SHENJAT
DALLUESE TE EHLIS-SUNNETIT [Nga libri i Ebu Uthman
es-Sebunit me titull Akidatus-Selef ue As'habul Hadith, faqe 108-117]
Ebu Uthman es-Sabuni [vdiq
449H] ka thene:"Dhe nje prej shenjave dalluese te Ehlis-Sunnetit eshte
dashuria e tyre per Imamet e Sunnetit, dijetaret dhe ndihmesit e tyre, dhe
miqte e tyre, dhe urrejtja e tyre ndaj prijesve te bidateve, te cilet therrasin
per ne zjarr te Xhehennemit dhe qe i drejtojne ndjekesit dhe shoket e tyre tek
shtepia e torturimit dhe shkaterrimit. Allahu, i Madheruari, i ka zbukuruar
zemrat e tyre me dashuri per dijetaret e Sunnetit, si nje miresi nga ana e Tij,
Madheshtia e te cilit eshte e persosur dhe e paster.
el-Hakim Ebu Abdullah
el-Hafidh, e befte Allahu ate dhe neve prej banoreve te Xhennetit, na njoftoi
ne:Muhammed Ibn Ibrahim Ibn Fadl el-Muzakki na transmetoi neve:Ahmed Ibn
Selemah ka thene:"Ebu Raxha Kutejbeh Ibn Sa'id na e lexoi librin e tij
Kitabul Iman, dhe ne fund te tij thuhej:"Keshtu, nese e sheh nje njeri qe
e do Sufjan eth-Theurin, Malik Ibn Enesin, el-Auzain, Shu'ban, Ibn Mubarakun,
Ebul Ehuesin, Sherikun, Uakin, Jahja Ibn Saidin dhe Abdurr-Rrahmaan Ibn Mehdin,
atehere dije se ai njeri eshte njeri i Sunnetit." Ahmed Ibn Selemah
tha:"Pastaj une e shtova poshte kesaj ne kopjen time, "...dhe Jahja
Ibn Jahjan, Ahmed Ibn Hanbelin, Is'haak Ibn Ibrahim Ibn Raheueih..." Kur
ndaluam tek kjo pjese, njerezit e Nisaburit na pane neve dhe ai [Kutejbeh]
tha:"Keta njerez e urrejne Jahja Ibn Jahjan." E ne thame:"Kush eshte Jahaj Ibn
Jahja?" Ai tha:"Nje njeri i devotshem, imam i muslimaneve. Dhe
Is'haak Ibn Ibrahimi eshte imam, dhe sipas vleresimit tim, Ahmed Ibn Hanbeli
eshte me i madhi i te gjithe [ketyre imameve] qe une kam permendur."
Dhe une takova ata qe Kutejbeh
permendi se kushdo qe i do ata eshte nje njeri i Sunnetit, prej dijetareve te
Ehlul-Hadith, modelin e te cileve ndjekin, me udhezimin e te cileve ata
mundohen te udhezojne veten dhe ne ate grup ata e perfshijne vetet e tyre. Dhe
ne ndjekjen e transmetimeve, ata gjejne nje grup tjeter dijetaresh, ndermjet
tyre:Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Sa'id Ibn Xhubejr, ez-Zuhri, esh-Shabi,
et-Tejmi dhe ata pas tyre si el-Lejth Ibn Sa'd [el-Misri], el-Auzai, Sufjan Ibn
Ujeineh el-Hilali, Hammad Ibn Selemah, Hammad Ibn Zejd, Junus Ibn Ubejd, Ejjub
es-Sakhtijani, Ibn Aun dhe te ngjashem me ta. Dhe pas tyre, te ngjashem me
Jezid Ibn Harun [el-Uasiti], Abdurr-Rrazak [Ibn Hammam es-Sanai] Xharir Ibn
Abdul-Hamid [ed-Debbi] dhe ata pas tyre si Muhammed Ibn Jahja edh-Dhuhli,
Muhammed Ibn Ismail el-Bukhari, Muslim Ibn Haxhaxh el-Kushairi, Ebu Daud
es-Sixhistani, Ebu Zur'ah er-Rrazi, Ebu Hatim err-Rrazi dhe djali i tij,
Muhammed Ibn Muslim Ibn Uarah err-Rrazi, Muhammed Ibn Eslem et-Tusi, imami
Muhammed Ibn Is'hak Ibn Khuzejmeh en-Nesaburi, ai qe eshte quajtur, imami i
djietareve, dhe el-Mukiri ishte imami i dijetareve gjate kohes se tij; Ebu
Ja'kub Is'hak Ibn Ismail el-Busti, [el-Hasan Ibn Sufjan el-Fesui] dhe gjyshi im
nga ana e babait, Ebu Sa'id Jahja Ibn Mensur ez-Zehid el-Harraui, Ebu Hatim Adi
Ibn Hemdeuieh es-Sabuni dhe dy djemte e tij, shpatat e Sunnetit, Abdullah
es-Sabuni dhe Abdurr-Rrahmaan as-Sabuni dhe te tjere perveç tyre prej
dijetareve te Sunnetit, qe u kapen pas tij, therriten/bene da'ua tek ai, dhe
ishin ata qe e zbatonin dhe praktikonin ate me se shumti.
Dhe keto fjali [akideja qe
pershkruhet ne librin e imam Sabunit sh.p.] qe jane afirmuar ne kete liber,
eshte akideja e te gjithe atyre. Ata nuk kishin asnje ndryshim rreth asaj
[akides]. Por, te gjithe ata kishin rene dakord [dhe nuk eshte transmetuar nga
asnje se dikush prej tyre ka qene i kenaqur me dike qe e kundershtonte ate]
Dhe, ata kane rene dakord gjithashtu rreth Ehlu Bid'ah - se ata duhet te
mposhten, poshterohen e perulen, te largohen e te shmangen. Duhet te rrish larg
tyre, dhe larg atyre qe shoqerohen me ta, prej atyre qe i bashkangjiten atyre
dhe atyre qe u gjasojne atyre. Dhe kerko afrim tek Allahu duke ia shmanguar
atyre dhe duke iu larguar atyre [bidatçinjve].
Ustadhi dhe imami Ebu Uthmani
ka thene:"Dhe une, me miresine e Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madheruarit, jam nje ndjekes i transmetimeve te tyre [A'habul Hadith sh.p.],
duke kerkuar ndriçim me driten e tyre dhe keshilloj vellezerit e mi dhe shoket
e mi qe te mos ndjekin thenje te tjera perveç thenieve te tyre. Dhe se ata nuk
duhet te preokupojne veten me gjerat e shpikura prej bidateve qe jane perhapur
kaq shume mes muslimaneve dhe jane shfaqur e bere te zakonshme. Keshtu, o
vellezerit e mi, Allahu i ruajt ata, mos u mashtroni prej numrit te madh te
Ehlu Bid'ah dhe shtimin e tyre, meqenese i derguari i zgjedhur, salallahu
alejhi ue selam, ka thene:"Me te vertete prej shenjave te Çastit [afrimit
te Kijametit] dhe afrimit te saj, eshte se dija do te zvogelohet e injoranca do
te shtohet." Transmetohet prej hadithit te Enesit ne forme marfu me
fjalet:"Prej shenjave te Çastit eshte se dija do te ngrihet [lart ne
qiell] dhe injoranca do te perhapet." [Transmeton et-Tejelisi nr.101,
Ahmedi 3/98,176,273,289; Bukhari ne Sahih 1/178, 9/330, 10/30 dhe 12/113-114;
Muslimi 4/2056, et-Tirmidhi nr.2205 dhe Ibn Maxheh e deklaron sahih nr.4045 dhe
te tjere perveç tyre e kane transmetuar gjithashtu] [Dija eshte Sunneti dhe
injoranca eshte bidati. Dhe ai tha,]"Me te vertete imani do te kthehet ne
Medine ashtu siç kthehet gjarperi ne folene e tij." [Transmeton Ibn Ebi
Shejbeh 12/181, Ahmedi 2/286, Bukhari 4/93, Muslimi 1/131, Ibn Maxheh nr.3111,
Ebu Auanah 1/101 dhe Ibn Mendah ne Kitabul Iman nr.420 prej Ebu Hurejres]. Dhe
ai tha:"Nuk do te ndodhe Kijameti... derisa ka ndonje qe thote ne toke,
Allah." Ky hadith eshte transmetuar me fjalet, "Nuk do te ndodhe
Kijameti persa kohe qe thuhet ne toke, Allah, Allah..." dhe ne nje
transmetim tjeter, "… La ilahe il-laAllah." [Transmetohet nga Ahmedi
3/107, 202, 259 dhe 267; Muslimi 1/131, et-Tirmidhi nr.2207 dhe Ibn Mendeh qe e
deklaroi hasen, nr 447 dhe 449; Ebu Uuanah 1/101, el-Hakim 4/494-495 dhe
el-Bagaui 15/89. Dhe ne nje transmetim tjeter:"Nuk do te ndodhe Kijameti
mbi askend qe thote la ilahe il-laAllah, kurse ne nje transmetim tjeter, Allah,
Allah."
Dhe kushdo qe kaqet fort pas
Sunnetit te te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, [ne kohet e
sotme] dhe vepron sipas tij, dhe qendron i patundur ne te dhe therret tek ai,
ka shperblim me te madh sesa ata qe ishin ne kete akide ne fillim te Islamit
dhe imanit. Meqense i derguari i zgjedhur, salallahu alejhi ue selam, ka thene
tha:"Ai do te marre shperblimin e 50 vetave." I thane atij:"A
prej tyre?" Ai tha:"Jo, 50 nga ju." Hadithi eshte:"Me te
vertete pas jush do te kete dite qe kerkojne durim. Ne ato dite, ai qe kapet
fort pas asaj qe ju jeni do te kete shperblimin e 50..." deri ne fund te
hadithit. Hadithi eshte transmetuar me rruge te ndryshme nga el-Meruazi ne
es-Sunnah nr.35, et-Taberani ne el-Kebir 17/117, Ebu Daudi nr.3441, et-Tirmidhi
nr.3057, dhe Ibn Maxheh e ka konsideruar hasen, nr.4014, dhe te tjere.
Ebu Uthmani ka thene:Gjeta ne
librin e sheikut, imamit, gjyshit tim, Ebu Abdullah Muhammed Ibn Adi Hemdeueih
es-Sabuni, Ebul Abbas, el-Hasan Ibn Sufjan en-Nasaui na njoftoi neve se
el-Abbas Ibn Sebih na e transmetoi duke thene:Abdul-Xhebbar Ibn Tahir na
transmetoi:Ma'mar Ibn Rashid ma transmetoi:Degjova Ibn Shihab ez-Zuhri qe
tha:"T'ua mesosh te tjereve nje Sunnet, eshte me mire sesa 200 vjet
adhurim."
Ebu Bekr Muhammed Ubn Abdullah
Ibn Muhammed Ibn Zekerijjah esh-Shajbani na njoftoi neve:Ebul Abbas Muhammed
Ibn Abdurr-Rrahmaan ed-Deguli na njoftoi:Degjova Muhammed Ibn Hatim el-Medhferi
duke thene:Degjova Amr Ibn Muhammed duke thene:Ebu Muauijah ed-Derir po i fliste
Harun er-Rrashidit dhe po i transmetonte atij hadithin e Ebu
Hurejras:"Ademi dhe Musai bene fjale..." e keshtu Ali Ibn Xha'ferr
tha:"Si eshte e mundur kjo kur eshte nje kohe aq e gjate ne mes te Ademit
dhe Musait." Ai [transmetuesi] tha:"Atehere, Haruni u ngrit ne kembe
per te dhe tha:"Ai po te transmeton diçka nga i derguari i Allahut dhe ti
e kundershton duke thene se "Si?" Ai ai nuk pushoi duke e thene kete
derisa ai u qetesua e heshti." [Ky transmetim eshte prej el-Feseui 2/181
dhe prej tij nga el-Kahtibi 5/243, nga nje rruge tjeter e me renditje fjalesh
ndryshe. Senedi eshte sahih]
Ne kete menyre eshte e
nevojshme per nje person qe te nderoje dhe te ngreje poziten e haditheve te te
derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam. Ai duhet t'i pranoje ato me
bindje, perulje dhe te afirmoje vertetesine e tyre. Ai duhet ta uli dhe ta
kritikoje ne menyren me te rende ate qe merr rruge te ndryshme nga kjo, ashtu
siç Harun err-Rrashidi beri me ate qe rezistoi dhe kundershtoi hadithin sahih,
qe ai e degjoi duke thene "Si?" duke pasur per qellim me kete pyetje
qe te kundershtoje dhe te largoje veten prej tij [hadithit], duke mos e pranuar
ate ne ate menyre qe çdo gje qe transmetohet prej te derguarit duhet pranuar.
Allahu, i Madheruari, na befte ne prej atyre qe
e degjojne Fjalen dhe ndjekin ate me se miri, dhe kapen fort pas saj, ne kete
bote, gjate jetes se tyre, pas Librit e Sunnetit. Dhe Ai na largofte prej
epsheve e deshirave qe çojne ne humbje, mendimet qe lundrojne, dhe te keqiat qe
te poshterojne, e kjo eshte nje meshire e miresi prej Tij.
No comments:
Post a Comment