*Xhebeltu bnul Ejhem el Gassanij*
Nga mbreterit e fundit ne mbreterine e Gasasineve u be musliman ne Kohen e Umeri bnil Hattabit Radijallahu anhu erdhi ne Medine dhe me pas sebashku me Umerin radijallahu anhu bene Haxhin, gjate Tavafit nje burre nga fisi Bini Fezare pa dashje i shkeli ihramin dhe ju zberthye ihrami , per shkak te ketij veprimi ju kthye Xhebeletu ketij burrit me rrahje derisa i theu Hunden, ku me pas ky personi e coi ceshtjet tek Umeri bnil Hatabi radijallahi anhu,
*Umeri i tha:* qe duhet te pajtosh, pra ta kenaqesh kete person ose do te merret prej teje haku i tij.
*Xhebeltu tha:* Une jam mbret e ai eshte popull si barazon mes meje dhe Atij?
*Umeri radijallahu anhu i tha:* Ju ka bashkuar Islami dhe me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i devotshem.
*Xhebeletu tha:* Kam menduar se me hyrjen ne islam do te isha me i lartesuar sec isha me pare!
*Umeri i tha:* Leri keto por shiko kenaq kete person ose do te merret hak ne ty.
*Xhebeletu tha:* Atehere po behem i Krishtere.
Umeri i tha: Nese behesh i krishtere do te pritet koka.
*Atehere Xhebeltu tha:* Me ler te mendoj kete nate.
Ku Ai ne ate nate iku fshehurazi duke u larguar nga drejtesia dhe doli nga islami dhe me pas korkoi strehim tek Herakliu.
Me pak ndryshim Nga *ElBidajeh UeN-Nihajeh*
*I tmerrshem fundi mendjemadhesise.*
Marre nga hoxha Muhammed Abdullahi
No comments:
Post a Comment