Monday, 9 December 2019

Te huajt


Të huajt



Ka thënë profeti :

"Filloi Islami si diçka e huaj dhe do të kthehet si i huaj .
Qoftë Tuba për të huajt"

Kuptimi i të huajve



Shumë herë në shumë situata njerëzit që ndjekin Fenë e Allahut ndjejnë sikur s'u takojnë atyre njerëzve , sikur janë të tepërt në atë rreth njerëzish .
Me fjalë të tjera janë si të huaj.

Kjo ndjenjë mund të ndodhi në një bashkësi me jobesimtarë , por për fat të keq ndodh edhe brenda për brenda muslimanëve.

Një besimtar sheh vëllezerit e motrat e tij duke bërë vepra të kundërta me Islamin , ose që marrin pjesë në kufër e bidate dhe ai ndjen që s`ka fuqi t'i ndalojë nga këto akte.

Pse janë quajtur të huaj ?!



Allahu thotë në Kur'an :

" E përse të mos ketë pasur nga brezat që ishin para jush , të zotët e mendjes e të nderit , që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë , përveç një pakice , të cilët i shpëtuam..."
(Hud : 116)

Ky ajet flet për pak njerëz në tokë "të huajt" që ndalonin njerëzimin nga të këqijat.

Këta janë të njëjtit njerëz që Profeti tha në hadithin e mësipërm.

U pyet profeti :

" Kush janë këta të huaj ?!

Ai u përgjigj:

-Ata që përmisojnë kur njerëzit bëhen të korruptuar"

Në një transmetim tjetër:

"Ata që zbatojnë sunnetin tim , pasi të tjerët e prishën atë (e zëvendësuan me bidatin)."

Në një transmetim tjetër:

"Ata janë një grup i vogël në mes të një popullsie të keqe.
Ata që e kundërshtojnë këtë pakicë janë më të shumtë se ata që e ndjekin "

( Albani thotë që hadithet janë sahih)

Këta njerëz të nderuar janë quajtur "të huaj" sepse janë pakicë në mesin e njerzimit.
Kështu muslimanët janë të huaj në mes të njerëzimit.
Besimtarët e vërtetë janë të huaj në mesin e muslimanëve dhe dijetarët janë të huaj në mes të besimtarëve të vërtetë , e ndjeksit e sunnetit janë të huaj në mes të bidatçinjve.

Në të vërtetë ata janë të huaj vetëm , sepse ata janë pakicë dhe jo se veprat dhe besimi i tyre janë të huaj.
Ky është kuptimi i ajetit në suret En'amë : 116:

"...n.q.s i bindesh shumicës në tokë , ata do të largojnë nga rruga e Allahut ..."

Jusuf :102:

"...po ti edhe pse lakmon,shumica e njerëzve nuk do të besojnë..."

Maide : 49:

"...në të vërtetë një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës..."

Allahu e di që shumica e njerëzve nuk do ta ndjekin të vërtetën , por vetëm një grup i vogël do të jenë veçant me të vërtetën , të huajt mes njerëzve.
Të huajt në besim dhe të huajt në karakter e sjellje janë në të vërtetë shumica e njerzimit dhe ata janë të huaj nga Islami dhe ligji që Allahu ka zbritur.

Kështu shohim që ka tipe të ndryshme të huajsh:
Disa janë të huaj e të nderuar , disa të huaj e të poshtëruar dhe disa as ashtu as kështu.

Lloji i parë i të huajve është të qenit i huaj në Popullin e Allahut
Kjo huajësi është e nderuar , që është e lavdëruar nga Allahu dhe i dërguari .
Kjo lloj huajësie ndodh në kohë të ndryshme , në vende të ndryshme , ndërmjet njerëzish të ndryshëm.
Këta të huaj janë besimtarët e vërtetë të Allahut sepse ata nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Allahut dhe nuk ndjekin rrugë tjetër përveç asaj të profetit dhe nuk bëjnë daua në asgjë tjetër përveç për atë që ka ardhur profeti .
Janë ata që bëjnë xhihad edhe pse të tjerët i etikojnë me lloj-lloj llagapesh si :
"terrorist" ,"prishës te rendit në tokë" ,njerëz anormalë " etj. etj.

Në ditën e Gjykimit do tu thuhet atyre:

"Përse nuk shkuat me njerëzit e tjerë (sepse në ditën e Gjykimit secili grup do të shkojë pas atyre që kanë adhuruar përveç Allahut)

Ata do të thonë :

"Ne i braktisëm këta njerëz në dunja (idhujtarët dhe atë që adhuronin ata) dhe ne do të presim Zotin tonë që kemi adhuruar"

Hasan El Basriu tha:

"Një besimtar është i huaj në këtë botë , ai s`ka frikë nga përbuzjet , ai nuk garon për lavdi personale.
Njerëzit janë në një gjendje , ai është në një gjëndje tjetër.
Njerëzit janë të kënaqur me të , atij i vjen neveri nga vetja (është i lodhur me vetveten)."


Nga karakteristikat e këtij grupi është se do kapen pas sunnetit edhe pse të tjerët e kanë lënë mënjanë.
Këta të huaj i lënë të gjithë bidatet që njerëzit shpikin edhe pse këto bidate mund të jenë bërë zakon në mes tyre.
Ata kapen pas teuhidit edhe pse të tjerët janë në shirk.
Ata nuk ia përshkruajnë veten që i takojnë asgjëje tjetër përveç Allahut dhe profetit .
Ata nuk kapen pas një dijetari , një tarikati , medhhebi apo grupi njerëzish.

Allahu i lavdëruar dërgoi profetin për gjithë njerzimin në një kohë që të gjithë ata ndiqnin besime të ndryshme .
Kishte nga ata që adhuronin pemë , lumenj ,kristianë, çifutë , zjarrputist etj.
Kur u shfaq në fillim Islami ndërmjet këtyre njerëzve ishte i huaj për ta.
N.q.s ndonjëri prej tyre pranonte Islamin ai do të bëhej i huaj në mes të njerëzve të tij, po Islami u përhap shpejt dhe kështu të huaj mbetën ata që s'pranuan Islamin .

Por pas kësaj , shejtani e çoi në rrugë të shtrembër njerëzimin , kështu që Islami u bë përsëri i huaj , ashtu siç profeti e parashikoi në hadith.

Dhe Islami i vërtetë që profeti e përshkruajti në hadithin për grupin e shpëtuar u bë akoma më i huaj.
Si mos të jetë kështu kur profeti tha në hadith që ummeti do ndahet në 73 grupe , që të gjithë do të shkojnë në xhehennem përveç grupit të shpëtuar.

Këta grupe (72) e kanë bazuar mësimin e tyre në dyshime e bidate dhe ndjekin dëshirat e tyre , nga ana tjetër grupi që qëllimi i vetëm i tyre është të fitojnë kënaqësinë e Allahut janë të huajt në mes të këtyre grupeve.

Kjo është arsyja pse një musliman i vërtetë që kapet pas sunnetit do të ketë shpërblimin e 50 sahabëve .

Kur profeti u pyet për ajetin:

"O ju që besuat , ruani veten tuaj.
Ai që ka humbur nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë.
Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat"

(Maide :105)

Profeti tha:

"Urdhëroni të mirën dhe ndaloni nga e keqja , derisa ju të shihni të ndiqen epshet dhe të preferohet dun'jaja (më shumë se ahireti) dhe secili njeri do të mashtohet nga mendimet e tij personale.
Kujdesuni për veten tuaj dhe largohuni nga njerëzit e zakonshëm.
Sepse ta dini që pas jush do të ketë ditë durimi , në ato ditë kush kapet për fenë Allahut është njëlloj sikur të mbajë prushin në dorë.
Kush është i aftë ta bëjë këtë (të durojë ) do të ketë shpërblimin e 50 personave.


Sahabët pyetën:

"O I dërguari i Allahut , shpërblimin e 50 nga ata ?

Ai iu përgjigj:

"Shpërblimin e 50 nga ju."
( Albani thotë hadith sahih)

Shpërblimi i tij është si shkak i të qenit i huaj mes njerëzve.

Kështu n.q.s besimtari që Allahu i ka dhuruar dritë e dituri do të ndjeki rrugën e Allahut le ta përgatisi veten për një jetë të huaji në mes të njerëzve të tij , ashtu siç paraardhësit e tij që pranuan Islamin u trajtuan si të huaj.
Kështu ai do të jetë një i huaj në mënyrën e të besuarit , sepse njerëzit e kanë ngatëruar besimin e tyre (të vertetën e kanë përzier me të kotën) ,
ai do të jetë një i huaj në fenë e tij , sepse njerëzit e kanë ndryshuar atë ,
ai do të jetë një i huaj në mënyrën e të falurit , sepse njerëzit s`kanë dije për të falurit siç duhet ,
ai do të jetë një i huaj në urdhërimin e të mirës dhe ndalimin nga e keqja , sepse njerëzit kanë marrë të keqen si të mirë dhe kanë braktisur të mirën si të keqe ,
ai do të jetë një i huaj në xhihadin , sepse njerëzit e quajtën çlirimin nga zullumqarët "terrorizëm ",
ai do të jetë një i huaj për çështjet e kësaj bote dhe për çështjet e ahiretit duke thirrur në rrugën e Allahut dhe duke duruar njerëzit që e luftojnë atë.

Lloji i dytë janë të huajt e poshtëruar , sepse këta njerëz janë mëkatarët e shëmtuar , injorantët dhe arrogantët e njerëzve.
Ata janë të huaj sepse kanë refuzuar të ndjekin rrugën e drejtë të Allahut .
Huajësia e tyre është , sepse nuk i përkasin Islamit dhe kështu do të mbesin të huaj edhe pse janë të shumtë në numër , kanë fuqi dhe janë të përhapur gjithandej.
Allahu na ruajt që mos të bëhemi nga ky lloj të huajsh.

Lloji i tretë është i huaji i zakonshëm.
Eshtë ndjenja e udhëtarit që udhëton në një vend të huaj duke ditur që do të largohet nga ai vend.
Në këtë aspekt në këtë lloj hyjmë të gjithë ne , e kuptojmë këtë apo jo , ne jemi të huaj në dun'ja dhe do të shkojmë pas kësaj tek vendi ynë i përjetshëm.
Ky është kuptimi i hadithit kurprofeti i thaIbn Umerit:

"Jeto në këtë botë sikur je i huaj."

Ky lloj ka mundësinë të bëhet nga lloji i parë n.q.s e kuptojnë atë që tha profeti.

Ne lusim Allahun të na bekojë ne si muslimanë , me dituri e drejtësi , të na falë mëkatet dhe të na fusi në mëshirën e Tij.

Lavdëruar qoftë Zoti ynë , Zoti i lavdisë dhe Fuqisë , i pastër është Ai nga ajo që i shoqërojnë .

Me ndihmën e Allahut mbarova këtë përkthim.
Disa fjalë i kam përkthyer me përafërsi dhe lus Allahun të m'i fali gabimet dhe lëshimet në përkthim.

Përktheu :Ilir Delija

Sunday, 8 December 2019

Moralet e mira

Imam Ebu Muhammed Abdullah ibn Ebi Zejd, udheheqesi i dijetareve te medh'hebit Maliki te kohes se tij tha" Moralet e mira gjitheperfshihen ne keto 4 hadithe:" Kush beson Allahun e diten e gjykimit le te flase mire ose le te heshte" .. " Pjese e se qenit musliman i mire eshte lenia e asaj qe nuk te intereson ( qe nuk eshte pune e jotja sh.p) ".. " Nje person e pyeti Profetin salaAallahu alejhi ue sel-lem me keshillo e ai i tha" Mos u zemero" .." Askush nga ju nuk beson me te vertete derisa te doje per vellain e tij cfare do per veten e rij."
Sherrh Sahih Muslim.

Ibn Mubarek e plaka

Nje grua e tille...

Transmetohet se Abdullah Ibnul Mubarek, njëri prej dijetarëve të mëdhenj në kohën e Tabiinëve tregon:

“Mora rrugën për të kryer Haxhin në shtëpine e shenjtë dhe për të bërë gjithashtu Umren, vizitën e Qabes.

Gjatë rrugës pashë nga larg dicka të zezë dhe më pas dallova se aty ishte një plakë e moshuar e cila kishte veshur një mbulesë të leshtë.

Iu drejtova me keto fjalë:

Ibnul Mubarek: Esselamu elejkum.

Plaka: “Selamun kaulen min rabbin rahim.” (Selam, fjalë prej Zotit mëshirëplotë) Sure Jasin 57.

Ibnul Mubarek: Allahu të mëshiroftë, cfarë bën në këtë vend?

Plaka: “Atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.” Sure Aëraf 186.

Ibnul Mubarek: Kuptova që ajo kishte humbur rrugën dhe i thashë: “Ku kërkon të shkosh?”

Plaka: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhammedin) natën nga Xhamia e shenjtë (në Mekë) në xhaminë e Largët (të Jeruzalemit).” Sure Isra 1.

Ibnul Mubarek: Kuptova se ajo e kishte kryer Haxhin dhe ishte nisur për te Xhamia Aksa, atëherë i thashë: “Sa kohë ke që je këtu?”

Plaka: “Tri ditë të plota.” Sure Merjem 19.

Ibnul Mubarek: Nuk shikoj të kesh ushqim për të ngrënë!?

Plaka: “Ai është i cili më ushqen dhe më jep të pi.” Sure Shuara 79.

Ibnul Mubarek: Po për abdestin si ja bën?

Plaka: “E nëse nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemmum me dhe të pastër!” Sure Nisaë 43.

Ibnul Mubarek: Kam me vete ushqim, mund të jap dicka për të ngrënë?

Plaka: “Pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja!” Sure Bekare 187.

Ibnul Mubarek: Po tani ne nuk jemi në muajin e Ramazanit!

Plaka: “E kush bën dicka vullnetare ajo është më e mirë për të.” Sure Bekare 184

Ibnul Mubarek: Ne na është lejuar ta celim kur jemi në udhëtim.

Plaka: “Por, nëse agjëroni, ajo është më e mirë nëqoftëse e dini.” Sure Bekare 184.

Ibnul Mubarek: Pse nuk më flet ashtu sic të flas dhe unë?

Plaka: “(njeriu) Për cdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm (për ta shënuar). Sure Kaf 18.

Ibnul Mubarek: Cilëve njerëzve i përket?

Plaka: “Mos ndiq dicka për të cilën nuk ke dijeni, sepse dëgjimi, shikimi dhe zemra jote, të gjitha këto do të meren ne përgjegjësi.” Sure Israë 36.

Ibnul Mubarek: Vërtet gabova, ma bëj hallall!

Plaka: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë.” Sure Jusuf 92.

Ibnul Mubarek: A ke dëshirë të hipësh sipër devesë sime deri sa të arrish karvanin tënd?

Plaka: “Për cdo vepër të mirë që bëni, Allahu ka dijeni për të.” Sure Bekare 197.

Ibnul Mubarek: E bëra devenë gati duke rënë në gjunjë.

Plaka: “Thuaju besimtarëve që t’i ulin shikimet e tyre.” Sure Nur 30

Ibnul Mubarek: E ula shikimin dhe i thashë: “Hip.” Kur deshi te hipte, deveja iku dhe asaj iu shkyen një pjesë e rrobeve.

Plaka: “Cfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.” Sure Shura 30.

Ibnul Mubarek: Duro pak sa t’ia lidh këmbët devesë!

Plaka: “Ne ia bëmë atë cështje Sulejmanit të kuptueshme.” Sure Enbijaë 79.

Ibnul Mubarek: Ia lidha këmbët devesë dhe i thashë asaj: “Hip!” E ajo hipi.

Plaka: “Lavdëruar qoftë Ai që na i nënshtroi këto (krijesa) për ne, se ne vetë nuk do mundnim t’i kishim nën pushtet.” Sure Zuhruf 13.

Ibnul Mubarek: Pas kësaj mora frerët në dorë dhe nisa te ecë me nxitim dhe duke ngritur zërin.

Plaka: “Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët!” Sure Lukman 19.

Ibnul Mubarek: Fillova duke ecur ngadalë e duke recituar vjersha.

Plaka: “Lexoni sa të mundni nga Kur’ani!”
Sure Muzemmil 20.

Ibnul Mubarek: Vërtet ty të është dhënë një mirësi e madhe.

Plaka: “Për këtë gjë nuk përkujtohen vetëm se të mencurit.” Sure Bekare 269.

Ibnul Mubarek: Pasi ecëm pak e pyeta: “A keni bashkshort?”

Plaka: “O besimtarë! Mos pyesni për ato gjëra të cilat po të shfaqeshin nuk do t’u vinte mirë.” Sure Maide 101.

Ibnul Mubarek: Atëherë heshta e nuk i fola më derisa arritëm karvanin, pastaj i thashë: “Ja ku është karvani, kë ke aty?

Plaka: “Pasuria dhe djemtë janë stolia e jetës së kësaj bote.” Sure Kehf 46.

Ibnul Mubarek: Kuptova që aty ishin djemtë e saj dhe e pyeta: “Cfarë bënin ata me karvanin e Haxhit?”

Plaka: “Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen.” Sure Ennahl 16.

Ibnul Mubarek: “Kuptova që djemtë e saj ishin udhërrëfyes të udhëtarve, andaj u drejtova nga kubetë dhe e pyeta: “Cilët njerëz ke aty?”

Plaka: “Ibrahimin Allahu e mori për mik të ngushtë.” Sure Nisaë 125. “Allahu Musait i ka folur drejt përdrejt.” Sure 164. “O Jahja! Rroke fort Librin (Tevratin)!” Sure Merjem 12.

Ibnul Mubarek: Atëherë thirra: “O Ibrahim, o Musa, o Jahja!” Dhe ja para meje u shfaqen tri djem si ishin hëna. Pastaj të gjithë u ulëm.

Plaka: “Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër!” Sure Kehf 19.

Ibnul Mubarek: Njëri prej tyre shkoi dhe bleu ushqim e ma vendosën para.

Plaka: “Hani dhe pini e ju bëftë mirë për atë që keni bërë në ditët e kaluara!” Sure Hakka 24.

Ibnul Mubarek:  Tani këtë ushqim do ta konsderoj për veten time të ndaluar derisa të më tregoni si është cështja e kësaj plake.

Djemtë: Kjo është nëna jonë.

Që prej dyzet vjetëve ajo nuk flet vetëm se me ajete kur’anore nga frika se mos gabon dhe e zemëron Allahun.

“Kjo është mirësi e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi pa fund.” Sure Hadid 21

Thursday, 5 December 2019

Kaderi

El Khattabi tha;" Shume njerez mendojne se kadaja e kaderi i Allahut do te thote qe Allahu po i detyron njerezit qe te bejne cfare ka shkruar Ai. E verteta nuk eshte ashtu sic e mendojne ata. Ajo vetem tregon qe Dituria e Zotit i paraprin cfaredolloj vepre qe te bejne ata dhe se veprat e tyre jane ne perputhje me ate qe Ai di per ta, dhe se Ai e ka krijuar te miren e te keqen."
Sherrh Sahih Muslim i Neueuiut Libri i Besimit.
Thote el Khatabi gjithashtu persa i perket te mires e se keqes" Ato i atributohen Allahut ne sensin e ekzistences e krijimit, e i atributohen atyre qe i bejne ato ne sensin e kryerjes se vepres.

Saturday, 12 October 2019

Falu ku te gjindesh kur te hyje koha e namazit

Ebu Dherr radiallahu anhu tha:" I thashe:"O o Derguari i Allahut, cila xhami eshte ndertuar e para ne toke? Ai tha:"Mesxhdul Harram (Xhamia e shenjte ne Mekke). E pas saj cila e pyeta? Ai tha:" Mesxhidul Aksa( xhamia Aksa ne Jeruzalem). Sa kohe ne mes tyre( dmth nga ndertimi i te pares ne ndertimin e te dytes) ? Ai tha:" 40 vite, e kudo qe te gjindesh kur te vije koha e nanazit falu sepse eshte xhami."
Sahih Muslim 1161 1- (520)


Monday, 26 August 2019

Nese nuk ke turp bej cte duash

Ebu Mes'udi radiallahu anhu transmetoi se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:"Nga fjalet qe jane ruajtur nga profetet e hershem eshte" Nese nuk te vjen turp bej cte duash." Sahih Bukhariu 3296

Ibn Rexhebi thote:" Dijetaret e shpjegojne kete thenie ne dy menyra

E para eshte nje urdherese paralajmeruese e kercenuese, qe do te thote qe nese nuk ke turp bej cte duash se Allahu do te shpaguaje ashtu sic e meriton ( me denim nese nuk ka pendim nga anae individit).

E dyta eshte nje sqarim qe ai qe nuk ka turp ben cte doje se turpi, modestia te ndalon nga punet e keqia."

Xhami el Ulum uel Hikm 20

عن أبي مسعود عقبة قَالَ قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِنَّ مِمَّا أَدْرَكَ النَّاسُ مِنْ كَلَامِ النُّبُوَّةِ إِذَا لَمْ تَسْتَحْيِ فَافْعَلْ مَا شِئْتَ
3296 صحيح البخاري كتاب أحاديث الأنبياء باب حديث الغار
قال ابن رجب وَأَهْلُ هَذِهِ الْمَقَالَةِ لَهُمْ طَرِيقَانِ أَحَدُهُمَا أَنَّهُ أَمْرٌ بِمَعْنَى التَّهْدِيدِ وَالْوَعِيدِ وَالْمَعْنَى إِذَا لَمْ يَكُنْ حَيَاءٌ فَاعْمَلْ مَا شِئْتَ فَاللَّهُ يُجَازِيكَ عَلَيْه … وَالطَّرِيقُ الثَّانِي أَنَّهُ أَمْرٌ وَمَعْنَاهُ الْخَبَرُ وَالْمَعْنَى أَنَّ مَنْ لَمْ يَسْتَحْيِ صَنَعَ مَا شَاءَ فَإِنَّ الْمَانِعَ مِنْ فِعْلِ الْقَبَائِحِ هُوَ الْحَيَاءُ
20 جامع العلوم 

Sunday, 25 August 2019

Cthuhet pasi teshtin

Hadrami, robi i liruar i familjes se Xherudit transmeton nga Nafi:" Nje njeri teshtiu ne prani te ibn Umerit e tha" Elhamdulilah ue selamu ala rasulilah- Falenderimi i takon Allahut e paqja qofte me te derguarin. Atehere ibn Umeri tha" edhe une them Elhamdulilah ue selamu ala rasulilah por ama nuk na ka mesuar keshtu i derguari i Allahut( pas teshtirjes). Ai na ka mesuar te themi " Elhamdulilah ala kul-li haal- Falenderimi i takon Allahut ne cdo situate. Transmeton Tirmidhiu 2738 e ka bere sahih Hakimi 4/ 265,266 e ka rene dakort me te Dhehebiu.

Monday, 20 May 2019

Per ata imame qe bertasin ne leximin e teravive

Per ata imame qe bertasin ne namaz me recitim.

Argumenti i pare.

Ebu Musa El Eshrari radiallahu anhu tha:" Ishim ne nje beteje me te Derguarin e Allahut salaAallahu alejhi ue sel-lem e kur shkonim ne ndonje koder apo tatepjete ose tejposhte lugines i ngrinim zerat me tekbir. I derguari i Allahut na u afrua e tha:"O njerez mos e mundoni veten, sepse ju nuk po therrisni dike qe eshte i shurdher e as jo i pranishim, por po therrisni Shikuesin(Ate qe shikon gjithshka) e Degjuesin(Ate qe degjon gjithshka). Pastaj Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem me tha:"O Abdullah ibn Kajs a te tregoj nje nga thesaret e xhennetit. Tuaj la haule ue la kuuuete il-la bil-lah.
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ أَبُو الْحَسَنِ، أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ، أَخْبَرَنَا خَالِدٌ الْحَذَّاءُ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ النَّهْدِيِّ، عَنْ أَبِي مُوسَى، قَالَ كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم فِي غَزَاةٍ فَجَعَلْنَا لاَ نَصْعَدُ شَرَفًا، وَلاَ نَعْلُو شَرَفًا، وَلاَ نَهْبِطُ فِي وَادٍ، إِلاَّ رَفَعْنَا أَصْوَاتَنَا بِالتَّكْبِيرِ ـ قَالَ ـ فَدَنَا مِنَّا رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم فَقَالَ ‏"‏ يَا أَيُّهَا النَّاسُ ارْبَعُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ فَإِنَّكُمْ لاَ تَدْعُونَ أَصَمَّ وَلاَ غَائِبًا إِنَّمَا تَدْعُونَ سَمِيعًا بَصِيرًا ‏"‏‏.‏ ثُمَّ قَالَ ‏"‏ يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ، أَلاَ أُعَلِّمُكَ كَلِمَةً هِيَ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ، لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ ‏"‏‏.‏

Argumenti i dyte

" E mos e ngri zerin ne namazin tend e as mos e ul fare por gjej ne mes te kesaj nje rruge te mesme. Isra 110

وَلَا تَجۡهَرۡ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتۡ بِہَا وَٱبۡتَغِ بَيۡنَ ذَٲلِكَ سَبِيلاً۬ (١١٠)

Argumeti i trete


  Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Gjithesecili nga ju po flet ne vetmi me Zotin e tij, prandaj mos ta shqetesoje askush njeri tjetrin, e mos ta ngreje askush zerin mbi tjetrin ne lexim." Sahih el Xhami nr 2632 

Ndonjehere imami reciton me ze aq te larte sa dikush qe nuk e ka zene te gjithe namazin e eshte ngritur te plotesoje rekatin ose rekatet qe i kane ngelur mundohet shume sepse zeri i larte i imamit nuk e lejon ta thote i qete as fatihane.

Argumenti i katert

Ruajtja nga dyfyresia me leximit tend modest pa mundim e ngritje zeri

 Imam Muslimi ne Sahihun e tij nga Ebu Hurejrah radiallahu anhu rreth tre personave prej te cileve ndizet zjarri njeri prej tyre eshte prej recituesve te Kur'anit. E hadithi I dyte: " Shumica e munafikeve te ummetit tij jane recituesit e Kuranit." Sahih el Xhami nr 1214 shiko Xhami el Hadith uel Aathar nr 10489

Tuesday, 26 March 2019

Hadithi: *"Te drejtat e muslimanit ndaj muslimanit jane 5: ...."* ( & ne Muslim *"...jane 6"* )

🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹

Hadithi: *"Te drejtat e muslimanit ndaj muslimanit jane 5: ...."* ( & ne Muslim *"...jane 6"* )

*Hoxha M.Abdullahi* _(Allahu e ruajtte)_:  ky numer i ardhur ne hadith *nuk eshte i qellimshem*  sepse te drejtat e muslimanit ndaj muslimanit jane me shume sesa aq (sic shihet se ne Muslim psh ka ardhur nr6,  pra nuk eshte numer i qellimshem ne vetvete) . Mirepo mund te themi se ne kete hadith jane permendur ato qe jane te drejta *te secilit musliman*  ndaj muslimaneve.
Kurse pastaj, nese ate person e ke edhe komshi, te drejtat e tij shtohen edhe me shume. Nese e ke edhe ne farefis, apo te ka bere mire apo mesuar etj shtohen edhe me shume,  e keshtu me radhe.

_____________________________________
Sahih tergib uet-terhib, kapitulli edukimit,  5.12.2018

🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹

Monday, 4 February 2019

💡💡💡💡Të kemi kujdes kur flasim per fenë e Allahut te Lartësuar! 💎💎💎

Thotë Imam Kurtubiu: “Nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se është detyrë për popullin e thjeshtë që të imitojnë, të pasojnë dijetarët e tyre, dhe kjo është qëllimi i fjalës së Allahut: “Pyesni njerëzit e dhikrit (njerëzit që njohin Kuranin dhe Sunetin) nëse nuk dini”… dhe po ashtu nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se: popullit të thjeshtë nuk i lejohet të japë fetva, sepse ata nuk i dinë kuptimet dhe shkaqet e lejimit apo të ndalimit të diçkaje në fe”

Tefsir el Kurtubi” ose “El xhamiu li ahkamil Kur’an” Suretl Enbija, ajeti numer

Marre nga teuhidi ne Whatsapp

Thursday, 31 January 2019

Mendjemadhesia

*Xhebeltu bnul Ejhem el Gassanij*

Nga mbreterit e fundit ne mbreterine e Gasasineve u be musliman ne Kohen e Umeri bnil Hattabit Radijallahu anhu erdhi ne Medine dhe me pas sebashku me Umerin radijallahu anhu bene Haxhin, gjate Tavafit nje burre nga fisi Bini Fezare pa dashje i shkeli ihramin dhe ju zberthye ihrami , per shkak te ketij veprimi ju kthye Xhebeletu ketij burrit me rrahje derisa i theu Hunden, ku me pas ky personi e coi ceshtjet tek Umeri bnil Hatabi radijallahi anhu,
*Umeri i tha:* qe duhet te pajtosh, pra ta kenaqesh kete person ose do te merret prej teje haku i tij.
*Xhebeltu tha:* Une jam mbret e ai eshte popull si barazon mes meje dhe Atij?
*Umeri radijallahu anhu i tha:* Ju ka bashkuar Islami dhe me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i devotshem.
*Xhebeletu tha:* Kam menduar se me hyrjen ne islam do te isha me i lartesuar sec isha me pare!
*Umeri i tha:* Leri keto por shiko kenaq kete person ose do te merret hak ne ty.
*Xhebeletu tha:* Atehere po behem i Krishtere.
Umeri i tha: Nese behesh i krishtere do te pritet koka.
*Atehere Xhebeltu tha:* Me ler te mendoj kete nate.
Ku Ai ne ate nate iku fshehurazi duke u larguar nga drejtesia dhe doli nga islami dhe me pas korkoi strehim tek Herakliu.

Me pak ndryshim  Nga *ElBidajeh UeN-Nihajeh*

*I tmerrshem fundi mendjemadhesise.*

Marre nga hoxha Muhammed Abdullahi

Sunday, 20 January 2019

Hadith i dobet rreth dunjase e rrizkut

Taberani transmeton ne El Mu'xhem el Kebir 2/225 dhe prej rruges se tij edhe Ebu Nuajm el Asbahani ne Terrijkh Asbahaan 2/288 e gjithashtu Bejhekiu ne Shuab el Imaan 9271 nga Ismail ibn Amr el Bexheli qe tha: Fudejl ibn Mezruk na tha ne nga Adijj ibn Thabit nga Berraa ibn Azib radiallahu anhu qe tha se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush i ploteson deshirat e tij ne kete bote do ta kete te ndaluar te plotesoje deshirat e tija ne boten tjeter. Kush e shikon me mahnitje jeten e atyre qe jetojne ne rehati e bollek do te jete i poshteruar ne mbreterine e qiellit. E kush jeton nje jete te veshtire duke bere durim e duke e pranuar gjendjen e tij atehere Allahu do tia mundesoje te jetoje ne cilendo pjese te xhennetit Firdeus qe ai deshiron."

Ky hadith eshte i dobet dhe nuk vertetohet ( si thenie e Profetit) per disa arsye:

Ne sened gjendet Fudejl ibn Mezruk te cilin Ibn Maini e ka cilesuar thikah- te besueshem ne transmetimet nga Ed-Duri 1298 e te dobet ne nje transmetim tjeter sic permendet ne el Mexhruhin 2/209

Ibn Ebu Hatim thote ne Xhehr uet-Ta'dil 7/75 :" E kam pyetur babain tim per Fudejl ibn Mezrukun e me tha: ai eshte i sinqerte e transmetimet e tija jane mire por ben gabime kur shkruan hadithin. E pyeta a mund ta perdor si prove( transmetimin e tij) me tha se jo.

Ibn Hibbani thote ne El Mexhruhin 2/209: Transmetimet e tij jane munker xhidden - shume te urryera( nuk pranohen) . Ai ishte prej atyre qe bente gabime kur transmetonte nga transmetues te besueshem. Ai transmetoi transmetime te shpifura nga Atijjeh, e gjithashtu transmetoi edhe nga te besueshmit, prandaj njerezit nuk i besojne atij. Per mendimin tin te gjitha transmetimet e shpifura jane faji i Atijjes e Fudejli eshte i paster prej tyre. Persa i perket transmetimeve nga te besueshmit qe ka mbeshtjetje nga transmetime te tjera atehere mind te perdoren. Kur transmetimet te cilat ai eshte transmetuesi i vetem nga te besueshmit nuk merret si deshmi e si prove."

Ne sened gjithashtu gjendet Ismail ibn Amr el Bexheli te cilin e ka dobesuar Nesaiu Duafa el Metrukin 85 e nga Ibn Ebi Hatim ne Xhehr uet-Ta'dil 2/190 e nga Ibn Adijj ne El Kamil 5/525 , Khatibi ne Terikh el Bagdad 1/336 se ai eshte transmetues i transmetimeve te dyshimta e te cuditshme.

Kete transmetim e ka dobesuar El Hajthami ne Mexhmuez-Zeuaid 10/248 qe tha: E ja transmetuar Taberani ne Sagir ne ne Eusat nga rruga e Ismail ibn Amr el Bexheliut te cilin e ka bere te forte ibn Hibbani por e kane dobesuar shumica. Te tneret ne sened jane transmetues te sahihut.

Gjithashtu eshte dobesuar nga Albani ne Daif el Xhami 5655

Ky hadith ka edhe nje sened tjeter te pavlere. Eshte transmetuar ne Tergib ue Terhib 1455 nga rruga e Muhammed ibn Ejjub el Anmaati qe tha: Muhammed ibn AbdulXhebbar el Misri na tha: Khaalid ibn Abdurrahman Ebul Hajthem el Khurrasaani na tha: Shu'beh na tha nga Adijj ibn Thabit nga Berraa ibn Azib...

Ka disa probleme me senedin gjithashtu:

Ne te gjendet Khaalid ibn Abdurrahman Ebul Hajthem el Khurrasaani te cilin ibn Maini e ka vleresuar thikah te besueshem e Ebu Hatim dhe Ebu Zur'ah thane ska dem prej tij.  Por El Akiili tha: E ka memorjen e dobet. Shiko .Tehdhib el Kemal 8/123. Ibn Adijj tha ne El Kaamil 3/36: Nuk eshte aq i mire. Ibn Hibbani tha ne El Mexhruhin 1/281: Ai ishte prej atyre qe benin gabime, ne ate grade sa nuk mund te konsiderohet si transmetues i besueshem, sepse ai bente shume gabime. Nuk mendoj se transmet e tij lejohen te perdoren si prove kur ai eshte i vetmi qe e transmeton.

Ne kete rast ai eshte i vetmi qe e ka transmetuar kete transmetim nga Shu'beh keshtu qe nuk pranohet prej tij duke ditur aq me teper qe kishte memorie te dobet.

Ne sened gjithashtu gjendet Ibrahim ibn AbdulXhebbar el Misri i cili eshte i panjohur, aslush nuk e permend biografine e tij.

Eshte nje transmetim i ngjashem qe e sjell Ibn Shahini ne Tergib Fadail el A'mal 304 nga Kadih ibn Rahmah ez-Zaahidi e nga Ibn Faakhir ne Muxhibat exh-Xhennah 222 e mga Ibn Xheuzi ne Ilel el Mutenehijeh 1366 nga Anbaseh ibn Abdurrahman. Keya te dy e transmetuan nga Mu'alle ibn Irfan nga Shekiku nga Ibn Mes'udi nfa Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem:" Kush eshte i kenaqur me ate qe i eshte dhene(rrizku) do te hyje ne xhennet."

Ky hadith eshte meudu- i trulluar. Ne senedin e tij gjendet Mu'alle i cili eshte metruk- i braktisur. Dhehebi tha ne Mizaan el I'tidal 4/194 se ibn Maini tha: Ai nuk eshte askushi. Bukhariu tha se ai eshte munker- i urryer e Nesaiu tha se ai eshte i braktisur.


Te dy jane genjeshtare, edhe Kidah ibn Rrahmah per te cilin Dhehebiu tha ne Mizan el I'tidal 3/399 se El Ezdi e te tjere thane se ai eshte genjeshtar.

Ebu Nuajm el Asbahani tba ne Duafa 200: Ai transmetoi transmetime te shpifura nga( rruga) e Theurit dhe Ma'sarit.

Ibn Hibbani tha ne El Mexhruhin 2/229 tha: Ai ishte prej atyre qe transmetonte transmetime te perziera nga te besueshmit deri ne ate grade sa mendonin se e bente me qellim, ose ishte aq pak preciz sa qe mendonin se ishte i hutuar. Ai transmetoi shume gjera te cuditshme keshtuqr transmetimet e tij meritoj e te refuzohen.

Tjetri Anbasah ibn Abdurrahman ishte gjithashtu genjeshtar. Ebu Hatim tha ne Xhehr uet-Ta'dil 6/403 : Transmetimet e tij refuzohen se ai shpifte.

Ibn Xheuzi tha ne Ilel el Mutenehijeh 1366 se te dy ata Anbasah dhe Mu'alle refuzohen sic permendet nga Nesaiu e te tjere. Ibn Hibbani tha: Te dy transmetonin hadithe te shpifura keshtuqe nuk mund te perdoren si prove.

Sheikh Albani tha ne Daifah 1616 eshte meudu i shpifur.

Persa i perket asaj qe kush eshte i kenaqur me ate qe i ka dhene Allahu do te jete fitimtar e i shpetuar ka transmetime te verteta qe transmetihen nga Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem te cilat jane te mjaftueshme per muslimanin, e ai nuk ka nevohe per transmetime te dobta e te shpifura.

Muslimi 1054 transmeton nga Abdullah ibn Amr se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Ka arritur suksesin ai qe eshte bere musliman, i eshte dhene rrizk i mjaftueshem e Allahu e ka bere te jete i kenaqur me ate qe i ka dhene."

Tirmidhi 2349 e Ibn Hibbani 541 transmetojne se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Myzhde per ate qe eshte udhezuar ne Islam e ka rrizkun e mjaftueshem dhe Allahu e ka bere te jete i kenaqur me ate qe ka." Sahih Tergib ue Terhib 830.

Marre nga Islamqa.

Perktheu nga anglishtja Ebu Enisah


Friday, 18 January 2019

Borxhi ceshtje serioze dhe e rende

Elhamdulilah ue salatu ue selamu ala Rrasuli-lah

Fukahate e kane perkufizuar ed-dejn borxhin si nje obligim qe duhet permbushur, ashtu sic permendet ne Meusiah el Fik'hijeh 21/102.
Nga ana gjuhesore fjala dejn borxh ne arabisht e ka kuptimin e peruljes dhe poshterimit. Lidhja e kuptimit fetar dhe kuptimit gjuhesor eshte i qarte. Borxhliu eshte i burgosur sic ka thene Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem:" Shoku juaj eshte penguar( ndalur) per shkak te borxhit te tij." Hasen e transmeton Ebu Daudi 3341 e shilh Albani e ka cilesuar hasen ne Sahih Ebu Daud.

Islami e merr ceshtjen e borxhit shume seriozisht dhe parajmeron dhe i urdheron muslimanet qe te ruhen prej tij.

Aishah radiallahu anha transmeton se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem bente kete dua ne namaz" Allahumme inni eudhu bike mi el ma'thami uel magram- O Allah une kerkon mbrojtjen tende nga mekatet e nga borxhi i rende" e tha:"Kur njeriu merr borxh, kur flet genjen e kur premton e thyen premtimin."  Bukhari 832 e Muslimi 539.


Imam Nesaiu transmeton nga Muhammed ibn Xhehsh radiallahu anhu qe tha" Ishim ulur me te derguarin e Alkahut salaAallahu alejhi ue sel-lem e ai i ngriti syte ne qiell e pastaj e vuri doren ne ball e tha:" Cfare ceshtje e rende me eshte shpallur mua! Ne u frikesuam dhe heshtem.
Te nesermen ne mengjes e pyeta:" O i derguari i Allahut! Cfare ishte ajo ceshtje e rende qe tu shpall? Ai tha:" Nese nje njeri te vritej ne rrugen e Allahut e pastaj te ringjallej e pastaj te vritej e te ringjallej e pastaj te vritej serisht e te kishte dicka borxh qe nuk e kishte shlyer nuk do te hyje ne xhennet-parajse derisa ai borxh te shlyhet. " Nesaiu. 4605 e ka cilesuar hasen sheikh Albani ne Sahih Nesai 4637


Profeti nuk pranoi te fali xhenazen e atij personi qe kishte vdekur per arsye se kushte lene nje borxh prej 2 dinaresh( monedha floriri) derisa Ebu Katadeh premtoi qe ai do ta shlyente borxhin. Kur e takoi ne mengjes e i tha se e ka paguar borxhin e te vdekurit Profeti salaAallahu alejhu ue sel-lem tha:" Tani lekura e tij u freskua."  Ahmedi 3/629 e ka cilesuar hasen Neueuiu ne Khalaasah 2/931 dhe Ibn Muflih ne Aadal esh-Sher'ijjeh 1/104

Ibn Haxheri tha ne Fet'hel Bari 4/547:" Ky hadith tregon se sa i rende eshte ceshtja e borxhit e te mos merret vetem ne raste te renda te rendesishme."

Theubani transmeton se Profeti salaAallahu alejhu ue sel-lem tha:" Kush vdes duke mos pasur ne te mendjemadhesi, mashtrim e borxh do te hyje ne parajse-xhennet." Tirmidhiu 1572 e ka cilesua sahih sheikh Albani ne Sahih Tirmidhi


Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salaAallahu alejhu ue sel-lem tha:" Shpirti i besimtarit eshte i penguar per shkak te borxhit te tij derisa te paguhet."Turmidhiu 1078

Mubarekfuri tha:" fjalet " Eshte i penguar" sipas Sujutit eshte i penguar ne arritjen e destinacionit fisnik( xhennetit) . kurse el Iraki tha se nuk gjykohet a do te jete prej te shpetuarve apo prej te denuarve derisa te paguhet borxhi i tij." Tuhfetul Ehuedhi
4/164

Gjithashtu te paret tane te mire kane paralejmeruar kundra borxhit.

Umer ibnul Khattabi radiallahu angu tha:" Ki kujdes nga borxhi sepse niset me shqetesim e perfundon me lufte."  Malik ne Muuatta
2/770

Ibn Abdurrarakku ne Musannefin e tij 3/57 tranmseton nga Ibn Umeri radiallahu anhu qe tha:" O Humran!
Kij frike Allahun e mos vdis duke patur borxh, perndryshe do te te merren veprat e mira ate dite qe ska as dinar as dirhem."

Keto paralajmerime te renda erdhen per shkak se borxhi ka efekte negavite ne nivelin individual e ne ate shoqeror.

...vijon