Sunday, 20 January 2019

Hadith i dobet rreth dunjase e rrizkut

Taberani transmeton ne El Mu'xhem el Kebir 2/225 dhe prej rruges se tij edhe Ebu Nuajm el Asbahani ne Terrijkh Asbahaan 2/288 e gjithashtu Bejhekiu ne Shuab el Imaan 9271 nga Ismail ibn Amr el Bexheli qe tha: Fudejl ibn Mezruk na tha ne nga Adijj ibn Thabit nga Berraa ibn Azib radiallahu anhu qe tha se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush i ploteson deshirat e tij ne kete bote do ta kete te ndaluar te plotesoje deshirat e tija ne boten tjeter. Kush e shikon me mahnitje jeten e atyre qe jetojne ne rehati e bollek do te jete i poshteruar ne mbreterine e qiellit. E kush jeton nje jete te veshtire duke bere durim e duke e pranuar gjendjen e tij atehere Allahu do tia mundesoje te jetoje ne cilendo pjese te xhennetit Firdeus qe ai deshiron."

Ky hadith eshte i dobet dhe nuk vertetohet ( si thenie e Profetit) per disa arsye:

Ne sened gjendet Fudejl ibn Mezruk te cilin Ibn Maini e ka cilesuar thikah- te besueshem ne transmetimet nga Ed-Duri 1298 e te dobet ne nje transmetim tjeter sic permendet ne el Mexhruhin 2/209

Ibn Ebu Hatim thote ne Xhehr uet-Ta'dil 7/75 :" E kam pyetur babain tim per Fudejl ibn Mezrukun e me tha: ai eshte i sinqerte e transmetimet e tija jane mire por ben gabime kur shkruan hadithin. E pyeta a mund ta perdor si prove( transmetimin e tij) me tha se jo.

Ibn Hibbani thote ne El Mexhruhin 2/209: Transmetimet e tij jane munker xhidden - shume te urryera( nuk pranohen) . Ai ishte prej atyre qe bente gabime kur transmetonte nga transmetues te besueshem. Ai transmetoi transmetime te shpifura nga Atijjeh, e gjithashtu transmetoi edhe nga te besueshmit, prandaj njerezit nuk i besojne atij. Per mendimin tin te gjitha transmetimet e shpifura jane faji i Atijjes e Fudejli eshte i paster prej tyre. Persa i perket transmetimeve nga te besueshmit qe ka mbeshtjetje nga transmetime te tjera atehere mind te perdoren. Kur transmetimet te cilat ai eshte transmetuesi i vetem nga te besueshmit nuk merret si deshmi e si prove."

Ne sened gjithashtu gjendet Ismail ibn Amr el Bexheli te cilin e ka dobesuar Nesaiu Duafa el Metrukin 85 e nga Ibn Ebi Hatim ne Xhehr uet-Ta'dil 2/190 e nga Ibn Adijj ne El Kamil 5/525 , Khatibi ne Terikh el Bagdad 1/336 se ai eshte transmetues i transmetimeve te dyshimta e te cuditshme.

Kete transmetim e ka dobesuar El Hajthami ne Mexhmuez-Zeuaid 10/248 qe tha: E ja transmetuar Taberani ne Sagir ne ne Eusat nga rruga e Ismail ibn Amr el Bexheliut te cilin e ka bere te forte ibn Hibbani por e kane dobesuar shumica. Te tneret ne sened jane transmetues te sahihut.

Gjithashtu eshte dobesuar nga Albani ne Daif el Xhami 5655

Ky hadith ka edhe nje sened tjeter te pavlere. Eshte transmetuar ne Tergib ue Terhib 1455 nga rruga e Muhammed ibn Ejjub el Anmaati qe tha: Muhammed ibn AbdulXhebbar el Misri na tha: Khaalid ibn Abdurrahman Ebul Hajthem el Khurrasaani na tha: Shu'beh na tha nga Adijj ibn Thabit nga Berraa ibn Azib...

Ka disa probleme me senedin gjithashtu:

Ne te gjendet Khaalid ibn Abdurrahman Ebul Hajthem el Khurrasaani te cilin ibn Maini e ka vleresuar thikah te besueshem e Ebu Hatim dhe Ebu Zur'ah thane ska dem prej tij.  Por El Akiili tha: E ka memorjen e dobet. Shiko .Tehdhib el Kemal 8/123. Ibn Adijj tha ne El Kaamil 3/36: Nuk eshte aq i mire. Ibn Hibbani tha ne El Mexhruhin 1/281: Ai ishte prej atyre qe benin gabime, ne ate grade sa nuk mund te konsiderohet si transmetues i besueshem, sepse ai bente shume gabime. Nuk mendoj se transmet e tij lejohen te perdoren si prove kur ai eshte i vetmi qe e transmeton.

Ne kete rast ai eshte i vetmi qe e ka transmetuar kete transmetim nga Shu'beh keshtu qe nuk pranohet prej tij duke ditur aq me teper qe kishte memorie te dobet.

Ne sened gjithashtu gjendet Ibrahim ibn AbdulXhebbar el Misri i cili eshte i panjohur, aslush nuk e permend biografine e tij.

Eshte nje transmetim i ngjashem qe e sjell Ibn Shahini ne Tergib Fadail el A'mal 304 nga Kadih ibn Rahmah ez-Zaahidi e nga Ibn Faakhir ne Muxhibat exh-Xhennah 222 e mga Ibn Xheuzi ne Ilel el Mutenehijeh 1366 nga Anbaseh ibn Abdurrahman. Keya te dy e transmetuan nga Mu'alle ibn Irfan nga Shekiku nga Ibn Mes'udi nfa Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem:" Kush eshte i kenaqur me ate qe i eshte dhene(rrizku) do te hyje ne xhennet."

Ky hadith eshte meudu- i trulluar. Ne senedin e tij gjendet Mu'alle i cili eshte metruk- i braktisur. Dhehebi tha ne Mizaan el I'tidal 4/194 se ibn Maini tha: Ai nuk eshte askushi. Bukhariu tha se ai eshte munker- i urryer e Nesaiu tha se ai eshte i braktisur.


Te dy jane genjeshtare, edhe Kidah ibn Rrahmah per te cilin Dhehebiu tha ne Mizan el I'tidal 3/399 se El Ezdi e te tjere thane se ai eshte genjeshtar.

Ebu Nuajm el Asbahani tba ne Duafa 200: Ai transmetoi transmetime te shpifura nga( rruga) e Theurit dhe Ma'sarit.

Ibn Hibbani tha ne El Mexhruhin 2/229 tha: Ai ishte prej atyre qe transmetonte transmetime te perziera nga te besueshmit deri ne ate grade sa mendonin se e bente me qellim, ose ishte aq pak preciz sa qe mendonin se ishte i hutuar. Ai transmetoi shume gjera te cuditshme keshtuqr transmetimet e tij meritoj e te refuzohen.

Tjetri Anbasah ibn Abdurrahman ishte gjithashtu genjeshtar. Ebu Hatim tha ne Xhehr uet-Ta'dil 6/403 : Transmetimet e tij refuzohen se ai shpifte.

Ibn Xheuzi tha ne Ilel el Mutenehijeh 1366 se te dy ata Anbasah dhe Mu'alle refuzohen sic permendet nga Nesaiu e te tjere. Ibn Hibbani tha: Te dy transmetonin hadithe te shpifura keshtuqe nuk mund te perdoren si prove.

Sheikh Albani tha ne Daifah 1616 eshte meudu i shpifur.

Persa i perket asaj qe kush eshte i kenaqur me ate qe i ka dhene Allahu do te jete fitimtar e i shpetuar ka transmetime te verteta qe transmetihen nga Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem te cilat jane te mjaftueshme per muslimanin, e ai nuk ka nevohe per transmetime te dobta e te shpifura.

Muslimi 1054 transmeton nga Abdullah ibn Amr se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Ka arritur suksesin ai qe eshte bere musliman, i eshte dhene rrizk i mjaftueshem e Allahu e ka bere te jete i kenaqur me ate qe i ka dhene."

Tirmidhi 2349 e Ibn Hibbani 541 transmetojne se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Myzhde per ate qe eshte udhezuar ne Islam e ka rrizkun e mjaftueshem dhe Allahu e ka bere te jete i kenaqur me ate qe ka." Sahih Tergib ue Terhib 830.

Marre nga Islamqa.

Perktheu nga anglishtja Ebu Enisah


No comments:

Post a Comment