Elhamdulilah ue salatu ue selamu ala Rrasuli-lah
Fukahate e kane perkufizuar ed-dejn borxhin si nje obligim qe duhet permbushur, ashtu sic permendet ne Meusiah el Fik'hijeh 21/102.
Nga ana gjuhesore fjala dejn borxh ne arabisht e ka kuptimin e peruljes dhe poshterimit. Lidhja e kuptimit fetar dhe kuptimit gjuhesor eshte i qarte. Borxhliu eshte i burgosur sic ka thene Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem:" Shoku juaj eshte penguar( ndalur) per shkak te borxhit te tij." Hasen e transmeton Ebu Daudi 3341 e shilh Albani e ka cilesuar hasen ne Sahih Ebu Daud.
Islami e merr ceshtjen e borxhit shume seriozisht dhe parajmeron dhe i urdheron muslimanet qe te ruhen prej tij.
Aishah radiallahu anha transmeton se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem bente kete dua ne namaz" Allahumme inni eudhu bike mi el ma'thami uel magram- O Allah une kerkon mbrojtjen tende nga mekatet e nga borxhi i rende" e tha:"Kur njeriu merr borxh, kur flet genjen e kur premton e thyen premtimin." Bukhari 832 e Muslimi 539.
Imam Nesaiu transmeton nga Muhammed ibn Xhehsh radiallahu anhu qe tha" Ishim ulur me te derguarin e Alkahut salaAallahu alejhi ue sel-lem e ai i ngriti syte ne qiell e pastaj e vuri doren ne ball e tha:" Cfare ceshtje e rende me eshte shpallur mua! Ne u frikesuam dhe heshtem.
Te nesermen ne mengjes e pyeta:" O i derguari i Allahut! Cfare ishte ajo ceshtje e rende qe tu shpall? Ai tha:" Nese nje njeri te vritej ne rrugen e Allahut e pastaj te ringjallej e pastaj te vritej e te ringjallej e pastaj te vritej serisht e te kishte dicka borxh qe nuk e kishte shlyer nuk do te hyje ne xhennet-parajse derisa ai borxh te shlyhet. " Nesaiu. 4605 e ka cilesuar hasen sheikh Albani ne Sahih Nesai 4637
Profeti nuk pranoi te fali xhenazen e atij personi qe kishte vdekur per arsye se kushte lene nje borxh prej 2 dinaresh( monedha floriri) derisa Ebu Katadeh premtoi qe ai do ta shlyente borxhin. Kur e takoi ne mengjes e i tha se e ka paguar borxhin e te vdekurit Profeti salaAallahu alejhu ue sel-lem tha:" Tani lekura e tij u freskua." Ahmedi 3/629 e ka cilesuar hasen Neueuiu ne Khalaasah 2/931 dhe Ibn Muflih ne Aadal esh-Sher'ijjeh 1/104
Ibn Haxheri tha ne Fet'hel Bari 4/547:" Ky hadith tregon se sa i rende eshte ceshtja e borxhit e te mos merret vetem ne raste te renda te rendesishme."
Theubani transmeton se Profeti salaAallahu alejhu ue sel-lem tha:" Kush vdes duke mos pasur ne te mendjemadhesi, mashtrim e borxh do te hyje ne parajse-xhennet." Tirmidhiu 1572 e ka cilesua sahih sheikh Albani ne Sahih Tirmidhi
Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salaAallahu alejhu ue sel-lem tha:" Shpirti i besimtarit eshte i penguar per shkak te borxhit te tij derisa te paguhet."Turmidhiu 1078
Mubarekfuri tha:" fjalet " Eshte i penguar" sipas Sujutit eshte i penguar ne arritjen e destinacionit fisnik( xhennetit) . kurse el Iraki tha se nuk gjykohet a do te jete prej te shpetuarve apo prej te denuarve derisa te paguhet borxhi i tij." Tuhfetul Ehuedhi
4/164
Gjithashtu te paret tane te mire kane paralejmeruar kundra borxhit.
Umer ibnul Khattabi radiallahu angu tha:" Ki kujdes nga borxhi sepse niset me shqetesim e perfundon me lufte." Malik ne Muuatta
2/770
Ibn Abdurrarakku ne Musannefin e tij 3/57 tranmseton nga Ibn Umeri radiallahu anhu qe tha:" O Humran!
Kij frike Allahun e mos vdis duke patur borxh, perndryshe do te te merren veprat e mira ate dite qe ska as dinar as dirhem."
Keto paralajmerime te renda erdhen per shkak se borxhi ka efekte negavite ne nivelin individual e ne ate shoqeror.
...vijon
No comments:
Post a Comment