Saturday, 10 September 2016

AKIDEJA E EBUL-HASAN EL-ESH'ARI DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ ESH'ARIJVE. [Prej librave, I'TIKAD EHLUS-SUNNAH AS'HABUL HADITH SHERH XHUMLETU MA HAKAHU ANHUM EBUL HASAN EL-ESH'ARIJJ UE KARRARAHU FIJ MAKALETIHI DHE EDH-DHEBB AN EBI HASAN EL-ESH'ARI]



Kapitulli i dhjete

AKIDEJA E EBUL-HASAN EL-ESH'ARI DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ ESH'ARIJVE. [Prej librave, I'TIKAD EHLUS-SUNNAH AS'HABUL HADITH SHERH XHUMLETU MA HAKAHU ANHUM EBUL HASAN EL-ESH'ARIJJ UE KARRARAHU FIJ MAKALETIHI DHE EDH-DHEBB AN EBI HASAN EL-ESH'ARI]
Dijetaret e selefit kane shfaqur nje rol te madh ne shpartallimin e planeve te armiqeve te Islamit, me gjithe sektet dhe dyshimet e llojllojshme qe ata perhapin. Akideja islamike u vu ne sprove qe ne kohet e para me medhehbet e ndryshme dhe me idete e reja qe hyne me filozofine e kelamin.
Mu'tezilet luajten nje rol te madh ne ndryshimin e teksteve te Sheriatit prej Kur'anit e Sunnetit, duke bere kurthe kundra dijetareve te selefit dhe duke sulmuar nderin e tyre. Nje nga kurthet me te famshme eshte sprova e Imam Ahmedit, i cili qendroi i patundur ne sprove duke kundershtuar dyshimet dhe kotesite e tyre, ai dhe dijetaret te ngjashem te ketij Ummeti si Imam Bukhari, ed-Darimi, Ibn Kutejbeh, Ibn Mendeh dhe te tjere.
Dhe Ebul Hasan el-Esh'ari ne pjesen e pare te jetes se tij, ishte Mu'tezili, meqenese ai u edukua prej Ebu Ali el-Xhube'i, sheikhu i Mu'tezileve te Basras ne kohen e tij. Dhe, Allahu deshironte miresi per Ebul Hasan el-Esh'ari dhe i dha atij sukses duke marre prej Kur'anit dhe Sunnetit dhe duke braktisur medhhebin e Mu'tezileve. Atehere, ai e kundershtoi punen e Mu'tezileve, i nxorri ne shesh kotesirat e tyre dhe i mundi argumenetet e tyre, qofshin me prova prej teksteve ose me mendim." [Ibn Kethiri ka thene:"el-Esh'ari ishte Mu'tezili dhe ai u pendua kur ishte ne minber ne Basrah, dhe pastaj i nxori ne shesh skandalet dhe kotesirat e Mu'tezilive." [el-Bidajah uen-Nihajah 7/178]
Librat e tij deshmojne per kete. E ai qendroi per nje kohe duke folur per çeshtjet e besimit, me theniet e Ibn Kulebit [Ai eshte Abdullah Ibn Se'id Ibn Kuleb, el-Kattan el-Basri, koka e mutekelimun [njerezve te kelamit] ne kohen e tij. Ai eshte gjithashtu autor i disa veprave qe kundershtojme Mu'tezilet por disa here ai binte dakord me ta. Ai vdiq dikur pas 240H, es-Sijar 11/74. Dhe, sheikhul Islam Ibn Tejjmijah ka thene:"Persa i perket el-Harith el-Muhesibi, ai e pershkruante veten me thenien e Ibn Kulebit, e keshtu Ahmed Ibn Hanbeli urdheroi qe t'i largoheshin atij, dhe Ahmedi i paralajmeronte njerezit kundra Ibn Kulebit dhe pasuesve te tij." [Dar'at-Te'arudil Akl uen-Nakl 2/6].
Sidoqofte, ne pjesen e fundit te jetes se tij, ai ishte ne akiden e selefeve dhe ai foli me te folmen e imam Ahmedit rreth Cilesive te Allahut. Keshtu ai afirmoi per Allahun ate qe Allahu kishte pershkruar Veten e Tij dhe çfare i derguari, salallahu alejhi ue selam, kishte folur ne Sunnet. Dhe kjo eshte e permendur ne librin e tij te quajtur, "el-Ibanah an Usulul Dijenah." Mirepo, ate qe pershkruajne veten me medhhebin e Ebul Hasan el-Esh'arit vazhduan te marrin prej Ibn Kulebit dhe ia kaluan atyre qe e pershkruanin veten si pasues te Ebul Hasan el-Esh'ariut, brez pas brezi. E verteta eshte çfare dijetaret deshmojne, ata qe kane ndershmeri, sinqeritet dhe nuk mbajne ane, se akideja qe Ebul Hasan el-Esh'ari kishte dhe me te cilen e adhuroi Allahun, eshte akideja qe ai e pershkroi ne librin e tij, "el-Ibanah," dhe ky ishte libri i tij i fundit ne te cilin çeshtjet e akides u vendosen.
Ne kohet e sotme, shume e pershkruajne veten me Ebul Hasan el-Esh'ariun dhe e quajne veten e tyre Esh'arijjah, duke deklaruar se ata jane kapur pas akides qe ai ishte kapur, e veçanerishte ne lidhje me Cilesite e Allahut. Mirepo, ata nuk moren akiden per te cilen ai u kap ne fund te jetes se tij, akide e cila shfaqet ne dy librat e tij, "el-Ibanah an Usulul Dijenah," dhe "el-Mukalatul Islamijjin."
Çfare eshte akoma me e çuditshme, eshte se thenia e tyre se Ebul Hasan el-Esh'ari e shkruajti librin el-Ibanah si mashtrim dhe si nje perpjekje qe te pershtatej me Hanbelite, duke pasur frike per jeten e tij. Dihet mire se mashtrimi [tekijeh] eshte nifak [hipokrizi] dhe kjo eshte nje cilesi e keqe per çdo musliman te thjeshte, dhe çdo musliman mundohet te jete i paster prej kesaj, e çfare mund te thuhet atehere per nje dijetar?
Dhe meqenese kjo s'eshte veçse nje zullum dhe nje genjeshter per te, nje numer dijetaresh, te ditur si mbartes te dijes dhe takuas, kane marre persiper shpjegimin e se vertetes. E keshtu, ai e nxori ne shesh kotesiren e ketyre genjeshtrave dhe mashtimeve ndaj ketij dijetari me vlere dhe shpjeguan se tekijah dhe nifaku nuk jane cilesi te dijetareve, dhe se Ebul hasan el-Esh'ari eshte i paster prej ketyre cilesive te keqia. Dhe çdo gje qe eshte ne librat e tij, el-Ibanah dhe el-Makalat, eshte besimi dhe ibadeti i tij ndaj Allahut. Ai tha ne Makalat:"Dhe çdo gje me te cilen ata folen [Ehlul-Hadith] ne flasim dhe ndjekim."
Ebul Hasan el-Esh'ari tha gjithashtu ne Makalat:"Bazat e pasuesve te Sunnetit dhe Hadithit jane..." dhe ai i reshton keto baza, mes te cilave:
Dhe se Allahu, i Madheruari, i Lartesuari, eshte mbi Arsh, ashtu siç Ai thote:
"err-Rrahmanu alel Arshis-steua - Meshiruesi u lartesua mbi Arsh." Ta Ha 20:5
Dhe se Ai ka dy Duar, pa pyetur se "si?," ashtu siç Ai thote:
"Khalektu bijedejja - E krijova me Duart e Mia." Surah Sad 38:75
Dhe Ai tha:
"Bel jedeehu mebsuutaten - Por Duart e Tij jane te hapura." Suratul Maideh 5:64
Dhe ata afirmojne Degjimin e Shikimin per Te dhe ata nuk i mohojne keto ashtu siç Mu'tezilite i mohojne. Dhe ata i afirmojne hadithet qe kane ardhur prej te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam:"Me te vertete Allahu zbret ne qielllin me te ulet dhe thote:"A eshte ndonjeri duke kerkuar fajle..." ne ate menyre qe i ka ardhur te derguarit te Allahut. Dhe ata e shohin si te nevojshme nevojen e pasimit te selefeve prej dijetareve te fese, te cilet nuk shpiknin ne fe ate qe Allahu e ka ndaluar. Dhe ata thone se Kur'ani eshte e Folura e Allahut, nuk eshte i krijuar."
Dhe ai i pranoi te gjitha ato qe selefus-salih pranuan ne lidhje me Cilesite e Allahut dhe çeshtjeve te tjera te akides dhe e mbylli duke thene:"Kjo eshte nje permbledhje e bazave [te pasueseve te hadithit e sunnetit] me te cilat ata urdheruan, punuan dhe e pane te domosdoshme besimin ne to. Dhe çfaredo qe eshte permendur ne fjalet e tyre, ne flasim si ata dhe anojme nga ajo." E kush deshiron te dije me teper, le te lexoje librat el-Ibanah dhe el-Makalat.
Persa u perket atyre qe ia atribuan librin el-Ibanah Ebul Hasan el-Esh'ariut dhe kane deshmuar se ky ishte libri i tij i fundit rreth akides, atehere ata jane te shumte, dhe ne mesin e tyre jane:
i el-Hafidh Ibn Asakir ne Tebjin Kedhibul Muftari, faqe 152, qe eshte nje kundershtim ndaj el-Ahuazait qe e akuzoi el-Esh'ariun per tekijeh [mashtrim].
ii el-Bejheki ne el-I'tikad, faqe 31.
iii Imam edh-Dhehebi ne el-Uluw nr.276 dhe
iv Ibnul Imad ne Shedhratudh-Dheheb, faqe 303.
Me tej, Ebul Kasim Abdul-Malik Ibn Isa Ibn Derbes [1] [vdiq 659H] ne librin e tij,"edh-Dheb an Ebi Hasan el-Esh'ari, permend njerezit e dijes qe ia kane atribuar kete liber Ebul Hasan el-Esh'ariut dhe kane deshmuar se kjo eshte akideja qe ai perqafoi ne fund te jetes se tij. Ai tha:"Nje grup prej dijetareve te shquar e te vlefshem prej fukahave te Islamit, dijetareve te qyteteve, Huffadh [ruajtesve] te hadithit dhe te tjere, kane permendur librin, jane varur ne te, dhe kane afirmuar se eshte libri i Ebul Hasan el-Esh'ariut, dhe e kane lavderuar ate per ate qe ai ka permendur ne liber, dhe e kane deklaruar ate te paster prej çdo bidati, qe te tjere i pershkruajne atij dhe e kane cituar ate prej veprave te tij [Usulul Dijenah]..." pastaj ai i permend ata dhe midis tyre jane:
i el-Hafidh Ebu Bekr el-Bejheki [Ai eshte imami, hafizi, sheikhu i Khurasanit Ebu Bekr Ahmed Ibn el-Husejn Ibn Ali Ibn Musa el-Khasruxhardi el- Bejheki, autor i shume librave. Ai eshte lindur ne Sha'ban te vitit 384H. Prej veprave te tij jane: el-Esma ues-Sifat, 2 vellime; es-Sunen el-Kubra, 10 vellime; es-Sunen uel Athar, 4 vellime; Shu'abul Iman, 2 vellime; Dala'ilun Nubuwah, 3 volume; el-Mu'tekad, 1 vellim. edh-Dhehebi permend shume vepra te tjera te tij. Ai vdiq ne vitin 458H.]
ii Ebul Kasim Ibn Ali Ibn el-Hasan Ibn Hibatullah, i njohur si Ibn Asakir.[Ibn Asakir Kasim Ibn Ali Ibn el-Hasan Ibn Hibatullah, muhadithi dhe hafizi i shquar, Ebu Muhammed Ibn Asakir ed-Dimashki, lindur ne vitin 527H. Ai ishte muhadith dhe saduk. Ibn Nuktek ka thene per te:"Thikah [i sakte, i besueshem dhe i sinqerte]. Ai vdiq ne vitin 600H. Shiko Tedhkiratul Huffadh 4/1367]
iii el-Imam, el-Hafidh, Ebul Abbas Ahmed Ibn Thebit et-Turki. [Ebul Abbas Ahmed Ibn Thebit Ibn Muhammed et-Turki el-Asbahani. Ai ishte hafidh mutkin [shume i sakte ne mesimin permendesh]. Ai degjoi ne Asbahan prej Ebul Fadl el-Mutahar Ibn Abdul-Uahid, Ebul Kasim el-Busri, Ebu Ali et-Tustari dhe te tjere. Shiko el-Lubel fij Tehdhibil-Insab 2/280]
iv Ebu Uthman Ismail es-Sabuni [Sheikhul Islam, Islamil Ibn Abdurr-Rrahman en-Nesapuri, el-ua'idh, el-mufessir, el-musanif, nje prej dijetareve te shquar. Ai transmetoi prej Zahir es-Sarkhasi. Ai vdiq ne virin 449H ne moshen 77. Ai ishte sheikhu i Khurasanit ne kohen e tij. Shiko el-Ibar 3/219]
v el-Imam, el-Hafidh, Ebu Tahir es-Salefi. [Ebu Tahir es-Salafi, Muhammed Ibn Ahmed, el-hafidh el-Kebir el-Asbahani. Ai ishte thikah, nje hafidh. Ai vdiq ne vitin 576H ne moshen 106 vjeçare. Shiko Tedhkiratul Huffadh 4/254]
vi Imamul Kurra, Ebu Ali Hasan Ibn Ali Ibn Ibrahim el-Farisi.[Abu Ali el-Ahuazai, el-Hasan Ibn Ali Ibn Ibrahim el-Mukri, recituesi i njerezve te Shamit dhe autor i shume librave. Lindur ne vitin 362h, ai takoi shume dijetare te medhenj te fese si psh Ebul Ferexh esh-Shanbudhi dhe Ali Ibn Husejn el- Gadajari. Ai transmetoi hadith prej Nasr el-Murxhi dhe Mu'afi el-Xhariri. Ai vdiq ne vitin 446h. Shiko Shedhratul Dheheb 3/274]
vii el-Imam, el-Fakih, Ebul Fet'h Nasr el-Mekdisi.[el-Fakih Nasr Ibn Ibrahim Ibn Nasr el-Mekdisi en-Nabilisi Ebul Fet'h ez-Zahid. Sheikhu i Shafi'ive te Samit dhe autor i shume librave. Ai ishte nje imam dhe nje dijetar i shquar, nje mufti, muhadith, haidh, dhe zahid. Ai jetoi per me shume se 80 vjet dhe degjoi shume hadithe. Ai jetoi ne Kuds per nje kohe te gjate dhe vdiq ne diten e Ashuras ne vitin 490H. Shiko el-Ibar 3/328]
viii el-Fakih Ebul Ma'ali.[Maxhali Ibn Xhami, Kadiu i kadive ne Misr, Ebul Ma'ali el-Kurshi el-Makhzumi esh-Shafi'i, autori i librit edh-Dheke'ir fil Medhheb. Ai vdiq ne muajin Dhul Ka'dah te vitit 550h. Shiko el-Ibar 4/148]
ix el-Hafidh Ebu Muhammed Ibn Ali el-Bagdadi. [Autori Ibn Darbes tha:"Dhe ne mes tyre eshte Ebu Muhammed Ibn Ali el-Bagdadi, banor i Mekkes, Allahu e ruajte. Une pashe nje kopje te librit el-Ibanah me shkrimin e tij qe nga fillimi deri ne fund. Dhe ne fudn te tij ishte çfare u permend. I perkiste sheikhut tone, imamit, kryetarit te dijetareve, fakihut, hafizit, Ebul Hasan Ibn Mufaddal el-Mekdisi. Une shkruajta nje kopje prej tij dhe e krahasova ate pasi e shkrova me nje kopje tjeter qe e gjeta tek libri i imam Nasr el-Mekdisi ne Bejtul Makdis, Allahu e ruajte, dhe nje nga shoket tane e prezentoi ate ne rrethinat e Bejtul Makdisit, njerit prej atyre qe ishte me pozite mes xhehemijve, te cilet thone se Ebul Hasan el-Esh'ari nuk e ka shkruar el-Ibanah. Por, ai e kundershtoi dhe mohoi duke thene:"Ne nuk kemi degjuar rreth ketij libri dhe as qe eshte veper e tij..." Shiko edh-Dhebb an Ebui Hasna el-Esh'ari, faqe 130-131]
[1] Ibn Darbes el-Kadi Kemalud-din Ebu Hamid Muhammed Ibn kadi el-Kudet Sadrud-din Abdul-Malik Ibn Isa el-Marrrani el-Misri esh-Shafi'i ed-Darir u lind ne vitin 576H. Ai mesoi dhe dha fetua, dhe ishte i zene me studime. Ai degjoi prej Buajsiri dhe el-Kasim Ibn Asakir. Ai vdiq ne muajin Sheual te vitin 659H. [Shiko el-Ibar 5/256 dhe Shedhratudh-Dheheb 5/299]
Ai tha ne fillim te librit te tij, edh-Dhebb an Abu Hasan el-Esh'ari:"Ne vazhdim:Ta dini, o vellezer, Allahu na dhente sukses juve e neve ne rrugen e drejte dhe na udhezofte te gjitheve ne rrugen e drejte, se libri el-Ibanah an Usululid-Dijenah qe imam Ebul Hasan Ali Ibn Ismaili shkruajti, eshte akideja me te cilen ai e adhuroi Allahun, te Madheruarin, te Lartesuarin, pasi u largua prej I'tizal [medhhebit te Mu'tezileve], kjo me meshiren e Allahut dhe miresine e Tij. Dhe çdo thenie qe i pershkruhet atij, tani qe eshte ne kundershtim me el-Ibanah, atehere ai eshte kthyer prej tyre, i ka braktisur ata dhe ka deklaruar veten e tij te pafajshem para Allahut, te Madheruarit. Dhe si mund te jete ndryshe, kur ai tha se feja me te cilen ai adhuron Allahun, te Madheruarin, eshte qe ai transmeton dhe e vendos veten tek rruga e sahabeve dhe tabi'ineve dhe dijetareve te hadithit, ata qe kane kaluar, dhe thenien e imam Ahmed Ibn Hanbel. Dhe se feja e tij eshte çfare Libri i Allahut dhe Sunneti thone. Atehere, a eshte e lejueshme te thuhet se ai mori rruge tjeter? Ne çfare saktesisht u kthye ai, qe ju mund ta shihni? A u kthye ai kundra Librit te Allahut dhe Sunnetit te Profetit, ne kundershtim te rruges se sahabeve, tabi'ineve dhe dijetareve te hadithit? Dhe me dijen e tij çfare ishte medhhebi i tyre? Ai e transmetoi kete [akiden] ne el-Ibanah prej tyre, dhe si mundet ajo qe nuk mund t'ia pershkruash nje muslimani te thjeshte t'ia pershkruash dijetareve te fese? Ose, mund te thuhet se ai ishte injorant, gjate kohes se jetes se tij qe ai studjoi medhhebet dhe sekte e ndryshme, ne çfare ai po transmetonte prej selefeve qe kishin kaluar. Dhe kjo eshte diçka qe nje person i drejte nuk mund ta imagjinoje ose dyshoje, dhe veçse nje arrogant kapet pas kesaj..." Dhe ai vazhdon te permend ata qe e kane vertetuar se el-Ibanah eshte e Ebul Hasan el-Esh'ariut, siç permenden me siper. [Shiko librin edh-Dhebb an Ebu Hasan el-Esh'ari, e pare dhe verifikuar prej Ali Ibn Muhammed Ibn Nasr el-Fakihi, faqe 97-108]
Dhe secili prej tyre ka deshmuar me detaje rreth akides se Ebul Hasan el-Esh'ari ashtu siç gjendet dhe shpjegohet ne librin e tij te fundit, el- Ibanah, dhe kjo ne perputhje me selefus-salih. Persa i perket Esh'arijjve te sotshem, ata jane ne nje rruge qe Ebu Hasan el-Esh'ari e deklaroi veten te paster, dhe dijetaret i konsiderojne ata si pjese e Ehlul Bid'ah uel Dalalah dhe jo si Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah.[1]
[1] Sheikh Ibn Uthejmini ka thene:"Keshtu p.sh. Esh'arijjte dhe Maturidijte nuk konsiderohen si pjese e Ehlis-Sunnah uel Xhema'ah ne kete çeshtje [rreth emrave dhe cilesive te Allahut]. Por, ata e kundershtojne Profetin dhe sahabet e tij ne besimin e cilesive te Allahut sipas kuptimit te tyre te qarte. Keshtu, kushdo qe thote se Ehlus-Sunnah jane tre grupe: Selefijte, Esh'arijte dhe Maturidijte, atehere nje person i tille ka bere gabim. Por ne themi:"Si mund te konsiderohen te tre prej Ehlis-Sunnetin kur ata kane ndryshime me njeri-tjetrin? E çfare ka pas se vertetes veçse humbje. Si mund te jene te gjithe prej Ehlis-Sunetit kur secili prej tyre kundershton tjetrin, kjo nuk eshte e mundur, veçse nese eshte e mundur qe te gjesh nje rruge ne mes te kundershtimeve. Me te vertete vetem njeri prej tyre eshte Ehlus-Sunnah, por kush? A jane Esh'arijjte, Maturidijte apo Selefite? Kush prej tyre bie dakord me Sunnetin konsiderohet si Ehlus-Sunnah, kursa ata qe e kundershtojne nuk jane prej tyre. Keshtu dhe themi:"Selefet jane Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah dhe ky pershkrim eshte i vertete vetem per ta. E si mundet dikush qe e kundershton Sunnetin te quhet Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah, kjo nuk eshte e mundur. E si mund te themi ne qe Ehlus-Sunnah jane tre grupe te ndryshme, e te themi se ka renie dakord? A ka renie dakord e konsensus? Por, ne themi qe Ehlus-Sunnah uel Xhemah jane ata qe jane ne rrugen e Profetit dhe sahabeve ne akiden e selefus-salih deri ne diten e gjykimit - dhe keta jane selefijte." [Sherh Akidatil Uasitijjah 1/123]
Dhe kjo eshte per shkak se termi Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah perdoret me dy kuptime te ndara:
Kuptimi i pergjithshem: qe perdoret ne kundershtim me Shi'at. Keshtu qe thuhet:Ata qe deklarojne veten pasues te Islamit jane dy grupe: Ehlus-Sunnah dhe Shi'a. Sheikhul Islam e titulloi librin e tij, pergjigje ndaj Rafidave, "Minhaxhus-Sunnah," dhe ne te ai i shpjegoi keto dy kuptime, dhe e beri te qarte se pozita se sektet e shpikura jane prej Ehlis-Sunnetit eshte vetem per kete kuptim. Ky kuptim i perfshin te gjithe perveç Shi'ave, si p.sh. Esh'arijte ne menyre te veçante, meqenese persa i perket statutit te sahabeve dhe hulefave, Esh'arijat dhe Ehlus-Sunnah jane te nje mendimi.
Kuptimi i veçante: qe perdoret si kundershtim ndaj bidatçinjve dhe pasuesve te sekteve te shpikura, dhe ky kuptim eshte me i perdorshem. Keshtu, kur thuhet ne libra ne kritiken e transmetuesve per nje njeri se ai ishte prej Ehlis-Sunnetit, ajo qe kuptohet ketu eshte se ai nuk ishte p.sh. Haraurixh, Mu'tezil a Shi'a dhe se nuk ishte njeri i kelamit dhe bidateve.
Me kete kuptim Esh'arijjte nuk hyjne ne te [ne Ehlis-Sunnah]. Por, ata jane jashte tij ashtu siç imam Ahmed dhe Ibn el-Medini e kane thene ne librat e tyre, se kushdo qe merret me kelam nuk konsiderohet prej Ehlis-Sunnetit, edhe nese me kete kelam arrin tek Sunneti, derisa ta braktise ate [kelamin] dhe t'i nenshtrohet teksteve [Kur'anit e Sunnetit]. Keshtu ata nuk e vejne si kusht per personi veçse te bie dakord me Sunnetin, por duhet te marre prej tij. Keshtu, ai qe merr prej Sunnetit eshte prej pasueseve te Sunnetit, edhe nese ben gabim, kurse ai qe merr nga ndonje burim tjeter eshte ne gabim, edhe pse ai bie dakord me te. Por, Esh'arijjte marrin dhe nxjerrin konkluzione nga burime te tjera e jo nga Sunneti, dhe ata nuk bien dakord me te [Sunnetin] ne perfundimet e tyre, atehere si mund te quhen ata pasues te tij.
Nje permbledhje e thenieve te dijetareve rreth Esh'arijve paraqitet ketu:
Hafidhi i Perendimit dhe dijetari i shquar, Ibn Abdul-Berr, transmeton me senedin e tij prej dijetareve Malikij te Lindjes, se Ibn Khuzejmeh tha ne Kitabush-Shuhudat si shpjegim rreth thenies se imam Malik, se nuk eshte e lejueshme qe te pranosh deshmine e bidatçinjve dhe sekteve te shpikura." Njerezit e sekteve te shpikura, sipas Malik dhe pjeses tjeter te shokeve tane, jane njerezit e kelamit.. Keshtu, çdo person i kelamit eshte prej njerezve te sekteve te shpikura dhe bidateve, qofte ai Esh'arij ose ndonje gje tjeter, dhe deshmia e tij nuk pranohet ne Islam. Ai duhet te denohet per kete bidat, dhe nese ngul kembe, prej tij kerkohet qe te beje teube." [Xhami'ul Bajanil Ilm Ue Fadlihi 2/117]
Gjithashtu, Ibn Abdul-Berr transmeton ne el-Ihtika prej tre dijetareve:Malik, Ebu Hanifa dhe Esh-Shafi'i, se ata e ndaluan kelamin dhe folen rrepte kundra pasueseve te tij, dhe se ata jane bidatçinj dhe se duhet te denohen. E ngjashme transmetohet prej Ibnul Kajjim ne Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah. Dhe a jane Esh'arijte veçse pasues te kelamit?
Imam Ebul Abbas Ibn Surejxh, i njohur si 'Shafi'iu i dyte,' bashkekohes me el-Esh'ariun ka thene:"Ne nuk flasim me te'uilin [nderrim kuptimi] e Mu'tezileve, Esh'arive dhe Xhehemijeve, heretikeve, dhe atyre qe e krahasojne Allahun me krijesat. Por, ne i pranojme Cilesite e Allahut duke qene larg krahasimit te tyre me krijesat." [Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah, faqe 62]
Imam Ebul Hasan el-Kurxhi, nje nga dijetaret Shaf'i te shekullit te peste, ka thene:"Imamet e medhebit Shafi'i nuk kane ndaluar largimin e vetes se tyre dhe urrenin qe te konsideroheshin si Esh'arij, dhe ai e largonte veten nga ai qe el-Esh'arij ndertoi ne medhebin e tij, dhe ata i ndalonin shoket dhe te dashurit te tyre qe t'i afroheshin atij [medhebit Esh'arij], siç kane degjuar shume prej sheikheve dhe imameve." Dhe ai dha shembullin e sheikhut te Shafi'ive te kohes se tij, imam Ebu Hamid el-Isfarini, qe njihet si 'esh-Shafi'iu i trete' duke thene:"Rreptesia e sheikhut per njerezit e kelamit eshte e njohur, deri ne ate grade sa ai beri nje dallim ne mes te bazave te fik'hut Shafi'i dhe bazave te fik'hut Esh'arij. Shenime mbi kete ishin shtuar prej Ebu Bekr er-Rradhikani dhe eshte me mua. Ai u ndoq ne kete nga sheikh Ebu Is'hak esh-Sherazu ne dy librat e tij, el-Luma` dhe et-Tebsirah. Deri ne ate pike qe neqoftese nje pike e Esh'arijve ishte dakord me piken e shokeve tane, ai bente dallim dhe thoshte:"Kjo eshte thenie e Esh'raijve," dhe ai nuk i perfshinte ata [Esh'arijte] si shoke te esh-Shafi'iut. Ai i shmangej atyre dhe medhhebit te tyre ne bazat e fik'hut duke mos permendur bazat e fese. [et-Tis'inijjah, faqe 238-239, dhe shiko Sherhul Asfahanijjah 5/31 prej Fetaua el-Kubra. Shiko gjithashtu Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah dhe Mukhtesirul Ulum dhe Tabakatul Shafijjah]
Dhe eshte e njohur se autori i Akides Tahauije dhe ai qe i beri tefsirin ishin Hanefi, dhe Tahaui ishte bashkekohes me el-Esh'ariun. Ai e shkruajti akiden e tij qe te shpjegonte akiden e imam Ebu Hanifes dhe shokeve te tij, dhe eshte shume e ngjashme me ate qe gjendet ne Fik'hul Ekber prej tij. Ata transmetojne prej imamit [Ebu Hanife] se ai e ka deklaruar kafir ate qe thote se Allahu nuk eshte mbi Arsh ose hesht rreth kesaj. Gjithashtu nxenesi i tij, Ebu Jusuf, e shpall Bishr el-Maresin kafir, dhe eshte e njohur se Esh'arije e mohojne lartesimin dhe e mohojne se Ai eshte mbi Arsh, dhe dihet mire se keto baza jane marre prej Bishr el-Maresit." [Shiko çfare eshte permendur ne Sijar A'lemin Nubula ne biografine e Bishrit 10/200-201 dhe el-Hemeuijjah, faqe 14-15]
Pozicioni i Hanbelive persa i perket Esh'arijve eshte i njohur. Keshtu qe kur Imam Ahmed e quajti Ibn Kulebin bidatçi dhe urdheroi qe ai te braktiset, dhe ai ishte formuesi i vertete i medhebit Esh'arij, Hanbelite nuk kane pushuar se qeni ne beteje me ta. Deri ne kohen e shtetit Nizamul Mulk kur ata u sollen me mendjemadhesi, dhe pas kesaj Hanbelite e hoqen çdo foles qe perziente medhebin Esh'arij ne te foluren e tij. Ibn Kushejri ishte nga ata qe e provuan kete, meqenese medhebi i tyre ishte perhapur kaq shume, dhe per shkak te renies dakord te dijetareve te shtetit, sidomos Hanbelive se ai duhej te kundershtohej. Keshtu, halifah el-Kadir dergoi el-I'tikaf el-Kadiri, qe e sqaronte akiden qe i duhej Ummetit, ne vitin 433h." [Shiko el- Muntezem te Ibnul Xheuzit, ngjarjet ne vitet 433, 469 dhe 475, vellimet 8 dhe 9]
Dhe sheikhul Islam Ibn Tejmijjah citon se Abdul-Kader el-Xhilani eshte pyetur:"A ka pasur ndonje qe ka qene ueli i Allahut e qe ka qene ne akide tjeter nga ajo e Ahmed Ibn Hanbelit?" Ai tha:"Kjo s'ka ndodhur e as qe do te ndodhe." [el-Istikamah, faqe 85-86]

Me ndihmen e Allahut te Madheruer e mbarova perkthimin e Usulul Sunnah [Bazat e Sunetit]. Liber i botuar prej salafipublications. Libri eshte perkthyer nga anglishtja, dhe çdo e mire eshte prej Allahut ndersa çdo gabim eshte faj i shejtanit dhe i imi. Lus Allahun qe ta shtoje kete liber ne veprat e mia te mira dhe te me meshiroje mua e gjithe muslimanet e besimtaret, dhe te na e beje kete liber te dobishem per ne.

3 Sheual, 1423
Perktheu nga anglishtja: Ilir Delija



No comments:

Post a Comment