Friday, 7 April 2017
Ndertimi i shtepise
A merr sevape muslimani për shpenzimet që bën për ndërtimin e shtëpisë?
POSTED ON APRIL 7, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
A merr sevape muslimani për shpenzimet që bën për ndërtimin e shtëpisë?
Transmetohet nga Enes bin Maliku se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:” Ndërtesa që njeriu ndërton, do të jetë në disfavor të llogarisë së tij, përveç aq sa është e nevojshme për t’u ndërtuar”. (Transmeton Ebu Daudi me nr 5237 dhe Ibn Maxheh me nr 4161. Albani e ka konsideruar të saktë në Silsileh Sahiha me nr 2830).
Habab bin Ereti ka thënë: E kam dëgjuar Profetin (sallalahu alejhi ue selem) duke thënë: ” Njeriu do të shpërblehet për çdo gjë që shpenzon (në hallall për familjen) përveçse shpenzimeve për ndertim”. (Transmeton Tirmidhiu me nr 2483 dhe Ibn Maxheh me nr 4163. Albani e ka konsideruar të saktë në Silsileh Sahiha me nr 2831).
Shejh Albani ka thënë: Dije, se qëllimi me këto dy hadithe është tërheqja e vërejtjes për të mos u preokupuar me ndërtimin e shtëpisë më tepër se sa është nevoja. Siç dihet nevoja ndryshon nga individi në individ dhe nga familja në familje. Dikush ka familje më të madhe dikush më të vogel. Dikush vizitohet nga shumë mysafirë, dikush tjetër më pak. Duke i parë në këtë kontekst, këto hadithe përputhen tërësisht me hadithin tjetër të saktë, në te cilin Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:” Të kesh shtrat për vete, për gruan, shtrat pë mikun, e ndërsa i katërti është për shejtanin”. (Transmeton Muslimi, etj).
Përktheu Shuajb Rexha
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment