Monday, 26 June 2017

Duaja është ilaç

Duaja është ilaç POSTED ON JUNE 26, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE DUA’JA ËSHTË ILAÇ Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin. Dua’ja është arma e muslimanit. Këtë fakt e mbështet edhe El-Hakimi në librin e tij të saktë[1], me anën e një hadithi të transmetuar nga Ali Bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dua’ja është arma e muslimanit, shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe e qiejve.” Në rastet e fatkeqësive, dua’ja kalon në tri situata: E para: Kur tregohet më e fortë se fatkeqësia dhe e largon atë. E dyta: Kur tregohet më e dobët se fatkeqësia, por arrin ta dobësojë këtë të fundit. E treta: Kur Dua’ja i bën ballë fatkeqësisë dhe anasjelltas. Si rrjedhojë, të dyja luftojnë njëra-tjetrën. Në librin e saktë [2] të El-Hakimit, transmetohet nga Aishja (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Paralajmërimi nuk i bën dobi paracaktimit (kaderit) të Allahut, por dua’ja bën dobi për atë që ka ndodhur apo që nuk ka ndodhur. Në të vërtetë, kur fatkeqësia zbret, atë e pengon dua’ja, e kështu ato luftojnë njëra-tjetrën deri ditën e gjykimit.” Gjithashtu, Ibn Umeri transmeton[3] se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dua’ja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur. Pra, bëni dua’, o robër të Allahut!” Transmetohet[4] nga Theubani se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kaderin nuk e kthen gjë tjetër veç dua’së, jetën nuk e shton gjë tjetër veç mirësisë, e me të vërtetë, njeriut i privohet furnizimi për një gjynah që ka bërë.” [1] – Pra, në librin “El-Mustdrek” edhe të quajturit e tij me emrin “I sakti”, është një teprim. [2] – (1/492) dhe thotë se zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë. Kurse, Edh-Dhehebiu thotë: “Për dobësinë e Zekerias, është rënë dakord unanimisht. Hadithi transmetohet nga El-Taberiu në librat “El-Eusat” (4615) dhe “Ed-Dua”(23). Gjithashtu transmetohet edhe nga El-Berazi (29/3), El-Hatibi në “Historikun” e tij (453/8) dhe Ibnl Xheuzi në “El-Uehebat” (1411). Sipas këtij të fundit, hadithi është i dobët. Edhe El-Hejthemi thotë se ky hadith është i dobët. Në krah të hadithit qëndron transmetimi i Ahmedit (234/5), El-Taberiut në librin e tij “El-Kebir” (86/20) dhe El-Kudait (862). Kurse, në librin e tij “Sahihul Xhamiul Kebir”, autori e ka konsideruar këtë hadith si hasen. [3] – “El-Mustedrek” (1/493) dhe e ka bërë të dobët Edh-Dhehebiu te “Përmbledhja” e tij. Gjithashtu, ky hadith transmetohet edhe nga Et-Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është i dobët. Them: Hadithin e mbështet ajo që përmendëm më parë. Autori e ka bërë hasen në librin “Sahihul Xhamiul Kebir” (3409). [4] – “El-Mustedrek” (1/493). Këtë hadith e konsiderojnë si të dobët edhe Edh-Dhehebiu dhe Et-Tirmidhiu. Them: Përkrah tij dëshmon ajo që u përmend me parë. Në librin “Sahihul Xhami” (3409), Albani e ka konsideruar hadith hasen. Titulli në shqip: “Sëmundja dhe Ilaçi” Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)

No comments:

Post a Comment