Monday, 27 June 2022

E pyesja profetin rreth sherrit

 Hudhejfe r.a tregon dhe thotë:

 

Gjithmonë njerëzit e pyesnin të Dërguari e Allahut alejhi selam rreth të mirës (se çfarë i afron ata rreth saj), kurse unë e pyesja atë rreth të keqes në mënyrë mos më kapë.

I thashë: O i Dërguari i Allahut! 

Ne për një farë kohe, kemi jetuar në injorance (xhahilije) dhe kemi jetuar kohë të këqija.

Allahu na solli këtë mirësi (Islamin), a do ketë pas kësaj mirësie diçka të keqe? 

Ai u përgjigj: *Po*. 

E pyeta: Po pas kësaj të keqeje a do ketë mirësi? 

Ai u përgjigj: *Po*. *Por e shoqëruar me mangësi*.

E pyeta: Çfarë është kjo mangësi? 

Ai u përgjigj: *Grupe të cilët nuk pasojnë metodën time dhe as udhëzohen sipas udhëzimit tim*. *Njeh tek ta anë pozitive dhe anë negative*.

E pyeta: Po pas kësaj mirësie të mangët a do ketë anë të këqia? 

Ai u përgjigj: *Po*. *Thirrësa pranë portave të Xhehenemit*, *kush u bindet atyre kanë për ta futur mbrenda* (Xhehenemit). 

I thashë: O i Dërguari i Allahut! 

Na trego cilësitë e këtyre (thirrësave)! 

Ai tha: *Po*. *Njerëz nga e njëjta origjinë si e jona dhe flasin gjuhën tonë*.

E pyeta: O i Dërguari i Allahut! 

Si të veproj nëse më kap koha e tyre.

Ai m'u përgjigj: *Të kapesh fort pas xhematit musliman dhe prijësit të tyre*. 

I thashë: *Por nëse nuk ekziston as xhemat musliman dhe as prijës* (imam i përgjithshëm)?

Ai më tha: *Distancohu nga të gjitha ato grupacionet që do ekzistojnë* (atë ditë) *dhe kapu pas origjinës derisa të të vijë afati i vdekjes*.


Transmeton Muslimi me nr. 1847

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj 

No comments:

Post a Comment