Saturday, 12 August 2017
Kush është më i dituri në hadith pas shejkh Albanit?
Kush është më i dituri në hadith pas shejkh Albanit?
POSTED ON AUGUST 12, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Pyetje: Kush është njeriu më i dijshëm në tokë në diturinë e hadithit pas imam Albanit?
Përgjigje: Nuk i përgjigjet dot kësaj pyetjeje veçse ai që është më i dijshmi prej njer njerëzve. Por ajo që mendoj – dhe nuk e them këtë duke hiperbolizuar. Dhe dikur thoshin: ‘Kush lavdëron mësuesin e tij është sikur ka lavdëruar veten e tij’. Por unë shpresoj tek Allahu të jem i zhveshur nga ndikimet dhe emocionet kur e them këtë fjalë: Sikur dituria e hadithit që gjendet në kraharorët e njerëzve sot, e cila është shpërndarë në zemrat e njerëzve, të grumbullohej tek një njeri i vetëm, nuk do të kishte arritur diturinë që kishte shejkhu! Dmth dituria e hadithit që gjendet në mendjet e njerëzve të shpërndarë në të gjitha dynjanë, sikur të merrnim këtë që ka ky në kraharorin e tij, dhe nga ky tjetri atë që ka në kraharor … dhe ta mblidhnim në zemrën e një njeriu të vetëm, ajo që mendoj dhe që mbizotëron në mendjen time është se: kjo sasi diturie që është grumbulluar nga çdonjëri, nuk e arrin sasinë e dijes që kishte shejkhu ynë Albani – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë!
Pasha Allahun ndonjëherë lëkundem nga habia e madhe! A thua vërtetë ne jetuam me shejkh Albanin?! U ulëm me të dhe morrëm nga dituria e tij?! Apo këto janë vetëm ëndrra dhe imagjinatë?! Ndonjëri prej vëllezërve tanë thoshte: E mendoja shejkh Albanin si puna e Bukhariut dhe e Muslimit. Dmth si puna e dijetarëve të mëdhenj që kanë kaluar.
Mendoj se prej shumë dekadash nuk është shfaqur dijetar si ai. E disa prej të vegjëlve i zgjasin gjuhët e tyre kundër tij dhe për këtë Allahut i ankohemi! Por kështu e ka uji i bollshëm që rrjedh mbi tokë. Të gjithë marrin prej tij, njëri pi prej tij, njëri spërkatet prej tij, e një tjetër e ndot ujin (përpiqet ta dëmtojë). Por siç kanë thënë: Kur uji arrin sasinë e dy fuçive (sh.p.: afërsisht 160 litra). Kush arrin këtë sasi nuk e dëmton pisllëku. Por disa njerëz – i kërkojmë Allahut mëshirë – janë të sëmurë.
Një beduin urinoi tek uji i Zemzemit! I thanë: Urinon tek Zemzemi!!!? Si mund të urinosh tek Zemzemi?! Tha: Dua të futem në histori. Që njerëzit të thonë: filani bëri kështu! Kështu janë disa njerëz. Dhe tek Allahu ankohemi, e s’ka ndryshim e as fuqi pa fuqinë e Allahut.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment