Saturday, 29 April 2017
KALIMI I MOMENTEVE TE FUNDIT TE JETES DUKE BERE VEPRA TE MIRA
KALIMI I MOMENTEVE TE FUNDIT TE JETES DUKE BERE VEPRA TE MIRA
Shaykh ‘Ali Abdur- Shaykh ‘Ali Abdur-Rahaman al Rahaman al Rahaman al-Hudhejfi Hudhejfi Hudhejfi
5 Rabi al 5 Rabi al-Thani 1426 (13 Maj 2005) ani 1426 (13 Maj 2005) ani 1426 (13 Maj 2005)
Te gjitha falenderimiet i takjone All-llahut -
و ,
Zotit te te gjithe boteve,
paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin لم و ل االله ل , familjen dhe shoket e
tij.
Vellezer Muslimane! Frigoujini All-llahut -
و
ashtu sic duhet friguar.
Gjithmone shpejtoni per te kerkuar faljen dhe kenaqesine e Tij. Ai i cili do t’i
kushtoje vemendjen Zotit te tij do te dale me sukses, por ai i cili ndjek deshirat e tij
dhe harron Jeten e Ardhshme do te jete humbes.
Te dashur vellezer! Zoti juaj nuk ka nevoje per juve. Asnje mekat i cdo mekatari nuk
e demton Ate. Profeti لم و ل االله ل e tregoi ate nga Zoti i tij ne hadithin kudsi i
cili tha: “O robet e Mi, ju as nuk mund te me demtoni as nuk mund te me beni
ndonje te mire.” (Muslim)
Ne Kur’an All-llahu -
و
thote:
“E ty të mos të brengosin (o Muhammed) ata që përpiqen për mosbesim, ata
kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet
dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një
dënim të madh.” (Ali-Imran : 176)
Veprat e mira jane shkaku i cdo bekimi ne kete bote dhe ne Boten Tjeter. Me te
medhate dhe me te mirat nga veprat jane jane ato te cilat jane bere me zemer, si
besimi ne All-llahun -
و ,
mbeshtetja ne Te, frika nga Ai, shpresa ne
meshiren e Tij, dashuria per te gjitha cka Ai don dhe mosdashja e te gjithave cka Ai nuk don dhe varja e shpresave vetem tek Ai ne arritjen e te mirave dhe shmangja
nga e demshmja. All-llahu -
و
thote:
“Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largojë kush pos Tij,
po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e
Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.”
(Junus : 107)
Veprat e drejta te trupit (fizike) pasojne veprat e zemres. I Derguari i All-llahut ل
لم و ل االله tha: “Shperblimi i veprave varet nga qellimi dhe cdo njeri do te marre
shperblimin sipas qellimit.” (Al-Bukharii)
Vetrat e keqija jane shkaku i vuajtjeve ne kete bote dhe ne Boten tjeter. All-llahu
thote:
“Dhe cfaredo fatkeqsie qe ju bie, ajo eshte vecse cfare vete duart tuaja kane fituar.
Dha Ai eshte qe fal shume.” (Ash.Shuraa : 30)
Dhe Ai -
و
thote:
“Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza
(bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë
të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që te tërhiqen (nga të këqijat duke u penduar tek
All-llahu dhe lypin faljen e Tij).” (Ar-Ruum : 41)
Sidoqofte njeriu eshte urdheruar te kryeje aktet e adhurimit dhe eshte ndaluar te
beje mekate gjithe kohen, ky urdher dhe ndalese behet i theksueshm ne momentet e
fundit te jetes se tij. I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Veprat gjykohen
sipas fundit te tyre.” (Al-Bukhari)
Keshtu cilit do All-llahu -
و
i jep sukses ne berjen e veprave te mira ne
momentet e fundit te jetes se tij ka arritur fundin e mire. Por cilin do All-llahu e
turperon duke e lene ate duke kaluar momentet e fundit te jetes se tij ne vepra te
liga, te tilla qe tashme kane qene te caktuar te jene midis fatzinjve. I pergjerohemi
All-llahut te na shpetoje neve.
All-llahu na inkurajon neve te kalojme pjesen perfundimtare te jetes sone ne vepra
te mira ku Ai -
و
thote:
“O ju qe besuat! Kini frike All-llahun (duke ndjekur urdherat e Tij dhe duke u
terhequr nga ndalimet e Tij) ashtu sic duhet pasur frike nga Ai (bindjuni Atij,falenderojeni vazhdimisht Ate dhe kujtojeni Ate gjithnje) dhe mos vdisni ndryshe
vecse duke qene Muslimane (e plotesisht te nenshtruar ndaj Allahut).” (Ali-
Imraan : 102)
Njerezit besimtare te cilet i frigohen All-llahut -
و
kerkojne te kalojne
momentet e fundit te jetes se tyre duke bere vepra te mira. All-llahu na jep neve nje
shembull te Profeteve Ibrahim dhe Ja’kub:
“Dhe kete (fe, nenshtrim ndaj Allahut si muslimane ne Islam) e porositi Ibrahimi
dhe per bijte e tij, edhe Ja’kubi (duke u thene): ‘O bijte e mi! All-llahu e ka
zgjedhur per ju fene e vertete, keshtu qe mos vdisni ndryshe pervec se ne Besimin
Islam, si Muslimane.” (El-Bakarah : 132)
Dhe Ai -
و
thote duke pershkruar lutjet e te urteve nga mesi i roberve te
Tij:
“Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni
Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe
pas vdekjes na bashko me të mirët!” (Ali-Imran : 193)
Dhe Ai -
و
pershkruan lutjet e robit te Tij te penduar:
“Zoti ynë! Na dhuro durim dhe na bëj të vdesim muslimanë!" (Al-‘Araf : 126)
‘Abdullah Ibn ‘Amr transmeton se i Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Me
te vertete zemrat e te gjithe bijve te Ademit jane midis dy gishterinjve nga
gishterinjte e Zotit te Meshirshem si nje zemer. Ai i rrotullon ato ngado
(drejtim).” Mandej i Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “O All-llah
rrotullues i zemrave, ktheji zemrat tona ne bindshmerine ndaj Teje.” (Muslim)
Ne qofte se All-llahu ben qe ndonjeri te kete sukses duke kaluar momentet e fundit
te jetes se tij ne verpra te mira, i tille qe nje person ka arritur lumturi pas se ciles
nuk do te perjetoje kurre fatkeqesi; dhe ne qofte se dikushi e mbyll jeten e tij me
vepra te liga, ky ka humbur te dyja jeten e kesaj bote dhe Jeten Tjeter.
Njerezit me besim jane gjithmone te merakosur me veprat e mira pergjate gjithe
jetes se tyre, dhe gjithashtu perpiqen te kalojne momentet e fundit te jetes se tyre ne
vepra te mira. Ato bejne vepra te mira, shpresojne per mire ne All-llahun dhe kane
mendime te mira per All-llahun dhe gjithmone akuzojne veten e tyre per
neglizhence. All-llahu -
و
thote:“Vertet, ata qe kane besuar dhe ata qe jane shperngulur (per fene e All-llahut) dhe
jane perpjekur dhe kane luftuar shume ne Rrugen e All-llahut, te gjithe ata
shpresojne per Meshiren e All-llahut. Dhe Allahu eshte gjithnje Fales i Madh,
Meshireplote.” (Al-Bakarah : 218)
Ai i cili eshte i sinqerte me All-llahun ne qellimin e tij, vepron ne peputhje me
Sunnetin e Profetit لم و ل االله ل dhe pason udhezimin e Sahabeve (shokeve) te
Profetit, eshte udhezim i All-llahut i cili e lejon nje person te tille te kaloje
momentet perfundimtare te jetes se tij ne vepra te mira. All-llahu -
و
thote:
“Padyshim se per ata qe besuan dhe punuan drejtesi, sigurisht qe Ne nuk do ta
humbim kurre shperblimin per kedo qe punon drejtesi (sipas besimit te paster).”
(Al-Kahf : 30)
Dhe Ai -
و
thote:
“Dhe ai qe punon nga veprat e mira duke qene besimtar, atehere ai nuk do te
kete aspak frike per ndonje padrejtesi as edhe se mos ia hane hakun (ne
shperblimin qe i takon).” (Ta-Ha : 112)
Ekzistojne disa faktore te cilet te shpiejne ne perfundim te mire te jetes. Disa nga
ato jane:
— Sinqeriteti dhe qellimi i mire. Ky eshte nje kusht per pranimin e cdo vepre.
— Kujdesi i vazhdueshem i namazit me xhemat: Pejgamberi i All-llahut و ل االله ل
لم tha: “Cilido kryen namazin e ‘asr-it (ikindise) dhe fexhr-it (sabahut) [me
xhemat] do te hyje ne Xhennet.” (Al-Bukahri dhe Muslim)
— Besim dhe drejtesi (ndershmeri), All-llahu -
و
thote:
“Keshtu, per kedo qe beson dhe punon vepra te mira e te drejta, nuk do te kete as
frike as pikellim.” (An-N’aam : 48)
— Te qenurit i vetedijshem per All-llahun ne vetmi dhe ne publik duke zbatuar
urdhrat e Tij dhe duke ndejtur larg nga ndalesat e Tij: All-llahu -
و
thote:
“Ate banese te Jetes se Fundit (Xhannetin) Ne do ta paracaktojme per ata te cilet
nuk kundershtojne te verteten me krenari dhe shtypje ne toke dhe qe nuk bejne
as poshtersi e krime. Dhe fundi i mire eshte per Muttekunet (te perkushtuarit te
All-llahut).” (Al-Kasas : 83)
— Ndejtja larg nga mekatet e medha, All-llahu -
و
thote:
“Ne qofte se largoheni nga mekatet e medha qe jeni te ndaluar ti kryeni, Ne do
t’ju shlyejme mekatet (e vogla) dhe do t’ju pranojme ne nje nje Hyrje
Madheshtore (Xhennet).” (An-Nisa’ : 31)
— Perkrahja dhe bashkimi ne udhezimin e Profetit لم و ل االله ل dhe pasimi i
rruges se Sahabeve (shokeve) te tij: All-llahu -
و
thote:
“Me te vertete qe tek i Derguari i All-llahut ju keni nje shembull mjaft te mire par
ta ndjekur per ate qe shpreson ne (Takimin me) All-llahun dhe ne Diten e Fundit
dhe qe e kujton All-llahun shume.” (Al-Ahzab : 21)
Ai -
و
gjithashtu thote:
“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve)
dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të
mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të
cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.”
(At-Toubah : 100)
— Shmangja nga berja padrejtesi te tjereve dhe shmangja nga sulmet e te gjitha
formave. Pejgamberi i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Musliman (i vertete) eshte ai
prej te cilit Muslimanet e tjere ndihen te sigurte nga demi dores dhe gjuhes se tij,
dhe mergimtari eshte ai i cili braktis ate cka All-llahu e ka ndaluar.” (Al-Bukahri)
Pejgamberi i All-llahut لم و ل الله ا ل gjithashtu tha: “Ruhuni nga duaja e te cilit
i eshte bere e padrejte, sepse nuk ka perde midis saj dhe All-llahut.”
Ai gjithashtu tha: “Nuk ka ndonje mekat ndeshkimin e te cilit All-llahu e shpejton
ne kete bote pervec agresionit dhe prerjes se lidhjeve familjare.”
— Te qenurit i mire me te tjeret: All-llahu -
و
thote:
“Ata qe e shpenzojne pasurine e tyre ne Ceshtjen e All-llahut naten dhe diten,
fshehurazi dhe e hapur, keta do te kene shperblimin tek Zoti i tyre dhe per ta nuk
do te kete as frike as pikellim.” (Al-Bakarah : 274)
— Te qenurit nje Musliman fisnik dhe shpirtmadh: i Derguari i All-llahut ل االله ل
لم و tha: “Veprat e mira parandalojne veprat e keqija.”
— Largimi nga bidatet. Bidatet jane shkaterruese. Ato prishin fene dhe dobesojne
Islamin pak nga pak. All-llahu -
و
thote:“Dhe kush i bindet All-llahut dhe te Derguarit atehere ata do te jene ne shoqerine
e atyre mbi te cilet All-llahu ka derdhur miresine e Tij, (ne shoqerine) e
Pejgambereve, te Siddikuneve, te martireve, te te drejteve. Dhe sa te shkelqyer
jane keto shoqerues jane!” (An-Nisa’ : 69)
Atyre te cileve All-llahu -
و
ju ka dhene miresine ato jane te cliruar nga
bidatet.
Lutja tek All-llahut per kete. All-llahu -
و
thote:
“Dhe Zoti juaj thote: ‘M’u lutni Mua, Une do t’ju pergjigjem. Me te vertete se ata
te cilet e perbuzin adhurimin ndaj meje, ata padyshim do te hyjne ne
Xhehennem me poshterim!’” (Ghaafir : 60)
Ne nje hadith i Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Cfare ka qene e caktuar
nuk mund te shmanget, por lutjet (duate) jane te dobishme persa i perket cfare ka
ndodhur cfare nuk ka ndodhur.”
Ne qofte se nje musliman i lutet All-llahut per vellane e tij per nje fund te lumtur
lutja eshte e pranuar. I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Ne qofte se nje
Musliman lutet per vellane e tij ne mungese te tij, melaiket thone: Amiin, dhe e
njejte per ty.”
Keshtu perpiquni te kaloni momentet e fundit te jetes suaj ne vepra te mira.
Ruhuni nga kalimi i momenteve te fundit te jetes suaj ne vepra mekatare, se kjo
eshte fatkeqesia me e madhe dhe nje humbje e qarte.
Selefet (ta paret e drejte) i frigoheshin jashtezakonisht shume kalimit te momenteve
te fundit te jetes se tyre ne vepra te liga.
Al-Bukari transmeton nen autoritetin e Abu Mulaykah i cili tha: “Takova tridhjete
nga Sahabet (shoket) e Profetit, te gjithe prej tyre frikesoheshin te qenurit hipokrit.”
Sufjan ath-Thauri ishte aq shume i frikesuar nga e kaluara dhe veprat e tij te fundit
sa qe do te qante dhe thoshte: “Frikesohem se Imani (besimi) mund largohet nga
une ne kohen e vdekjes.”
Maalik Ibn Diinar falej gjate gjithe nates dhe thoshte: “O Zoti im! Ti i din ato te
cilet do te banojne ne Xhennet dhe ato te cilet do te banojne ne Xhehennem. Ku
do te jete banesa e Maalikut?”
Te dashur vellezer! Ato te cilet dijne histori te njerezve duke vdekur dhe kane
deshmuar ne disa nga keto skena, seriozisht do te donin te kalonin momentet e
fundit te jetes se tyre ne vepra te mira. Dikushi eshte degjuar – nderkohe qe ishte
duke vdekur te thonte: “Mire se vjen tek keto fytyra te cilat nuk jane as fytyra
njerezore e as fytyra xhindesh.”
Disa persona qe po vdisnin gjithashtu jane deshmuar duke thene: “Laa ilaaha il-All-
llah.” Dhe cilido thote Laa ilaaha il-All-llah si fjalet e tij te fundit do te hyje ne
Xhennet. Disa jane pare duke recituar Kur’an dhe disa duke diskutuar tema qe
lidhen me ligjin e trashegimise, disa duke folur ne ceshtjet e dijes dhe dikushi eshte
degjuar duke ju thene atyre qe ishin rreth tij: “Mos u frikesoni. Me eshte dhene
lajmi i gezueshem i Xhennetit.”
Nje nga dijetaret ka thene: “Veprat perfundimatare jane rezultat i veprave te meparshme.”
Keshtu je nder ato te cilet jane te suksesshem. Ndiq rrugen e te drejteve dhe mos
paso rrugen e te denuarve ato te cilet kalojne momentet e fundit te jetes se tyre ne
vepra te liga.
‘Abdul – Aziiz Ibn Abii Rauuaad tha: “Pashe nje njeri duke vdekur dhe iu tha te
thonte Laa ilaaha il-All-llah, por fjalet e fundit qe ai tha ishin: “Ai nuk beson ne te”,
dhe ai vdiq mbi ate fjale. Kur pyeta per ate njeri me thane se ai ishte pijanec.
Nje tjeter njeri qe po vdiste iu kerkua te perkujtonte All-llahun por cfare ai mund te
thoshte ishte: “Te kenaqesh filanen dhe filanen eshte me e dashur tek ai se
kerkimin e dashurise se All-llahut.” Kjo ishte e gjitha cka ai mund te thoshte sepse ai
ishte i dhene pas mardhenjeve seksuale ilegale.
Nje tjeter njeriu iu kerkua te thoshte Laa ilaaha il-All-llah kur po vdiste. Ne vend qe
te thoshte kete (Laa ilaaha il-All-llah) ai tha: “Te shumta jane grate e lodhura qe
pyesin se ku ndodhet banjoja.” Arsyeja per kete fjale ne dukje e pakuptimte eshte:
Ky njeri kishte mashtruar nje grua e cila e kishte pyetur ate se ku ndohdet banjoja
duke e futur ate me dredhi ne shtepine e tij e cila dukej si banjo. Ku me pas ai pati
mardhenie te seksuale te paligjshme me te.
Nje tjeter njeri qe po vdiste iu kerkua te thoshte Laa ilaaha il-Al-lllah por ai thoshte:
“Cigare, cigare.”, sepse ai ishte duhanxhi i rende kur ishte i gjalle dhe i
shendetshem.
Jane shume faktore qe shpien ne nje fund te keq si braktisja e obligimeve, kryerja e
gjerave te ndaluara dhe mungesa ne namazet me xhemat. Kjo sepse kur mekatet
kryhen se tepermi (shume), ato e pushtojne mekatarin dhe dashuria per berjen e mekateve e pushton zemren. Kur vdekja vjen, mekatari do ta kete te veshtire te
braktise mekatet dhe shejtani do te triumfoje mbi njeriun ne momentet e tij te
vdekjes nderkohe qe ai eshte ne gjendje te dobesise dhe hutimit. Ai atehere do te
thote ate cka ai e kishte zakon dhe perfundon duke kaluar momentet e fundit te
jetes se tij ne menyre te tmerrshme.
Nje nga gjerat qe te shpien ne fund te tmerrshem eshte bidati ne ceshthet e fese.
Bjen mallkim mbi bidatxhiun i cili eshte me i rende se mekatet e medha. I Derguari
i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Disa njerez nga ummeti im do te vijne tek liqeni
im (ne Diten e Gjykimit) dhe melaiket do ti largojne ato dhe ato (melaiket) do te
thone: ‘Ti nuk e din se cfare gjerash kane futur keto ne fene tende pasi qe ti i le
ato’ Atehere, une do te them: ‘Qofshin larg (nga meshira e All-llahut) ato te cilet e
ndryshuan (fene) pas meje.”
Nje tjeter shkak per nje perfundim te tmerrshem eshte berja padrejtese te tjereve
dhe agresioni kunder jeteve, pasurise dhe nderit te tyre. Po ashtu berja padrejtesi
kunder vetvetes si kryerja e cdo vepre te shirkut. All-llahu -
و
thote:
“Nuk ka dyshim se Dhalimunet (keqberesit, mosbesimtaret) nuk do te jene te
fituar.” (Al-Kasas : 37)
Koprracia, ngurrimi per te ndihmuar vellezerit Muslimane dhe berja e pak duave
jane faktore qe te shpien ne fund te frikshem. All-llahu -
و
thote:
“Hipokritët dhe hipokritet jane prej njeri – tjetrit, ata u urdherojne njerezve al-
Munker (te keqen, mohimin) dhe i ndalojne ata nga al-Ma’ruf (e drejta, besimi
dhe urdherat e tij), pastaj i kycin duart (duke mos dhene Sadaka, Zekat e duke
mos shpenzuar ne Ceshtjen e All-llahut). Ata e kane harruar All-llahun, dhe All-
llahu i ka harruar ato.” (At-Tawbah : 67)
All-llahu -
و
gjithashtu thote:
“Kurnace, per (per te shpenzuar sadopak per ndonje) te mire (dhe vetem lakmues
per placke e pasuri). Te ketillet nuk kane besuar, keshtu qe All-llahu i ben te
pavlera veprat e tyre dhekjo eshte perhere e lehte per All-llahun.” (Al-Ahzaab : 19)
Prirja ne drejtim te jetes se kesaj bote dhe bukurive te saj dhe indiferenca ndaj jetes
se Botes Tjeter jane disa nga shkaqet e perfundimit te keq. All-llahu -
و thote: Me te vertete se ato qe nuk shpresojne per takimin e tyre me Ne, por qe jane te
gezuar dhe te kenaqur me jeten e kesaj bote dhe ata qe jane te pavemendshem
ndaj Ajeteve Tona. Keta jane ata, banesa e te cileve do te jete Zjarri per shkak te
asaj qe qe ata (vete punuan) per te fituar.” (Junus : 7 – 8)
Gjera te tjera qe shkaktojne perfundim te keq jane semundjet e zemres si xhelozija,
keqdashja (shpirtligesia), mllefi, arroganca, nencmimi i Muslimaneve, tradhetia,
mospelqimi per ate cka All-llahu e don dhe dashuria per per ate cka All-llahu nuk e
don. All-llahu -
و
thote, duke na treguar per duane e njerit prej roberve te
Tij te drejte:
“Dhe mos me turpero mua ne Diten (e Ringjallajes) kur (te gjithe krijesat) do te
ringjallen. Diten ne te cilen as pasuria dhe as femijet nuk do te vlejne. Pervec atij
i cili sjell tek All-llahu zemer te paster.” (Ash-Shu’araa : 86 – 88)
Shkruarja amaneteve te padrjeta dhe te njeanshme gjithashtu shpie ne fund te keq
sepse kundershton mesimet e fese se paster. All-llahu -
و
thote:
“Dhe kini frike Diten kur te ktheheni perseri tek All-llahu. Atehere cdokush do
te paguhet cfare ka fituar dhe askujt nuk do ti behet padrejtesi.” (Al-Bakarah :281)
Vellezer Muslimane! Jini te bindur ndaj Zotit tuaj duke zbatuar urdharat e Tij dhe
shmangjen nga ndalesat e Tij, (duke bere keshtu) do te jeni te shpetuar nga
ndeshkimi i Tij dhe shperbleheni me Xhennetin e Tij. All-llahu -
و
thote:
“O njerez! Kini frike Zotin tuaj (duke permbushur detyrimin ndaj Tij dhe duke
hequr dore nga cdo padrejtesi e poshtersi) dhe ti frikesoheni nje Dite kur asnje
baba nuk mund ti vleje qofte edhe nje grime birit te vet; e as i biri nuk mund ti
vleje as nje grime babait te tij. Vertete qe Premtimi i All-llahut eshte i vertete,
atehere le te mos ju genjeje kjo jete e dynjase, e as te mos ju mashtroje i pari i
mashtruesve (shejtani) per All-llahun.” (Lukman : 33)
I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Pasha Allahun ne Doren e te Cilit
eshte shpirti im, nje njeri midis jush mundet te beje vepra te njerezve te Zjarrit
derisa eshte vetem nje kubit1
ose nje krah larg midis tij dhe Zjarrit, por kur
atehere ajo qe eshte shkruar (te cilen All-llahu ka urdheruar melaiket te
shkruajne) paraprin, dhe ai ben veprat e njerezve te Xhennetit dhe hyn ne te, dhe
nje njeri mundet te beje veprat e njerezve te Xhennetit derisa eshte vetem nje apo
dy kubite midis tij dhe Xhennetit, dhe atehere kur ajo qe eshte e shkruar paraprin dhe ai ben veprat e njerezve te Zjarrit dhe hyn ne te.” (AL-Bukhari dhe
Muslim)
Muslimane te dashur! Kryeni vepra te mira, largohuni nga veprat e ndaluara,
perpiquni per gjerat qe do tju mundesonin juve te kalonit momentet e fundit te
jetes ne menyre te hijshme dhe ruhuni nga gjerat qe shkaktojne perfundim te keq.
Perpiquni me mundim duke bere vepra qe do t’ju benin juve te fitonit kenaqesine e
Zotit tuaj, se cdo njeriu do ti vijne te lehta te tilla vepra te cilet do ta shpien ate ne
vendin e caktuar.
Kryeni vepra te mira dhe kini mendim te mire per Zotin tuaj. Mos kryeni vepra te
liga dhe ende ushqeni shpresat ne All-llahun. Ne nje hadith i Derguari i Allahut
لم و ل االله ل na mesoi neve nje dua (lutje) qe ne qofte se nje Musliman e ben
ate, ai do te vdese para se te preket me fatkeqesi. Duaja eshte:
“O All-llah! Na bej neve te kemi fund te mire ne te gjitha ceshtjet dhe na mbro
neve nga turperimi ne kete bote dhe prej denimit te Botes Tjeter.”
Nga Komiteti i Edukimit dhe Thirrjes Islame Nga Komiteti i Edukimit dhe Thirrjes Islame
Al-Madinah Al Madinah Al Madinah Al-Munauarah Munauarah Munauarah
(Predikuesit e dy Xhamive te Shenjta (Predikuesit e dy Xhamive te Shenjta Predikuesit e dy Xhamive te Shenjta)
Perktheu nga Anglishtja: Hamza Ibnfadl
Al-Xhumu’a 19 Rabi al-Thani 1426 (27 Maj 2005)
Te Gjitha te Drejtat teRezervuara
Botimet - Albselefet©2005
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment