Saturday, 12 August 2017

A ka shperblim ne kete rast

A i shkruhet sevapi (shpërblimi) në këtë rast?! POSTED ON AUGUST 8, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE Pyetja e tretë nga fetvaja me nr 7289. Pyetje: Nëse dikush bën një vepër të mirë, por nuk synon arritjen e shpërblimit (savapit) pasi është i painformuar në lidhje me sevapin që fitohet me bërjen e asaj vepre, në këtë rast, a i shkruhet atij sevapi për atë vepër? Përgjigjje: Nëse ky njeri e bën atë vepër për hir të Zotit, dhe nëse vepra është konform dispozitave dhe rregullave fetare, ai e arrin shpërblimin (sevapin) e caktuar për atë vepër, pavarësisht faktit nëse vepruesi ka apo s’ka dijeni rreth atij shpërblimi. Allahun e lusim të na japë sukses! Paqja mëshira dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut; Muhamedin, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij! [Komisioni i Përhershëm për studime akademike dhe fetva] Abdul Aziz bin Baz Abdurrezak Afifi Abdullah bin Gudejan Abdullah bin Ku’uud Përktheu: E. Ajdini

No comments:

Post a Comment