RENIA
DAKORD E SELEFEVE PREJ SAHABEVE TE TE DERGUARIT TE ALLAHUT, SALALLAHU ALEJHI UE
SELEM, NE NDALESEN E KUNDERSHTIMIT TE UDHEHEQESVE, QOFSHIN ATA TE DREJTE APO
MEKATARE - NJE KUNDERSHTIM NDAJ HAUARIXHEVE
Te sulmosh nderin e
udheheqesve dhe te humbesh kohe me sharjen e tyre dhe duke permendur gabimet e
tyre, eshte nje gabim i madh dhe nje mekat i shemtuar. Shpallja e paster e ka
ndaluar nje gje te tille dhe e ka kritikuar ate qe e ben diçka te tille.[1] Kjo eshte
gjithashtu edhe fillimi i rebelimit dhe marrja e armeve kundra udheheqesve dhe
kryengritjes, dhe kjo eshte baza e korrupsionit te fese dhe botes.[2]
[1]
Nga libri Mu'amalatul Hukkami fij Deu'il Kitabi ues-Sunnah, faqe 173-185, nga
sheikh Abdus-Selam Ibn Berxhas Ibn Nasir Aal Abdul-Kerim.
[2]
Ibn Kajjimi ka thene:"Kjo eshte nje teme shume e madhe, me shume perfitime.
Dhe per shkak te injorances rreth kesaj teme, ka rene nje gabim i madh mbi
Sheriatin..." deri kur ai thote, pasi permend se bazat e Sheriatit jane
ndertuar per te miren dhe mireqenien e njerezve,..."Profeti, salallahu
alejhi ue selam, e beri ligj ne kete Ummet detyrimin qe te kundershtohet e
keqja, qe me ane te kundershtimit te se keqes te arrihet miresia qe Allahu dhe
i derguari i Tij duan te realizohet. Dhe nese kundershtimi i kesaj te keqeje
çon ne diçka akoma me te keqe dhe te urryer prej Allahut dhe te Derguarit te
Tij, atehere nuk eshte e lejuar qe te behet kundershtim, edhe pse Allahu i
urren ata qe e bejne ate [te keqen]. Dhe kjo eshte si kundershtimi [inker]
kundra mbreterve, dhe atyre ne pushtet, duke bere kryengritje kunder tyre [me
arme, t'i luftosh], sepse me te vertete kjo eshte baza e çdo te keqeje dhe
rremuje deri ne fund te botes. Dhe Sahabet kerkuan leje prej te Derguarit te
Allahut, salallahu alejhi ue selam, per t'i vrare udheheqesit [umara] qe e
vonojne namazin derisa i del koha, duke thene:"A mos t'i vrasim ne ata?"
Ai, salallahu alejhi ue selam, tha:"Jo, per sa kohe qe ata e falin
namazin," dhe ai gjithashtu tha:"Kushdo qe sheh tek udheheqesi i tij
ndonje gje qe nuk i pelqen, le te beje durim dhe mos ta greje doren kundra
udheheqesit." Dhe kushdo qe mendohet rreth sprovave te medha e te vogla qe
kane rene mbi Islamin, do ta kuptoje se ato jane shkak i lenies pas dore dhe
shperdorimit te ketij parimi dhe mos pasjes durim kur deshmojne te keqen.
Keshtu, ai kerkon qe t'i jape fund se keqes dhe si rezultat i kesaj behet nje e
keqe akoma me e madhe. Dhe i Derguari i Allahut pa te keqiat me te medha ne
Mekke dhe ai nuk kishte mundesi t'i ndryshonte ato. Ne fakt, edhe kur Allahu e
beri te mundur çlirimin e Mekkes per muslimanet dhe u be Darul-Islam, ai kishte
mundesi qe ta ndryshonte Ka'ben dhe ta rindertonte tek themelet e Ibrahimit,
alejhi selam, por ai nuk e beri kete sepse kishte frike se diçka me e madhe
mund te ndodhe per shkak te mos tolerances nga ana e Kurejshiteve - meqenese
ata ishin te ri ne Islam dhe sa ishin larguar prej kufrit - dhe per kete arsye
ai, salallahu alejhi ue selam, nuk dha leje per kryengritje kundra udheheqesve
duke perdorur forcen, per shkak te natyres se rezultateve qe mund te ndodhin
nga kjo kryengritje..." [Ibn el-Kajjim ne I'lamul Muwaki'in'an
Rabbil'Alemin.]
Dhe
eshte e ditur se rruget dhe mjetet bien ne te njejtin ligj ne te cilat
perfundimet te çojne. Keshtu, çdo tekst qe flet per ndalesen per kryengritje
[kundra udheheqesve] dhe kritikes ndaj atyre qe e bejne nje gje te tille, eshte
nje prove per ndalesen e sharjes dhe abuzimit te udheheqesve dhe gjithashtu
eshte prove e rrepte kundra atyre qe e bejne nje gje te tille.[1]
[1]
Sheikhu dhe Imami, Abdul-Latif Ibn Abdurr-Rrahman Ibn Hasan Aal Sheikh ka
thene, me fjale te fuqishme qe i sqarojne dyshimet rreth kesaj teme dhe qe
kundershton ate qe i perhap ato [dyshimet e idete e rebelimit sh.p] prej
injoranteve, "... Dhe ata njerez qe jane vene ne sprove, nuk e dine se me
perjashtim te Umer Ibn Abdul-Aziz dhe kujtdo tjeter qe Allahu donte prej Beni
Umejjah, midis tyre qe ishin te ngarkuar me detyrimet e muslimaneve kane ndodh
ngjarje te medha: shkaterrime, kryengritje dhe korrupsion, qe nga koha e Jezid
Ibn Muauijas e deri ne kohen e sotme. Por, menyra dhe sjellja e dijetareve te
shquar dhe udheheqesve te medhenj, eshte e njohur dhe e qarte - ata nuk e hoqen
dore prej bindjes ne ate qe Allahu dhe i derguari i Tij kane urdheruar nga
aktet e vendosura me ligj dhe detyrimet e Islamit.
Dhe
une do te jap nje shembull - el-Haxhaxh Ibn Jusuf eth-Thekafi, dhe punet e tija
jane te njohura mire ne kete Ummet: nga dhuna, shtypja, derdhjen e gjakut te
muslimaneve pa mase, mosperfilljen e gjerave qe Allahu ka bere te shenjta,
vrasjen e atyre qe ai vrau prej njerezve te shquar te ketij Ummeti si Se'id Ibn
Xhubejr, rrethimin e Ibn ez-Zubejrit edhe pse ai kishte marre strehe ne Harem,
vrasjen e Ibn ez-Zubejrit edhe pse ai i ishte bindur atij ndersa njerezit e
Mekkes, Medines, Jemenit, dhe shumices se Irakut i kishin dhene besen Ibn Zubejrit.
Kurse Haxhaxhi s'ishte veçse nje emir i Meruanit, dhe i djalit te tij
Abdul-Malik, dhe asnje prej hulefave nuk i kishte dhene besen Meruanit, dhe
asnje nga njerezit me pozite nuk i kishin dhene besen atij. Dhe, perkunder
ketyre gjerave asnje prej njerezve te dijes nuk hezitoi ne bindje ndaj tij
[Haxhaxhit] ne ate qe ishte e lejuar nga shtyllat e Islamit dhe detyrimet e
tij.
Dhe,
Ibn Umeri dhe kush tjeter e takoi Haxhaxhin ishin prej sahabeve te te Derguarit
te Allahut, dhe ata asnjehere nuk e kundershtuan ate dhe as nuk e ndaluan
bindjen ndaj tij ne ate me te cilen Islami vendoset dhe imani persoset. Dhe e
njejta gje edhe me tabi'inet qe ishin ne kohen e Haxhaxhit si Ibn el-Musejbi,
el-Hasan el-Basriu, Ibn Sirini, Ibrahim et-Tejmi dhe te ngjashem me ta prej
udheheqesve te ketij Ummeti. Dhe çeshtja e tyre vazhdoi keshtu me dijetaret
prijes te ketij Ummeti; ata ndihmonin ne bindjen ndaj Allahut dhe te Derguarit
te Tij ne kryerjen e xhihadit ne rrugen e Tij me çdo udheheqes, qofte ai i
devotshem apo mekatar, ashtu siç eshte bere e ditur ne librat e parimeve baze
dhe besimit te fese.
Dhe e
njejta gje ndodhi me Benul Abbas, kur ata i moren tokat e muslimaneve me force,
me shpate, dhe asnje prej njerezve te dijes nuk i ndihmoi ata ne kete, ndersa
ata vrane shume njerez dhe shume prej Benu Umejjah, udheheqesit dhe ndihmesit e
tyre. Ata vrane Ibn Hubejrah, Emirin e Irakut, dhe ata gjithashtu vrane
Meruanin, halifen, dhe eshte transmetuar se vrasesit vrane rreth 80 njerez prej
Benu Umejjah ne nje dite te vetme, dhe vendosen mbulesat siper trupave te tyre,
u ulen mbi ta dhe urdheruan qe ushqim e pije te sillej.
Keshtu
edhe pas gjithe kesaj, sjellja e dijetareve, si el-Auzai, Malik, el-Lejth Ibn
Sa'd dhe Ata Ibn Ebi Rabah, ndaj mbreterve nuk eshte e fshehur prej njerezve qe
kane dituri e kuptim. Dhe brezi qe erdhi me pas prej njerezve te dijes si Ahmed
Ibn Hanbel, Muhammed Ibn Ismail el-Bukhari, Muhammed Idris esh-Shafi'i, Ahmed
Ibn Nuh, Is'hak Ibn Rahauaih dhe vellezerit e tyre... ndodhi ne kohen e tyre
ajo qe ndodhi me mbreterit e bidateve te medha dhe mohimit te Sifateve
[Cilesive te Allahut] dhe ata [dijetaret u thirren prej udheheqesve qe te
pranonin bidatet] i vune ne sprove me keto dhe kush u vra u vra, si p.sh. Ahmed
Ibn Nasr. Por, edhe me gjithe keto, asnje prej tyre nuk i kundershtoi ata
[mbreterit] dhe as qe e shihnin si te arsyeshme te benin diçka te tille ndaj tyre..." [ed-Durer
es-Sinnijah fil Axhuibatun-Nexhdijjah 7/177-178]
Eshte
transmetuar ne Sahihejn nga hadithi i Ebu Hurejras, se Profeti, salallahu alejhi
ue selam, ka thene:"Kushdo qe beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te
flase mire ose le te heshte."
Dhe
gjithashtu ne Sahihejn hadithi i Ebu Musa el-Esh'ari qe tha:"Ata
thane:"O i derguari i Allahut, kush eshte muslimani me e mire?" Ai
tha:"Eshte ai, prej duarve dhe gjuhes te te cilit muslimanet jane te
sigurt."
Ndalesa
per te folurit keq ndaj udheheqesve eshte transmetuar ne menyren me specifike,
ne llogari te ndezjes se zjarrit dhe fitnes si dhe hapjes se deres se sherrit
qe ky Ummet permban. Zijad Ibn Kusejb el-Adeuij ka thene:"Une isha me Ebu
Bekrin afer minberit te Ibn Amirit. Ai po jepte nje fjalim dhe kishte veshur
nje rrobe shume te bukur. E keshtu, Ebu Bilali tha:"Shikoni Emirin tone qe
ka veshur rroben e te pabindurit." Atehere, Ebu Bekri tha:"Hesht! E
kam degjuar te derguarin e Allahut duke thene:"Kush e perul sultanin e Allahut ne toke, Allahu do ta
poshteroje ate." [Sunen et-Tirmidhi nr.2225]
Enes
Ibn Malik ka thene:"Sahabet e vjeter te te derguarit te Allahut, salallahu
alejhi ue selam, na ndaluan neve duke na thene:"Mos flisni keq ndaj
udheheqesve, as mos u sillni pandershmerisht ndaj tyre, as mos i urreni ata,
dhe kini frike Allahun dhe beni durim, se me te vertete çeshtja eshte
afer." Senedi eshte xhejidd [i mire] dhe transmetuesit jane te besueshem.
[es-Sunah e Ibn Ebi Asim 2/488]
Jahja
Ibn Jeman ka thene:"Sufjan eth-Theuri na transmetoi neve nga Kajs Ibn Uahb
nga Enes Ibn Malik qe tha:"Sahabet e vjeter e te Derguarit te Allahut,
salallahu alejhi ue selam, na ndaluan neve qe te abuzojme e te flasim keq ndaj
udheheqesve." [Ibn Abdul-Berr, transmetuar ne et-Temhid 21/287]
Enes
Ibn Malik ka thene:"Sahabet e vjeter e te derguarit te Allahut, salallahu
alejhi ue selam, na ndaluan neve qe te flasim keq kundra udheheqesve, te jemi
te pandershem ndaj tyre, dhe t'i kundershtojme ata. Por, duhet te kemi durim
dhe te kemi frike Allahun, te Plotefuqishmin dhe te Madheruarin, se me te
vertete çeshtja eshte afer." [el-Hafidh Ebul Kasim es Asbahani ne librin e
tij et-Tergib uet-Terhib 3/68]
Dhe te
njejten gje gjithashtu permend edhe el-Bejheki me fjalet:"Sahabet me te
vjeter te te Derguarit te Allahut na urdheruan qe te mos flasim keq kundra
udheheqesve..," dhe senedi eshte xhejid [i mire] [el-Xhami'li Shu'abil
Iman 13/186-202]
Keshtu,
ne kete transmetim eshte renia dakord e sahabeve me te vjeter [vjetersia ne
hadith ka te beje jo vetem me moshen, por edhe me kohen e hyrjes ne Islam te
sahabeve dhe dijes se tyre sh.p] ne ndalesen e sulmit te nderit te udheheqesve
duke i share dhe abuzuar ata.
[2] Dhe ndalesa nga ana e tyre
nuk eshte qe te lartesojne udheheqesit, por eshte per shkak te madhesise dhe
pergjegjesise qe u eshte besuar atyre prej Sheriatit dhe qe nuk mund te
vendoset dhe permbahet ne menyren e duhur, nese ata shahen dhe nderi i tyre
merret neper kembe.
[2]
Imam el-Barbahari [vdiq 39H] ka thene:"Kur sheh nje person qe ben du'a
[lutet] kundra udheheqesit, atehere dije se ai person eshte personi i tekave
[haua]. Dhe kur degjon ndonje person ndonje njeri duke bere lutje per
udheheqesin, per rregullimin e tij, atehere ta dish se ai eshte nje person i
Sunnetit, nese do Allahu. Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Sikur te kisha ndonje
du'a [qe do te me pergjigjej] nuk do ta kisha bere veçse per udheheqesin."
Keshtu ne jemi urdheruar qe te lutemi per ta, qe ata te rregullohen e drejtohen
dhe ne nuk jemi urdheruar qe te bejme lutje kunder tyre, edhe nese ata bejen
zullum dhe padrejtesi. Kjo sepse zullumi dhe padrejtesia e tyre eshte kundra
vetes se tyre dhe drejtesia e tyre eshte per ata dhe per muslimanet ne pergjithesi."
[Tebekatul Hanabilah 2/36]
Dhe
gjithashtu sepse duke folur keq ndaj tyre kalohet ne mosbindjen ndaj tyre ne
ate çfare s'eshte e mire. Kjo po ashtu e zmadhon hidherimin dhe mendimet e
keqia ne zemrat e mendjen e popullit ne pergjithesi kundra tyre, dhe i hap
rruge rremujes dhe zemerimit qe nuk do t'i sjelle njerezve veçse te keqia te
medha, meqense perfundimi i te folurit keq ndaj tyre do te jete kryengritje
duke marre armet kundra tyre. Kjo eshte katastrofa me e madhe dhe fitneja me e
rende.
A
eshte e kuptueshme, pasi ndalon e mendohesh ne kete ndalim te qarte ndaj foljes
keq ndaj udheheqesve, se muslimani ne zemren e te cilit ka hyre imani dhe qe i
respekton shenjat e Allahut te merret me kete krim ose te qendroje i heshtur ne
lidhje me kete te keqe? Ne nuk e mendojme kete kurre per nje musliman dhe nuk e
mendojme dot se kjo mund t'i ndodhe atij. Dhe kjo eshte sepse tekstet e
Sheriatit dhe qendrimi i sahabeve te te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi
ue selam, kane nje pozite me te larte ne zemren e tij sesa ndjenjat e
emocionet, nxitjet e shtyerjet, qe s'jane veçse shtyerje te shejtanit dhe
bidate. Asnje nuk shkon pas tyre veçse njerezit e tekave, ne zemrat e te cileve
nuk ka vleresim per tekstet [Kur'anit dhe Sunnetit]. Por, ne te kunderten, gjuhet
e tyre thone:"Per kete çeshtje, teksti i ka rene shkurt [Kur'ani e
Sunnet]:"E madhe eshte fjala qe del nga gojet e tyre. Dhe ata nuk thone gje
tjeter veçse genjeshter." Suratul Kehf 18:5
Ibn
Ebi Sheijbeh ka thene:"Ibn Unejneh na transmetoi nga Ibrahim Ibn Mejserah
nga Tausi qe tha:"U permenden udheheqesit ne prani te Ibn Abbasit dhe nje
njeri ne mes te tyre filloi te flase keq ndaj tyre. Ai vazhdonte te ngriste
veten, duke u ngritur ne kembe e perzgjatur qafen e tij derisa nuk pashe tek
Shtepia e Shenjte [Kabeja] njeri me te gjate se ai. E pastaj e degjova Ibn
Abbasin qe tha:"Mos e bej veten tende nje sprove per njerezit
zullumqare." Atehere, njeriu e ndaloi veten dhe nuk pashe ne Shtepine e
Shenjte njeri me te shkurter se ai." [Musenef 15/75]
Ibn
Abdul-Berr transmeton ne isnadin e tij prej Ebu Derdes qe tha:"Me te
vertete shenja e para e hipokrizise ne njeriun eshte folja e tij kundra
usheheqesit [imamit]." [et-Temhid 21/287]
Ibn
Ebi Asim transmeton nga Ebul Jeman e-Huzenij nga Ebu Derda qe tha:"Kini
kujdes e mos i mallkoni udheheqesit, se me te vertete te mallkosh ata eshte
prerje [e fese] dhe t'i urresh ata eshte shterpesi." Iu tha:"O Ebu
Derda, e si te sillemi ne me ata kur shohim tek ata diçka qe nuk na
pelqen?" Ai tha:"Kini durim, se me te vertete kur Allahu e sheh kete
prej jush, Ai do t'i marre ata me vdekje." [Transmetohet ne es-Sunnah
2/488] Te gjithe transmetuesit jane thikat [te besueshem] e precize bashke me
Ebul Jeman el-Heuzenij el-Himsij; Ibn Hibbani e perfshiu ate ne eth-Thikat dhe
el-Hafidh Ibn Haxher ka thene per te:"Mekbul" [transmetimet e tij
jane te pranueshme]. Ibn Zenxhujeh gjithashtu transmeton kete transmetim ne
Kitabul Emual me te njetin zinxhir transmetimi.
Ebu
Nu'ajm transmeton nga Ibn Ebi Dun'ja nga Za'idah Ibn Kudamah qe tha:I thashe
Mensur Ibn el-Mu'tamir:"A mund te flas keq kunder udheheqesit kur jam duke
agjeruar?" Ai tha:"Jo." Une i thashe pastaj:"A mund te
kundershtoj njerezit e hauase [bidatçinjte]?" Ai tha:"Po." [el-Hiljeh e Ebu Nu'ajmit, 5/41-42 dhe es-Semt
ue Adabil Lisan e Ibn Ebi Dun'jase, faqe 145].
Ibn
Abdul-Berr transmeton nga Ebu Is'hak es-Sebeij se ai ka thene:"Asnjehere
nuk flasin njerezit keq per udheheqesit veçse u ndalohen te mirat e tyre."
[et-Temhid 21/287]
Hannad
transmeton:Abdah na transmetoi neve prej ez-Zebrikan qe tha:"Isha me Ebu
Ueil shekik Ibn Selemah dhe une fillova te flas keq per Haxhaxhin duke
permendur gabimet dhe veprat e tia te keqia." Ebu Ueili tha:"Mos flit
keq kunder tij. E nga ta dish ti, ndoshta ai thote:"O Allah, me fal."
Dhe Ai e fal." [ez-Zuhd 2/464]
Ibn
Zenxhujah transmeton nga Ebu Idris el-Khaulenij se ai tha:"Kujdes mos i
kundershtoni e mos flisni keq ndaj udheheqesve. Se me te vertete te flasesh keq
kundra tyre eshte prerje. Dhe eshte prerje e Fese e jo prerje e flokeve. Me te
vertete ate qe flasin keq per udheheqesit jane te humbur dhe jane me ke
keqinjte e te keqinjve." [Kitabul Emual 1/80]
Ibn
el-Xheuzi transmeton se kur Khalid Ibn Abdullah et-Tusteri u foli njerezve ne
ate dite qe e bene emir te Mekkes, ai tha:"Pasha Allahun, nuk me sillet
mua dikush qe mallkon imamin [udheheqesin] veçse do ta rrah ne Haram."
[el-Muntedhem fij Tarikhil Muluk]
Dhe ne
et-Tarikh el-Kebir te Imam Bukharit qe transmeton prej Ebu Xhemrah ed-Dubej qe
tha:"Kur me erdhi lajmi se Shtepia e Shenjte ishte djegur, u nisa per ne
Mekka dhe i shkova per vizite Ibn Abbasit derisa ai me njohi dhe u tregua
miqesor me mua. Dhe pastaj une fillova te flas keq kundra Haxhaxhit ne sy te
Ibn Abbasit dhe ai tha:"Mos u me nje ndihmetar i shejtanit."
[et-Tarikh el-Kebir]
Ibn
Sa'd transmeton se Abdullah Ibn Idrisi na njoftoi neve prej Muhammed Ibn Ebu
Ejjub prej Hilal Ibn Ebu Humejd se ai tha:"Degjova Ebdullah Ibn Ukejm duke
thene:"Nuk kam per te ndihmuar ne derdhjen e gjakut te ndonje halifi
tjeter pas Uthmanit." I eshte thene atij:"O Ebu Ma'bad, a ndihmove ti
[ne dredhjen e gjakut te tij]?" Ai tha:"Me te vertete une e
konsideroj permendjen e gabimeve dhe leshimeve te tij se kane ndihmuar ne
derdhjen e gjakut te tij." [et-Tabakat 6/115]
Keshtu, ne te gjithe keto
transmetime dhe çfare ka ardhur tjeter me kuptimin e tyre, eshte nje prove e
qarte dhe e fuqishme per ndalesen e rrepte per te folur keq e kundershtuar
udheheqesit dhe ndalesen e permendjes se gabimeve dhe te metave te tyre. Pra,
le te ndalen muslimanet aty ku njerezit [sahabet] u ndalen, meqenese ata jane
njerezit me te mire per shkak te deshmise se udheheqesit te njerezimit [Profeti
Muhammed, salallahu alejhi ue sleam]. Ata ndaluan aty ku ndaluan me dije, dhe
me nje kuptim ata e ndaluan veten dhe u zmbrapsen. Kushdo qe ben me pak se kaq,
ai ka lene pas dore; kushdo qe e tejkalon, kete ai ka shkaktuar fitne. Dhe
kushdo qe shkon kundra menhexhit te selefeve, dhe ndjek tekat e deshirat,
atehere nuk ka dyshim se zemra e tij eshte e mbyshur me inat e urrejtje. Sepse,
te flasesh keq dhe te kundershtosh e ben te pamundur t'i keshillosh
udheheqesit. Eshte transmetuar prej Profetit, salallahu alejhi ue
selam:"Jane tre gjera per te cilat zemra e muslimanit asnjehere nuk duhet
te ndjeje urrejtje ose merzi: Te beje veprat vetem per hir te Allahut, dhe t'u
binden udheheqesve dhe te rrijne me xhematin. Se me te vertete, lutjet e tyre i
perfshijne ata qe kane qene pas tyre." [Ky hadith eshte transmetuar prej
nje grupi sahabesh. Dhe shiko Sunen et-Tirmidhi nr.2657, el-Musned 4/80-82 dhe
183, Xhami'ul Usul 1/265 dhe Mexhmu'az-Zeue'id 1/137-139]
Dhe kushdo qe mendon se te ngrihesh kundra udheheqesve duke
folur keq ndaj tyre dhe duke i kerkuar te metat e tyre eshte prej Sheriatit te
Allahut, ose se keto ndihmojne per te zhdukur te keqen dhe gjera te ngjashme,
atehere ai ka lajthitur e eshte larguar nga rruga e drejte dhe ka folur per
Allahun dhe Sheriatin e Tij gjera qe nuk jane te verteta. E ai eshte nje
kundershtar i ligjeve te Librit dhe Sunnetit dhe transmetimeve te selefus-salih
te ketij Ummeti.
Eshte e detyrueshme per kedo
qe njoftohet me keto prova te qarta, qe te ndaloje kedo qe ai degjon duke folur
keq ose duke sulmuar udheheqesit, duke shpresuar shperblim prej Allahut e duke
i dhene keshille njerezve ne pergjithesi.
Dhe kjo eshte prej veprave te
njerezve te dijes dhe fese. Ata i permbajne gjuhet e tyre prej [kundershtimit
te] udheheqesve dhe ata i urdherojne njerezit qe te bejene durim e te mos i
kundershtojne ata. Kjo sepse dija qe ata kane, i ka drejtuar tek kjo dhe i ka
udhezuar ata. Dhe persa i perket keshillimit te udheheqesve, kjo ka menyra dhe
rruge qe jane te njohura edhe prej nxenesve fillestare te dijes, e kuptohet qe
eshte e vendosur qarte prej dijetareve udheheqes te ketij Ummeti. Ijad Ibn Gunm
transmeton se i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka
thene:"Kushdo qe deshiron te keshilloje ate qe i eshte dhene pushtet, nuk
duhet ta beje kete haptazi. Por, ai duhet ta kape ate prej dore e ta marre ne
vetmi [dhe ta keshilloje]. E nese ai [udheheqesi] e pranon prej tij [keshillen]
atehere ai ia ka arritur qellimit, e nese jo [nuk e pranon keshillen] atehere
ai e ka kryer obligimin e tij." [Transmeton Ahmedi 3/403 dhe Ibn Ebi Asim
2/521 dhe sened sahih. Dhe sheikh el-Albani e konsideron sahih ne Dhilalil
Xhenah fi Tekhrixhis-Sunnah 5/229]
Dhe duke iu permabajtur ketij
hadithi, ka shume thenie prej selefeve, si dhe veprat e tyre, qe jane ne
perputhje me kete. Imam esh-Sheukani ka thene:"Eshte e pelqyeshme per dike
qe ka pare nje gabim tek udheheqesi, qe ta keshilloje ate, por jo haptazi, dhe
as mos te flase keq ndaj tij ne sy te njerezve. Por, duhet te behet ashtu siç
eshte transmetuar ne hadith - ai duhet ta marre prej dore, ta marre ne vetmi
dhe ta keshilloje, dhe se ai nuk duhet ta poshteroje sulltanin e Allahut. Dhe
ne kemi permendur ne fillimin e librit te Sijar, se nuk eshte e lejueshme qe te
besh kryengritje kundra udheheqesve, edhe nese ata jane zullumqare, per sa kohe
qe ata e kryejne namazin dhe per sa kohe qe ata nuk bejn kufer haptazi. Dhe
hadithet qe jane transmetuar me kete kuptim jane muteuatir. Sidoqofte, eshte e
domosdoshme per ndjekesin qe te ndjeke imamin ne bindje ndaj Allahut dhe te mos
i bindet imamit kur ka te beje me mosbindje ndaj Allahut, sepse me te vertete
nuk lejohet t'i bindesh krijesave e te kundershtosh Krijuesin." [es-Seilel
Xherrar 4/556]
Sheikh Salih Ibn Uthejmin ka
thene, pasi aprovoi se keshillimi ndaj udheheqesve eshte diçka qe duhet bere ne
menyre sekrete e jo haptazi, dhe ai permendi prova per kete, dhe ne mes tyre
ishte edhe ky hadith: Zijad Ibn Kusejb el-Adeuij tha:"Une isha me Ebu
Bekrin afer minberit te Ibn Amirit. Ai po jepte nje fjalim dhe kishte veshur
nje rrobe shume te bukur. E keshtu Ebu Bilali tha:"Shikoni Emirin tone qe
ka veshur rroben e te pabindurit." Atehere, Ebu Bekri tha:"Hesht! E
kam degjuar te derguarin e Allahut duke thene:"Kush e perul sulltanin e
Allahut ne toke, Allahu do ta poshteroje ate" [Sunen et-Tirmidhi nr.2225],
ai tha:"Pra, kur flitet per mbretin duke e gojosur, duke e keshilluar
haptazi dhe duke perhapur te metat e tij, duke e poshteruar ate, me ate
poshterim me te cilin Allahu e ka paralajmeruer e kercenuar ate qe e ben
[bazuar ne hadithin e mesiperm sh.p.], atehere duhet me doemos te studiojme
çfare permendem - e ai duhet te keshilloje ne vetmi e gjera te ngjashme. Dhe
kjo eshte per ata qe kane mundesi qe t'i keshillojne ata, prej dijetareve, dhe
atyre qe rrijne me ata, keshtu qe keshilla te beje dobi..." deri ku
tha,"... sepse te kundershtosh udheheqesin haptazi ne ata qe nuk eshte
prej domosdoshmerise se fese, dhe duke i kundershtuar haptazi neper mexhlise,
neper xhamia, dhe ne vende te tjera te ngjashme, atehere kjo nuk quhet keshille
aspak. Keshtu qe mos u mashtroni nga ata qe e bejne kete edhe nese mund te jete
me qellim te mire, sepse me te vertete kjo eshte ne kundershtim me
selefus-salih dhe ne kundershtim me ata qe duhet te ndiqen - dhe udhezimi eshte
ne kontrollin e Allahut." [Ne Mekasidul Islam, faqe 393]
Kjo eshte nje çeshtje qe ka konsensus ne mes
atyre qe jane te rrenjosur me dije dhe udhezim, qe nga dijetaret udheheqes te
selefeve te ketij Ummeti qe kane kaluar, dhe prej Allahut kerkohet e gjithe
ndihma. [Shiko librin Mu'amalatul Hukkami fij Deu'il Kitabi ues-Sunnah prej
sheikh Abdus-Selam Ibn Berxhas Ibn Nasir Aal Abdul-Kerim per nje sqarim te metejshem
rreth kesaj teme]
No comments:
Post a Comment