Sunday, 25 September 2016

Bej dua per cdo besimtar e besimtare

Ubadah Ibn Samit radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush kerkon falje per cdo besimtar e besimtare, Allahu I shkruan nje sevap, veper te mire, per cdo besimtar e besimtare." Transmeton Taberani ne Musned esh-Shamijjin 2155 e ka vleresuar hasen sheikh Albani ne Sahih el xhami nr 6026

Sheikh Abdurrazzak Ibn AbdulMuhsin el Abbad, Allahu e ruajte tha:" Kush e ben kete dua do ti shkruhet nje veper e mire per cdo besimtar e besimtare, Allahumme gfir lil mu' minine uel mu'minat el ahjai minhum uel emuat -Allahumme fali besimtaret dhe besimtaret( femerore) te gjalle prej tyre e te vdekurit.

Numeroji qe nga koha e Ademit alejhi selam deri ne diten e sotme.

Darulhadeeth me shkurtim


Saturday, 24 September 2016

Shume dijetare e pak recitues e do vije nje kohe do te kete shume recitues e pak dijetare

Abdullah Ibn Mes'udi radiallahu anhu tha:"Ju po jetoni ne nje kohe qe ka shume fukaha (dijetare te fese) e ka pak recitues te Kuranit, kujdesen per rregullat (e fese me shume ) e me pak kujdes i kushtoje ruajtes se germave. Ka pak njerez qe kerkojne (dmth nevojetare) e ka shume qe japin (bamiresa) , e zgjasin namazin dhe e shkurtojne khutben, e I japin perparesi veprave te tyre( te mira) e jo deshirave( dmth pasimit te mekateve), do te vije nje kohe kur fukahate do te jene te paket, e recituesit te shumte kur do te ruhen germat e Kuranit por nuk do ti jepet rendesi rregullave te tij, ata qe kerkojne do te jene shume e ata qe japin pak. Ata do ta zgjasin khutben dhe do ta shkurtojne namazin, e do te ndjekit epshet e tyre perpara veprave ( te mira)." Imam Malik ne Muwuata 423, te njejten e transmeton edhe Ed-Dani ne Es-Sunnah el Uerridah fil fiten nr 317 e transmeton edhe Taberani 9496 vol 9, Imam Bukhari ne Edebul Mufred ne forme te shkurtuar , e sheikh Albani e ka vleresuar si hasen ne Sahih Edebul Mufred nr 789, gjithashtu ne Sahihah 2510


وَحَدَّثَنِي عَنْ مَالِكٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ مَسْعُودٍ، قَالَ لإِنْسَانٍ إِنَّكَ فِي زَمَانٍ كَثِيرٌ فُقَهَاؤُهُ قَلِيلٌ قُرَّاؤُهُ تُحْفَظُ فِيهِ حُدُودُ الْقُرْآنِ وَتُضَيَّعُ حُرُوفُهُ قَلِيلٌ مَنْ يَسْأَلُ كَثِيرٌ مَنْ يُعْطِي يُطِيلُونَ فِيهِ الصَّلاَةَ وَيَقْصُرُونَ الْخُطْبَةَ يُبَدُّونَ أَعْمَالَهُمْ قَبْلَ أَهْوَائِهِمْ وَسَيَأْتِي عَلَى النَّاسِ زَمَانٌ قَلِيلٌ فُقَهَاؤُهُ كَثِيرٌ قُرَّاؤُهُ يُحْفَظُ فِيهِ حُرُوفُ الْقُرْآنِ وَتُضَيَّعُ حُدُودُهُ كَثِيرٌ مَنْ يَسْأَلُ قَلِيلٌ مَنْ يُعْطِي يُطِيلُونَ فِيهِ الْخُطْبَةَ وَيَقْصُرُونَ الصَّلاَةَ يُبَدُّونَ فِيهِ أَهْوَاءَهُمْ قَبْلَ أَعْمَالِهِمْ ‏.‏
Abdullah Ibn Mes'udi radiallahu anhu tha:"Ju po jetoni ne nje kohe qe ka shume fukaha- njerez te e kuptojne fene, e pak ligjerues, ka pak qe kerkojne e shume qe japin, ka shume vepra e pak haua( epshe , bidate). Me te vertete do te vije nje kohe qe fukahate do te jene te paket e ligjeruesit te shumte, shume ata qe kerkojne e pak ata qe japin, e do te kete pak vepra e shume haua(epshe, bidateve ) Ta dish se udhezimi i mire( dmth ndjekja e sunnetit) ne ate kohe do te jete me mire sesa  disa vepra( te cilat nuk kane baza ne fe dmth jane bidate sh.p)." Hasen Edebul Mufred nr 789



حَدَّثَنَا عَبْدُ اللهِ بْنُ أَبِي الأَسْوَدِ، قَالَ‏:‏ حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ زِيَادٍ، قَالَ‏:‏ حَدَّثَنَا الْحَارِثُ بْنُ حَصِيرَةَ، قَالَ‏:‏ حَدَّثَنَا زَيْدُ بْنُ وَهْبٍ قَالَ‏:‏ سَمِعْتُ ابْنَ مَسْعُودٍ يَقُولُ‏:‏ إِنَّكُمْ فِي زَمَانٍ‏:‏ كَثِيرٌ فُقَهَاؤُهُ، قَلِيلٌ خُطَبَاؤُهُ، قَلِيلٌ سُؤَّالُهُ، كَثِيرٌ مُعْطُوهُ، الْعَمَلُ فِيهِ قَائِدٌ لِلْهَوَى‏.‏ وَسَيَأْتِي مِنْ بَعْدِكُمْ زَمَانٌ‏:‏ قَلِيلٌ فُقَهَاؤُهُ، كَثِيرٌ خُطَبَاؤُهُ، كَثِيرٌ سُؤَّالُهُ، قَلِيلٌ مُعْطُوهُ، الْهَوَى فِيهِ قَائِدٌ لِلْعَمَلِ، اعْلَمُوا أَنَّ حُسْنَ الْهَدْيِ، فِي آخِرِ الزَّمَانِ، خَيْرٌ مِنْ بَعْضِ الْعَمَلِ‏.‏

Sunday, 18 September 2016

Mos shkoni para imamit ne ruku e sexhde apo cdo levizje qofte ne namaz

Muauijeh Ibn Ebi Sufjan radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Mos me prini mua ne ruku e as ne sexhde, sado perpara kush te shkoj ne ruku do te me arrini, me te vertete kam shtuar peshe." Hasen Sahih Sunen Ebu Daud 612

Ebu Musa radiallahu anhu  tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Une kam shtuar peshe, prandaj kur te shkoj une ne ruku atehere ju shkoni ne ruku, e kur te ngrihem une ngrehuni edhe ju, e kur te shkoj une ne sexhde atehere ju shkoni ne sexhde, mos te shoh asnje njeri qe me paraprin ne ruku apo sexhde." Sahih Sunen Ibn Maxheh nr 962

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti
salallahu alejhi ue sel-lem tha:"A nuk ka frike ai  qe
e ngre koken e tij para imamit se Allahu do ta
 shnderroje koken e tij ne koken e gomarit?!"
Sahih Sunen Tirmidhi 582

Berraa Ibn Azijb radiallahu anhu ne Sahih Muslim
 tregon se sahabet nuk shkonin ne ruku derisa
e shihnin Profetin salallahu alejhi ue sel-lem ne
 ruku e nuk shkonin ne sexhde derisa e shihnin
 qe kishte shkuar ne sexhde.


14 hadithe rreth Xhumase

14 hadithe rreth Xhumas

-1-Dita e xhuma është dita më e mirë
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi alejhi selam, këtë ditë u fut në xhenet dhe në këtë ditë u nxor prej tij. Nuk do të bëhet Kiameti veçse në ditën e xhuma.”[1]
-2-Dërgimi i salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Transmetohet nga Safuan bin Selim radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të jetë ditë e xhuma dhe natë e xhuma i shtoni salavatet për mua.”[2]
-3-Larja/Gusuli
Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të vini për të falur namazin e xhumasë, lahuni.[3]
-4-Përdorimi i misvakut
Transmetohet nga Ebu Seidi radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Larja në ditën e xhuma është obligim mbi çdo të rritur. Po kështu edhe përdorimi i misvakut...”[4]
-5-Parfumosja
Transmetohet nga Ebu Ejubi radijAllahu anhuse ai ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush lahet në ditën e xhuma, vendos parfum nëse i gjendet…” E transmeton Ahmedi.
Dhe hadithi i mësipërm: “…dhe hedhja parfum, sipas mundësisë.”[5]
-6-Shkuarja në xhuma
Hafsa radijAllahu anha transmeton se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shkuarja në namazin e xhumasë është detyrë për çdokënd që e ka mbushur (arritur) moshën e pubertitetit.”[6]
-7-Për kë nuk është detyrë
Tarik bin Shihab radijAllahu anhu transmeton se: I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “…përveç katër personave: skllavit të robëruar, gruas, fëmijës apo të sëmurit.[7]
-8-Mosngritja e tjetrit nga vendi
Xhabiri radijAllahu anhu thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush të mos e ngrejë tjetrin nga vendi në ditën e xhuma, pastaj të ulet në vendin e tij, por të thotë që t’i hapin vend.”[8]
-9-Falja e dy rekateve (tehijetul-mesxhid) në kohën kur futesh në xhami
Transmetohet nga Ebu Seidi radijAllahu anhu se: “Një burrë hyri në xhami në ditën e xhuma, ndërkohë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte mbi minber duke mbajtur hutben, dhe e urdhëroi atë që të falte dy rekate.”[9]
-10-Falja e namazit vullnetar në xhami derisa të dal imami
Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se: “Ai e zgjaste namazin vullnetar para të xhumasë, kurse pas saj falte dy rekate dhe thoshte: Kështu vepronte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[10]
-11-Qëndrimi pranë imamit
Transmetohet nga Semura radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të jeni prezent gjatë hutbes dhe afrohuni nga imami, sepse njeriu që largohet nga imami, do të vazhdojë të largohet deri sa të vonohet nga xheneti, edhe nëse do të hyjë në të.”[11]
-12-Mosfolja gjatë hutbes.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse i thua atij që ke pranë (shokut) “Hesht!” ditën e xhuma, në kohën kur imami mban hutben, veçse ke gabuar.”[12]
-13-Koha në të cilën pranohet lutja ditën e xhuma
Transmetohet nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra radijAllahu anhuma se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lemka thënë: “Me të vërtetë, në ditën e xhuma është një orë në të cilën nuk ka rob musliman që i lutet Allahut për diçka të mirë, veçse Allahu ia jep atë. Ajo orë është pas namazit të ikindisë.”[13]
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!)  thotë: “Shumica e haditheve që flasin për orën në të cilën shpresohet pranimi i lutjes thonë se ajo orë është pas namazit të ikindisë. Por, shpresohet gjithashtu të jetë pas kalimit të diellit kupën e qiellit.”
-14-Falja e dy ose katër rekateve pas namazit të xhumasë
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikush nga ju e fal xhumanë, le të falë pas saj katër rekate.[14]
Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem falte dy rekate në shtëpinë e tij pas namazit të xhumasë.”[15]

Përgatiti: Unejs Sheme
[1] Muslimi dhe Tirmidhiu.
[2] Hadith i mirë (hasen). Sahihul Xhami 776 (370).
[3] Hadith autentik
[4] Muttefekun alejhi.
[5] Muttefekun alejhi.
[6] Hadith autentik. Nesaiu (1371) dhe “Sahihul Xhami” (3521).
[7] Hadith autentik. Ebu Daudi (1067) dhe “Sahihul Xhami” (3111).
[8] Ahmedi dhe Muslimi.
[9] Hadith i mirë (hasen). Nesaiu (2536).
[10] Hadith autentik. Ebu Daudi (1128).
[11] Hadith i mirë (hasen). “Es Sahihah” (365).
[12] Hadith autentik.
[13] Hadith autentik. E ka saktësuar shejh Ahmed Shakir (Allahu e mëshiroftë!).
[14] Muslimi
[15] Buhariu, Muslimi etj.

Saturday, 17 September 2016

Shpjegimi i Hadithit”Pastertija eshte Gjysma e Fese”



Shpjegimi i Hadithit”Pastertija eshte Gjysma e Fese”

إن الحمد لله، نحمده، ونستعينه، ونستغفره. ونعوذ بالله من شرور أنفسنا، ومن سيئات أعمالنا. من يهده الله فلا مضل له، ومن يضلل فلا هادي له. وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، و أشهد أن محمدا عبده ورسوله. (صلى الله تعالى وسلم عليه وعلى آله وبارك).


Te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut, Ate falenderojme e prej Tij ndihme e falje kerkojme. Ate qe Allahu e udhezon nuk ka humbje per te, dhe ke Allahu e le te humbur nuk ka udhezim per te. Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter per vec Allahut, i vetmi i pashok, dhe deshmoj se Muhammedi eshte robi dhe i derguari i Tij.
{يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله حق تقاته ولا تموتن إلا وأنتم مسلمون}

“O ju qe keni besuar kini frike Allahun me nje frike te vertete e mos vdisni vetem se duke qene muslimane.” Ali Imran 102
{يا أيها الناس اتقوا ربكم الذي خلقكم من نفس واحدة وخلق منها زوجها وبث منهما رجالا كثيرا ونساء واتقوا الله الذي تساءلون به والأرحام إن الله كان عليكم رقيبا}
“ O ju njerez kini frike Zotin tuaj qe ju krijoi prej nje njeriu te vetem dhe prej tij krijoi bashkeshorten e tij, dhe prej tyre shtoi shume burra e gra, dhe kini Allahun prej te Cilit kerkoni te drejtat tuaja dhe mos i nderprisni lidhjet e farefisit, me te vertete Allahu Gjitheshikues mbi ju.”En-Nisaa :1
{يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله وقولوا قولا سديدا يصلح لكم أعمالكم ويغفر لكم ذنوبكم ومن يطع الله ورسوله فقد فاز فوزا عظيما}

“O ju qe keni besuar kini frike Allahun dhe flisni gjithnje te verteten. Ai jua permireson veprat e juaja dhe jua fal mekatet e juaja. E kush i bindet Allahut dhe te derguarit te Tij ka arritur nje arritje te madhe.”El Ahzab:76-77
أما بعد، فإن أصدقَ الحديث كتابُ الله، وخيرَ الهدي هدي محمد صَلَّى اللَّه عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وشرَّ الأمور محدثاتها،وكلَّ محدثة بدعة، وكلَّ بدعة ضلالة، وكلَّ ضلالة في النار. (اللهم أجرنا من النار)

Duke  vazhduar:
Me te  vertete fjala me e vertete eshte Fjala e Allahut, dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhammedit صلى الله عليه و سلم, dhe se gjerat me te keqia jane risite e cdo risi eshte bidat e cdo bidat eshte humbje e cdo humbje eshte ne zjarr.
 Pastertija eshte gjysma e fese
عَن أَبِي مَالِك الأشعري؛ - أَن رَسُول اللّه صَلى اللّه عَلَيْهِ وَسَلَّمْ قَالَ: ((إسباغ الوضوء شطر الإيمان. والحمد لله ملء الميزان. والتسبيح والتكبير ملء السموات والأرض. والصلاة نور. والزكاة برهان. والصبر ضياء. والقآن حجة لك أَوْ عليك. كُلّ النَّاس يغدو، فبائع نفسه فمعتقها، أَوْ موبقها)).


Ebu Malik el Esh’arij radiaAllahu anhu transmeton se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:” Isbagul wudu-Abdesi i plote eshte gjysma e fese, elhamdulil-lah e mbush peshoren-mizanin, SubhanAllah uel Allahu Ekber e mbushin cfare eshte ne mes qiejve dhe tokes, namazi eshte drite, sadakaja eshte prove(sinqeriteti  se sa iman ka njeriu), durimi eshte shkelqim, dhe Kur’ani eshte deshmitar per ty ose kundra teje. Cdo njeri del ne mengjes heret duke bere tregti me vetveten, ose e liron ose e shkaterron veten. E ka mbledhur Imam Muslim ne Sahihun e tij nr 534, Nesai 2439 deri tek kundra teje pa fjaline e fundit, Ibn Maxheh 280.Fjala Isbagul Wudu vjen ne Sunen enNesai kurse ne Sahih Muslim vjen si Et-Tahuru.

إسباغ الوضوء شطر الإيمان

Isbagul wudu-Abdesi i plote eshte gjysma e fese

Allahu e ka permendur ne Kuran se

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ

Allahu me te vertete i do ata qe pendohen e ata qe pastrohen”Bekare 222

Kjo ka ardhur sic e permendem me lart tek Muslim me fjalen et-tahuru pastertia. Abdesi eshte pjese e pastertise, dhe pastertia eshte shume e rendesishme ne fene Islame. Muslimani duhet te kete rrobat e pastra, duhet te pastrohet me uje pasi ben nevojen e vogel apo te madhe dhe te marre gusl pasi ben marrdhenie me gruan e tij apo nese ka pare ndonje enderr te lagur.Muslimani e ka detyre te marre abdes kur ngrihet per ne namaz dhe se namazi nuk pranohet pa abdes, e abdesi duhet te kete nijet ne zemer jo me goje dhe  te niset me bismil-lah.

عن عبد اللّه بن عباسأن رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم خرج من الخلاء فقُدِّم إليه طعام فقالوا: ألا نأتيك بوضوء، فقال: "إنّما أمرت بالوضوء إذا قمت إلى الصلاة".


Ibn Abbasi transmeton se i Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem tha:”Me te vertete jam urdheruar qe te marr abdes perpara se te qendroj ne namaz.” Sahih transmeton Ebu Daudi 3760 dhe Tirmidhi 1848 dhe ky e ka klasifikuar si hasen-sahih. Sheikh Albani e ka klasifikuar si sahih ne Sahihul Xhami’ 2333. Shiko gjithashtu Sifatul Uudun-Nebij

عَنْ رَبَاحِ بن عَبْدِ الرَّحْمَن بنِ أَبِي سُفْيَانَ بن حُوَيْطِبٍ عَنْ جَدَّتِهِ عَنْ أَبِيهَا قَالَتْ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: - "لا وُضُوءَ لِمَنْ لَمْ يَذْكُرِ اسْمَ اللهِ عَلَيْ

Rabah bin Abdurr-Rrahmaan bin Ebu Sufjan bin Huueitib transmeton nga gjyshja e tij nga babai i saj se ai tha qe ka degjuar te Derguarin i Allahut صلى الله عليه و سلم  duke thene:” Nuk ka Abdes per ate qe nuk e permend Emrin e Allahut ne te.” Hadithi eshte hasen e transmeton Tirmidhi nr 25 ne kapitullin e pastertise, gjithashtu eshte Imam Ahmedi  4/70, 5/381, 6/382, ibn Maxheh 398, Ibn Ebi Shejbah 1/3, ibn Adij 2/616, Ebu Daudi 101 etj. 
Imam Tirmidhij tha:” Ka transmetime rreth kesaj teme nga Aishah, Ebu Seid el Khudri, Ebu Hurejrah, Sehl ibn Sa’d dhe Enesi.
Ebu Isaa tha: Ahmed ibn Hanbel tha:” Nuk e di ndonje hadith me kete teme qe e ka zinxhirin e mire.”
Is’haku tha:” Nese dikush me qellim nuk e thote Bismilah-in ai duhet ta perserise abdesin. Por nese ka harruar ose nuk e ka thene per arsye te disa shpjegimeve atehere eshte e pranueshme.” Muhammed ibn Ismail tha:” Me i miri rreth kesaj teme eshte hadithi i Rabah ibn Abdurrahmaan.

عَنْ ابن عُمَرَ، عَنْ النَّبيِّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:- "لا تُقبَلُ صَلاةٌ بِغَيْرِ طُهُورٍ، ولا صدَقَةٌ مِنْ غُلُولٍ".

Ibn Umeri transmeton se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم  tha:”Namazi nuk pranohet pa abdes dhe as sadaka nga Gulul.”

Menyra e Abdesit te te Dërguarit te Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem
عن حمران بن أبان-قال رأيت عثمان بن عفان رضي الله عنه توضأ فأفرغ على يديه ثلاثا فغسلهما ثم تمضمض واستنشق ثم غسل وجهه ثلاثا ثم غسل يديه اليمنى إلى المرفق ثلاثا ثم اليسرى مثل ذلك مسح برأسه ثم غسل قدمه اليمنى ثلاثا ثم اليسرى مثل ذلك ثم قال رأيت رسول الله صلى الله عليه وسلم توضأ نحو وضوئي ثم قال من توضأ نحو وضوئي هذا ثم صلى ركعتين لا يحدث نفسه فيهما بشيء غفر له ما تقدم من ذنبه
Robi i liruar i Uthmanit radiAllahu anhu tregon se Uthmani kerkoi uje per abdes. Ai I lau duart tre here, shpelau gojen dhe hunden, pastaj e lau fytyren tre here, pastaj e lau doren e djathte deri tek berryli tre here dhe te majten ne te njejten menyre. I dha mest kokes dhe e lau kemben e djathte deri tek kyci tre here dhe e lau te majten ne te njejten menyre. Dhe tha:” E kam pare te Dërguarin sal-lallahu alejhi ue sel-lem duke marr abdes si ky dhe tha:” Kush merr abdes si kam marre une dhe I fal dy rekate ne te cilat mendja e tij nuk habitet, atij I falen gjynahet e meparshme.” Ibn Shihab tha:” Dijetaret tane thoshin:” Ky eshte abdesi me I persosur qe dikush mund te beje per namazin e tij.” Transmeton Bukhari 1934, Muslimi 538, dhe Nesai 84
Cfare thuhet pasi te kryhet abdesi
عن عقبة بن عامر الجهني عن عمر بن الخطاب قال-قال رسول الله صلى الله عليه وسلم من توضأ فأحسن الوضوء ثم قال أشهد أن لا إله إلا الله وأشهد أن محمدا عبد ورسوله فتحت له ثمانية أبواب الجنة يدخل من أيها شاء

Eshte trasnmetuar se Ukbeh bin Amr radiAllahu anhu tha:” Ne e kishim per detyre qe te kujdeseshim per devete. Kur erdhi rradha ime I ktheva ato ne mbremje dhe e gjeta te Derguarin i Allahut salaAllahu alejhi ue selem duke qendruar ne kembe e duke iu drejtuar njerezve. E degjova duke thene:” Nuk ka musliman qe merr abdes dhe e ben ate mire, dhe cohet dhe I fal dy rekate ne te cilat zemra e tij eshte e perqendruar duke iu drejtuar kibbles, vecse xhenneti behet obligim per te.” Une thashe:” Sa gje e mire qenka kjo!” Dikush qe ishte perpara meje tha:” Cfare tha perpara kesaj ishte akoma me mire.” E pashe dhe ishte Umeri radiAllahu anhu. Ai tha:” E shoh se sa paske ardhur; ai salaAllahu alejhi ue selem tha:”Nuk eshte askush prej jush qe e merr abdesin dhe e merr ate te plote e pastaj thote Eshhedu en la ilahe il Allah ue enne Muhammeden abduhu ue rrasuluhu, por tete dyert e xhennetit happen per te dhe ai do te hyje nga cila dere qe deshiron.”  Sahih Transmeton Muslimi 553, Nesai 148 teksti arabisht qe permendet me siper vetem duane eshte I Imam Nesaiut, historia e plote gjendet tek Muslim 553 ndersa Nesaiu e transmetoi si dy hadithe te ndara hadithi nr 148 tregon per duane e hadithi nr 151 per dy rekatet pas abdesit.
Ne nje transmetim tjeter ka ardhur:” Kush merr abdes e thote Eshhedu en la ilahe il Allah uahdehu la sherike lehu, ue enne Muhammeden abduhu ue rrasuluhu.” Muslimi 554
Imam Tirmidhi transmeton edhe Allahumme xhealni minetauabine ue xhealni minel mutetahirin- O Allah me bej nga ata qe pendohen e nga ata qe pastrohen.” Sheikh Albani e ka klasifikuar Sahih. Shiko gjithashtu Hisnul Muslim per duane pas abdesit.
Gjithashtu Ebu Seid al-Khudri radiAllaahu 'anhu tha se Rrasulullahi salaAllahu 'alejhi ue sel-lem)tha:Kush merr abdes dhe thote pasi qe e mbaron: SubhaanekAllaahumme ue bihamdike eshhadu enlaa ilaahe il-la ente estagfiruke ue etubu ilejke-I Paster je nga cdo e mete O Allah dhe falenderimet te takojne ty, deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter pervec teje, kerkoj falje dhe pendohem tek ti.”Shkruhet ne nje leter dhe vuloset dhe nuk do te hapet deri ne diten e gjykimit.Transmeton Ibn Es-Sunnij in 'Amal el Jeumeul-Lejlah no.30. Sheikh El Albani e ka klasifikuar si sahih.

والحمد لله ملء الميزان

Elhamdulil-lah e mbush peshoren-mizanin

Besimi ne mizanin-peshoren eshte uaxhib, qe veprat do te peshohen ne diten e gjykimit ashtu sic ka ardhur ne shume ajetete

فَأَمَّا مَنْ ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ  فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ  وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ  فَأُمُّهُ هَاوِيَةٌ  وَمَا أَدْرَاكَ مَا هِيَهْ  نَارٌ حَامِيَةٌ

Ai qe i rendohet peshorja)e veprae te mira) eshte ne nje jete te kendeshme te gezueshme.Kurse ai qe i peshon lehte(veprat e mira dmth me shume i peshojn ete keqijat sh.p) atehere vendi i tij eshte ne EL Hauijeh. E cfare te ben te dish se ceshte Hauijeh? Zjarri i ndezur fort.” El Kari’ah  6-11


 Gjithashtu hadithin e fletushkes qe e transmeton Tirmidhi dhe eshte hasen. Nje person vjen ne diten e gjykimit me 99 libra te vepra te keqija dhe kujton se u shkaterrua. Pastaj Allahu i urdheron melaiket qe ta nxjerrin nje fletushke qe ka e njeriu thoshte cfare dobie do te me sjelle mua kjo fletushke. E vjen ate ne njeren ane te mizanit dhe 99 librat me vepra te keqija ne tjetren ane e kjo fletushke eshte me e rende ne te shkruhet “La ilahe Il-lAllah”

Gjithashtu eshte njerezit do te peshohen sic e transmeton Muslimi rreth tefsirit te ajetit ne suren El Kehf ajeti 105 e permend Profeti nje njeri te shendoshe qe kur vihet ne peshore nuk peshon as sa nje mize dhe e reciton kete ajet:

أُولَئِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا بِآَيَاتِ رَبِّهِمْ وَلِقَائِهِ فَحَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَزْنًا

“Ata ajne ata qe cilet kane mohuar ajetet e Zotit te tyre dhe Qendrimin perpara Tij(ne diten e gjykimit sh.p) dhe veprate  tyre u humben dhe nuk i japim asnje peshe ne diten e gjykimit.” El Kehf 105

Duaja me e mire qe ben muslimane eshte el-hamdulilah sic ka ardhur ne nje hadith qe e permend Ibn Kethiri ne tefsirin e Sures Fatiha. Gjithashtu falenderimi i Allahut eshte cilesi e besimtarit ashtu sic ka thene Rrasulullahi salaAllahu 'alejhi ue sel-lem” E Mahnitshme eshte ceshtja e besimtari dhe kjo nuk eshte me dike tjeter vetem me te. Nese gjen mire e falenderon Allahun e nese gjen veshtiresi ben saber.”

Gjithashtu kur mbarojme ushqimin bejme dua qe fillon me elhamdulil-lah, e gjithashtu kur veshim ndonje teshe te re. Shiko Mburoja e Muslimanit per duate perkatese.
Elhamdulilah eshte edhe pjese e dhikrit pas namazit


Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem e keshilloi Ummetin e tij qe te thone keto fjale pas cdo namazi,”SubhanAllah” 33 here, Elhamdulilha 33 here, Allahu Ekber 33 here dh eta plotesojne me “La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehlrhul mulku ue lehul hamdu ue hue alaa kul-li shej’in kadir”. Ky eshte transmetimi I Imam Muslimit nr 939 nga Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem qe tha:” Kush e ben tesbih SubhanaALlah pas cdo namazi 33 here, falenderon Allahun Elhadulilah 33 here e madheron Allahun Allahu Ekber 33 here dhe e ploteson 100 me“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alaa kul-li shej’in kadir” atehere mekatet e tija do te falen edhe sikur te ishin sa shkuma e detit.
Nje transmetim Tjeter I Muslimit permend SubhanAllah 33 here, Elhamdulilah 33 here dhe Allahu Ekber 34 here.”Muslimi 937-938
Ne nje transmetim tjeter thuhet SubhanAllah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il-lAllah secila nga 25 here.
Sheikh Albani tha ne librin e tij Tamamul Minneh faqe 227-228:”Kjo thenie eshte ne lidhje me hadithin e transmetuar nga Zejd ibn Thabit qe tha:”ne fund te cdo namazi jemi urdheruar qe te tesbih 33 here, tehmid 33 here, dhe tekbir 34 here. Nje burre nga Ensaret e pa nje enderr ne te cilen dikush I tha atij:”I Derguari I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ju ka urdheruar qe te thoni tesbih 33 here… e keshtu me rradhe.”Burri(nga ensaret) tha:”Po.” Thirresi tha:”Bejini ato 25 here secila(dmth subhanAllah 25, Elhamdulilah 25 dhe Allahu Ekber 25) dhe shto Tahlil atyre (dmth La ilahe il-laAllah 25 here).Ne mengjes Ensari ia permendi Profetit salAllahu alejhi ue sel-lem I cili tha qe le ta bejne ashtu(dhikrin) E trasnmeton Nesai 1:198 nga Zejdi nga Abdullah ibn Umer duke perdorur dy senede sahih.Transmetimi I pare eshte klasifikuar sahih nga TIrmidhij 3410, Ibn Khuzejmeh 752, El Haakim 1:253 dhe Edh-Dhehebij. Tahlil do te thote thenia La ilahe il-laAllah kjo eshte kuptimi I fjales ne gjuhen arabe, ashtu sic permendet ne Lisan El Arab.Te shtosh ne kete transmetim te fundit fjalet uahdehu la sherike leh duhet tekst te cilin nuk e kemi.Prandaj cfare ehste e qarte nga hadithi eshte subhanAllah 25, Elhamdulilah 25 dhe Allahu Ekber 25 La ilahe il-laAllah 25 here e nuk ka ndonje te keqe me ke ia nis nga keto thenie.Allahu e di me se miri.

Gjithashtu nje menyre tjeter eshte Nga Hadithi ne Sunen Ebu Daud nga Abdullah ibn Amr qe tha se Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Jane dy gjera qe nuk ka musliman qe I ben rregullisht, vecse do te hyje ne xhennet.Ato ajen te lehta por ama ata qe e praktikojen jane pak; thenia subhanAllah 10 here pas cdo namazi, dhe thenia Elhamdulilah 10 here dhe Allahu Ekber 10 here.Kjo ben(per 5 vakte nga 30*5= 150) 150 ne gjuhe po 1500 ne mizan.Dhe thenia Allahu Ekber 34 here kur shkon ne shtrat, Elhamdulilah 33 here SubhanAllah 33 here. Kjo eshte 100 ne gjuhe e 1000 ne el-Mizan(Peshorja) Dhe e pashe te Derguarin I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem duke I numeruar me gishtat e tij. Ata thane:”O Derguari I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem si ehste e mundur qe jane te lehta po pak jane ata qe I bejne keto?Ai tha:”Ai(Shejtani) vjen tek dikush nga ju kur eshte ne shtrat dhe e ben qe te fleje perpara sesa ti thote, dhe vjen tek ai kur eshte duke u falur dhe ia perkujton ndonje nevoje( a pune qe duhet ta beje menjehre pas namazit) perpara se ai ti beje ato(dhikrin).”Hadithi nr 5065 ne Sunen Ebu daud, eshte hasen e transmeton Tirmidhi341, Nesai 1349,Ibn Hibbani e ka bere sahih 39 dhe Tirmidhij qe tha hasen sahih e gjithashtu Sheikh Albani shiko Sahih Ebu Daud Kitabul Edeb.

والتسبيح والتكبير ملء السموات والأرض

SubhanAllah uel Allahu Ekber e mbushin cfare eshte ne mes qiejve dhe tokes


سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

“E madheron Allahun cdo gje qe gjendet ne qiej e ne toke e ai eshte I Fuqishmi i Urti.” Saf -1

يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ

“Cdo gje qe gjendet ne qiej e ne toke i ben tesbih Allahut, Mbretit, Te Shenjtit, Te Fuqishmit, te Urtit.”Xhumuah-1

وَيُسَبِّحُ الرَّعْدُ بِحَمْدِهِ وَالْمَلَائِكَةُ مِنْ خِيفَتِهِ

“Edhe rrufeja i ben tesbih duke e falenderuar dhe melaiket nga frika e respekti ndaj Tij” Rra’d -13

تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَوَاتُ السَّبْعُ وَالْأَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ وَلَكِنْ لَا تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورً

“Atij i bejne tesbih cfare ndodhet ne shtate qiejt e ne toke e nuk ka asgje vetem se i ben tesbih dhe e falenderon ate por ama ju nuk e kuptoni tesbihun e tyre, me te vertete ai eshte halimen(durues i madh) gafurra(fales i madh ).”Isra 44

Hadithet e mesiperme vlejne edhe per kete pike e gjithashtu shtojme se fjalet me te dashura tek Allahu jane”SubhanAllah uel hamdul-lilah ue la ilahe il-la Allah, Uallahu Ekber.”

Nuk ka dyshim se ata qe bejne dhiker jane ata qe kane per te qene te suksesshem.

والصلاة نور

Namazi eshte drite

Drita e ndricimi i muslimanit ia fillon qe nga marrja e abdesit. Sepse qellimi kryesor i abdesit eshte qe te falesh namaz. Pastaj falja e namazit ne forme te plote dhe ne kohet e caktuara eshte drite per besimtarin ne diten e gjykimit.

عن أبي هريرة أن رسول الله صلى الله عليه وسلم خرج إلى المقبرة-فقال السلام عليكم دار قوم مؤمنين وإنا إن شاء الله بكم لاحقون وددت أني قد رأيت اخواننا قالوا يا رسول الله ألسنا إخوانك قال بل أنتم أصحابي واخواني الذين لم يأتوا بعد وأنا فرطهم على الحوض قالوا يا رسول الله كيف تعرف من يأتي بعدك من أمتك قال أرأيت لو كان لرجل خيل غر محجلة في خيل بهم دهم ألا يعرف خيله قالوا بلى قال فإنهم يأتون يوم القيامة غرا محجلين من الوضوء وأنا فرطهم على الحوض

Eshte transmetuar nga Ebu Hurejra radiAllahu anhu se I Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem shkoi ne varreza dhe tha:”paqja qofte me ju, a besimtare. Nese Allahu do edhe ne do t’ju bashkangjitemi se shpejti. Sikur ti kisha pare vellezerit tuaj.” Ata thane:” O I Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem a nuk jemi ne vellezerit tuaj?”Ai tha:”Vellezerit e mi jane ata qe nuk kane ardhur akoma. Une do te arrije El Haud perpara jush.” Ata thane:” O I Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem si do ti njohesh at ate ummetit tend qe nuk vijne pas teje?”Ai tha:” A nuk mendoni se nese nje njeri e ka nje kal me kershte te bardhe. Kembe te bardha ne mes te kuajve qe jane te zi, a do ta njihte dot ate kal? Ata thane:”Padyshim qe po.”Ai tha:” Ata do te vijne ne diten e gjykimit me fytyra te shndritshme dhe me duar e kembe qe shkelqejne per shkak te abdesit, dhe une do ta arrij Haudin para tyre.” Sahih transmeton Muslimi 249, Nesai 150, Imam Malik ne Muuatta 1/28-29, ne El Kubra 143
اللَّهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ مَثَلُ نُورِهِ كَمِشْكَاةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ الْمِصْبَاحُ فِي زُجَاجَةٍ الزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّيٌّ يُوقَدُ مِنْ شَجَرَةٍ مُبَارَكَةٍ زَيْتُونَةٍ لَا شَرْقِيَّةٍ وَلَا غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ نُورٌ عَلَى نُورٍ يَهْدِي اللَّهُ لِنُورِهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَنْ تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآَصَالِ  رِجَالٌ لَا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْمًا تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ  لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ وَاللَّهُ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ
„Allahu eshte drita e qiejve dhe tokes....Allahu udhezon tek drita e Tij ke deshiron...(Kjo drite) ne shtepijat qe Allahu i ka lejuar te ngrihen dhe te permendet ne to Emri i Tij dhe te madherohet ne mengjes e ne mbremje. Jane burra qe nuk i pengon sa tregtia e as shitblerjet nga dhikri i Allahut dhe ka kryerja e namazit dhe dhenies se zekatit i frikesohen nje dite qe kthehen zemrat dhe shikimet, e Allahu ka per tia shperblyer me me te miren qe kane vepruar dhe ia shton nga Miresia e Tij e Allahu i jep rrizk pa mase kujt deshiron.“Nur 34-38
نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
„Drita e tyre perhapet ne te djathten e ne te majten e tyre dhe thone O Zoti yne na e persos driten tone dhe na fal nese sepse Ti je i afte te besh cdo gje.“Tahrim 8

Namazi eshte shtylla e dyte e Islamit pas shehadetit, eshte vepra me e mire e muslimanit dhe bashke me ruajtjen e abdesit jane cilesi te besimtarit.

عَن ثوبان؛ قَالَ: - قَالَ رَسُول اللَّه صَلى اللَّه عَلَيْهِ وَسَلمْ: ((استقيموا ولن تحصوا. واعلموا أَن خير أعمالكم الصلاة. ولا يحافظ عَلَى الوضوء إِلاَّ مؤمن)).
Transmeton Theubani:” I Derguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem tha:”Ndiqni drejtesine edhe nese nuk mund ti permbaheni te gjitha veprat e mira. Ta dini se vepra juaj me e mire eshte namazi dhe se askush nuk e ruan abdesin vetem se besimtari I vertete.” Hasen transmeton Ibn Maxheh 277, Ahmedi 5/280 e ka bere sahih Ibn AbdulBerr e te tjere.
E ngjashme transmetohet nga Abdullah Ibn Amr dhe Ebu Umameh radiAllahu anhum

Namazi ka kohet e veta te caktuara ashtu sic Allahu na ka urdheruar:

فَأَقِيمُوا الصَّلاةَ إِنَّ الصَّلاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا

E faleni namazin, me te vertete namazi eshte per besimtaret ne kohet e caktuara.” Nisaa

Abdullah ibn Mes’udi e ka pyetur Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem se kush eshte vepra me e mire? Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem i tha:” Es-Salatu li uaktiha-Namazi ne kohen e tij te caktuar.”Transmeton Bukhari

Gjithashtu namazi te pastron nga mekatet, te largon nga mekatet, eshte shoqeruesi yt ne varr e deshmi ne diten e gjykimit. Eshte sebep i rrizkut dhe i lumturise dhe eshte cfare e dallon muslimanit nga jo-muslimani.

Pervec faljen ne kohe te caktuar namazi per burrat duhet te falet ne xhemat nese e kane xhamine afer dhe nuk jane ne pune.

Gjithashtu duhet ti kushtohet rendesi rukuse e sexhes.
عن أبي هريرة قال : قال رسول الله صلى الله عليه و سلم( أسوأ الناس سرقة الذي يسرق صلاته ) قال : وكيف يسرق صلاته ؟ قال : ( لا يتم ركوعها ولا سجودها )
Ebu Hurejra radiAllahu anhu transmeton se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Me te vertete njeriu qe vjedh me se keqi eshte ai qe vjedh namazin e tij. E pyeten:”E si e vjedh njeriu namazin e tij?”Tha:” Duke mos e plotesuar rukune dhe sexhden e saj.” Hadithi eshte hasen e transmeton Ibn Hibbani 1888
Kur muslimani shkon ne ruku duhet ta mbaje shpinen drejt e te rri nje ruku derisa te rehatohet ne te e eshtrat te shkojne ne vend.
E Njejta gje edhe per sexhden keshtu qe te mos hyje adhuresi ne grupin e atyre qe vjedhin nga namazi i tyre
Ebu Daudi transmeton ne Sunenin e tij nga Muhammed ibn Harb el Uasitij qe ia ka transmetuar Jezid ibn Harun qe ia ka treguar Muhammed ibn Mutauuif nga Zejd ibn Eslem nga Ata ibn Jasar nga Abdullah bin es-Sunabihi qe tha:”Ebu Muhammedi thote qe vitri eshte farz. Keshtu Ubadah ibn es-Samit radiAllahu anhu tha:”Ebu Muhammed ka gabuar.Deshmoj se e kam degjuar te derguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thene:” Pese namazet ditore, Allahu azza ue xhel i ka bere te obligueshme; kush i ben abdesin e tyre mire, dhe i fal ato ne kohet e tyre te caktuara, dhe ia ploteson rukute dhe khushune, e ka nje premtim nga Allahu qe do te falet. Dhe kush nuk e ben kete nuk ka premtim tek Allahu se do te falet, e nese Ai deshiron e fal, e nese Ai deshiron e denon.”
Hadithi nr 425 ne Ebu Daud kapitulli 9 Ruajtja e Koheve te Namazit
E transmeton edhe Ahmedi 5/317 hadithi eshte sahih.



Nga Tamim Ed-Dari radiAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Gjeja e pare qe njeriu do te jape llogari ne diten e kijametit eshte namazi.nese e ka plotesuar kete i shkruhen edhe nafilet. Nese nuk eshte e plotesuar Allahu i thote melaikeve:" Shikoni mos ka ndonje namaz vullnetar dhe plotesojini me to per mungesat ne namazin farz. E te gjitha veprat e tjera do te jepen llogari ne kete menyre." Hadithi eshte sahih e transmeton  Ibn Maxheh  ne Sunen 1426 edhe EBu Daudi 866 e Hakimi e ka bere sahih sipas kushteve te muslimit e ka deshmi tek Ahmedi me sened hasen

Ubadah ibn Samit radiAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Pese namaze Allahu i ka bere obligim per roberit e Tij, e kush i kryen ato dhe nuk i le asgje mangut, ne diten e kijametit Allahu do te beje nje marrveshje me te e do ta fuse ne Xhennet.
Ama kush i kryen ata por le mangut prej tyre nuk do ta kete kete marrveshje me Allahun;nese do e denon e nese do e fal." Hasen e transmeton Ibn Maxheh 1401 edhe Ebu Daudi 1420 e ka bere sahib Ibn Hibbani, Ibn Abdul-Berr, neueuiu dhe Mundhirij e ka deshmi te tjera ky hadith
والزكاة برهان
Sadakaja eshte prove(sinqeriteti  se sa iman ka njeriu)

Sadakaja nuk e zvogelon pasurine ashtu sic ka thene Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem“La jenkusul male es sadakah“ dhe se Allahu i con dy enjej cdo mengjes njeri thote“O Allah shtoja atij qe jep e tjetri thote o Allah pakesoja atij qe eshte doreshtrenguar, qe nuk jep.“ Hadithi eshte sahih e transmeton Muslimi.
Gjithashtu sadakaja eshte sherim semundjesh sic ka the Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem“Sherojini te semuret tuaj me sadaka.“
Sadakaja me e mire eshte ai qe i jepet familjes dhe farefisit tend sepse me kete rast i merr dy shperblime nje per sadakane e nje per mbajtjen e lidhjes farefisnore, sic ka ardh ne hadith.
Sadakaja gjithashtu ka me qene shoqeruesi i njeriut ne varr dhe mbrojtjes e ndermjetesues ne diten e gjykimit. Mos e konsideroni asgje te vogel per sadaka qofte edhe nje hurme qofte edhe nje kocke me pak mish. Sic ka thene Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”Mbrojeni veten nga zjarri qofte edhe me gjysme hurme.”

Nje grua ka shku tek Aishah radiALlahu anha dhe ka patur dy vajza me vete dhe i ka lypur dicka e Aishah radiALlahu anha ia ka dhene tre hurma ia dha nga nje vajzave dhe kur po bente ta hante te treten e largoji nga goja dhe ia ndau vajzave dhe  nga gjysme. Aishah radiALlahu anha ia tregoi kete histori Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ai I tha:”Ajo ka me hyre ne xhennet per shkak te vajzave.”
والصبر ضياء
Durimi eshte shkelqim

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلاةِ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
O ju qe keni besuar qendroni te forte me saber dhe namaz, me te vertete Allahu eshte me durimtaret.”Bekare 153
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O ju qe keni besuar beni durim, dhe jeni te qendrueshme ne kete durim, rrini te pergatatitur, vigjilente dhe keni frike Allahun qe te jeni te suksesshem“Ali Imran 200
Allahu ka premtuar se ka per tia dhene shperblimin durimtareve pa mase. Ata qe bejen saber ne veshtiresi e vuatje dhe e falenderojne Allahun perhere.
أبو بكر وبكى ثم قال سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول : لم تؤتوا شيئا بعد كلمة الإخلاص مثل العافية فاسألوا الله العافية
 Kur ben dua ama muslimani duhet te beje dua per Paqe e Siguri- el afijeh sepse sic e ka permend Ebu Bekri radiALlahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Kerkojini Allahut paqe e siguri se askujt nuk I eshte dhene me mire sesa el afijeh pas  kelimeh se ikhlasit( shehadeti la ilahe il-lAllah).”Transmeton Ahmedi hadithi nr 19 sahih li gajrihi sipas Arrnautit.
فبكى أبو بكر حين ذكر رسول الله صلى الله عليه وسلم ثم سري عنه ثم قال سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول في هذا القيظ عام الأول : سلوا الله العفو والعافية واليقين في الآخرة والأولى
Ka qajtur Ebu Bekri e ka thene se ka degjuar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qe ka thene:”Lutjuni Allahut per falje-afua, dhe el afije-paqe e  siguri, dhe el jekin-qartesise se imanit ne akhiret e ne kete bote.” Ahmedi hadithi nr 6 hasen sipas Arrnautit
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka degjuar diken duke per dua “O Allah me jep saber” e I ka thene:”Ti po I kerkon Allahut qe te te sprovoje. Beji dua Atij qe te te jape el afijeh-paqe e siguri.”Transmeton Tirmidhi hadithi eshte daif.
Durimi eshte i shumellojshem. Ka durim ne kryerjen e obligimeve fetare ka dhe durim ne largimin nga mekatet e harramet. Allahu na e mundesofte qe te kemi saber si ne kryerjen e ibadeteve ndaj Tij e te bejme saber ne largimine  mekateve e te mos te joshemi prej tyre.
Kemi shume histori qe profetet, sahabet, te paret tane te mre kane bere saber ndaj veshtiresive. Sic eshte historia e Ejjubit, apo historite e shume sahabeve, apo Ebu Kilabes e Imam Ahmedit e shume e shume te tjere.
Sabri eshte cilesi e besimtarit dhe eshte cilesi qe e ngren njeriun tek Allahun me grada te larta.
والقآن حجة لك أَوْ عليك
Kur’ani eshte deshmitar per ty ose kundra teje

Kurani duhet te jete perhere perpara besimtarit ta lexoje ate nate e dite, ta praktikoje ate dhe ti therrase njerezit ne mesazhin e tij. Kush e lexon Kuranin dhe e praktikon ate, Kurani do te jete deshmi per te ne ditene  gjykimit. Kush nuk e lexon dhe nuk e praktikon do te jete kundra tij ne diten e gjykimit.
Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:”Shembulli I besimtarit qe e lexon Kuranin eshte si shembulli I citrusit e ka eren e mire dhe shijen e mire. Shembulli i besimtarit qe nuk e lexon Kuranin eshte si shembulli i hurmes nuk ka ere por e ka shijen e mire. Shembulli i hipokritit qe lexon Kuran eshte si shembulli i borzilokut e ka eren e mire po shijen e idhet, e shembulli i hipokritit qe nuk e lexon kuranin ehste is shembulli i kungullit te idhur(te eger) qe e ka eren e keqe e shijen e idhur.“ Transmeton Bukhari dhe Muslimi
Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:”Lexojeni Kuranin se vjen si ndermjetesues per ju ne diten e gjykimit.” Transmeton Muslimi
Ne diten e gjykimit I thuhet besimtarit recito e aty ku do te ndalesh me Kuran aty e ke graden ne xhennet.
Cdo germe e Kuranit ka sevap 10 here dmth e lexon elif 10 sevape e lexon lam 10 sevape e lexon mim 10 sevape sic ka ardhur ne hadith , e e shikoni se sa sevape ka me lexuar psh 2 faqe, apo 10 faqe apo 20 faqe ne dite.
Lusim Allahun qe ta beje Kuranin deshmi per ne e jo kundra nesh ne diten e gjykimit!
كُلّ النَّاس يغدو، فبائع نفسه فمعتقها، أَوْ موبقها
Cdo njeri del ne mengjes heret duke bere tregti me vetveten, ose e liron ose e shkaterron veten

 Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: "Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile të paraditës (duhâ)". (Muslimi)

 Trans­me­tohet përsëri nga Ebu Dherri r.a. se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Më janë prezentuar veprat e ummetit tim, të mirat dhe të këqijat. Ndër veprat e tyre të mira e kam gjetur edhe lar­gimin nga rruga atë që i mundon kalimtarët. Kurse ndër veprat e tyre të këqija bën pjesë edhe pështyma e cila nëse bëhet në xhami (në ndonjë mënyrë paraqitet e) nuk groposet". (Muslimi)


Po ashtu trans­me­tohet nga Ebu Dherri r.a. se disa njerëz kanë thënë: "O i Dërguari i All-llahut, pasanikët na tejkaluan me shpër­blime, ata falin namaz si ne, agjë­rojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka".
(Pej­gam­be­ri) Tha: "A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim All-llahut) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahut) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sadaka". Urdhë­resa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksu­ale (bashkëshortore) është sadaka". Njerëzit i thanë: "O i Dërguari i All-llahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen marrëdhënie epshore ka shpërblim? Tha: "Më thuani, nëse epshin e tij e përdor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim". (Muslimi)

 Përsëri trans­me­tohet nga Ebu Dherri r.a. i cili thotë: "Më tha Pej­gam­be­ri s.a.v.s.: "Assesi në asnjë mënyrë mos e nënçmo asnjë vepër të mirë, po qoftë edhe ta takosh vëllain tënd me buzëqeshje". (Muslimi)


Trans­me­tohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: "Për çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur lind dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse pajton dy veta - edhe kjo është sadaka, nëse dikujt i ndihmon që të hipën në kafshën e tij, ose i ndihmon që barrën ta ngarkojë në kafshën e tij (kalë ose deve) edhe kjo është sadaka, edhe fjala e mirë është sadaka, çdo hap të cilin e bën për të shkuar në namaz është sadaka, edhe largimi nga rruga i asaj që i pengon kalimtarët është sadaka". (Muttefekun alejhi)
Kurse në Sahih të Muslimit sipas transmetimit të Aishes r.a. thuhet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet secili njeri prej Beni Ademëve është krijuar me 360 (treqind e gjashtëdhjetë) nyje. Kush e madhëron All-llahun (duke thënë: All-llahu ekber), kush e falënderon (me elhamduli-l-lah), kush i bën tehlil (duke thënë: La ilahe il-lall-llah), kush i shpreh lavdi (tesbih), kush i kërkon falje (istigfâr), kush e mënjanon një gur, një ferrë apo një kockë nga rruga e njerëzve, ose urdhëron për të mirë, ose ndalon kundër së keqes (shpërblimi i tij është) sa 360 (nyjet), ai atë ditë do të ecë i shpëtuar nga zjarri".


Lusim Allahun qe te perfitojme nga ky perkujtim. Cdo e sakte eshte prej Allahu e cdo gabim eshte I imi e vesves I shejtanit.
Subhaneke Allahumme ue bihamdike eshhedu el-la ilahe il-la ente estagfiruke ue etubu ilejke
E lutja jone e fundit eshte Elhamdulilahi rrabil a’lemin
Ebu Enisah
10 Prill 2010