
iv Te mos besh debat me pasuesit e bidateve, te mos ulesh me ta, te mos i degjosh fjalet e tyre dhe as te mos t'ia paraqesesh e shpjegosh dyshimet e tyre te tjereve.
v Te mundohesh qe te bashkosh muslimanet ne nje grup dhe te bashkosh fjalen e tyre.
ii Te marresh dhe te pranosh çfare eshte transmetuar prej sahabeve rreth çeshtjeve te fese ne pergjithesi e çeshtjeve te akides ne veçanti.
iii Te mos zhytesh ne bisedime dhe te mos debatosh rreth çeshtjeve te besimit ne ata pjese qe nuk ka mundesi te kape mendja.
iv Te mos besh debat me pasuesit e bidateve, te mos ulesh me ta, te mos i degjosh fjalet e tyre dhe as te mos t'ia paraqesesh e shpjegosh dyshimet e tyre te tjereve.
v Te mundohesh qe te bashkosh muslimanet ne nje grup dhe te bashkosh fjalen e tyre.
Ky eshte menhexhi i te pareve
tane te mire ne vendosjen e akides islamike dhe kundershtimin e pasuesve te
bidateve. Persa i perket citimit te Kur'anit si prove, kjo eshte nje çeshtje qe
kane rene dakord te gjithe ata qe jane te kapur pas Islamit, perveç atyre qe
kane nje pelqim per racionalizem. Ata e ndryshojne kuptimin e shume ajeteve ku
permenden Cilesite e Allahun me nje kuptim te ndryshem nga ai i qarti. Dhe
persa i perket Ehlis-Sunnetit, ata i marrin ato ajete me kuptimin e tyre te
qarte dhe nuk e ndryshojne kuptimin atyre.
Sheikhu i Mu'tezilive, el-Kadi
Abdul-Xhebbar, ka thene:"Kur ka ajete ne Kur'an, qe kuptimi i tyre i qarte
te duket si teshbih [perngjasim me krijesat] atehere eshte e detyrueshme qe t'i
shpjegosh ato me te'uil, sepse fjalet mund te marrin shume kuptime dhe prova e
nxjerre prej intelektit eshte larg marrjes se mendimeve te tjera."
[el-Muhit bit-Tehlif, faqe 200] Ky eshte menhexhi i Mu'tezilive rreth Cilesive
te Allahut. Kurse Ehlis-Sunneti i marrin ato ajete me kuptimin e tyre te qarte
dhe nuk e ndryshojne kuptimin e tyre." [Shiko kapitullin e katert]
Persa i perket marrjes se
Sunnetit si prove, ka nje beteje ndermjet Ehlis-Sunnetit dhe njerezve qe anojne
nga racionalizmi. Ehlis-Sunneti perdor si prove çfaredo qe eshte transmetuar
prej Profetit, salallahu alejhi ue selam, me hadithet e verteta dhe ato nuk
mohojne asnje prej tyre dhe nuk ia ndryshojne kuptimin atyre. Dhe ky menhexh eshte
bere i qarte, duke ndjekur transmetimet prej selefus-salih.
Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn
Hanbel, ka thene ne lidhje me hadithet qe flasin per Cilesite e
Allahut:"Ne i besojme ato, i afirmojme ato, dhe ne nuk mohojme asnje prej
tyre nese ato transmetohen me transmetues te sinqerte e te besueshem."
[Sherh Usulul I'tikad e Lalika'it nr.777]
Ai gjithashtu tha rreth
hadithit te Ru'jah-se [se besimtari do ta shohe Allahun ne Diten e
Gjykimit]:"Ato jane hadithe prej transmetueseve te besueshem; ne i besojme
ato dhe kapemi pas tyre. Dhe, çfaredo qe transmetohet prej Profetit, salallahu
alejhi ue selam, prej transmetueseve te besueshem, ne i besojme dhe kapemi pas
tyre." [Ibid nr.889]
Sufjan Ibn Ujeineh [vdiq 197H]
ka thene rreth haditheve te Ru'jah-se:"Ato jane te verteta. Ne i
transmetojme ato ne ate menyre qe i kemi degjuar, prej atyre qe ne i besojme
dhe jemi te kenaqur me ta." [Ibid nr.877 dhe es-Sunnah e Abdullah Ibn
Ahmed nr.40]
Muhammed Ibn el-Hasan
esh-Shejbani [vdiq 189H] u pyet per disa hadithe, ne te cilat permenden
Cilesite e Allahut, e ai tha:"Me te vertete keto hadithe jane transmetuar
prej transmetueseve te besueshem." [Ibid nr.741]
Ebu Ubejd el-Kasim Ibn Selem
[vdiq 224H] ka thene rreth disa haditheve qe permendin Cilesite e
Allahut:"Keto hadithe jane te verteta, transmetuesit e sinqerte e te
besueshem i kane transmetuar ato prej njeri tjetrit." [Ibid nr.928]
Muhammed Ibn el-Hasan
esh-Shejbani [vdiq 189H], shoku i Ebu Hanifes, ka thene:"Te gjithe
fukahate, prej lindjes e perendimit, kane rene dakord ne detyrimin e pasjes
besim ne Kur'anin dhe hadithet, se transmetuesit e sinqerte e te besueshem kane
sjelle prej te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, ne pershkrimin
e Zotit, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, pa bere tefsir dhe pa i krahasuar
ato me krijesat [teshbih]. Keshtu, kushdo qe shpjegon ato, ai eshte larguar nga
rruga qe Profeti dhe sahabet ishin. Se me te vertete, ata nuk i shpjeguan ato,
por ata dhane fetua me çfare ishte ne Liber e ne Sunnet dhe pastaj heshten.
Pra, kushdo qe flet me te foluren e Xhehm Ibn Safuanit, atehere ai eshte
larguar prej xhematit, meqense ai [Xhehmi] e pershkruan Allahun me
asgjene." [Transmetuar prej el-Lalika'it ne Usulul I'tikad 3/432]
Abdullah Ibn el-Auam ka
thene:Sherik Ibn Abdullah [vdiq 177h] erdhi tek ne dhe ne i thame:Ka disa
njerez qe i refuzojne hadithet:"Me te vertete Allahu zbret ne qiell me te
ulet..," hadithin e Shikimit dhe hadithe te tjera te ngjashem," e ai
tha:"Me te vertete ai qe erdhi me Sunnet ne namaz, zekat, Haxhxh, eshte po
ai qe erdhi me keto hadithe. Dhe ne e njohim Allahun nepermjet ketyre
haditheve." [Transmetuar prej Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbel ne es-Sunnah
1/66.]
Ky eshte menhexhi i
selefus-salih - pranimi i haditheve sahih dhe jo i atyre daif e te shpikura.
Njerezit qe ndjekin mendjet e
tyre, e kundertshojne kete menhexh te te pareve tane te mire, persa i perket
marrjes se Sunnetit te vertete si prove, dhe ata mohojne Sunnetin edhe
neqoftese eshte i vertete [sahih]; ata marrin vetem çfare mendjet e tyre thone.
Persa i perket marrjes se
thenieve te Sahabeve dhe t'i japesh perparesi atyre perpara thenieve te atyre
qe erdhen me pas, kjo eshte per shkak te grades se tyre te larte, meqenese ata
ishin deshmitare te Shpalljes Hyjnore. Dhe, per shkak te mendjeve te tyre te
pastra prej bidateve qe te çojne ne humbje e qe u shfaqen pas tyre, dhe perveç
te tjerave, edhe kuptimi gjuhesor qe ata kishin per Sheriatin.
Te mos besh debate per
çeshtjet e besimit dhe te mos i besh ato pika per debate te hapura, eshte per
shkak te kuptimit te tyre dhe besimit se mendja njerezore eshte e paafte qe te
njohe çeshtjet e gajbit ne vetvete, pavaresisht, dhe se roli i mendjes eshte
vetem qe te kuptoje, te ndjeke e te besoje ate qe solli shpallja. Roli i
mendjes nuk eshte qe te ngrihet e kundershtoje, sepse Shpallja erdhi si nje
peshore ne mes te ketyre mendjeve kundershtare e te çoroditura.
"Tenzilum-min Hakimin
Hamiid - [Shpallje] e zbritur prej te Urtit, te Falenderuarit." Suratul Fussilet 41:42
Dhe dijetaret prej
selefus-salih e urrenin debatimin me pasuesit e bidateve dhe ndenjien me ta. Ne
fakt, ata edhe ndaluan qe te permenden fjalet dhe dyshimet e tyre dhe
shpjegimit te tyre njerezve, dhe kjo ishte per shkak te dobesise te atij qe e
permend dhe paaftesise se tij per ta kundershtuar ate dhe per ta sqaruar
kotesine e tij, dhe per shkak te kesaj, ai vehet ne sprove pasi e ka lexuar ose
degjuar.
Ne kete eshte nje mbrojtje per
zemrat e muslimaneve dhe nje mbrotje per mendimet dhe mendjet e tyre. Dhe kjo
eshte nje shtese e qenies gjithahshtu, nje menyre e poshterimit te pasuesve te
bidatit dhe nje mburoje kundra opinioneve te tyre dhe mendjemadhesise se tyre
duke mos perdorur librat e selefus-salih per te vleresuar mendimet e tyre te
humbura. Prej transmetimeve te selefeve qe e bejne menhexhin e tyre te qarte
jane:
Thenia e Sufjan
eth-Theurit:"Kushdo qe degjon ndonje bidat, le te mos e njoftoje shokun e
tij per kete, keshtu qe te mos ia fuse atij ne zemer [dhe zemrat te ndikohen
prej tij]." [Sherhus-Sunnah, el Bagaui 1/227]
Ejjub es-Sakhtijani ka
thene:"Ju nuk i kundershtoni ata me diçka me te ashper sesa heshtja."
[el-Ibanah e Ibn Battah 2/365-366]
Abdullah Ibn Serijj ka
thene:"Nuk eshte Sunneti me ne qe te debatojme me pasuesit e tekave, por
Sunneti me ne eshte qe ne nuk i flasim askujt prej tyre." Dhe gjithashtu
transmetimi i Hanbel Ibn Is'hakut, qe u permend me perpara.
Ma'mari ka thene:"Djali i
Tausit ishte ulur dhe nje Mu'tezili erdhi dhe filloi te flase. Tausi i vendosi
gishtat e tij tek veshet e tij dhe tha:"O biri im! Vendosi gishtat e tu
tek veshet e tu, qe te mos degjosh se çfare thote ai, sepse zemra eshte e dobet
[zemra e djalit te tij]. Pastaj ai tha:"O biri im! Shtypi gishtat e tu me
fort, me fort." Dhe ai nuk pushoi se theni "me fort," derisa
njeriu u çua e iku." [Sherh Usulul I'tikad nr.248 me fjale te tjera]
Ky eshte menhexhi i selefeve ne afirmimin dhe
ruajtjen e akides se tyre dhe kjo do te behet e qarte per ata qe lexon librat e
tyre, prej kohes se hershme deri ne kohet e vonshme.
No comments:
Post a Comment