Saturday, 12 August 2017

Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla?

Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla? POSTED ON AUGUST 12, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE Fetvaja me nr 11304 Pyetje: Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla? Përgjigje: Hadithet kudsije janë ato thënie të cilat i përcjell Muhamedi salallahu alejhi ue selem nga Zoti i tij, nëpërmjet Xhibrilit alejhi selam, ose shpallje e drejtëpërdrejtë në gjendje zgjimi, ose në ëndërr. Kudsije rrjedh nga fjala kuds që do të thotë: pastërti dhe dëlirësi. Hadithet kudsije i dedikohen Allahut, i Cili ndër emrat e Tij të bukur ka emrin el Kud-dus që do të thotë: I Dëlirësuar nga çdo e metë dhe mangësi. Allahu e jep suksesin [Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike] Abdulaziz bin Bazi Abdurrezak Afifi Abdullah bin Ku’ud Abdullah bin Gudejan Përktheu: Shuajb Rexha

No comments:

Post a Comment