Ebu Hurejra dhe nëna e tij
Marrë nga: Sahihul Edebul Mufrad i Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë
Muhamed Nasirudin el Albani, Allahu e mëshiroftë
Imam Muhamed Ibën Ismail el Buhari transmeton në Edebul Mufrad:
1.Ebu Murrah ka treguar që meula (robi) i Ummu Hanit, bijës së Ebu Talibit, ka treguar se ka shkuar me Ebu Hurejren në vendin e tij (el Akik).
Kur ai (Ebu Hurejra) hyri në tokën e tij, bërtiti me zërin më të lartë:
“Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty oj nënë!”
Ajo u përgjigj,
“…dhe mbi ty qofshin paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut!”
Ai i tha:
“Allahu pastë mëshirë mbi ty se më ke rritur kur kam qenë i vogël!”
Ajo u përgjigj:
“O biri im, njëjtë qoftë edhe për ty! Allahu të shpërbleftë dhe qoftë i kënaqur me ty sepse ishe i kujdesshëm për mua kur unë u plaka!”
(Hadithi nr.14. Hasen nga el Albani në Sahihul Edebul Mufrad nr.14, fq 30).
__________________________________________________________________________________________
2. Ebu Hurejre ka thënë:
“Nuk ka ndonjë çifut apo të krishterë që ka dëgjuar për mua, veçse më ka dashur. Me të vërtetë, doja që nëna ime ta pranonte Islamin, por ajo refuzonte. E thërrisja atë në të, por ajo refuzonte. Kështu, shkova te pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe e i kërkova,
“Lute Allahun për të.”
Ai u lut. Pastaj shkova te ajo, dhe derën e kishte të mbyllur. Më tha:
“O Ebu Hurejre, e kam pranuar Islamin.”
E njoftova Pejgamberin (sal-lAll-llahi alejhi ue sel-lem) dhe i kërkova:
“Lute Allahun për mua dhe nënën time.”
Ai tha:
“O Allah, bëji njerëzit që ta duan robin tënd Ebu Hurejren dhe nënën e tij.”
(Hadithi nr.34. Hasen nga shejh Albani në el-Mishkat nr.5895)
_________________________________________________________________________________________
No comments:
Post a Comment