Gjykimet e Zekatit te Fitrit!
1. Zekati i Fitrit është obligim për çdo musliman, i vogël apo i madh, mashkull apo femër.
2. Obligohet të jepet për veten e tij dhe për çdo kënd për të cilin është i obliguar të shpenzojë për ata, për gruan, fëmijët, gruan të cilës i ka dhënë divorc, por ka të drejtë akoma ta kthejë si grua, dhe nuk e ka detyrë ti kërkojë leje atyre!
Është e pëlqyeshme ta japi gjithashtu edhe për foshnjën!
Dhe kush e jep Zekatin e Fitrit, per veten e tyre, ( prej atyre qe përmendëm më lartë) eshte e sakte dhe e pranuar!
Nuk është detyrë për bashkeshortin ta japi Zekatin e Fitrit për bashkëshorten që është e pabindur ndaj burrit, dhe ndaj bashkëshortes me të cilën është martuar, ka bërë aktin e martesës, por akoma nuk ka kryer marrëdhënie intime me të!
3. Nëse e nxjerr Zekatin e Fitrit për ata të cilët e ka të pëlqyeshme të shpenzojë për ata, si: Jetimi, shoferi personal, shërbëtorja, dhe per ata qe se ka detyre shpenzimin për ata, dhe nuk shpenzon për ata zakonisht, si: Vëllai dhe si shembulli i tij, nese i merr leje se ai po e jep Zekatin e Fitrit per ata , lejohet dhe eshte e sakte, por nese nuk i merr leje, nuk lejohet ta nxjerri për ata, dhe nuk pranohet nëse e jep!
4. Nuk obligohet të merret borxh për të nxjerrë Zekatin e Fitrit, në perjashtim të rastit, nëse ka pasuri por nuk e zotëron për momentin, ai merr borxh dhe e nxjerr Zekatin!
5. Është detyrë të nxirret "Saë" ( 3 kilogram me e mira, mjafton edhe 2.5 kilogram) prej ushqimit bazë te atij vendi, si pasim të Rrugës se të Dërguarit të Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të Sahabëve të tij, dhe të Tabi'inëve, dhe të shumicës së dijetarëve, dhe kush e nxjerr Zekatin e Fitrit në vlere monetare duke pasuar Fetvanë dijetarëve në vendin e tij , atëherë lejohet, duke patur parasysh se ke pasuar njërën prej fjalëve të dijetarëve në këtë kundërshtim mendimesh, por nuk lejohet të argumentohesh me kundërshtimin e dijetarëve në këtë mesele, por më parësore është të kthehemi tek pasimi i Rrugës Profetike.
6.Është e pranuar në Zekatin e Fitrit të jetë prej ushqimeve të ndryshme, më shumë se një lloj, si është e lejuar tek shpagimi kur thyen betimin!
7. Obligohet nxjerrja e Zekatit të Fitrit me perëndimin e diellit në ditën e fundit të Ramazanit.
Më e mira është të nxirret ditën e Bajramit para namazit të Bajramit.
8. Lejohet të përshpejtohet nxjerrja e saj vetëm një ose dy ditë para kohës së saj, përshkak të asaj që kanë vepruar Sahabët, Allahu qoftë i kenaqur me ata.
9. Koha e fundit e nxjerrjes së Zekatit, është namazi i Bajramit.
Kush ka harruar, e nxjerrë edhe pas Namazit te Bajramit.
10. Lejohet nxjerrja e saj jashtë shtetit në rast nevoje dhe kur dobia është e madhe.
Dhe pagesa e transfertës se parëve( kur e jep jashtë vëndit tënd) nuk llogaritet prej vleftës së Zekatit të Fitrit.
11.Kush është udhëtar, e nxjerr Zekatin e Fitrit në vendin ku ai është ku do të fali Namazin e Bajramit, dhe nëse ngarkon dikë, që ta nxjerri për atë, në vëndin ku ai jeton në origjinë, lejohet!
Dhe pjestaret e tjerë të familjes( te atij që është udhëtar), për të cilët ai e ka detyrë të shpenzojë, lejohet ta nxjerrin Zekatin e Fitrit në vëndin e tyre!
12. Kush është udhëtar si studentët që studiojnë jashtë, dhe janë akoma nën kujdesin financiar te babait, atyre ju lejohet ta nxjerrin për veten e tyre tek vendi ku janë, ose e nxjerr për ata babai i tyre!
13.Lejohet të jepet Zekati i Fitrit i një personi tek disa persona, dhe të jepet Zekati i Fitrit i pesë personave tek një person!
14.Lejohet ti jepet te varfërve dhe nevojtarëve dhe gjithashtu nuk i jepet jomuslimanit!
15. Lejohet të jepet Zekati i Fitrit tek Shoqatat Humanitare, vlefta e Zekatit, edhe më herët, sepse ata janë te ngarkuar ta nxjerrin ne kohën e caktuar( në ushqim)!
Shejh Fehd el-Ammarij
No comments:
Post a Comment