Friday, 28 April 2017
Ai ishte Ibn Sina nder dijetaret Islame?
Ai ishte Ibn Sina nder dijetaret Islame?
Vendimi i edh-Dhehebit, Ibn Haxherit, Ibn Tejmijes, Ibnul Kajjimit dhe te tjereve
Ne qofte se kerkoni ne “Google” dijetare te medhenj Muslimane, midis emrave te pare
qe do te shfaqen jane ata si “Ibn Sina” dhe “el-Farabi”. Megjithate, a i kane konsideruar
dijetaret e medhenj Muslimane ata te jene “dijetare te medhenj Muslimane”? Le ta
keqyrim.
Ibn Sina: emri i tij i plote eshte Ebu ‘Ali ibn Abdullah el-Balkhi [v.428H].
Imam edh-Dhehebi ka thene ne lidhje me te ne Sijar A’alaam en-Nubelaa, “Ai ka nje
liber te titulluar esh-Shifa [Mjekimi], i cili permban gjera qe s'eshte e mundshme te
tolerohen, dhe el-Ghazaaliu me te vertete i ka bere tekfir atij ne librin e tij, Menkidh Min
ed-Dalaal”.
Po ashtu ai ka thene ne lidhje me te, “Ai eshte udheheqesi i Filozofeve Islame, dhe qysh
nga vdekja e el-Farabit, nuk ka qene asnje si ai, keshtu qe el-hamdulilah [qe ai vdiq
sh.p.] per te miren e Islamit dhe Sunnetit” [Sijaar A’alaam en-Nubelaa 17/535]
Ne nje tjeter liber [edh-Dhehebi] ka thene ne lidhje me te, “Nuk jam i informuar qe ai te
kete transmetuar ndonje gje nga shkencat Islame, por edhe ne qofte se ai ka transmetuar,
nuk do te ishte e lejueshme te transmetohet prej tij, sepse ai eshte i prishur, devijues,
filozof”. [Mizaanel ‘Itidaal 1/5391]
el-Hafidh Ibn Haxher ka thene ne lidhje me te, “Dijetari shaafii’i, Ibn ‘Ali el-Hamuwi ka
thene: te gjithe dijetaret kane rene dakord qe Ibn Sina thoshte se universi gjithmone ka
qene ne ekzistence [ka ekzistuar], dhe se trupat nuk do te ngjallen fizikisht ne Diten e
Gjykimit. Gjithashtu eshte thene qe ai thoshte se Allahu nuk ka dijeni per specifikat [e
gjithçkaje qe ndodh], por Ai eshte ne dijeni per ate qe ndodh ne kuptimin e
pergjithshem. Pra, dijetaret ne kohen e tij dhe ata pas tyre, ata dijetare theniet e te cileve
kane peshe ne çeshtjet e fikhut dhe usul-fikhut, qarten i kane deklaruar ate dhe el-
Farabin te jene kufare [mosbesimtare], per shkak te besimit te tyre per sa i perket ketyre
çeshtjeve, sepse ato kundershtojne besimin e Muslimaneve [Lisanel-Mizan 2/293].
Ibnul-Kajjim ka thene ne lidhje me te, “Ibn Sina, siç ai ka thene ne lidhje me veten e tij,
ka thene se ai dhe babai i tij ishin nga sekti i fshehte Keraemita, te cilet nuk besojne ne
zanafillen e krijimit, ringjalljen, Krijuesin, e as ne Pejgamberet. Keta te pafe miratonin
Shi’izmin dhe pohonin te jene me prejardhje nga familja e Profetit, si maske me qellim
qe te fshehnin mosbesimin e tyre, ndonese familja e Profetit nuk eshte aspak e lidhur me
ata per sa i perket prejardhjes, veprimeve dhe besimeve te tyre. Ata vritnin njerezit e
dijes dhe njerezit e imanit, dhe linin njerezit e shirkut dhe kufrit. Ata nuk e konsideronin
haramin te jete haram, as ate qe eshte hallall te jete hallall." [Ighatheh el-Lahfan 2/266]
Ne nje tjeter pjese te librit, ai e pershkruan ate si “Imamin e mulhidiin [ateisteve]”.
[Ighathah el-Lahfan 2/267]
Ne Miftah Dar es-Sa’adeh, Ibnul-Kajjim gjithashtu ka thene ne lidhje me el-Farabin dhe
Ibn Sinen, “Filozofet Muslimane, te tille si Ibn Sina dhe el-Farabi, u perpoqen te krijojne
nje ekuiliber midis filozofise dhe sheriatit, megjithate kjo i degjeneroi ata dhe i beri te
flasin me menyren e filozofeve ne lidhje me çeshtjet e atilla si mrekullite dhe ngjarjet e
jashtezakonshme. Ata thane se jane tre forca pas çdo mrekullie ose ngjarjeje te
jashtezakonshme:
1. orbita [e planeteve]
2. fuqia intelektuale
3. fuqia [energjia] e natyres
Si rrjedhim, ata barazuan mrekullite qe iu dhane profeteve me mashtrimet e
magjistareve dhe fallxhinjeve. Prapseprap ata pohuan se ndryshimi midis ketyre dyjave,
eshte vetem tek qellimi; qellimi i profeteve dhe pejgambereve eshte i mire, ndersa
qellimi i magjistareve dhe atyre qe jane si ata eshte i lig. Kjo ideologji eshte nje nga me te
degjeneruarat dhe neveritshmet ne bote, sepse eshte e ndertuar mbi konceptin qe mohon
vullnetin e Allahut dhe qe Ai ka pushtet mbi çdo gje. Kjo ideologji gjithashtu eshte e
ndertuar mbi principin qe mohon xhindet, engjejt, dhe ringjalljen fizike te njerezimit.
Keshtu qe ne realitet, kjo eshte e ndertuar mbi mosbesimin ne Allahun, engjejt e Tij,
librat e Tij, te derguarit e Tij, dhe Diten e Gjykimit. [Miftah Dar-es-Sa’adah 119/2]
Ibn Kethiri deklaroi se ishte per shkak te besimit te tij qe el-Ghazaaliu e beri tekfir ate.
[el-Bidajeh Wel-Nihajeh 12/46]
Ai [Ibn Kethiri] gjithashtu ka thene ne lidhje me el-Farabin pasi permendi disa nga
besimet e tij filozofike, “Ne qofte se ai vdes me keso besimesh pa u penduar, mallkimi i
Allahut Rabul-‘Alemiin qofte mbi te. Prandaj kjo eshte arsyeje qe el-Hafidh Ibn ‘Asakir
me qellim nuk e permendi ate ne tarikhad-dimishk [Nje biografi e te gjithe dijetareve, te
cilet kaluan nepermjet Damaskut], per shkak te besimit te felliqur dhe te neveritshem te
tij [qe ai kishte]. [el-Bidajeh Wel-Nihaje 11/238]
Ibn Tejmije ka thene ne lidhje me te, “Ajo çka thone te tillet si Ibn Sina, eshte me keq se
theniet e Çifuteve, Kristianeve, dhe idhujtareve Arabe”. [el-Xhewab es-Sahih 4/463]
Me ne fund, Sidikh Hasan Khan [Dijetar i madh nga India v.1306 H] ka thene ne lidhje
me te, “Ibn Sina ka thene ne el-Ishrat, bazuar ne theniet e filozofeve, se Allahu ka dijeni
mbi çeshtjet e pergjithshme, jo ne specifikat e gjerave te cilat ndodhin, dhe ky eshte kufer
i paster qe nuk mund te keqinterpretohet. Kjo eshte nje nga arsyet pse Muslimanet i
kane konsideruar filozofet te jene kufare [mosbesimtare]. Ata kane edhe shume besime
tjera shkaterruese, keshtu qe mos u tundoni [ndikoni] nga idete, dija e thelle, dhe urtesia
qe ata pohojne te kene, sepse nuk ka asnje nga ata perveç se ai kundershton te verteten
ose eshte buze zjarrit [Abdxhadal-‘Uluum 1/23].
Perktheu nga Anglishtja: Hamza Ibn el-Fadl [Uran Kupi]
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment