Ebu Hurejra r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:
*Ai që beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij*, *e fal namazin dhe agjëron Ramazanin*, *Allahu ia bën atij Xhenetin fakt të kryer*, *pa marrë parasysh nëse ai lufton në rrugën e Tij apo qëndron* *në tokën ku ka lindur*.
Ata thanë: O i Dërguari i Allahut! A t'i lajmërojmë njerëzit dhe t'i përgëzojmë (rreth kësaj që the)?
I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *Në Xhenet ka njëqind grada. Allahu i ka përgatitur ato për ata që luftojnë në rrugën e Tij*.
*Mes dy gradave është njësoj sa largësia mes qiellit dhe tokës*.
*Nëse i luteni Allahut*, *lutuni t'u japë Firdeusin*, *sepse ai është vendbanimi më i mirë dhe më i lartë* (në grada).
*Mbi të ndodhet Arshi i Allahut dhe prej tij rrjedhin lumenjtë e Xhenetit*.
Transmeton Buhariu me nr. 2790
No comments:
Post a Comment