Saturday, 22 October 2016

Ndiqe Imamin ne namaz

Muadh Ibn Xhebeli radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kur dikush nga ku vjen ne namaz e Imami eshte ne nje pozite shkoni edhe juve ne ate pozite." Sahih  transmeton Tirmidhiu 591, shiko Sahih el Xhami nr 258, 1/132

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nese dikush vjen ne namaz e ne jemi ne sexhde edhe ai duhet te shkoj ne sexhde, e mos ta llogarise ate rekat." Sahih Ebu Daudi 893 e ka saktesuar Sheikh Albani.

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kur thirret ikameti mos ejani duke nxituar ne namaz, por ecni me qetesi, cfare e arrini e falni e cfare nuk e arrini e plotesoni." Sahih Bukhari, Muslim, Nesaiu 861

Nga keto Hadithet tregohet se nese vjen ne Xhami e Imami eshte ne ruku shkon ne ruku e nese eshte ne sexhde shko ne sexhde e nese eshte ne ulje shkon ne ulje.

Nuk duhet qe nese eshte ne sexhde te prese derisa Imami te ngrihet meqe nuk e ka zene rekatin (meqe nuk e ka zene ne ruku) sic veprojne disa nga njerezit.

Imami eshte aty qe te ndiqet mos shko para tij ne levizje e as mos u vono, por pasi te beje ai ruku ben edhe ti e keshtu me radhe.



No comments:

Post a Comment