Wednesday, 30 November 2022

Butesia

 Aishja r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam i tha asaj: 


*O Aishe*! *Sillu butë*! *Allahu kur ia dëshiron të mirën një familje, përhap mes tyre* *butësinë* (të kundërtën e vrazhdësisë).


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 24734

Hadithi është i saktë.

Saturday, 19 November 2022

Xhenneti e xhehennemi

 Ebu Hurejra r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 


*Sikur besimtari të dijë* (mirë) *se ç'dënim ka përgatitur Allahu*, *askush s'do e* *lakmonte Xhenetin e Tij*. 

*Sikur mohuesi* (qafiri) *të dijë* (mirë) *se ç'mëshirë ka përgatitur Allahu*, *nuk do humbte askush shpresën për Xhenetin e Tij*.


Transmeton Muslimi me nr. 2755

Friday, 18 November 2022

Drejtoi zemrat tona ne bindje ndaj Teje

 Abdulla ibn Amr ibn A'as r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:


*Të gjithë zemrat e njerëzve* (pa përjashtim) *ndodhen mes dy Gishtave të Rahmanit*, *i drejton* *ato si të dojë*.

(Në vijim i Dërguari i Allahut alejhi selam tha): *O Allah i cili drejton zemrat*! 

*Drejtoi zemrat tona nga ana e mbindjes Tënde*! 


Transmeton Muslimi me 2654.


وفي لفظ للترمذي بإسناد صحيح من حديث أنس بن مالك قال: 


كانَ رسولُ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليْهِ وسلَّمَ يُكثِرُ أن يقولَ: يا مقلِّبَ القلوبِ ثبِّت قلبي على دينِكَ فقلتُ: يا نبيَّ اللَّهِ آمنَّا بِكَ وبما جئتَ بِهِ فَهل تخافُ علَينا ؟ قالَ: نعَم إنَّ القلوبَ بينَ إصبَعَينِ من أصابعِ اللَّهِ يقلِّبُها كيفَ شاءَ

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 


Sunday, 13 November 2022

Rruga per te Allahu eshte vetem nje

 Abdullah ibn Mes'udi r.a tregon dhe thotë: 


Një ditë, i Dërguari i Allahut alejhi selam na paraqiti në tokë një vizë, pastaj tha: *Kjo* *vizë* (e drejtë) *është rruga që të shpie tek Allahu*. Më tej, ai bëri disa viza të tjera (anash); nga e djathta dhe e majta dhe shtoi: 

*Këto viza*, *në krye të tyre ekziston nga një shejtan i cili* *thërret* (në rrugën e tij). 

Abdullah ibn Mes'udi r.a shton dhe thotë: Më pas ai lexoi Fjalën e Allahut: _Dhe kjo është Rruga Ime e Drejtë_ (pa devijime), _prandaj pasojeni atë_! _Dhe mos ndiqni rrugë_ (të tjera), _të cilat u largojnë juve prej Rrugës së Drejtë_. [En'am: 153]


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 4142

Hadithi është i saktë.

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Ruaju nga papastertia

 Abdullah ibn Abbasi r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 


*Shumica e rasteve* (ku të tjerët) *dënohen në varr është* *për shkak të neglizhencës ndaj urinimit*. *Prandaj*, *pastrohuni prej urinimit*! 


Transmeton Tabrani në librin e tij *el Mu'xhemul el Kebir* me nr. 11120

Hadithi është i saktë.

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Kur je ne veshtiresi

 Abdullah ibn Abbasi r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam në momente vështirësie (i drejtohej Allahut duke thënë): 


_La ilahe il-l Allahu el Adhimu el Halim_, _la ilahe il-l Allahu Rabbul arshi el adhim_, _la ilahe il-l Allahu Rabbu semeuati ue Rabbul erdi ue Rabbul arshi el kerim_.


Transmeton Muslimi me nr. 2730

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Tuesday, 1 November 2022

5 namazet ditore

 Ebu Daudi transmeton ne Sunenin e tij nga Muhammed ibn Harb el Uasitij qe ia ka transmetuar Jezid ibn Harun qe ia ka treguar Muhammed ibn Mutauuif nga Zejd ibn Eslem nga Ata ibn Jasar nga Abdullah bin es-Sunabihi qe tha:”Ebu Muhammedi thote qe vitri eshte farz. Keshtu Ubadah ibn es-Samit radiAllahu anhu tha:”Ebu Muhammed ka gabuar.Deshmoj se e kam degjuar te derguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thene:” Pese namazet ditore, Allahu azza ue xhel i ka bere te obligueshme; kush i ben abdesin e tyre mire, dhe i fal ato ne kohet e tyre te caktuara, dhe ia ploteson rukute dhe khushune, e ka nje premtim nga Allahu qe do te falet. Dhe kush nuk e ben kete nuk ka premtim tek Allahu se do te falet, e nese Ai deshiron e fal, e nese Ai deshiron e denon.”

Hadithi nr 425 ne Ebu Daud kapitulli 9 Ruajtja e Koheve te Namazit

E transmeton edhe Ahmedi 5/317 hadithi eshte sahih.



Nga Tamim Ed-Dari radiAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Gjeja e pare qe njeriu do te jape llogari ne diten e kijametit eshte namazi.nese e ka plotesuar kete i shkruhen edhe nafilet. Nese nuk eshte e plotesuar Allahu i thote melaikeve:" Shikoni mos ka ndonje namaz vullnetar dhe plotesojini me to per mungesat ne namazin farz. E te gjitha veprat e tjera do te jepen llogari ne kete menyre." Hadithi eshte sahih e transmeton Ibn Maxheh ne Sunen 1426 edhe EBu Daudi 866 e Hakimi e ka bere sahih sipas kushteve te muslimit e ka deshmi tek Ahmedi me sened hasen


Ubadah ibn Samit radiAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Pese namaze Allahu i ka bere obligim per roberit e Tij, e kush i kryen ato dhe nuk i le asgje mangut, ne diten e kijametit Allahu do te beje nje marrveshje me te e do ta fuse ne Xhennet. Ama kush i kryen ata por le mangut prej tyre nuk do ta kete kete marrveshje me Allahun;nese do e denon e nese do e fal." Hasen e transmeton Ibn Maxheh 1401 edhe Ebu Daudi 1420 e ka bere sahib Ibn Hibbani, Ibn Abdul-Berr, neueuiu dhe Mundhirij e ka deshmi te tjera ky hadith

Monday, 24 October 2022

Fatihaja dhe Dy ajetet e fundit te bekarese

 Ibn Abbasi r.a tregon dhe thotë: 


Ndërkohë kur Xhibrili alejhi selam ishte ulur afër me të Dërguarin e Allahut alejhi selam, dëgjoi një zhurmë që erdhi nga lart. Ai ngriti kokën dhe tha: Kjo (zhurmë) erdhi prej një porte nga qielli, e cila nuk është hapur kurrë më parë.

Prej saj zbriti një melek, i cili s'ka zbritur ndonjëherë më përpara. Ai përshëndeti me selam dhe i tha të Dërguarit të Allahut: Përgëzohu me dy drita të cilat asnjë profet para teje s'i ka patur: Fatihanë dhe ajetet e fundit të sures Bekare.

Për çdo shkronjë që do lexosh (prej tyre), do të plotësohet (çfarë thuhet në to).


Transmeton Muslimi me nr. 806

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Sunday, 16 October 2022

Rrizku hallall

 Nga Enesi radiallahu anhu se profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kerkimi I rrizkut hallall eshte detyre e cdo muslimani."

Taberani ne Eusat 8610 , El Hejthemi e ka konsideruar hadithin hasen


عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ طَلَبُ الْحَلَالِ وَاجِبٌ عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ


8610 المعجم الأوسط للطبراني


10/291 المحدث الهيثمي خلاصة حكم المحدث إسناده حسن‏‏ في مجمع الزوائد

Saturday, 15 October 2022

Beje xhamine "shtepine" tende

 Ebu Derda r.a tregon dhe thotë: 


Xhamitë të jenë për ty si shtëpia jote (ku strehohesh)! 

E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut alejhi selam të thotë: 


*Allahu ka dalë garant për atë të cilin* (e ka të lidhur zemrën e tij me) *xhamitë* (njësoj) *si shtëpinë* (e vetë ku strehohet etj); *ka për t'i dhënë atij siguri Ditën e Gjykimit dhe kalim* (të lehtë) mbi *Sirat*.


Transmeton Bezzari në librin e tij *Musned* me nr. 434

Hadithi është hasen.

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Thursday, 13 October 2022

_Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu_, _Islami si feja ime dhe Muhamedi alejhi selam si profet_.

 Munejdhir r.a tregon dhe thotë: 


E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut alejhi selam të thotë:

*Kush thotë gjatë mëngjesit*: 

_Raditu bi Lahi Rabbee ue bil Islami dinaa ue bi Muhammedin sal-la Allahu alejhi ue sel-leme nebijaa_, *do jem garant për të duke e marë pas dore derisa ta fus në Xhenet*.


Transmeton ebu Nuajmi në librin e tij *Mearifetus Sahabeh* me nr. 6107

Hadithi është hasen. 


*Përkthimi i lutjes*:

_Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu_, _Islami si feja ime dhe Muhamedi alejhi selam si profet_.

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

E vetmja cfare mbetet eshte ajo qe jepet

 Abdullah ibn Shikh-khir r.a tregon dhe thotë: 


Shkova tek i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe e gjeta atë duke lexuar fjalën e Allahut: 

_U preokupoi shumimi_ (i pasurisë etj) {Suretu Tekaathur:1}.

Ai shtoi dhe tha: *Biri i Ademit* (gjithmonë) *thotë* (duke u krenuar): *Pasuria ime*, *pasuria ime*! 

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *A nuk e di o biri i Ademit se nga pasuria jote ke vetëm atë që hëngre dhe e harxhove*, *apo atë që veshe dhe e vjetërsove*, *apo atë që e dhe si sadeka dhe të ngeli* (shpërblimi) .


Transmeton Muslimi me nr. 2958

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Denimi I varrit eshte hak

 Amra tregon dhe thotë: 


Një herë, një grua jehudite hyri tek Aishja r.a. Ajo i kërkoi asaj diçka dhe kur mbaroi i tha: 

Allahu të ruajtë prej dënimit të varrit!

Aishja thotë: E pyeta të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe i thashë: 

O i Dërguari i Allahut! A dënohen njerëzit në varr? 

Ai më tha: Allahu na ruajtë prej diçkaje të tillë! 

Aishja r.a thotë: Një ditë i Dërguari i Allahut alejhi selam ishte duke ecur, kur për një çast filloi eklipsi i Diellit dhe hyri në xhami për të falur namazin e eklipsit.

(Vazhdon hadithi i Aishes r.a duke treguar formën se si i Dërguari i Allahut alejhi selam e fali atë namaz derisa ai tha): 

O ju njerëz! Vëzhgova se ju do sprovoheni në varret tuaja njësoj si sprova e Dexhalit.

Vijon Aishja dhe thotë: E që nga ajo ditë e kam parë të Dërguarin i Allahut alejhi selam t'i kërkojë Allahut mbrojte prej dënimit të varrit.


Transmeton Muslimi me nr. 903


Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Dhuntite e Allahut per personin ne dunja Nuk garantojne dhunti ne akhiret

 Ummu Selemeh r.a tregon dhe thotë: 


Gjatë një nate i Dërguari i Allahut alejhi selam u zgjua (befasisht) dhe tha:


*Subhan*-*Allah*! *Sa sprova* (fitne të shumta) *kanë zbritur në këtë natë*! *Dhe sa shumë mirësi* (gjithashtu)! 

*Zgjoni gratë e tjera* (bëhet fjalë për gratë e tij të falen, të kërkojnë istigfar etj)!

*Mbase* *ajo* *që* (duket si e mbuluar) *në dynja*, *të jetë e zhveshur në Akhiret* (prej çdo mirësie).


Transmeton Buhariu me nr. 115

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Mos le vend per dyshime

 Safija (gruaja e të Dërguarit të Allahut alejhi selam) tregon dhe thotë:


Gjatë natës shkova tek i Dërguari i Allahut alejhi për ta parë. Ai qe në xhami për itikaf (qëndrim në xhami me nijet adhurimi); fola me të për një kohë dhe kur u bëra gati për t'u kthyer, ai fillon të më shoqërojë deri në shtëpi.

Shtëpia ime qe afër me atë të Usama ibn Zejdit r.a dhe

gjatë rrugës dy burra prej ensarëve kaluan afër nesh. Ata vërejtën se qe i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe nxituan për t'u larguar.

I Dërguari i Allahut alejhi selam u drejtua atyre dhe u tha: 

*Qëndroni pak*! *Kjo është Safija vajza e Hujejjit*. 

Ata thanë: Subhan-Allah! (Edhe për ty të dyshojmë)?!

Ai u tha: *Shejtani qarkullon* (në trupin e) *njeriut* (njësoj) *siç* *qarkullon* *gjaku*.

*Pata frikë mos ai t'u fuste diçka të keqe në zemrat tuaja*. 


Transmeton Buhariu me nr. 3281

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Humb emaneti

 Hudhejfe r.a tregon dhe thotë: 


Na ka njoftuar i Dërguari i Allahut alejhi selam rreth dy haditheve. Njërin prej tyre e kam parë (në realitet), ndërkohë jam duke pritur tjetrin (të ndodhë).

Na ka treguar se amaneti zbriti thellë në zemrat e burrave; mësuan (atë që thuhet) në Kur'an, pastaj mësuan (atë që ndodhet) në sunnet.

Na ka njoftuar (gjithashtu) se (amaneti) ka për të humbur.

Dikush fle dhe gjatë gjumit, amaneti i del prej zemrës së tij.

(Derisa tha): Dhe njerëzit bëjnë tregëti me njëri-tjetrin (atë kohë) pa patur amanet.

Do thuhet: Në fisin filan ekziston një person me amanet.

Do thuhet (gjithashtu): Sa me logjikë dhe aftësi qënka ky njeri! 

Por në zemrën e tij nuk gjen as një grimcë besimi.


Transmeton Buhariu me nr. 7086

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Tuesday, 13 September 2022

Puno per veten tende e familjen

 Enes ibn Malik r.a tregon dhe thotë: 


Në luftën e Tebukut ishim me të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe gjatë rrugës afër nesh kaloi një djalosh energjik i cili po kulloste bagëtinë e tij.

Thamë: Sikur këtë rini dhe këtë energji t'a shfrytëzonte në rrugë të Allahut, do qe më mirë për të.

Fjala jonë shkoi tek i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe tha: 

*Çfarë thatë*? 

Ne u përgjigjëm: Kështu e ashtu.

Ai tha: *Nëse ai* (vërtetë) *përpiqet për të siguruar rizkun e për të ndihmuar prindërit e tij ose njërin prej tyre*, (ta dini) *se në të vërtetë ai është në rrugë të Allahut*.

*Nëse ai* (vërtetë) *përpiqet për të siguruar rizkun për familjen e tij*, (ta dini) *se ai është në rrugë të Allahut*.

*Nëse ai* (vërtetë) *përpiqet për të siguruar rizkun për veten e tij*, (ta dini) *se ai është në rrugë të Allahut*.


Transmeton Bejhakiu në librin e tij *Sunen el Kubra* me nr. 15741

Hadithi është i saktë.

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj 

Sunday, 24 July 2022

Largesia mes qiejve

 Abdulla ibn Mes'udi r.a tregon dhe thotë:


Largësia ndërmjet qiellit të dynjasë dhe atij që vijon është pesëqind vjet. Gjithashtu me të njëjtën largësi janë të gjithë qiejt me njëri-tjetrin.

Largësia ndërmjet qiellit të shtatë dhe Kursijit është pesëqind vjet. Largësia ndërmjet Kursijit dhe Ujit (nën Arsh) është gjithashtu pesëqind vjet.

Arshi ndodhet mbi Ujë dhe Allahu është mbi Arsh. 

Asgjë nuk i shpëton Atij prej punëve tuaja.


Transmeton Tabrani në librin e tij Mu'xhemul el Kebir me nr. 8987

Transmetimi është i saktë.


P.s: Ky transmetim që sapo u përmend, konsiderohet si më i saktë në këtë temë (largësitë mes qiejve).

Hadithet që janë përmendur nga disa sahabë nga i Dërguari i Allahut alejhi selam, konsiderohet si të dobët te dijetarët e hadithit; nga ata të mëparshëm apo bashkohorë.

Transmetimi i ibn Mes'udit merr gjykim sikur t'a ketë thënë i Dërguari i Allahut alejhi selam, pasi këtë gjë ibn Mes'udi nuk mund t'a thotë nga mendimi i tij.

Perktheu hoxhe dr. Edison Dukaj

Monday, 27 June 2022

E pyesja profetin rreth sherrit

 Hudhejfe r.a tregon dhe thotë:

 

Gjithmonë njerëzit e pyesnin të Dërguari e Allahut alejhi selam rreth të mirës (se çfarë i afron ata rreth saj), kurse unë e pyesja atë rreth të keqes në mënyrë mos më kapë.

I thashë: O i Dërguari i Allahut! 

Ne për një farë kohe, kemi jetuar në injorance (xhahilije) dhe kemi jetuar kohë të këqija.

Allahu na solli këtë mirësi (Islamin), a do ketë pas kësaj mirësie diçka të keqe? 

Ai u përgjigj: *Po*. 

E pyeta: Po pas kësaj të keqeje a do ketë mirësi? 

Ai u përgjigj: *Po*. *Por e shoqëruar me mangësi*.

E pyeta: Çfarë është kjo mangësi? 

Ai u përgjigj: *Grupe të cilët nuk pasojnë metodën time dhe as udhëzohen sipas udhëzimit tim*. *Njeh tek ta anë pozitive dhe anë negative*.

E pyeta: Po pas kësaj mirësie të mangët a do ketë anë të këqia? 

Ai u përgjigj: *Po*. *Thirrësa pranë portave të Xhehenemit*, *kush u bindet atyre kanë për ta futur mbrenda* (Xhehenemit). 

I thashë: O i Dërguari i Allahut! 

Na trego cilësitë e këtyre (thirrësave)! 

Ai tha: *Po*. *Njerëz nga e njëjta origjinë si e jona dhe flasin gjuhën tonë*.

E pyeta: O i Dërguari i Allahut! 

Si të veproj nëse më kap koha e tyre.

Ai m'u përgjigj: *Të kapesh fort pas xhematit musliman dhe prijësit të tyre*. 

I thashë: *Por nëse nuk ekziston as xhemat musliman dhe as prijës* (imam i përgjithshëm)?

Ai më tha: *Distancohu nga të gjitha ato grupacionet që do ekzistojnë* (atë ditë) *dhe kapu pas origjinës derisa të të vijë afati i vdekjes*.


Transmeton Muslimi me nr. 1847

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj 

Saturday, 25 June 2022

Kush e mbrojti Kuranin

 Ebu Seid el Khudrij r.a tregon dhe thotë: 

Ishim ulur duke pritur të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe për një çast ai doli para nesh. Rripi i sandales së tij i qe këputur dhe ia la Aliut r.a për t'a ndrequr.

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: 

*Dikush prej jush ka për të luftuar për të mbrojtur interpretimin *(te'uilin) *e Kuranit njësoj siç kam luftuar për* (sigurinë) *e zbritjes së tij*.

Ebu Bekri r.a pyeti: Unë do jem ky njeri? 

Ai tha: *Jo*. 

Omeri r.a pyeti gjithashtu: Unë do jem ky njeri? 

Ai u përgjigj: *Jo*.

*Por*, *do jetë ky që po rregullon sandalet*. (d.m.th Aliu r.a) 


Transmeton Nesaiu në librin e tij Sunen el Kubra me nr. 8488

Hadithi është i saktë.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj 

Thursday, 19 May 2022

Nen mbrojtjen e Allahut

 Ebu Umameh el Bahilij r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Tre lloj veprash*, *nëse njëra nga këto ndodhet tek një person*, *do jetë në garancinë e Allahu*: 

*Ai i cili del në rrugë të Allahut *(në luftë) *do jetë në garancinë e Tij*. *Nëse ndërron jetë*, *ka për t'a futur në Xhenet*, *ose nëse e kthen atë te familja e tij*, *ka për t'i dhënë shpërblimin* (savapin) *dhe plaçkën e luftës*.

*Ai i cili ndodhet në xhami është në garancinë e Allahut*. *Nëse ndërron jetë*, *ka për t'a futur në Xhenet*. *Nëse e kthen atë në familjen e tij*, *e kthen duke marrë shpërblimin*.

*Ai i cili hyn në shtëpinë e tij me paqe është* (gjithashtu) *në garancinë e Allahut*. 


Transmeton Tabrani në librin e tij el Mu'xhemul el Kebir me nr. 7491-7492

Hadithi është i saktë.


Në një transmetim tjetër të ngjashëm, Muadh ibn Xhebeli r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Ai i cili lufton në rrugë të Allahut është në garancinë e Tij*.

*Ai i cili e viziton të sëmurin është në garancinë e Allahut*.

*Ai i cili shkon për në xhami është në garancinë e Allahut*.

*Ai i cili hyn në një prijës* (udhëheqës) *për t'a vizituar është në garancinë e Allahut*.

*Ai i cili qëndron në shtëpinë e tij dhe nuk përgojon dikë me të keqe është në garancinë e Allahut*.


Transmeton ibn Khuzejme me nr. 1495 

Hadithi është hasen.


Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Saturday, 7 May 2022

Etika e duase

 Fadale ibn Ubejd r.a tregon dhe thotë: 

Një ditë, i Dërguari i Allahut alejhi selam dëgjoi dikë të lutej gjatë namazit. Ky i fundit nuk (e filloi lutjen) me përkujtimin e Allahut dhe as dërgoi salavate mbi të Dërguarin e Tij (dhe me këtë gjendje doli prej namazit). 

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *U nxitua ky* (person)! 

Më pas iu drejtua atij dhe të tjerëve dhe u tha: 

*Në moment kur dikush prej jush falet*, *ta fillojë duke e falenderuar Zotin e tij dhe duke e lavdëruar Atë*, *pastaj të dërgojë salavate mbi profetin*, *e më pas të lutet me çfarë dëshiron*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 23937

Hadithi është i saktë.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Thursday, 5 May 2022

Agjerimi I 6 diteve te sheualit

 *AGJERIMI I 6 DITEVE NE MUAJIN SHEUAL* 


Vellezer te nderuar, e lus Allahun qe te na i pranoje veprat e mira dhe te jete i kenaqur me ne te gjithe! 


Ne vazhdim po flasim ne menyre te shkurtuar per disa nga rregullat e dispozitat e agjerimit te 6 diteve ne muajin sheual.


💠 I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ka thene: “ *Kush agjeron Ramazanin, pastaj e pason ate me 6 dite nga sheuali, shperblehet sikur te kete agjeruar gjate gjithe kohes (vitit).*” (Transmeton Muslimi dhe te tjere. Eshte transmetuar ne disa rruge te ndryshme. Hadithin e transmeton nje grup prej sahabeve)


💠 Disa çeshtje qe kane te bejne me agjerimin e 6 diteve nga muaji sheual:


1. Vlera e agjerimit ne muajin sheual, duke perfshire dhe mendimet ndryshe ne lidhje me agjerimin gjate ketij muaji, per te cilat kane folur qartesisht dijetaret e cdo medh’hebi. Pergjigjja e tyre per keto mendime eshte e mjaftueshme dhe e drejte. Nderkaq, ata kane justifikuar imamet e tyre. Por, cfare eshte me e rendesishmja, i jane permbajtur me perpikmeri tekstit te sheriatit, duke e madheruar ate. Nderkohe, nuk jane treguar fanatike ndaj medh’hebeve dhe imameve te tyre, ne rastet kur fjala e tyre nuk perputhet me ate cfare eshte transmetuar saktesisht nga i Derguari i Allahut (a.s.). Ne raste te tilla i kane refuzuar mendimet e tyre. 


2. Sa i perket agjerimit te 6 diteve nga sheuali, ato mund te agjerohen menjehere pas festes se Fiter Bajramit te gjitha se bashku ose te shperndara. Te dyja keto menyra lejohen. Nje pjese e te pareve tane te nderuar nuk e kane pelqyer qe 6 ditet te agjerohen menjehere pas festes. Gjithsesi, kjo ceshtje eshte e ndryshme nga nje person tek tjetri, nga nje gjendje tek tjetra. Ndoshta mund te jete me mire per nje person qe te shpejtoje, ndersa tjetri ta vonoje. Por, ne pergjithesi duhet thene se shpejtimi eshte me i mire, sepse Allahu i Lartesuar thote: “ *Garoni ne vepra te mira.”* 


3. Koha e agjerimit te 6 diteve:

Teksti i hadithit te lartpermendur tregon se agjerohet ne muajin sheual. 

Kush thote dicka ndryshe, bie ne kundershtim me tekstin. Permendja e muajit sheual ne hadith duhet marre ne konsiderate. Perndryshe, cfare dobie do te kishte specifikimi i muajit sheual?! Nxjerrja e tekstit nga konteksti pa argument eshte i papranueshem. Nese do te lejohej nje gje e tille, atehere do te ndryshoheshin shume tekste te sheriatit. E per pasoje nuk do te punohej sipas tyre. Nderkaq, do te ndryshoheshin kohet e adhurimeve per shkak te interpretimeve te gabuara.


4. Plotesimi i agjerimit te muajit te Ramazanit eshte kusht qe i paraprin agjerimit te 6 diteve te sheualit, sipas mendimit me te sakte te dijetareve. Ky kusht eshte permendur ne tekstin e hadithit, prandaj duhet t’i permbahemi tekstit dhe te vertetes juridike dhe gjuhesore qe misherohen dukshem ne hadith. Muaji henor ka 29 ose 30 dite. Plotesimi i agjerimit te muajit te Ramazanit eshte nje e vertete juridike. Kush ka mendim ndryshe, le te sjelle argumentin e qarte. Gjeja me e mire eshte qe te punohet me te gjitha tekstet. Nuk lejohet neglizhimi i disa prej tyre.


5. Nese 6 ditet nuk agjerohen ne sheual, a mund te plotesohen ne muajt e tjere?

Per kete ka mendime te ndryshme. Mendimi me i sakte eshte qe nuk lejohet nje gje e tille. Gjashte ditet e sheualit jane si agjerimi i dites se Arafatit apo te Ashures, qe nuk mund te kompensohen me vone. Keto ditet e sheualit nuk mund te krahasohen me disa sunete te namazit, si: vitri dhe sunetet e forta, qe mund te plotesohen me vone. Arsyeja eshte se agjerimi nuk eshte si namazi dhe nuk ka ngjashmeri mes tyre. Kur njeriu semuret apo udheton, per namazin ai shperblehet si ne kohen kur ka qene i shendetshem dhe ne vendin e tij. Gjithashtu nuk eshte transmetur nga ndonjeri prej sahabeve qe te kete plotesuar agjerimin e 6 diteve te sheualit ne muajt e tjere. 


6. Sa i perket nijetit te agjerimit te ketyre gjashte diteve, eshte me e mira qe ai te behet naten. Por lejohet te behet diten; dhe agjerimi eshte i sakte, nese behet gjate dites. Sigurisht qe kjo e fundit nuk eshte aq e preferuar. Kjo shprehet qarte ne medh’hebin Hambeli. Sikurse gjendet edhe ne nje prej opinioneve te Shafinjve. Imam Neuiu ka zgjedhur pikerisht kete. Ka dhe nje mendim tjeter qe thote se e merr shperblimin e plote, por me afer te vertetes eshte mendimi i pare. Imam Neuiu thote se nuk eshte njesoj si ai qe e arrin namazin ne rekatin e pare dhe ai qe e arrin ne te dytin apo te tretin, sa i perket shperblimit. Ndonese te gjithe e arrijne namazin. Keshtu eshte edhe ceshtja e agjerimit.


7. Ai qe agjeron 6 dite nga sheuali mund te beje nijet edhe per agjerimin e dites se hene dhe te enjte apo agjerimin e tre diteve te cdo muaji , ngaqe lejohet nderfutja e ketyre ibadeteve. Keshtu veprojne njerezit e mencur. Por eshte e domosdoshme qe nijeti baze, qellimi kryesor e ne vetvete, te jete agjerimi i gjashte diteve. Ndersa cdo gje tjeter vjen jo si qellim ne vetvete, por si qellim dytesor.


8. Sipas mendimit te sakte, lejohet qe me nijetin e 6 diteve te agjerohet dita e shtune, sepse agjerimi i dites se shtune ne kete rast nuk eshte qellim ne vetvete. Ndersa per ndalesen e agjerimit te dites se shtune nuk ka transmetim te sakte. 


9. Nuk lejohet te vecohet agjerimi i dites se xhuma, ngase i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e ka ndaluar nje gje te tille. Por, nese shoqerohet me nje dite para ose pas, nuk ka problem.

Ky eshte medh’hebi i Shafinjve dhe Hanbelinjve. Eshte thene se nuk ka problem kur agjerohet dita e xhuma (e vecuar) me nijetin per 6 ditet e sheualit, ngase ndalesa ka ardhur per vecimin e dites se xhuma, si qellim ne vetvete. Ky eshte mendimi me i sakte.


10. Eshte perhapur nje mendim i gabuar dhe i demshem qe thote se nese ndonjeri agjeron ne ndonje vit 6 ditet e sheualit, atehere duhet te agjeroje cdo vit. Nje mendim i tille nuk ka baze ne sheriat dhe nuk njihet nga dijetaret.


11. Gruas nuk i lejohet te agjeroje pa lejen e burrit, kur ai eshte prezent.


12. Nuk lejohet qe njekohesisht te behet nijet per plotesimin e diteve te Ramazanit dhe agjerimin e diteve te sheualit, sepse sipas hadithit agjerimi i diteve te sheualit vjen pasi te plotesohet muaji i Ramazanit. Plotesimi i muajit te Ramazanit eshte farz; kur nje sunet eshte qellim ne vetevete nuk mund te hyje tek nje farz. Shumica e juristeve islame jane te ketij mendimi.


13. Gjithashtu kur agjerimi i gjashte diteve te sheualit dhe agjerimi i tre diteve te mesit te muajit henor, kur qe te dyja keto jane qellim ne vetvete, nuk lejohet qe te nderfuten nijetet. Nje pjese e dijetareve thone se lejohet. Ky eshte medh’hebi i Shafinjve dhe i te tjereve. Kete mendim ka zgjedhur Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini. Gjithsesi, kjo ceshtje i permban te dyja mundesite.


14. Kur agjerohet vullnetarisht nje dite e caktuar apo kemi te bejme me nje sunet te forte, eshte i domosdoshem nijeti. Nuk lejohet te agjerohet me nijet te papercaktuar. Keshtu theksojne Hanefinjte dhe Shafinjte. 


15. Nuk lejohet qe te ndryshohet nijeti nga nje agjerim i papercaktuar tek nje agjerim i percaktuar. Per ta ilustruar kete: nese dikush ben nijet te agjeroje diten e enjte, pastaj gjate dites deshiron te ndryshoje nijetin, duke e konsideruar agjerim te diteve te sheualit, nje gje e tille nuk i lejohet.


💠Kush deshiron te mesoje me shume rreth ketyre ceshtjeve mund te lexoje librin “Bulug el-menali fi ehkami sijami es-siti min sheualin” nga vellai juaj (Fehd bnu Jahja el-Amari). 


💠E lusim Allahun e Lartesuar qe te na i pranoje te gjitheve 

veprat e mira, te na i beje te kuptueshme fene e Tij, qe te punojme sipas sunetit te Profetit me te nderuar Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). 


💠 *Autori i shkrimit:

*Ebu Abdurrahmani ( Fehd bnu Jahja el-Amari)* 


E hene, dt.02.10.1441 h


Perktheu: 

K. Bardhi

Ata qe vijne pas jush

 Ebu Xhum'a el Ensari r.a tregon dhe thotë: 

Një ditë ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe rreth tij ishim dhjetë veta, ku mes nesh ndodhej edhe Muadh ibn Xhebeli r.a.

E pyetëm: 

O i Dërguari i Allahut! 

A do ketë njerëz të cilët do shpërblehen më shumë se ne? 

Të besuam dhe të pasuam.

Ai u përgjigj: 

*E si mund të jetë ndryshe* *kur në mesin tuaj ndodhet i Dërguari i Allahut dhe ju dëshmoni shpalljen që zbrit nga qielli*?!

*Përkundrazi*! *Njerëz të cilët do vijnë pas jush*; *hasin një Libër* (Kur'anin) *i cili është i shkruajtur mes dy kapakëve*. *E besojnë* (si shpallje) *dhe veprojnë* (çfarë thuhet në të).

*Këta do kenë shpërblim më të madh se sa ju*.


Transmeton Buhariu në librin e tij Khalk Efa'al el Ibad fq. 88

Hadithi është i saktë.

وقواه ابن حجر جدا.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Sunday, 1 May 2022

Zekatit I fitrit

 Gjykimet e Zekatit te Fitrit!



1. Zekati i Fitrit është obligim për çdo musliman, i vogël apo i madh, mashkull apo femër.

2. Obligohet të jepet për veten e tij dhe për çdo kënd për të cilin është i obliguar të shpenzojë për ata, për gruan, fëmijët, gruan të cilës i ka dhënë divorc, por ka të drejtë akoma ta kthejë si grua, dhe nuk e ka detyrë ti kërkojë leje atyre!

Është e pëlqyeshme ta japi gjithashtu edhe për foshnjën!

Dhe kush e jep Zekatin e Fitrit, per veten e tyre, ( prej atyre qe përmendëm më lartë) eshte e sakte dhe e pranuar!

Nuk është detyrë për bashkeshortin ta japi Zekatin e Fitrit për bashkëshorten që është e pabindur ndaj burrit, dhe ndaj bashkëshortes me të cilën është martuar, ka bërë aktin e martesës, por akoma nuk ka kryer marrëdhënie intime me të!

3. Nëse e nxjerr Zekatin e Fitrit për ata të cilët e ka të pëlqyeshme të shpenzojë për ata, si: Jetimi, shoferi personal, shërbëtorja, dhe per ata qe se ka detyre shpenzimin për ata, dhe nuk shpenzon për ata zakonisht, si: Vëllai dhe si shembulli i tij, nese i merr leje se ai po e jep Zekatin e Fitrit per ata , lejohet dhe eshte e sakte, por nese nuk i merr leje, nuk lejohet ta nxjerri për ata, dhe nuk pranohet nëse e jep!

4. Nuk obligohet të merret borxh për të nxjerrë Zekatin e Fitrit, në perjashtim të rastit, nëse ka pasuri por nuk e zotëron për momentin, ai merr borxh dhe e nxjerr Zekatin!

5. Është detyrë të nxirret "Saë" ( 3 kilogram me e mira, mjafton edhe 2.5 kilogram) prej ushqimit bazë te atij vendi, si pasim të Rrugës se të Dërguarit të Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të Sahabëve të tij, dhe të Tabi'inëve, dhe të shumicës së dijetarëve, dhe kush e nxjerr Zekatin e Fitrit në vlere monetare duke pasuar Fetvanë dijetarëve në vendin e tij , atëherë lejohet, duke patur parasysh se ke pasuar njërën prej fjalëve të dijetarëve në këtë kundërshtim mendimesh, por nuk lejohet të argumentohesh me kundërshtimin e dijetarëve në këtë mesele, por më parësore është të kthehemi tek pasimi i Rrugës Profetike.

6.Është e pranuar në Zekatin e Fitrit të jetë prej ushqimeve të ndryshme, më shumë se një lloj, si është e lejuar tek shpagimi kur thyen betimin!

7. Obligohet nxjerrja e Zekatit të Fitrit me perëndimin e diellit në ditën e fundit të Ramazanit. 

Më e mira është të nxirret ditën e Bajramit para namazit të Bajramit.

8. Lejohet të përshpejtohet nxjerrja e saj vetëm një ose dy ditë para kohës së saj, përshkak të asaj që kanë vepruar Sahabët, Allahu qoftë i kenaqur me ata.

9. Koha e fundit e nxjerrjes së Zekatit, është namazi i Bajramit. 

Kush ka harruar, e nxjerrë edhe pas Namazit te Bajramit.

10. Lejohet nxjerrja e saj jashtë shtetit në rast nevoje dhe kur dobia është e madhe. 

Dhe pagesa e transfertës se parëve( kur e jep jashtë vëndit tënd) nuk llogaritet prej vleftës së Zekatit të Fitrit.

11.Kush është udhëtar, e nxjerr Zekatin e Fitrit në vendin ku ai është ku do të fali Namazin e Bajramit, dhe nëse ngarkon dikë, që ta nxjerri për atë, në vëndin ku ai jeton në origjinë, lejohet!

Dhe pjestaret e tjerë të familjes( te atij që është udhëtar), për të cilët ai e ka detyrë të shpenzojë, lejohet ta nxjerrin Zekatin e Fitrit në vëndin e tyre!

12. Kush është udhëtar si studentët që studiojnë jashtë, dhe janë akoma nën kujdesin financiar te babait, atyre ju lejohet ta nxjerrin për veten e tyre tek vendi ku janë, ose e nxjerr për ata babai i tyre!

13.Lejohet të jepet Zekati i Fitrit i një personi tek disa persona, dhe të jepet Zekati i Fitrit i pesë personave tek një person!

14.Lejohet ti jepet te varfërve dhe nevojtarëve dhe gjithashtu nuk i jepet jomuslimanit!

15. Lejohet të jepet Zekati i Fitrit tek Shoqatat Humanitare, vlefta e Zekatit, edhe më herët, sepse ata janë te ngarkuar ta nxjerrin ne kohën e caktuar( në ushqim)!


Shejh Fehd el-Ammarij




Sunday, 17 April 2022

Sprovat jane sebep ngritje ne xhennet per ate qe ben sabr

 Muhammed ibn Khalid Es-Sulemi transmeton nga babai i tij nga gjyshi i tij qe ishte Sahab qe tha: E kam degjuar te Derguarin e Allahut salallahu alejhi ue sel-lem qe tha:" Kur Allahu e ka shkruar per dike nga roberit e Tij nje pozite ne xhennet te cilen robi nuk po e arrin me veprat e tija, atehere Allahu e sprovon ne trupin e tij, ne pasurine e tij e ne femijet e tij. 

Ebu Daudi tha:Ebu Nufejli shtoi ne transmetimin e tij "Ai ia ben te mundur ta perballoje ate(sprove)

Version I perbashket vazhdon "Keshtu qe ta ngrene ne ate pozite qe Ai kishte shkruar per te." Ebu Daudi 3090 Sahih sipas Albanit

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ النُّفَيْلِيُّ، وَإِبْرَاهِيمُ بْنُ مَهْدِيٍّ الْمِصِّيصِيُّ، - الْمَعْنَى - قَالاَ حَدَّثَنَا أَبُو الْمَلِيحِ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ خَالِدٍ، - قَالَ أَبُو دَاوُدَ قَالَ إِبْرَاهِيمُ بْنُ مَهْدِيٍّ السُّلَمِيُّ - عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ، وَكَانَتْ، لَهُ صُحْبَةٌ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ ‏"‏ إِنَّ الْعَبْدَ إِذَا سَبَقَتْ لَهُ مِنَ اللَّهِ مَنْزِلَةٌ لَمْ يَبْلُغْهَا بِعَمَلِهِ ابْتَلاَهُ اللَّهُ فِي جَسَدِهِ أَوْ فِي مَالِهِ أَوْ فِي وَلَدِهِ ‏"‏ ‏.‏ قَالَ أَبُو دَاوُدَ زَادَ ابْنُ نُفَيْلٍ ‏"‏ ثُمَّ صَبَّرَهُ عَلَى ذَلِكَ ‏"‏ ‏.‏ ثُمَّ اتَّفَقَا ‏"‏ حَتَّى يُبْلِغَهُ الْمَنْزِلَةَ الَّتِي سَبَقَتْ لَهُ مِنَ اللَّهِ تَعَالَى ‏"‏ ‏.‏

  Sahih (Al-Albani) صحيح (الألباني) حكم :


Punet e Mira I largojne fitnet

 Hudhejfe ibnul Jeman r.a tregon dhe thotë: 

Një ditë Omeri r.a na pyeti dhe na tha: 

Cili prej jush e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut alejhi selam të flasë rreth fitnes (sprovës)? 

Hudhejfa tha: Unë e kam dëgjuar të thotë: 

*Fitneja e burrit ekziston në familjen e tij*, *në pasurinë e tij dhe në komshiun e tij*; *këto* (fitne) *i shlyen namazi*, *AGJËRIMI dhe sadekaja*.

Omeri r.a ia ktheu: Nuk të pyeta rreth tyre. Pyeta për ato (fitne) të cilat vijnë si dallgët e detit.

Hudhejfe r.a ia ktheu: Mes teje dhe tyre ekziston një portë e mbyllur.

Omeri r.a e pyeti: Kjo portë ka për t'u hapur apo ka për t'u krisur? 

Hudhejfe r.a tha: Ka për të pësuar krisje.


Transmeton Buhariu me nr.1834

Friday, 8 April 2022

Tre lutje nuk kthehen

 Enes ibn Malik r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Tre lloj lutjesh nuk kthehen mbrapsht*: *Lutja e prindërit* (për fëmijën e tij), *lutja e agjëruesit* *dhe lutja e udhëtarit*.


Transmeton Bejhakiu në librin e tij Sunen el Kubra me nr. 6392 

Hadithi është hasen.

Hoxhe Edison Dukaj

Tuesday, 5 April 2022

Percille musafirin deri tek Dera e shtepise

 Ibn Abbasi radiallahu Anju tha:" Prej sunnetit eshte se kur e from dike ne shtepine tende, kur te iki ai nga shtepia e percjell deri tek hyrja e shtepise." 

Behxhetul Mexhalis 3/84

Marre nga Islam practice fb

Sunday, 3 April 2022

Xhenneti ka 100 grada

 Ebu Hurejra r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Ai që beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij*, *e fal namazin dhe agjëron Ramazanin*, *Allahu ia bën atij Xhenetin fakt të kryer*, *pa marrë parasysh nëse ai lufton në rrugën e Tij apo qëndron* *në tokën ku ka lindur*. 

Ata thanë: O i Dërguari i Allahut! A t'i lajmërojmë njerëzit dhe t'i përgëzojmë (rreth kësaj që the)?

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *Në Xhenet ka njëqind grada. Allahu i ka përgatitur ato për ata që luftojnë në rrugën e Tij*. 

*Mes dy gradave është njësoj sa largësia mes qiellit dhe tokës*.

*Nëse i luteni Allahut*, *lutuni t'u japë Firdeusin*, *sepse ai është vendbanimi më i mirë dhe më i lartë* (në grada).

*Mbi të ndodhet Arshi i Allahut dhe prej tij rrjedhin lumenjtë e Xhenetit*. 


Transmeton Buhariu me nr. 2790

Wednesday, 30 March 2022

CDO sprove eshte pergatitje per daljen e dexhalit

 Hudhejfe r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Unë i frikësohem më shumë fitnes mes jush se sa i frikësohem asaj të Dexhalit*. *Përderisa dikush i shpëton një sprove të parë, do t'i mbijetojë tjetrës* (në vijim).

*Nuk shfaqet ndonjë sprovë* (fitne) *gjatë jetës së dynjasë*, *qoftë e vogël apo e madhe*, *vetëmse përgatit ardhjen e Dexhalit*


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 2330

Hadithi është tepër i saktë


Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

.4 . aktë.

Sunday, 27 March 2022

Kush sprovohet me shume

 Sa'ad ibn ebi Uekas r.a tregon dhe thotë: 

E pyeta të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe i thashë:

Cilët prej njerëzve sprovohen më tepër? 

Ai u përgjigj: *Ata janë profetët dhe pas tyre vijojnë besimtarët sipas gradave* (të besimit); *sprovohet personi sipas vendosmërisë së tij në fe*.

*Nëse është i dobët në fe*, *sporovohet në vartësi të gjendjes së tij dhe nëse është i fortë në fe*, *sprovohet sipas* (gradës së) *besimit* . 

Ai shtoi (gjithashtu): *Dhe vazhdon të sprovohet njeriu derisa të ecë mbi tokë pa patur mëkate*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 1494

Hadithi është hasen.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Mesi I Shabanit

 Muadh ibn Xhebel r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Allahu i vëzhgon krijesat e tij gjatë natës së* (pesëmbëdhjetë) *të muajit Sha'a ban dhe i fal të gjithë përveç atij që i bën shirk ose atij që ka mllef* (për vëllanë e tij musliman ose e ka bojkotuar). 


Transmeton ibn Hibani në librin e tij Sahih me nr. 5665

Hadithi është hasen.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj 

Do ta shikoni Allahun

 Ebu Musa el Esh'ari r.a tregon dhe thotë: 

Ndërkohë kur i Dërguari i Allahut alejhi selam po u mësonte disave çështje nga feja, kur shikimet e tyre u shtangën.

I Dërguari i Allahut alejhi selam i pyeti: *Ç'shkak u bë të shikoni ashtu*? 

Ata thanë: Vumë re Hënën. 

Ai u tha: *E si do të jetë gjendja juaj kur t'a shikoni Allahun drejtpërdrejtë*?!


Transmeton Axhurri në librin e tij Sheri'a me nr. 609 

Hadithi është hasen.

Hadithin e ka saktësuar gjithashtu shejh Albani në librin e tij "Silsiletu es-sahiha" me nr. 3056

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Gjykime te cilat lidhen me plotesimin e diteve te pa agjeruara nga Ramazani i kaluar!

 Gjykime te cilat lidhen me plotesimin e diteve te pa agjeruara nga Ramazani i kaluar!



1- Nuk ka kundershtim midis dijetareve, se me e mira eshte, agjerimi i diteve te pa plotesuara sapo te jepet mundesia, pa e vonuar, si permbushje te asaj qe eshte detyre, dhe te heqësh përgjegjsinë nga vetja sa me shpejt!


2- Lejohet vonimi i agjerimit te diteve te pa plotesuara nga Ramazani i kaluar, deri sa te mbesin prej muajit Shaban aq dite, sa te kesh mundesi ti agjerosh ditet e pa agjeruara, pa ardhur Ramazani tjeter, i dyte!


Argument per kete eshte vepra e Aishes, Allahu qofte i kenaqur me te ( pra aprovimi qe i beri Profeti alejhi selam vepres se saj), e cila e vonoi agjerimin plotesues, te diteve te pa agjeruara, deri ne muajin Shaban!

 Buhariu.


3-Lejohet vonimi i plotesimit te diteve te pa agjeruara te Ramazanit te kaluar edhe deri ne Ramazanin tjeter nese ke justifikim, dhe nuk merr gjynah, per kete mendim ka dakortesi midis dijetareve!


4-Kush e vonon plotesimin e diteve te pa agjeruara me justifikim, nuk detyrohet vetem me plotesimin e diteve te pa agjeruara, per kete mendim ka dakortesi midis dijetareve!


5- Kush e vonoi plotesimin e diteve te pa agjeruara, pa justifikim, e ka detyre shpagimin( me ushqim) njehere te vetme edhe nese kane kaluar disa Ramazane, dhe ai nuk i ka agjeruar ditet e kaluara, kete veprim e kane vepruar nje grup prej shokeve te Profetit alejhi selam dhe Tabi'ineve!


6- Patjeter kerkohet per ate qe do agjeroje ditet qe ka lene pa agjeruar nga Ramazani i kaluar, ta beje qellimin qe ne darke, pa hyre Sabahu, siç e ben kur agjeron Ramazanin!


7-Nuk lejohet ta prishesh agjerimin qe ke filluar per plotesuar ditet e pa agjeruara nga Ramazani, siç ndalohet prishja e agjerimit te Ramazanit, per kete ka konsesus midis dijetareve!


8- I vdekuri ka dy gjendje:


E para: Nese e ka vonuar plotesimin e diteve te pa agjeruara me justifikim, ky rast ka dy gjendje:


A- Nese semundja e tij ka qene qe nuk shpresohesh te sherohesh, atehere, per çdo dite ushqehet nje i varfer!


B- Ndersa ai qe ka pasuar semundje qe shpresohesh te sherohesh prej saj, dhe vdiq ne Ramazan, ose vazhdoi semundja e tij derisa vdiq, per ate, nuk eshte detyre te agjerohet, dhe as te shpaguhet me ushqim, per kete ka dakortesi midis dijetareve!


E dyta: Nese e ka vonuar plotesimin, pa justifikim, atehere i afermi i tij e ka me perzgjedhje, sipas deshires, midis agjerimit te diteve te pa plotesuara, ose te ushqeje te varferit!


9- Gjinjëdhenësia dhe shtatzania, nese e çelin agjerimin ne Ramazan, kane tre gjendje:


E para: Nese agjerimi i mundon ato kane detyre vetem ti plotesojne ditet e pa agjeruara me pas, pa shpaguar me ushqim, me kete mendim jane kater Medh'hebet!


E dyta: Nese i frikesohen foshnjes dhe femijes, kane per detyre vetem plotesimin e diteve te pa agjeruara, pa shpagim me ushqim, argument eshte Fjala e Allahut te Lartesuar: "Ti plotesojne ne ditet me pas!"


Sepse origjina eshte plotesimi i diteve te pa agjeruara, dhe kjo origjine e sigurte nuk ndryshon vetem me nje argument tjeter te sigurte, dhe nese bashke me plotesimin( kompesimin) edhe shpaguan me ushqim, kjo eshte me e mira, qe te jemi jashte kundershtimit te dijetareve!


Dhe i semuri i cili e çel agjerimin per shkak te nje semundje qe shpresohet sherimi i saj, edhe nese zgjat semundja e tij, detyre ka, vetem plotesimin e diteve te pa agjeruara, edhe nese zgjat, dhe per kete ka dakortesi midis dijetareve!


E treta: Nese i fikresohet vetes dhe femijes se tyre, atehere gjykimi eshte i njejte sikurse ajo gjendje qe sqaruam me larte!


10- Sasia e ushqimit eshte, o nje vakt ushqim qe te ngop ose nje kilogram e gjysem prej ushqimit qe perdoret ne vendin e tij per çdo nevojtar sipas numrit te diteve qe ka lene pa agjeruar!


Keshille: Porosia ime per baballaret dhe nenat, te kujdesen per gjendjen e femijeve te tyre, per ato dite qe i kane per ti kompesuar, plotesuar, nga Ramazani i kaluar!


O Allah na mundeso ta arrijme Ramazanin dhe ne jemi ne shendet, pa asnje mundim, te udhezuar dhe te palekundur ne zbatimin e adhurimeve, me zemra te shendosha dhe ta pastra, me pasardhes te sinqerte te udhezuar, me triumfim dhe krenari per Islamin dhe Myslimanet!


Fehd bin Jahja El- Amarij!


Perktheu : J. TELEZI!

Friday, 25 March 2022

Butesia perpara ashpersise

 Enes ibn Malik r.a tregon dhe thotë: 

Ndërkohë kur ne ishim me të Dëgjuarin e Allahut alejhi selam në xhami, kur një person nga shkretëtira (nomad) hyri në xhami dhe ashtu siç ishte filloi të urinojë mbrenda xhamisë.

Shokët e Dërguarit të Allahut alejhi selam i thirrën fort duke i thënë: Çfarë është kjo që po vepron? 

I Dërguari i Allahut alejhi selam ua ktheu: *Mos e pengoni*! *Lereni*! 

Dhe ashtu e lanë derisa ai mbaroi. 

I Dërguari i Allahut alejhi selam e këshilloi atë dhe i tha: 

*Këto xhami nuk janë ndërtuar ku në to të urinohet apo të* *bëhen pis*. *Këto xhami janë ndërtuar të përmendet Allahu*, *të falet në to namaz e të lexohet Kur'an*. 

(Pasi i tha këto fjalë) Ai urdhëroi dikë për t'i hedhur ujë vendit ku u bë pis.


Transmeton Muslimi me nr. 285

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Wednesday, 23 March 2022

Pas 60 vitesh

 Ebu Seid el Khudrij r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Pas gjashtëdhjetë vitesh*, *do vijnë disa të cilët e neglizhojnë namazin*, *pasojnë epshet dhe kanë për të hyrë në Zjarr*. *Pastaj, do vijojë disa të tjerë të cilët e lexojnë Kur'anin, por pa u zbritur* (në zemrat e tyre). *Kur'anin do e lexojnë tre lloj njerëzish*: *Besimtari*, *dyfytyrësi* (munafiku) **dhe ai që është i shthurur* (el faxhir).


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 11340

Hadithi është hasen.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Monday, 21 March 2022

Etiketa e trokitjes ne dere

 Abdullah ibn Busr r.a tregon për të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe thotë: 

Kur afrohej në ndonjë portë (për të trokitur), merrte lejë pa i dalë portës përmballë, rrinte anash murit derisa t'i jepej leja për të hyrë, ose në të kundërt largohej.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 17694 hadithi është hasen. 


Në një transmetim tjetër po nga ky sahabi, ku i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Mos u dilni portave përballë* (kur kërkoni të hyni)! *Por anash tyre. Nëse u jepet lejë hyni, ose në të kundërt largohuni*! 


Transmeton Bezzari në librin e tij Musned me nr. 3499 

Hadithi është i saktë.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Saturday, 19 March 2022

 Abdullah ibn Busr r.a tregon për të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe thotë: 

Kur afrohej në ndonjë portë (për të trokitur), merrte lejë pa i dalë portës përmballë, rrinte anash murit derisa t'i jepej leja për të hyrë, ose në të kundërt largohej.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 17694 hadithi është hasen. 


Në një transmetim tjetër po nga ky sahabi, ku i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Mos u dilni portave përballë* (kur kërkoni të hyni)! *Por anash tyre. Nëse u jepet lejë hyni, ose në të kundërt largohuni*! 


Transmeton Bezzari në librin e tij Musned me nr. 3499 

Hadithi është i saktë.

Postuar Tek Grupi hadithi ne WhatsApp

Perktheu Hoxhe PhD . Edison Dukaj

Friday, 28 January 2022

Mos u nda nga bashkesia

 Muadh Ibn Xhebeli radiallahu anhu tha:" Shejtani eshte per njeriun sic eshte ujku per delen. Ai e ze delen e humbur. Prandaj kini kujdes nga shtigjet ne lugina( Dmth qendroni ne rrugen e drejte) e kapuni me xhematin, bashkesine e xhamine. Musnedi I Ahmedit 5/232

Monday, 24 January 2022

Pendimi

 Pendimi

POSTED ON JANUARY 5, 2022 BY UDHA E BESIMTARËVE

Dijetari Ali bin Hasen El-Halebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Pendimi, pendimi dhe kërkimi i faljes derisa të gjesh mëshirë tek Allahu i Madhëruar. E nëse nuk largohesh nga mëkati dhe nuk pendohesh por vazhdon në të dhe pastaj thua: Unë shpresoj në mëshirën e Allahut, – kjo është shpresë e rremë dhe zhgënjyese.

Ai i cili shpreson në mëshirën e Allahut punon për të, e kërkon dhe e ruan atë.

Allahu është Falës dhe Mëshirues, porse ka dhe dënim të rëndë: “Dhe kush largohet nga përmendja e Allahut do të ketë jetë të vështirë!” Fjala ‘El- irad’ ka kuptim ‘të shëmtuar’.

Ka dallim ndërmjet të vepruarit të mëkatit me keqardhje, duke treguar dobësi dhe përulje ndaj Allahut, dhe ndërmjet fjalës El-iarad e cila tregon mendjemadhësi ndaj Allahut dhe shmangie të urdhërit të Tij. Kjo e dyta duket sikur ti po e sfidon Allahun dhe pastaj po kërkon të të mëshirojë dhe shpreson tek Ai.

I lutemi Allahut të na dhurojë falje dhe mirësi!

Shpjegimi i Sunetit nga Imam El-Muzeni, mësimi me nr. 16.

Harresa ne namaz

 Harresa në namaz

POSTED ON JANUARY 21, 2022 BY UDHA E BESIMTARËVE

Çfarë duhet të bëjë namazliu kur harron një prej veprimeve të namazit?

Dijetarët e Islamit i ndajnë veprimet e namazit në tre lloje:

1- Bazat (ruknet).

2- Detyrat (vaxhibet).

3- Të pëlqyeshmet (sunetet).

Gjykimi i harresës ndryshon sipas llojit të veprimit të harruar, dhe kështu kemi tre raste harresash.

Rasti i parë: Kur namazliu harron një bazë (rukn) p.sh.; fatihanë, rukunë, ngritjen nga rukuja, sexhdet etj.

Kur namazliu harron një bazë dhe ai vazhdon të jetë në namaz dhe nuk ka dalë prej tij, atëherë ai duhet të kthehet patjetër te veprimi i harruar përderisa nuk e ka filluar rekatin tjetër. Nëse e ka filluar rekatin tjetër atëherë ai anulon atë që i ka ikur dhe llogarit rekatin e ri në vend të tij. Ndërsa kur namazliu ka dalë nga namazi atëherë duhet të falë një rekat të plotë për bazën e harruar. Në të gjitha rastet e përmendura është detyrë për të sehvi sexhdja (sexhdja e harresës) e cila duhet të bëhet pas selamit sepse është shtuar në namaz (sepse namazi pas mbarimit të tij po t’a shikosh në tërësi ka veprime tepër).

Argument për këtë gjë dijetarët marrin rastin kur Profeti -alejhi selam- ka dhënë selam para se të mbarojë namazin, dhe nuk është mjaftuar vetëm me sehvi sexhde por ka falur rekatet e harruara. Prandaj ata thonë se bazat e namazeve duhet të kryhen patjetër si në namaz ashtu dhe jashtë namazit, dhe pastaj bëhet sehvi sexhde.

Rasti i dytë: Kur namazliu harron një detyrë (vaxhib) p.sh.; tekbiret e zhvendosjes (janë për qëllim vetëm tekbiret dhe jo veprimet si rukuja apo sexhdet, sepse veprimet janë baza) apo tehijatin e parë.

Kur namazliu harron një detyrë atëherë atij i mjafton vetëm sehvi sexhdja, e cila në këtë rast është detyrë dhe bëhet para selamit sepse kemi të bëjmë me pakësim në namaz. Argument për këtë është hadithi i tehijatit të parë për të cilin Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur të falet ndonjëri prej jush dhe ngrihet nga ulja (e tehijatit të parë), nëse nuk është ngritur plotësisht të ulet dhe nuk i kërkohen dy sexhdet dhe nëse është ngritur plotësisht. Të vazhdojë namazin dhe të bëjë dy sexhde kur të ulet (pas tehijatit të dytë).” E transmeton Tahauiu dhe e saktëson sheih Albani.

Rasti i tretë: Kur namazliu harron një vepër të pëlqyeshme (sunet) p.sh.; duaja e fillimit të namazit, surja pas Fatihasë, dhikri i rukusë dhe sexhdes, duaja pas rukusë dhe sexhdes, duaja pas tehijatit të fundit dhe selami i dytë.

Kur namazliu harron një vepër të pëqyeshme atëherë atij i mjafton sehvi sexhdja, sepse Profeti -alejhi selam- thotë: “Për çdo harresë ka dy sexhde.” E transmeton Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, dhe e saktëson sheih Albani. Sehvi sexhdja në këtë rast në ndryshim nga rasti i dytë nuk është detyrë, sepse ajo nuk mund të ketë gjykim më të rëndë sesa vet veprimi i harruar i cili në këtë rast është sunet, siç thotë imam Sheukani – Allahu e mëshiroftë.

This entry was posted in