Saturday, 29 April 2017

KALIMI I MOMENTEVE TE FUNDIT TE JETES DUKE BERE VEPRA TE MIRA

KALIMI I MOMENTEVE TE FUNDIT TE JETES DUKE BERE VEPRA TE MIRA Shaykh ‘Ali Abdur- Shaykh ‘Ali Abdur-Rahaman al Rahaman al Rahaman al-Hudhejfi Hudhejfi Hudhejfi 5 Rabi al 5 Rabi al-Thani 1426 (13 Maj 2005) ani 1426 (13 Maj 2005) ani 1426 (13 Maj 2005) Te gjitha falenderimiet i takjone All-llahut - و , Zotit te te gjithe boteve, paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin لم و ل االله ل , familjen dhe shoket e tij. Vellezer Muslimane! Frigoujini All-llahut - و ashtu sic duhet friguar. Gjithmone shpejtoni per te kerkuar faljen dhe kenaqesine e Tij. Ai i cili do t’i kushtoje vemendjen Zotit te tij do te dale me sukses, por ai i cili ndjek deshirat e tij dhe harron Jeten e Ardhshme do te jete humbes. Te dashur vellezer! Zoti juaj nuk ka nevoje per juve. Asnje mekat i cdo mekatari nuk e demton Ate. Profeti لم و ل االله ل e tregoi ate nga Zoti i tij ne hadithin kudsi i cili tha: “O robet e Mi, ju as nuk mund te me demtoni as nuk mund te me beni ndonje te mire.” (Muslim) Ne Kur’an All-llahu - و thote: “E ty të mos të brengosin (o Muhammed) ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.” (Ali-Imran : 176) Veprat e mira jane shkaku i cdo bekimi ne kete bote dhe ne Boten Tjeter. Me te medhate dhe me te mirat nga veprat jane jane ato te cilat jane bere me zemer, si besimi ne All-llahun - و , mbeshtetja ne Te, frika nga Ai, shpresa ne meshiren e Tij, dashuria per te gjitha cka Ai don dhe mosdashja e te gjithave cka Ai nuk don dhe varja e shpresave vetem tek Ai ne arritjen e te mirave dhe shmangja nga e demshmja. All-llahu - و thote: “Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.” (Junus : 107) Veprat e drejta te trupit (fizike) pasojne veprat e zemres. I Derguari i All-llahut ل لم و ل االله tha: “Shperblimi i veprave varet nga qellimi dhe cdo njeri do te marre shperblimin sipas qellimit.” (Al-Bukharii) Vetrat e keqija jane shkaku i vuajtjeve ne kete bote dhe ne Boten tjeter. All-llahu thote: “Dhe cfaredo fatkeqsie qe ju bie, ajo eshte vecse cfare vete duart tuaja kane fituar. Dha Ai eshte qe fal shume.” (Ash.Shuraa : 30) Dhe Ai - و thote: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që te tërhiqen (nga të këqijat duke u penduar tek All-llahu dhe lypin faljen e Tij).” (Ar-Ruum : 41) Sidoqofte njeriu eshte urdheruar te kryeje aktet e adhurimit dhe eshte ndaluar te beje mekate gjithe kohen, ky urdher dhe ndalese behet i theksueshm ne momentet e fundit te jetes se tij. I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Veprat gjykohen sipas fundit te tyre.” (Al-Bukhari) Keshtu cilit do All-llahu - و i jep sukses ne berjen e veprave te mira ne momentet e fundit te jetes se tij ka arritur fundin e mire. Por cilin do All-llahu e turperon duke e lene ate duke kaluar momentet e fundit te jetes se tij ne vepra te liga, te tilla qe tashme kane qene te caktuar te jene midis fatzinjve. I pergjerohemi All-llahut te na shpetoje neve. All-llahu na inkurajon neve te kalojme pjesen perfundimtare te jetes sone ne vepra te mira ku Ai - و thote: “O ju qe besuat! Kini frike All-llahun (duke ndjekur urdherat e Tij dhe duke u terhequr nga ndalimet e Tij) ashtu sic duhet pasur frike nga Ai (bindjuni Atij,falenderojeni vazhdimisht Ate dhe kujtojeni Ate gjithnje) dhe mos vdisni ndryshe vecse duke qene Muslimane (e plotesisht te nenshtruar ndaj Allahut).” (Ali- Imraan : 102) Njerezit besimtare te cilet i frigohen All-llahut - و kerkojne te kalojne momentet e fundit te jetes se tyre duke bere vepra te mira. All-llahu na jep neve nje shembull te Profeteve Ibrahim dhe Ja’kub: “Dhe kete (fe, nenshtrim ndaj Allahut si muslimane ne Islam) e porositi Ibrahimi dhe per bijte e tij, edhe Ja’kubi (duke u thene): ‘O bijte e mi! All-llahu e ka zgjedhur per ju fene e vertete, keshtu qe mos vdisni ndryshe pervec se ne Besimin Islam, si Muslimane.” (El-Bakarah : 132) Dhe Ai - و thote duke pershkruar lutjet e te urteve nga mesi i roberve te Tij: “Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!” (Ali-Imran : 193) Dhe Ai - و pershkruan lutjet e robit te Tij te penduar: “Zoti ynë! Na dhuro durim dhe na bëj të vdesim muslimanë!" (Al-‘Araf : 126) ‘Abdullah Ibn ‘Amr transmeton se i Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Me te vertete zemrat e te gjithe bijve te Ademit jane midis dy gishterinjve nga gishterinjte e Zotit te Meshirshem si nje zemer. Ai i rrotullon ato ngado (drejtim).” Mandej i Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “O All-llah rrotullues i zemrave, ktheji zemrat tona ne bindshmerine ndaj Teje.” (Muslim) Ne qofte se All-llahu ben qe ndonjeri te kete sukses duke kaluar momentet e fundit te jetes se tij ne verpra te mira, i tille qe nje person ka arritur lumturi pas se ciles nuk do te perjetoje kurre fatkeqesi; dhe ne qofte se dikushi e mbyll jeten e tij me vepra te liga, ky ka humbur te dyja jeten e kesaj bote dhe Jeten Tjeter. Njerezit me besim jane gjithmone te merakosur me veprat e mira pergjate gjithe jetes se tyre, dhe gjithashtu perpiqen te kalojne momentet e fundit te jetes se tyre ne vepra te mira. Ato bejne vepra te mira, shpresojne per mire ne All-llahun dhe kane mendime te mira per All-llahun dhe gjithmone akuzojne veten e tyre per neglizhence. All-llahu - و thote:“Vertet, ata qe kane besuar dhe ata qe jane shperngulur (per fene e All-llahut) dhe jane perpjekur dhe kane luftuar shume ne Rrugen e All-llahut, te gjithe ata shpresojne per Meshiren e All-llahut. Dhe Allahu eshte gjithnje Fales i Madh, Meshireplote.” (Al-Bakarah : 218) Ai i cili eshte i sinqerte me All-llahun ne qellimin e tij, vepron ne peputhje me Sunnetin e Profetit لم و ل االله ل dhe pason udhezimin e Sahabeve (shokeve) te Profetit, eshte udhezim i All-llahut i cili e lejon nje person te tille te kaloje momentet perfundimtare te jetes se tij ne vepra te mira. All-llahu - و thote: “Padyshim se per ata qe besuan dhe punuan drejtesi, sigurisht qe Ne nuk do ta humbim kurre shperblimin per kedo qe punon drejtesi (sipas besimit te paster).” (Al-Kahf : 30) Dhe Ai - و thote: “Dhe ai qe punon nga veprat e mira duke qene besimtar, atehere ai nuk do te kete aspak frike per ndonje padrejtesi as edhe se mos ia hane hakun (ne shperblimin qe i takon).” (Ta-Ha : 112) Ekzistojne disa faktore te cilet te shpiejne ne perfundim te mire te jetes. Disa nga ato jane: — Sinqeriteti dhe qellimi i mire. Ky eshte nje kusht per pranimin e cdo vepre. — Kujdesi i vazhdueshem i namazit me xhemat: Pejgamberi i All-llahut و ل االله ل لم tha: “Cilido kryen namazin e ‘asr-it (ikindise) dhe fexhr-it (sabahut) [me xhemat] do te hyje ne Xhennet.” (Al-Bukahri dhe Muslim) — Besim dhe drejtesi (ndershmeri), All-llahu - و thote: “Keshtu, per kedo qe beson dhe punon vepra te mira e te drejta, nuk do te kete as frike as pikellim.” (An-N’aam : 48) — Te qenurit i vetedijshem per All-llahun ne vetmi dhe ne publik duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke ndejtur larg nga ndalesat e Tij: All-llahu - و thote: “Ate banese te Jetes se Fundit (Xhannetin) Ne do ta paracaktojme per ata te cilet nuk kundershtojne te verteten me krenari dhe shtypje ne toke dhe qe nuk bejne as poshtersi e krime. Dhe fundi i mire eshte per Muttekunet (te perkushtuarit te All-llahut).” (Al-Kasas : 83) — Ndejtja larg nga mekatet e medha, All-llahu - و thote: “Ne qofte se largoheni nga mekatet e medha qe jeni te ndaluar ti kryeni, Ne do t’ju shlyejme mekatet (e vogla) dhe do t’ju pranojme ne nje nje Hyrje Madheshtore (Xhennet).” (An-Nisa’ : 31) — Perkrahja dhe bashkimi ne udhezimin e Profetit لم و ل االله ل dhe pasimi i rruges se Sahabeve (shokeve) te tij: All-llahu - و thote: “Me te vertete qe tek i Derguari i All-llahut ju keni nje shembull mjaft te mire par ta ndjekur per ate qe shpreson ne (Takimin me) All-llahun dhe ne Diten e Fundit dhe qe e kujton All-llahun shume.” (Al-Ahzab : 21) Ai - و gjithashtu thote: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” (At-Toubah : 100) — Shmangja nga berja padrejtesi te tjereve dhe shmangja nga sulmet e te gjitha formave. Pejgamberi i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Musliman (i vertete) eshte ai prej te cilit Muslimanet e tjere ndihen te sigurte nga demi dores dhe gjuhes se tij, dhe mergimtari eshte ai i cili braktis ate cka All-llahu e ka ndaluar.” (Al-Bukahri) Pejgamberi i All-llahut لم و ل الله ا ل gjithashtu tha: “Ruhuni nga duaja e te cilit i eshte bere e padrejte, sepse nuk ka perde midis saj dhe All-llahut.” Ai gjithashtu tha: “Nuk ka ndonje mekat ndeshkimin e te cilit All-llahu e shpejton ne kete bote pervec agresionit dhe prerjes se lidhjeve familjare.” — Te qenurit i mire me te tjeret: All-llahu - و thote: “Ata qe e shpenzojne pasurine e tyre ne Ceshtjen e All-llahut naten dhe diten, fshehurazi dhe e hapur, keta do te kene shperblimin tek Zoti i tyre dhe per ta nuk do te kete as frike as pikellim.” (Al-Bakarah : 274) — Te qenurit nje Musliman fisnik dhe shpirtmadh: i Derguari i All-llahut ل االله ل لم و tha: “Veprat e mira parandalojne veprat e keqija.” — Largimi nga bidatet. Bidatet jane shkaterruese. Ato prishin fene dhe dobesojne Islamin pak nga pak. All-llahu - و thote:“Dhe kush i bindet All-llahut dhe te Derguarit atehere ata do te jene ne shoqerine e atyre mbi te cilet All-llahu ka derdhur miresine e Tij, (ne shoqerine) e Pejgambereve, te Siddikuneve, te martireve, te te drejteve. Dhe sa te shkelqyer jane keto shoqerues jane!” (An-Nisa’ : 69) Atyre te cileve All-llahu - و ju ka dhene miresine ato jane te cliruar nga bidatet. Lutja tek All-llahut per kete. All-llahu - و thote: “Dhe Zoti juaj thote: ‘M’u lutni Mua, Une do t’ju pergjigjem. Me te vertete se ata te cilet e perbuzin adhurimin ndaj meje, ata padyshim do te hyjne ne Xhehennem me poshterim!’” (Ghaafir : 60) Ne nje hadith i Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Cfare ka qene e caktuar nuk mund te shmanget, por lutjet (duate) jane te dobishme persa i perket cfare ka ndodhur cfare nuk ka ndodhur.” Ne qofte se nje musliman i lutet All-llahut per vellane e tij per nje fund te lumtur lutja eshte e pranuar. I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Ne qofte se nje Musliman lutet per vellane e tij ne mungese te tij, melaiket thone: Amiin, dhe e njejte per ty.” Keshtu perpiquni te kaloni momentet e fundit te jetes suaj ne vepra te mira. Ruhuni nga kalimi i momenteve te fundit te jetes suaj ne vepra mekatare, se kjo eshte fatkeqesia me e madhe dhe nje humbje e qarte. Selefet (ta paret e drejte) i frigoheshin jashtezakonisht shume kalimit te momenteve te fundit te jetes se tyre ne vepra te liga. Al-Bukari transmeton nen autoritetin e Abu Mulaykah i cili tha: “Takova tridhjete nga Sahabet (shoket) e Profetit, te gjithe prej tyre frikesoheshin te qenurit hipokrit.” Sufjan ath-Thauri ishte aq shume i frikesuar nga e kaluara dhe veprat e tij te fundit sa qe do te qante dhe thoshte: “Frikesohem se Imani (besimi) mund largohet nga une ne kohen e vdekjes.” Maalik Ibn Diinar falej gjate gjithe nates dhe thoshte: “O Zoti im! Ti i din ato te cilet do te banojne ne Xhennet dhe ato te cilet do te banojne ne Xhehennem. Ku do te jete banesa e Maalikut?” Te dashur vellezer! Ato te cilet dijne histori te njerezve duke vdekur dhe kane deshmuar ne disa nga keto skena, seriozisht do te donin te kalonin momentet e fundit te jetes se tyre ne vepra te mira. Dikushi eshte degjuar – nderkohe qe ishte duke vdekur te thonte: “Mire se vjen tek keto fytyra te cilat nuk jane as fytyra njerezore e as fytyra xhindesh.” Disa persona qe po vdisnin gjithashtu jane deshmuar duke thene: “Laa ilaaha il-All- llah.” Dhe cilido thote Laa ilaaha il-All-llah si fjalet e tij te fundit do te hyje ne Xhennet. Disa jane pare duke recituar Kur’an dhe disa duke diskutuar tema qe lidhen me ligjin e trashegimise, disa duke folur ne ceshtjet e dijes dhe dikushi eshte degjuar duke ju thene atyre qe ishin rreth tij: “Mos u frikesoni. Me eshte dhene lajmi i gezueshem i Xhennetit.” Nje nga dijetaret ka thene: “Veprat perfundimatare jane rezultat i veprave te meparshme.” Keshtu je nder ato te cilet jane te suksesshem. Ndiq rrugen e te drejteve dhe mos paso rrugen e te denuarve ato te cilet kalojne momentet e fundit te jetes se tyre ne vepra te liga. ‘Abdul – Aziiz Ibn Abii Rauuaad tha: “Pashe nje njeri duke vdekur dhe iu tha te thonte Laa ilaaha il-All-llah, por fjalet e fundit qe ai tha ishin: “Ai nuk beson ne te”, dhe ai vdiq mbi ate fjale. Kur pyeta per ate njeri me thane se ai ishte pijanec. Nje tjeter njeri qe po vdiste iu kerkua te perkujtonte All-llahun por cfare ai mund te thoshte ishte: “Te kenaqesh filanen dhe filanen eshte me e dashur tek ai se kerkimin e dashurise se All-llahut.” Kjo ishte e gjitha cka ai mund te thoshte sepse ai ishte i dhene pas mardhenjeve seksuale ilegale. Nje tjeter njeriu iu kerkua te thoshte Laa ilaaha il-All-llah kur po vdiste. Ne vend qe te thoshte kete (Laa ilaaha il-All-llah) ai tha: “Te shumta jane grate e lodhura qe pyesin se ku ndodhet banjoja.” Arsyeja per kete fjale ne dukje e pakuptimte eshte: Ky njeri kishte mashtruar nje grua e cila e kishte pyetur ate se ku ndohdet banjoja duke e futur ate me dredhi ne shtepine e tij e cila dukej si banjo. Ku me pas ai pati mardhenie te seksuale te paligjshme me te. Nje tjeter njeri qe po vdiste iu kerkua te thoshte Laa ilaaha il-Al-lllah por ai thoshte: “Cigare, cigare.”, sepse ai ishte duhanxhi i rende kur ishte i gjalle dhe i shendetshem. Jane shume faktore qe shpien ne nje fund te keq si braktisja e obligimeve, kryerja e gjerave te ndaluara dhe mungesa ne namazet me xhemat. Kjo sepse kur mekatet kryhen se tepermi (shume), ato e pushtojne mekatarin dhe dashuria per berjen e mekateve e pushton zemren. Kur vdekja vjen, mekatari do ta kete te veshtire te braktise mekatet dhe shejtani do te triumfoje mbi njeriun ne momentet e tij te vdekjes nderkohe qe ai eshte ne gjendje te dobesise dhe hutimit. Ai atehere do te thote ate cka ai e kishte zakon dhe perfundon duke kaluar momentet e fundit te jetes se tij ne menyre te tmerrshme. Nje nga gjerat qe te shpien ne fund te tmerrshem eshte bidati ne ceshthet e fese. Bjen mallkim mbi bidatxhiun i cili eshte me i rende se mekatet e medha. I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Disa njerez nga ummeti im do te vijne tek liqeni im (ne Diten e Gjykimit) dhe melaiket do ti largojne ato dhe ato (melaiket) do te thone: ‘Ti nuk e din se cfare gjerash kane futur keto ne fene tende pasi qe ti i le ato’ Atehere, une do te them: ‘Qofshin larg (nga meshira e All-llahut) ato te cilet e ndryshuan (fene) pas meje.” Nje tjeter shkak per nje perfundim te tmerrshem eshte berja padrejtese te tjereve dhe agresioni kunder jeteve, pasurise dhe nderit te tyre. Po ashtu berja padrejtesi kunder vetvetes si kryerja e cdo vepre te shirkut. All-llahu - و thote: “Nuk ka dyshim se Dhalimunet (keqberesit, mosbesimtaret) nuk do te jene te fituar.” (Al-Kasas : 37) Koprracia, ngurrimi per te ndihmuar vellezerit Muslimane dhe berja e pak duave jane faktore qe te shpien ne fund te frikshem. All-llahu - و thote: “Hipokritët dhe hipokritet jane prej njeri – tjetrit, ata u urdherojne njerezve al- Munker (te keqen, mohimin) dhe i ndalojne ata nga al-Ma’ruf (e drejta, besimi dhe urdherat e tij), pastaj i kycin duart (duke mos dhene Sadaka, Zekat e duke mos shpenzuar ne Ceshtjen e All-llahut). Ata e kane harruar All-llahun, dhe All- llahu i ka harruar ato.” (At-Tawbah : 67) All-llahu - و gjithashtu thote: “Kurnace, per (per te shpenzuar sadopak per ndonje) te mire (dhe vetem lakmues per placke e pasuri). Te ketillet nuk kane besuar, keshtu qe All-llahu i ben te pavlera veprat e tyre dhekjo eshte perhere e lehte per All-llahun.” (Al-Ahzaab : 19) Prirja ne drejtim te jetes se kesaj bote dhe bukurive te saj dhe indiferenca ndaj jetes se Botes Tjeter jane disa nga shkaqet e perfundimit te keq. All-llahu - و thote: Me te vertete se ato qe nuk shpresojne per takimin e tyre me Ne, por qe jane te gezuar dhe te kenaqur me jeten e kesaj bote dhe ata qe jane te pavemendshem ndaj Ajeteve Tona. Keta jane ata, banesa e te cileve do te jete Zjarri per shkak te asaj qe qe ata (vete punuan) per te fituar.” (Junus : 7 – 8) Gjera te tjera qe shkaktojne perfundim te keq jane semundjet e zemres si xhelozija, keqdashja (shpirtligesia), mllefi, arroganca, nencmimi i Muslimaneve, tradhetia, mospelqimi per ate cka All-llahu e don dhe dashuria per per ate cka All-llahu nuk e don. All-llahu - و thote, duke na treguar per duane e njerit prej roberve te Tij te drejte: “Dhe mos me turpero mua ne Diten (e Ringjallajes) kur (te gjithe krijesat) do te ringjallen. Diten ne te cilen as pasuria dhe as femijet nuk do te vlejne. Pervec atij i cili sjell tek All-llahu zemer te paster.” (Ash-Shu’araa : 86 – 88) Shkruarja amaneteve te padrjeta dhe te njeanshme gjithashtu shpie ne fund te keq sepse kundershton mesimet e fese se paster. All-llahu - و thote: “Dhe kini frike Diten kur te ktheheni perseri tek All-llahu. Atehere cdokush do te paguhet cfare ka fituar dhe askujt nuk do ti behet padrejtesi.” (Al-Bakarah :281) Vellezer Muslimane! Jini te bindur ndaj Zotit tuaj duke zbatuar urdharat e Tij dhe shmangjen nga ndalesat e Tij, (duke bere keshtu) do te jeni te shpetuar nga ndeshkimi i Tij dhe shperbleheni me Xhennetin e Tij. All-llahu - و thote: “O njerez! Kini frike Zotin tuaj (duke permbushur detyrimin ndaj Tij dhe duke hequr dore nga cdo padrejtesi e poshtersi) dhe ti frikesoheni nje Dite kur asnje baba nuk mund ti vleje qofte edhe nje grime birit te vet; e as i biri nuk mund ti vleje as nje grime babait te tij. Vertete qe Premtimi i All-llahut eshte i vertete, atehere le te mos ju genjeje kjo jete e dynjase, e as te mos ju mashtroje i pari i mashtruesve (shejtani) per All-llahun.” (Lukman : 33) I Derguari i All-llahut لم و ل االله ل tha: “Pasha Allahun ne Doren e te Cilit eshte shpirti im, nje njeri midis jush mundet te beje vepra te njerezve te Zjarrit derisa eshte vetem nje kubit1 ose nje krah larg midis tij dhe Zjarrit, por kur atehere ajo qe eshte shkruar (te cilen All-llahu ka urdheruar melaiket te shkruajne) paraprin, dhe ai ben veprat e njerezve te Xhennetit dhe hyn ne te, dhe nje njeri mundet te beje veprat e njerezve te Xhennetit derisa eshte vetem nje apo dy kubite midis tij dhe Xhennetit, dhe atehere kur ajo qe eshte e shkruar paraprin dhe ai ben veprat e njerezve te Zjarrit dhe hyn ne te.” (AL-Bukhari dhe Muslim) Muslimane te dashur! Kryeni vepra te mira, largohuni nga veprat e ndaluara, perpiquni per gjerat qe do tju mundesonin juve te kalonit momentet e fundit te jetes ne menyre te hijshme dhe ruhuni nga gjerat qe shkaktojne perfundim te keq. Perpiquni me mundim duke bere vepra qe do t’ju benin juve te fitonit kenaqesine e Zotit tuaj, se cdo njeriu do ti vijne te lehta te tilla vepra te cilet do ta shpien ate ne vendin e caktuar. Kryeni vepra te mira dhe kini mendim te mire per Zotin tuaj. Mos kryeni vepra te liga dhe ende ushqeni shpresat ne All-llahun. Ne nje hadith i Derguari i Allahut لم و ل االله ل na mesoi neve nje dua (lutje) qe ne qofte se nje Musliman e ben ate, ai do te vdese para se te preket me fatkeqesi. Duaja eshte: “O All-llah! Na bej neve te kemi fund te mire ne te gjitha ceshtjet dhe na mbro neve nga turperimi ne kete bote dhe prej denimit te Botes Tjeter.” Nga Komiteti i Edukimit dhe Thirrjes Islame Nga Komiteti i Edukimit dhe Thirrjes Islame Al-Madinah Al Madinah Al Madinah Al-Munauarah Munauarah Munauarah (Predikuesit e dy Xhamive te Shenjta (Predikuesit e dy Xhamive te Shenjta Predikuesit e dy Xhamive te Shenjta) Perktheu nga Anglishtja: Hamza Ibnfadl Al-Xhumu’a 19 Rabi al-Thani 1426 (27 Maj 2005) Te Gjitha te Drejtat teRezervuara Botimet - Albselefet©2005

Friday, 28 April 2017

Ai ishte Ibn Sina nder dijetaret Islame?

Ai ishte Ibn Sina nder dijetaret Islame? Vendimi i edh-Dhehebit, Ibn Haxherit, Ibn Tejmijes, Ibnul Kajjimit dhe te tjereve Ne qofte se kerkoni ne “Google” dijetare te medhenj Muslimane, midis emrave te pare qe do te shfaqen jane ata si “Ibn Sina” dhe “el-Farabi”. Megjithate, a i kane konsideruar dijetaret e medhenj Muslimane ata te jene “dijetare te medhenj Muslimane”? Le ta keqyrim. Ibn Sina: emri i tij i plote eshte Ebu ‘Ali ibn Abdullah el-Balkhi [v.428H]. Imam edh-Dhehebi ka thene ne lidhje me te ne Sijar A’alaam en-Nubelaa, “Ai ka nje liber te titulluar esh-Shifa [Mjekimi], i cili permban gjera qe s'eshte e mundshme te tolerohen, dhe el-Ghazaaliu me te vertete i ka bere tekfir atij ne librin e tij, Menkidh Min ed-Dalaal”. Po ashtu ai ka thene ne lidhje me te, “Ai eshte udheheqesi i Filozofeve Islame, dhe qysh nga vdekja e el-Farabit, nuk ka qene asnje si ai, keshtu qe el-hamdulilah [qe ai vdiq sh.p.] per te miren e Islamit dhe Sunnetit” [Sijaar A’alaam en-Nubelaa 17/535] Ne nje tjeter liber [edh-Dhehebi] ka thene ne lidhje me te, “Nuk jam i informuar qe ai te kete transmetuar ndonje gje nga shkencat Islame, por edhe ne qofte se ai ka transmetuar, nuk do te ishte e lejueshme te transmetohet prej tij, sepse ai eshte i prishur, devijues, filozof”. [Mizaanel ‘Itidaal 1/5391] el-Hafidh Ibn Haxher ka thene ne lidhje me te, “Dijetari shaafii’i, Ibn ‘Ali el-Hamuwi ka thene: te gjithe dijetaret kane rene dakord qe Ibn Sina thoshte se universi gjithmone ka qene ne ekzistence [ka ekzistuar], dhe se trupat nuk do te ngjallen fizikisht ne Diten e Gjykimit. Gjithashtu eshte thene qe ai thoshte se Allahu nuk ka dijeni per specifikat [e gjithçkaje qe ndodh], por Ai eshte ne dijeni per ate qe ndodh ne kuptimin e pergjithshem. Pra, dijetaret ne kohen e tij dhe ata pas tyre, ata dijetare theniet e te cileve kane peshe ne çeshtjet e fikhut dhe usul-fikhut, qarten i kane deklaruar ate dhe el- Farabin te jene kufare [mosbesimtare], per shkak te besimit te tyre per sa i perket ketyre çeshtjeve, sepse ato kundershtojne besimin e Muslimaneve [Lisanel-Mizan 2/293]. Ibnul-Kajjim ka thene ne lidhje me te, “Ibn Sina, siç ai ka thene ne lidhje me veten e tij, ka thene se ai dhe babai i tij ishin nga sekti i fshehte Keraemita, te cilet nuk besojne ne zanafillen e krijimit, ringjalljen, Krijuesin, e as ne Pejgamberet. Keta te pafe miratonin Shi’izmin dhe pohonin te jene me prejardhje nga familja e Profetit, si maske me qellim qe te fshehnin mosbesimin e tyre, ndonese familja e Profetit nuk eshte aspak e lidhur me ata per sa i perket prejardhjes, veprimeve dhe besimeve te tyre. Ata vritnin njerezit e dijes dhe njerezit e imanit, dhe linin njerezit e shirkut dhe kufrit. Ata nuk e konsideronin haramin te jete haram, as ate qe eshte hallall te jete hallall." [Ighatheh el-Lahfan 2/266] Ne nje tjeter pjese te librit, ai e pershkruan ate si “Imamin e mulhidiin [ateisteve]”. [Ighathah el-Lahfan 2/267] Ne Miftah Dar es-Sa’adeh, Ibnul-Kajjim gjithashtu ka thene ne lidhje me el-Farabin dhe Ibn Sinen, “Filozofet Muslimane, te tille si Ibn Sina dhe el-Farabi, u perpoqen te krijojne nje ekuiliber midis filozofise dhe sheriatit, megjithate kjo i degjeneroi ata dhe i beri te flasin me menyren e filozofeve ne lidhje me çeshtjet e atilla si mrekullite dhe ngjarjet e jashtezakonshme. Ata thane se jane tre forca pas çdo mrekullie ose ngjarjeje te jashtezakonshme: 1. orbita [e planeteve] 2. fuqia intelektuale 3. fuqia [energjia] e natyres Si rrjedhim, ata barazuan mrekullite qe iu dhane profeteve me mashtrimet e magjistareve dhe fallxhinjeve. Prapseprap ata pohuan se ndryshimi midis ketyre dyjave, eshte vetem tek qellimi; qellimi i profeteve dhe pejgambereve eshte i mire, ndersa qellimi i magjistareve dhe atyre qe jane si ata eshte i lig. Kjo ideologji eshte nje nga me te degjeneruarat dhe neveritshmet ne bote, sepse eshte e ndertuar mbi konceptin qe mohon vullnetin e Allahut dhe qe Ai ka pushtet mbi çdo gje. Kjo ideologji gjithashtu eshte e ndertuar mbi principin qe mohon xhindet, engjejt, dhe ringjalljen fizike te njerezimit. Keshtu qe ne realitet, kjo eshte e ndertuar mbi mosbesimin ne Allahun, engjejt e Tij, librat e Tij, te derguarit e Tij, dhe Diten e Gjykimit. [Miftah Dar-es-Sa’adah 119/2] Ibn Kethiri deklaroi se ishte per shkak te besimit te tij qe el-Ghazaaliu e beri tekfir ate. [el-Bidajeh Wel-Nihajeh 12/46] Ai [Ibn Kethiri] gjithashtu ka thene ne lidhje me el-Farabin pasi permendi disa nga besimet e tij filozofike, “Ne qofte se ai vdes me keso besimesh pa u penduar, mallkimi i Allahut Rabul-‘Alemiin qofte mbi te. Prandaj kjo eshte arsyeje qe el-Hafidh Ibn ‘Asakir me qellim nuk e permendi ate ne tarikhad-dimishk [Nje biografi e te gjithe dijetareve, te cilet kaluan nepermjet Damaskut], per shkak te besimit te felliqur dhe te neveritshem te tij [qe ai kishte]. [el-Bidajeh Wel-Nihaje 11/238] Ibn Tejmije ka thene ne lidhje me te, “Ajo çka thone te tillet si Ibn Sina, eshte me keq se theniet e Çifuteve, Kristianeve, dhe idhujtareve Arabe”. [el-Xhewab es-Sahih 4/463] Me ne fund, Sidikh Hasan Khan [Dijetar i madh nga India v.1306 H] ka thene ne lidhje me te, “Ibn Sina ka thene ne el-Ishrat, bazuar ne theniet e filozofeve, se Allahu ka dijeni mbi çeshtjet e pergjithshme, jo ne specifikat e gjerave te cilat ndodhin, dhe ky eshte kufer i paster qe nuk mund te keqinterpretohet. Kjo eshte nje nga arsyet pse Muslimanet i kane konsideruar filozofet te jene kufare [mosbesimtare]. Ata kane edhe shume besime tjera shkaterruese, keshtu qe mos u tundoni [ndikoni] nga idete, dija e thelle, dhe urtesia qe ata pohojne te kene, sepse nuk ka asnje nga ata perveç se ai kundershton te verteten ose eshte buze zjarrit [Abdxhadal-‘Uluum 1/23]. Perktheu nga Anglishtja: Hamza Ibn el-Fadl [Uran Kupi]

Sunday, 23 April 2017

Çfarë duhet të bëjë ai që zgjohet natën duke folur, apo rënkuar

Çfarë duhet të bëjë ai që zgjohet natën duke folur, apo rënkuar? POSTED ON OCTOBER 20, 2015 BY UDHA E BESIMTARËVE Thotë imam Bukhari në “Të saktin” e tij: Tema: Vlera e atij që zgjohet natën duke folur, dhe pastaj falet. Hadithi: 1127 …nga Ubadeh i cili përcjell nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – se ai ka thënë: “Kush zgjohet natën duke rënkuar (apo duke folur) dhe thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike leh, lehhul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kul-li shejin kadir. Elhamdulilah, subhanallah, Allahu ekber, la haule ue la kuuete il-la bil-lah’ (Nuk e meriton të adhurohet askush tjetër me të drejtë veç Allahut të Vetëm pa ortak. E Tij është mbretëria/ sundimi, Atij i përket lavdërimi dhe Ai është i Mundshëm për gjithçka. Falënderimi i takon Allahut, i Patëmeta është Allahu, Allahu është më i Madhi. Nuk ka ndryshim e as fuqi veçse me ndihmën e Allahut) pastaj thotë: O Allah më fal, apo lutet, lutja e tij do të pranohet. E nëse merr abdes dhe ngrihet e falet, namazi i tij do t’i pranohet”. Thotë ibn Haxheri: ‘Shumica e dijetarëve kanë thënë se është për qëllim zgjimi nga gjumi duke folur, ose duke rënkuar. Por përmendi vlerën (shpërblimin) e atij që flet me atë dhikr (thotë ato fjalë) që u përmendën (në hadith) prej përmendjes së Allahut të Lartësuar… dhe kjo i ndodh atij njeriu që është mësuar të bëjë shpesh dhikr, dhe i është bërë pjesë e tij, aq sa i flet me të vetes kur është zgjuar apo në gjumë, i tilli u nderua me ato gjëra që u cilësuan si: plotësimi i duasë së tij dhe pranimi i namazit të tij.’ Thotë ibn Bettali: ‘Allahu i ka premtuar me gjuhën e Profetit të Tij – sal lall llahu alejhi ue sel lem – atij që zgjohet nga gjumi dhe gjuha i rrjedh duke pohuar njësimin e Zotit të tij, pranon se mbretëria dhe sundimi janë të Allahut, i njeh mirësitë që Ai i ka dhuruar dhe e falënderon për to, e pastron Allahun nga çfarë nuk i ka hije Atij (prej të metave dhe mangësive) me tesbih, dhe i nënshtrohet Atij duke e madhëruar me tekbir, dhe i dorëzohet Atij duke shprehur pamundësinë e tij dhe zhveshjen nga fuqia veçse pas ndihmës së Tij. I ka premtuar se do t’i përgjigjet nëse lutet, e nëse falet namazi i tij do të pranohet. Prandaj, atij që i arrin ky hadith duhet që ta shfrytëzojë dhe të punojë me të, dhe ta pastrojë nijetin e tij për Allahut e Lartmadhëruar.’ Ka thënë Ed -Dauudij përmbledhtas: ‘Atij që ja pranon Allahu një të mirë nuk e ndëshkon atë, sepse Ai i di përfundimet e çështjeve, dhe nuk pranon diçka pastaj ta shkatërrojë atë. Kështu nëse sigurohet nga shkatërrimi (i punës), sigurohet prej dënimit. Për këtë arsye ka thënë Haseni: Do të dëshiroja të dija nëse Allahu më ka pranuar qoftë edhe një sexhde të vetme’ Ka thënë Abdullah el Firabrij – transmetuesi i të “Saktit” të Bukharit: ‘E kam thënë këtë dhikr një herë kur u zgjova, pastaj fjeta dhe më erdhi dikush në ëndërr e më lexoi fjalën e Allahut: “Dhe ata u udhëzuan për tek fjala e mirë”. Përmbledhtas nga “Fet’hul barij” shpjegim i të “Saktit të Bukharit” nga Hafidh Ibn Haxher – Allahu i mëshiroftë të dy. Vëll. 3. Fq. 50.

Thursday, 20 April 2017

Allahu të shëroftë

Allahu të shëroftë POSTED ON OCTOBER 28, 2015 BY UDHA E BESIMTARËVE Parathënie nga shejh Abdulaziz bin Abdullah Al esh-Shejh Falënderimi i takon Allahut, Një të vetëm. Paqja dhe bekimet qofshin për atë pas të cilit nuk ka Profet tjetër. E në vazhdim! Mirësitë e Allahut mbi robërit e Tij janë të shumta. Ku më e madhje e tyre pas mirësisë së besimit dhe sigurisë është mirësia e shëndetit në trup. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush nga ju gdhihet i sigurtë në familjen e tij, i shëndetshëm në trup e tij dhe që posedon furnizim të mjaftueshëm për atë ditë është njësoj sikur t’i jetë dhënë e gjithë dynjaja.” Mirësia e shëndetit trupor është mirësi e madhe dhe është detyrë për muslimanin që ta falënderojë Allahun për këtë me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tij dhe ta shfrytëzojë këtë në bindjen ndaj Allahut. Ndodh që ky shëndet të dëmtohet për shkak të sëmundjeve që e godasin atë. Por kjo sëmundje me të cilën goditet muslimani dhe muslimania është sprovë prej Allahut, shkak për fshirjen e mëkateve dhe ngritje të gradëve nëse i sëmuri llogarit shpërblimin tek Allahu dhe bën durim. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “E çuditshme është çështja e besimtarit, e gjithë çështja e tij është e mirë dhe kjo nuk është veçse për besimtarin. Nëse i vjen ndonjë e mrë, ai falënderon dhe kjo është e mirë për të, e nëse e e godet ndonjë e keqe, ai bën durim dhe kjo është e mirë për të”.[1] Në lidhje me të sëmurin ka disa edukata (morale), që kërkohet nga ai të zbukurohet me to gjatë kohës së sëmundjes. Po ashtu dhe për vizituesin ekzistojnë disa edukata dhe për sëmundjen ka dispozita, sepse ajo është prej shkaqeve që i bëhen lehtësime të sëmurit përsa i përket adhurimeve. E lexuam broshurën “La bas tahurun inshaAllah” dhe gjetëm se ka përmbledhur edukata, dispozita, fetaua dhe disa histori, të cilat i interesojnë (bëjnë dobi) të sëmurit në lidhje me veten e tij, adhurimete tij dhe si të veprojë gjatë sëmundjes së tij. Po ashtu gjëra që i interesojnë (bëjnë dobi) vizituesit duke i qartësuar atij edakatën e vizitës. Allahu e shpërbleftë shejh Abdulaziz es-Sed’han për atë që ka bërë. Allahu na bëftë dobi me përpjekjen e tij dhe shpërblimi i saj t’i vazhdojë atij! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij! Myftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite Kryetari i dijetarëve të mëdhenjë dhe i kërkimeve shkencore e fetuave Abdulaziz bin Abdullah bin Muhamed Al esh-Shejh Parathënie Es-Selamu alejkum ue rahmetullah ue berakatuhu! Vëllai im i sëmurë! La bas tahurun inshaAllahu teala – Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu Lartësuar. Lus Allahun madhështor, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë. Allahu të shëroftë, të ruajttë e të ktheftë tek familja jote të sigurtë dhe të pasur! Amin. E në vazhdim. Vëllai im i sëmurë! I kam shkruar për ty këto rreshta (fletë) dhe mendimi im për Allahun është që të takohemi të sigurtë dhe të shëruar nga çdo sprovë. Vëllai im, Allahu të ruajttë! E di –dhe kjo nuk prej hamendësisë- dhe po ashtu çdo njeri se të sëmurët ndryshojnë nga njëri-tjetri në varësi të sëmundjes së tyre. Ai që ka sëmundjen e rëndë i shtohet atij sikleti dhe pikëllimi dhe ai që ka sëmundje të letë dhe sikleti i tij është më i lehtë. Porse mendimi i mirë për Allahun e bën të lehtë çdo vështirësi dhe çdo çështje të vështirë e kthen të lehtë. Në momentin kur njeriu ka mendim të mirë për Allahun, atij i lehtësohet sëmundja. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: Unë jam tek mendimi i mirë i robit. Prandaj të mendojë për mua çfarë të dojë. Nëse ai mendon mirë për Mua, do të gjejë të mirën, e nëse mendon keq, atë do ta gjejë.”[1] Prandaj medito, Allahu Lartësuar të shëroftë!, këtë hadith dhe përqëndrohu në të herë pas here dhe ki mendim të mirë për Allahun, sepse Ai për çdo gjë është i mundshëm. Nëse ki mendim mendim të mirë për Allahun dhe Allahu e di[2] se ti je i sinqertë në këtë, atëherë ke për të ndjerë rehatinë shpirtërore, qetësi në zemër dhe ke për ta fajësuar vetën tënde për humbjen e kësaj rehatije përgjatë ditëve të kaluara. Allahu i Lartësuar të shëroftë! Ti gjendesh i shtrirë në shtrat i sëmurë dhe i sheh njerëzit përreth teje që shkojnë dhe vijnë, ndërsa ti shpreson të ecësh i shëruar ashtu siç ata ecin dhe të shkosh ashtu siç shkojnë dhe ata. Ti ke të drejtë të jesh i sigurtë. Madje secili shpreson që gjendja e tij të jetë gjithmonë e shëndetshme. Pra, a e ke pyetur veten tënde përse Allahu i Lartësuar të ka sprovuar me këtë sëmundje? “Lus Allahun madhështor, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë!“[3] Vëllai im, Allahu i Lartësuar të ruajttë! Prej Sunetit –ligjit- të Allahut të Lartësuar te krijesat e Tij është se Ai i sprovon ata me fatkeqësi. Këto fatkeqësi ndryshojnë në varësi të llojit të tyre. Kështu që, këto fatkeqësi herë ndodhin në trup, herë në pasuri dhe herë tek fëmijët. Nëse e mësove këtë. Ti e di –Allahu i Lartësuar të shëroftë– se mirësia e shëndetit tek njeriu është më e rëndësishme sesa pasuria e tij dhe gjërat që ai posedon, sado që të arrijë numri i tyre. Prandaj dhe shohim se i sëmuri shpenzon shumë dhe nuk do t’ia dijë aspak për shumën që shpenzon, si e si që të shërohet. Kjo është diçka të cilën e shohim. I sëmuri nuk preokupohet për atë që humbet prej pasurisë. Përkundrazi, ndodh që ai të marrë dhe borxh nëse një gjë e tillë është e nevojshme dhe nuk i intereson sesa i madh mund të jetë ky borxh në këtë moment për shkak të mirësisë madhore të shëndetit. Vëllai im, Allahu të shëroftë! Ndërsa përse sprovohet muslimani me fatkeqësi -në përgjithësi- dhe më sëmundje në veçanti? Përgjigja për këtë është: Përsa i përket sëmundjes ajo ka disa shkaqe. Prej tyre shkaqeve është: –Njeriu ka qenë i neglizhentë ose i pakujdesshëm në lidhje me disa gjëra që Allahu Lartësuar ka urdhëruar. Prandaj dhe sëmundja është dënim nga Allahu i Lartësuar për të. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk është as sipas dëshirave tuaja, as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit;[4] kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për të[5] dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as ndihmues tjetër në vend të Allahut.[6]”[7] Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.”[8] Dikush prej vepërmirëve ka thënë: “Nuk kam bërë ndonjë mëkat veçse e kam parë dënimin e tij në trupin tim, ose në familjen time, ose në pasurinë time”. Titulli në origjinal: “La bas tahurun inshaAllah” Titulli në shqip: “Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu” Autor: Shejh Abdulaziz es-Sed’han Përktheu: Unejs Sheme Vijon…

Urtësitë që fshihen pas sëmundjes

Urtësitë që fshihen pas sëmundjes POSTED ON OCTOBER 29, 2015 BY UDHA E BESIMTARËVE -Sëmundja është fshirje për gjynahet që personi ka vepruar. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Cdo gjë që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, siklet, brengë, lëndim apo pikëllim, madje dhe gjëmbi kur e shpon atë veçse Allahu më këto ia shlyen mëkatet”.[1] Ky është shkaky i dytë i sëmundjes. Ndërsa shkaku i tretë është: Sëmundja mund të jetë shkak për ngritjen e pozitës së të sëmurit në botën Tjetër. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kur njeriu ka të paracaktuar tek Allahu një pozitë të caktuar të cilën ai nuk e arrin me veprën e tij, atëherë Allahu e sprovon me atë që ai urren derisa ta arrijë atë pozitë që i është paracaktuar tek Allahu”.[2] Po ashtu fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qw thotw: “Atij të cilit Allahu i do të mirën, i zbret një fatkeqësi.”[3] Gjithashtu fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qw thotw: “Kur Allahu e do një popull, Ai e sprovon atë”.[4] Sëmundja mund të jetë shkak për largimin e asaj që urren. Allahu i Lartësuar thotë: “Por ndodh që të urreni diçka, ndërkohë që ajo është e mirë për ju”.[5] Prandaj o vëllai im, Allahu të shëroftë dhe të ruajttë!, këto janë katër shkaqe të sëmundjes. Ndodh që herë këto të mblidhen (tek personi njëkohësisht) dhe herë të ndahen. Prandja pyete veten tënde, Allahu të shëroftë!, se prej cilit grup je ti? Nëse je, dhe besoj se ti je i tillë në dashtë Allahu i Lartësuar, ruajtës ndaj asaj që Allahu të ka bërë obligim, atëherë ji optimist, sepse sëmundja jote është shkak për ngritjen e pozitës tënde tek Allahu i Lartësuar, ose është shlyerje për mëkatet e kaluara. Llogarite veten tënde, Allahu të begatoftë!, ktheju asaj dhe kontrolloje gjendjen tënde herë pas here. Nuk konsiderohet e metë që njeriu të gabojë, porse e metë dhe e kotë është kur njeriu vazhdon në gabimin e tij. Lus Allahun që sëmundjen tënde ta bëjë ngritje të pozitës tënde në dynja dhe botën Tjetër! Pas kësaj o vëllai im, Allahu të shëroftë!, nëse ti ke qenë neglizhent në kryerjen e ndonjë prej obligimeve , atëherë kërkoi falje Allahut për mëkatet e tua, ripërtëri pendimin dhe kujto fjalën e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”[6] Po ashtu fjalën e Tij: “Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.”[7] Po ashtu fjalën e profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qw thotw: “Ai që pendohet para se dielli të lind nga perëndimi, Allahu ia pranon pendimin atij”.[8] Prandaj, Allahu të shëroftë, nxito të largohesh nga mëkatet dhe të pendohesh tek Allahu me një pendim të sinqertë. Por, Allahu të shëroftë dhe ta ngritë pozitën tënde, nuk ka dyshim se ti e dëgjon ashtu siç e dëgjoj dhe unë dhe shumë të tjerë fjalën “et-teube/pendimi”, porse disa njerëz, Allahu i udhëzoftë, nuk ia japin hakun kësaj fjale. Jo çdo pendim konsiderohet i sinqertë, sepse ka pendim që bëhet vetëm me gjuhë dhe ky pendim është si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë. Ka pendim të sinqertë, e ky është pendimi i kërkuar ligjërisht. Ka pendim të sinqertë? Kush janë kushtet e tij? Pendimin e sinqertë e ka përkufizuar Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) me fjalën e tij: “Pendim i sinqertë, i vendosur, i fshin gjynahet e kaluara, e rregullon gjendjen e të penduarit, dhe e largon nga veprat e ulta që vepronte më parë.”[9] Ndërsa kushtet e pendimit të sinqertë –nëse mëkati është mes njeriut e Allahut dhe nuk ka lidhje me të drejtën e dikujt prej njerëzve- janë tri: E para: Të heq dorë (largohet) nga mëkati. E dyta: Të ndjejë keqardhje për mëkatin e bërë. E treta: Vendoshmëria për të mos u kthyer në atë mëkat. Nëse një prej këtyre kushteve mungon (nuk plotësohet), atëherë pendimi nuk është i saktë. Nëse mëkati ka të bëjë me të drejtën e njeriut, ai (pendimi) ka katër kushte, tri kushtet që përmendëm më sipër ndërsa i katërt është të heq dorë nga e drejta e atij që i takon, nëse është pasuri e gjëra të ngjashme, ai duhet t’ia kthejë atij që i takon, nëse është vepër që meriton dënim penal -në legjislacionin islam- për shpifje atëherë duhet t’i japë mundësinë e dënimit ose të kërkoje falje, e nëse është përgojim, atëherë kërkon prej tij hallallin. Detyrë është pendimi nga të gjitha mëkatete. Kush pendohet nga disa mëkate, pendimi i tij është i saktë sipas dijetarëve të së vërtetës (ehlul-hakki), por i ka mbetur (si detyrë) të pendohet nga të tjerat. Kjo o vëllai im, Allahu Lartësuar të shëroftë, është në formë përmbledhëse fjala e dijetarëve në lidhje me kushtet e pendimit. Kështu që, secili nga ne ka nevojë për pendim. Lusim Allahun që të na i pranojë pendmin të gjithëve. Amin! Vëllai im, Allahu ta ktheftë shëndetin dhe të kënaqë me të derisa të jesh gjallë, ndoshta ti tani mendon rreth sëmundjes tënde, kur do shërohesh dhe a do jetosh gjatë? Këto janë gjërat që më së shumti qarkullojnë në mendjen e të sëmurit. Por janë dy gjëra që nëse t’i i njeh ato, atëherë të zvogëlohet fatkeqësia, të lehtësohet sikleti dhe pikëllimi. Madje mund të largohet e gjitha në dashtë Allahu Lartësuar. E para: Fatkeqësia që të ka goditur nuk ka të bëjë me fenë tënde, dhe kjo i lehtëson gjurmët (shenjat) e fatkeqësisë, sepse fatkeqësia në fe –Allahu na ruajttë!– të fundosë në mëkate dhe dënime. Ndërsa fatkeqësia në gjërat e tjera si sëmundje në trup, ose te fëmija, ose në pasuri, nëse personi llogarit shpërblimin tek Allahu, Allahu e furnizon atë me shpërblime të shumta. Prandaj, vëllai im, llogarit shpërblimin për këtë dhe thuaj “Falënderimi i përket vetëm Allahut, i Cili nuk e ka bërë që kjo fatkeqësi të jetë në fenë time”. E dyta: Fatkeqësia jote është më e lehtë sesa fatkeqësia e tjetrit. Nëse do pyesje ose do hidhje vështrimin tek të sëmurët që janë rreth teje do të shihje nga ata që kanë më shumë dhimbje sesa ty. Prandaj falëndëro Allahun e Lartësuar për lehtësimin e sëmundjes tënde dhe të përkujtoj me fjalën e Shurajh-it (Allahu e mëshiroftë!) i cili thotë: “Nuk jam goditur me ndonjë fatkeqësi veçse e kam falënderuar Allahun për katër gjëra: -Të më jap durim në të. -Të më furnizojë me thënien “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do kthehemi” gjatë saj. -Që s’e ka bërë (këtë fatkeqësi) më të madhe sesa ajo që më ka goditur. -Nuk ka bërë të jetë në fenë time.” Titulli në origjinal: “La bas tahurun inshaAllah” Titulli në shqip: “Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu” Autor: Shejh Abdulaziz es-Sed’han Përktheu: Unejs Sheme [1] Buhariu (5641) dhe Muslimi (6513) [2] E ka nxjerr Ebu Jala (6095) dhe El-Hakimi (1/344). E ka konsideruar të mirë (hasen) shejh Albani. [3] E ka nxjerr Buhariu (5645) [4] E ka xnerr Et-Tirmidhi (2396), Ibën Maxhe (4031), Ahmedi (23683), Et-Tajalsi dhe El-Bejhaki. [5] El-Bekare, 216 [6] Taha, 82 [7] El-Furkan, 81 [8] E ka nxjerr Muslimi (6801) [9] Tefsiri Ibën Kethirit (1/416)

Friday, 14 April 2017

Kur njerëzit të nderojnë

Kur njerëzit të nderojnë (respektojnë) POSTED ON NOVEMBER 8, 2015 BY UDHA E BESIMTARËVE – Kur të shohësh se vëllezërit të nderojnë (respektojnë) thuaj: “Kjo është mirësi prej Zotit tim.” [Bekr el Muzenij]. – O biri i Ademit! Nëse njerëzit të respektojnë për shkak të bindjes tënde ndaj Allahut, ta dish se Allahu ka dashur që ti të shohësh nderimin që Ai të ka bërë ty, prandaj mos u kthe nga bindja në kundërshtimin e urdhërave të tij.” [Sulejman et Tejmij]. – Njerëzit do të vazhdojnë duke të nderuar deri në momentin kur ti fillon tu kërkosh. Kur ta bësh këtë veprim, ata kanë për të të nënvelftësuar, nuk do të kenë dëshirë të të flasin dhe do të urrejnë. [Hasen el Basri]. – Mos i përdor njerëzit për hallet dhe nevojat e tua dhe mos i bëj të shenjtërojnë fjalën tënde. Përktheu Fatjon Isufi

Sunday, 9 April 2017

Përgëzimi për besimtarin

Përgëzimi për besimtarin POSTED ON JANUARY 3, 2016 BY UDHA E BESIMTARËVE Përgëzimi për besimtarin Nga Ebu Dherri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se ka thënë: I thanë: O i Dërguari i Allahut, çfarë mendon për një njeri që bën vepra të mira dhe njerëzit e lavdërojnë, apo e duan atë? – Tha – Ajo është përgëzim i shpejtuar për besimtarin” Transmeton Muslimi.[1] Në këtë hadith Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka njoftuar se gjurmët e veprave të lavdërueshme të përshpejtuara që në këtë botë janë prej përgëzimit. Sepse Allahu u ka premtuar të dashurve të Tij (eulijave) – që janë besimtarët dhe të devotshmit – përgëzim në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Dhe përgëzimi është: lajmi apo diçka e gëzueshme nëpërmjet të cilës robi mëson se do të ketë përfundim të mirë dhe se puna e tij është pranuar. Ndërsa në Akhiret ajo është përgëzimi me kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij dhe shpëtimin nga zemërimi i Tij, në çastet e vdekjes, në varrin e tij, kur të ringjallet e të dalë nga varri, Allahu i dërgon robit të Tij besimtar në këto raste (sh.p.: vendimtare dhe shumë të vështira për njeriun) përgëzime nëpërmjet melaikeve, ashtu siç kanë ardhur për këtë argumente të shumta nga Kurani dhe Suneti, dhe ato janë të njohura. Ndërsa përgëzimi që i jep Allahu besimtarëve në dynja është një shembull dhe përshpejtim që tregon pozitat e tyre, të cilat Ai ua tregon në mënyrë që t’i bëjë edhe më aktivë në vepra të mira. Më i madhi prej këtyre përgëzimeve është suksesi që Ai u jep atyre për vepra të mira, dhe ruajtja nga veprat e këqija. Siç thotë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të -: “Për sa u përket të lumturve atyre do tu lehtësohen veprat e të lumturve”.[2] Prandaj nëse robi i ka të lehta veprat e mira, i kryen ato me lehtësi, dhe e shikon se është i ruajtuar me ruajtje prej Allahut nga veprat që e dëmtojnë atë, kjo është prej përgëzimeve nëpërmjet të cilave besimtari argumentohet për përfundimin e mirë të tij, sepse Allahu është më fisniku i fisnikëve, më Bujari i bujarëve, dhe kur Ai ia nis robit të tij një mirësi ia plotëson atë. Mirësia më e madhe të cilën ia jep atij është: mirësia në fe, prandaj besimtari gëzohet me të, e sa gëzim i madh është ai! Gëzim me veprat e mira për të cilat Allahu i jep sukses dhe ia lehtëson. Sepse prej shenjave më të mëdha të besimit është dashuria për të mirën dhe përpjekja për të dhe gëzimi me të, dhe një gëzim tjetër që është: ambicia e tij që Allahu t’ia plotësojë mirësinë atij dhe dëshira që mirësia e Allahut ndaj tij të jetë e vazhdueshme. Dhe prej këtyre përgëzimeve është edhe ai që përmendi Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – në këtë hadith: kur robi vepron diçka prej veprave të mira – sidomos veprat e bamirësisë dhe projektet me dobi të përgjithshme për njerëzit – dhe si pasojë e këtyre vjen dashuria e njerëzve për të, lavdërimi i tyre dhe lutja e tyre për të, kjo është prej përgëzimit dhe tregon se kjo është prej veprave të pranuara, tek të cilat Allahu ka vendosur mirësi dhe bereqet. Dhe prej përgëzimeve të kësaj bote është: dashuria e besimtarëve për njeriun, për shkak të fjalës së të Lartësuarit: “Me të vërtetë ata që besuan dhe vepruan vepra të mira i Mëshirshmi do t’i bëjë të dashur” (Merjem: 96) dmth Allahu do t’i dojë ata dhe do t’i bëjë të dashur për zemrat e njerëzve. Dhe prej tyre është edhe: lavdërimi i njerëzve, sepse lavdërimi i shumtë i besimtarëve për njeriun është dëshmi për ta, dhe besimtarët janë dëshmitarët e Allahut në tokën e Tij. Dhe prej tyre është edhe ëndrra e mirë që e shikon besimtari, apo e shikojnë të tjerët për të, sepse ëndrra e mirë është prej përgëzimeve. Dhe prej përgëzimeve është edhe që Allahu t’i caktojë robit një caktim që ai e do apo e urren, dhe këtë caktim e bën sebep për rregullimin e fesë së tij dhe shpëtimin e tij prej të këqijave. Dhe llojet e butësisë së Krijuesit të Lartmadhëruar nuk numërohen, as mund të llogariten dhe nuk mund të përfytyrohen dot plotësisht. Dhe Allahu është më i dijshmi. Behxhetu Kulubil Ebrar Autor Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë) Përktheu Emin Bilali [1] Muslimi/ Kapitulli i devotshmërisë dhe mbajtjes së lidhjeve farefisnore/ Tema: Nëse lavdërohet njeriu i devotshëm ajo është përgëzim për të dhe nuk e dëmton. (2642). [2] Pjesë nga një hadith që e përcjell Ali ibn ebi Talibi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E transmeton Bukhari/ Kapitulli i xhenazeve/ Tema: Këshilla tek varri dhe ulja e shokëve të tij përreth tij. (1362). Dhe Muslimi/ Kapitulli i kaderit/ Tema: Mënyra e krijimit të njerëzve… (2647).

Friday, 7 April 2017

Ndertimi i shtepise

A merr sevape muslimani për shpenzimet që bën për ndërtimin e shtëpisë? POSTED ON APRIL 7, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE A merr sevape muslimani për shpenzimet që bën për ndërtimin e shtëpisë? Transmetohet nga Enes bin Maliku se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:” Ndërtesa që njeriu ndërton, do të jetë në disfavor të llogarisë së tij, përveç aq sa është e nevojshme për t’u ndërtuar”. (Transmeton Ebu Daudi me nr 5237 dhe Ibn Maxheh me nr 4161. Albani e ka konsideruar të saktë në Silsileh Sahiha me nr 2830). Habab bin Ereti ka thënë: E kam dëgjuar Profetin (sallalahu alejhi ue selem) duke thënë: ” Njeriu do të shpërblehet për çdo gjë që shpenzon (në hallall për familjen) përveçse shpenzimeve për ndertim”. (Transmeton Tirmidhiu me nr 2483 dhe Ibn Maxheh me nr 4163. Albani e ka konsideruar të saktë në Silsileh Sahiha me nr 2831). Shejh Albani ka thënë: Dije, se qëllimi me këto dy hadithe është tërheqja e vërejtjes për të mos u preokupuar me ndërtimin e shtëpisë më tepër se sa është nevoja. Siç dihet nevoja ndryshon nga individi në individ dhe nga familja në familje. Dikush ka familje më të madhe dikush më të vogel. Dikush vizitohet nga shumë mysafirë, dikush tjetër më pak. Duke i parë në këtë kontekst, këto hadithe përputhen tërësisht me hadithin tjetër të saktë, në te cilin Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:” Të kesh shtrat për vete, për gruan, shtrat pë mikun, e ndërsa i katërti është për shejtanin”. (Transmeton Muslimi, etj). Përktheu Shuajb Rexha

Tuesday, 4 April 2017

Pozita e Sunetit

Pozita e Sunetit POSTED ON JANUARY 13, 2016 BY UDHA E BESIMTARËVE Rëndësia e Sunetit në legjislacionin islam S’ka dyshim se Kurani i madhërishëm dhe Suneti (tradita profetike), janë dy burimet bazë të legjislacionit islam. Prej tyre përftohen argumentet legjislative islame dhe gjykimet e jurisprudencës (fikhut); si dhe tek ato të dyja kthehen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me legjislacionin islam (Sheriatin). Në Kuran dhe Sunet janë të bazuara të gjitha parimet e tjera të legjislacionit islam, të renditura sipas hierarkisë së zbatimit që ato kanë, si në rrafshin teorik dhe në atë praktik. Dijetarët e hadithit si dhe juristët islam, e kanë përkufizuar Sunetin si më poshtë: “Bashkësia e fjalëve, veprave dhe aprovimeve të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).” Allahu i Madhëruar ia zbriti Kuranin Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në mënyrë që ai t’ua kumtojë dhe t’ua sqarojë njerëzve. Urdhëresat dhe mesazhi që gjindet në të, kuptimin e vërtetëe marrin duke u jetësuardhe zbatuar në praktikë; duke përfshirë të gjitha çështjet shoqërore dhe sociale. Mirëpo, mund të ndodhte që për ndonjë çështje të caktuar tëmos ishte shpallurndonjë ajet prej Kuranit, e në këtë rast, i Dërguari i Allahut gjykonte në ato çështje sipas asaj që i frymëzonte Zoti i tij, apo e analizonte çështjen dhe Allahu e udhëzonte tek ajo që ishte më e drejta. Padyshim që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është shëmbëlltyra më e denjë dhe pishtari ndriçues për popullin musliman. Çdo vepër e tij, qoftë ajo qëndrim apo lëvizje, për muslimanin konsiderohet normë dhe ligj për t’u pasuar dhe zbatuar. Duke studiuar traditën profetike, hulumtuesi musliman arrin të kuptojë rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka Suneti në legjislacionin islam, në njohjen e dispozitave fetare dhe në vendosjen e atyre normave të ligjshme për të cilat nuk ka zbritur argument i drejtpërdrejtë në Kuranin e madhërishëm. Prej kësaj veçorie, Suneti tek muslimanët, konsiderohet burimi i dytë themelor në përftimin e dispozitave ligjore dhe fetare, sikurse ai është shpjeguesi, sqaruesi dhe komentuesi i Kuranit të madhërishëm. Për rëndësinë e madhe të Sunetit, tregojnë shumë ajete në Kuranin famëmadh, të cilat e nxisin muslimanin që ta pasojë dhe zbatojë atë në çdo hap të jetës. Allahu i Madhëruar thotë: وَمَا آَتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا “Çfarëdo që i Dërguari t’ju japë, merreni atë (zbatojeni), e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”[1] Në mbështetje të kësaj, gjejmë ajetin tjetër i cili na tregon se fjalët, veprat dhe aprovimet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), konsiderohen pjesë e shpalljes hyjnore dhe inspirim nga Zoti i Madhëruar, i Cili thotë: وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَى (3) إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى (4) “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij”.[2] Pra, një nga funksionet më të rëndësishmetë Suneti është pikërisht shkoqitja dhe qartësimi i çështjeve të cilat në Kuran janë përmendur në formë përmbledhëse, forma e detajuar e të cilave nuk mund të njihet ndryshe, veçse nëpërmjet traditës profetike.Psh.: forma e namazit, kohët e tij, kushtet e namazit etj. Të gjitha janë shtjelluar në traditën Profetike. Po ashtu edhe në lidhje me zekatin, është Suneti ai që na përcakton kuotën për të cilën bëhet obligim nxjerrja e zekatit, sasia që duhet dhënë, llojet e pasurisë, etj. E njëjta gjë thuhet edhe për formën e kryerjes së Haxhit, si dhe për të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me adhurimet, apo që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërnjerëzore, kodin civil, kodin penal, shitblerjen, etj. Pra, janë të shumta ato çështje të cilat në Kuranin e madhërishëm janë përmendur në formë përmbledhëse, ndërsa forma e detajuar dhe shpjegimi i tyre gjendet në Sunetin profetik. Një tjetër kontribut i rëndësishëm i Sunetit në raport me Kuranine madhërishëm është edhe fakti se ai tregon për përjashtimin e disa çështjeve specifike nga përgjithësimi i përftuar nga ajetet Kuranore. Po ashtu, shumë prej ajeteve kuranore nuk mund t’i kuptojmë ashtu siç duhet, veçse nëpërmjet shpjegimit dhe komentimit që gjendet në traditën profetike; kjo sepse Kurani është libër gjithëpërfshirës dhe ajetet e tij në përgjithësi trajtojnë bazat e çështjeve dhe rrallëherë hyjnë në sqarimin e detajuar të tyre, detyrë të cilën e kryen më së miri Suneti profetik. Veç asaj që kemi përmendur më sipër, sqarojmë se mund të ndodhë që disa dispozita të cilat nuk janë trajtuar në Kuranin e madhërishëm, të trajtohen posaçërisht ne sunetin profetik. Pra, Suneti mund të shtojë dispozita të cilat nuk janë përmendur në asnjë ajet të Kuranit, siç është p.sh.: Palejueshmëria e ngrënies së mishit të gomarit, obligueshmëria e sadakasë së Fitrit, etj. Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi parësore mësimit dhe studimit tëSunetit (Traditës profetike), pasi në këtë mënyrë ai do të përfitonte fryte dhe dobi të shumta, ku ndër to veçojmë: Mbjellja e dashurisë në zemrat e muslimanëve për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në mënyrë të tillë që ata ta marrin për shëmbëlltyrë dhe udhërrëfyes, e sidomos në fazat e para të zhvillimit kur ata janë ende fëmijë, por edhe më pas. Duke njohur biografinë dhe moralin e tij të përsosur, rrënjoset në zemër dashuria për të, e cila e bën të lehtë bindjen ndaj urdhëresave dhe largimin nga ndalesat me të cilat ai ka porositur, si dhe bëhet më e lehtë zbatueshmëria e legjislacionit hyjnor me të cilën ai është dërguar. E tillë duhet të jetë gjendja derisa feja të jetë pjesë integrale e jetës së individit dhe shoqërisë, e të mëdhenjve dhe të vegjëlve; të jetë formues i karakterit dhe botëkuptimit të tyre, në mënyrë që të zbatohet thënia profetike, të cilën e përcjell imam Neueuiu në librin El Huxh-xheh, nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Askush prej jush nuk ka besuar (siç duhet)derisa dëshirate tij te jenë në përputhje me atë që unë jam dërguar (pra fenë)”. Prej trajtimit të posaçëm që i kushtohet Sunetit profetik është edhe njohja e mënyrës se si është përciellë brez pas brezi deri tek ne, njohja e dijetarëve të mëdhenj dhe librave të rëndësishëm të cilët kanë përmbledhur traditën profetike; e sidomos njohja e shkallës së saktësisë dhe autenticitetit të tij. Një tjetër veçori e sunetit, siç e kemi përmendur më sipër, është fakti se nëpërmjet tij njohim dispozitat ligjore dhe fetare në formën e tyre të shkoqitur, të thjeshtësuar dhe të plotë. Pra, është suneti profetik ai që na tregon qartësisht formën e detajuar të namazit, zekatit, haxhit etj, edhe pse ato janë përmendur në formë të përgjithshme në shumë ajete në Kuranin e madhërishëm. Studiuesi i Sunetit dhe thënieve profetike përfiton dituri dhe kulturë islame të gjerë. Ai përfiton gjithashtu prej elokuencës së mrekullueshme gjuhësore, e cila shpaloset qartë në të gjitha thëniet profetike, saqë mahnitet prej saj cilido që ka sadopak njohuri rreth gjuhës arabe, e sidomos ata të cilët janë të specializuar në fushën e njohurive gjuhësore. Buhariu dhe Muslimi përcjellin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) hadithin nëtë cilin citohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Jam ndihmuar me frikë (që e ndjejnë armiqtë para se të përballen me mua) dhe me fjalët përmbledhëse (të shkurtëra e kuptimplota)” Nëpërmjet studimit dhe hulumtimit të mënyrës se si Suneti dhe thëniet profetike janë përcjellë brez pas brezi deri tek ne, si dhe duke studiuar rrugët e transmetimit dhe duke u njohur me sakrificat dhe përkujdesjen e madhe që dijetarët muslimanë të të gjitha kohërave kanë treguar për ruajtjen e sunetit, hulumtuesit dhe nxënësit të diturisë i bëhet e qartë se cila është metodologjia e saktë shkencore që duhet ndjekur për studimet dhe hulumtimet akademike. Muslimanët kanë të drejtë të krenohen për këtë veçori të tyre në lidhje me verifikimin e njohurive, autenticitetin e thënieve profetike dhe transmetimeve, saktësimin dhe analizimin e zinxhirëve të transmetimit dhe transmetuesve, shkencë kjo e cila nuk ka qenë e njohur tek asnjë popull tjetër. Allahu i Madhëruar, në suren En Nahël, thotë: وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (44) “Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtimin (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të meditojnë.”[3] I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në hadithin të cilin e transmeton Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Allahu e ndriçoftë dhe e hijeshoftë atë njeri që dëgjon diçka prej meje dhe e përcjell atë tek të tjerët ashtu siç e ka dëgjuar, pasi ndoshta atij që i përcillet e kupton më mirë se ai që e ka percjellë.”[4] Imam Tirmidhiu, Ibën Hibani, imam Ahmedi, Ebu Nuajmi dhe të tjerë, transmetojnë nga sahabiu i nderuar Zejd Ibën Thabiti(Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ka thënë: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij që dëgjon nga ne një thënie, pastaj e mëson përmendësh atë, dhe më pas ia mëson dikujt tjetër. Ndodh që dikush ta mbartë diturinë për tek dikush i cili e kupton më mirë se vetë mbartësi.”[5] Shkëputur nga “Libri i praruar që na njeh me pozitën e Profetin të dalluar” me autor Kadij Ijad el Jahsubi el Magribi. Përktheu Edmond Ajdini [1]{Kurani: El Hashër, ajeti: 7.} [2]{Kurani: En Nexhm, ajeti: 3-4.} [3]{Kurani: En Nahl, ajeti: 44.} [4] El Fejd, vëllimi: 6, faqja: 383-384. [5] Hadithin e kanë shënuar transmetues të shumtë, ndër ta Ebu Nuajm i cili e ka vlerësuar si autentik (sahih) në librin Ehbaru Esbahan, vëllimi: 2, faqja: 90 dhe El Hilje, vëllimi 7, faqja 331.

Sunday, 2 April 2017

Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin

Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin. POSTED ON MARCH 29, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin.” Hadith autentik (524) Transmeton Buhariu (580), Muslimi (607), Ebu Daudi (1121), Ibën Maxhe (1122), Nesaiu (552-556) dhe “Tuhfeh” (15143). Ebu Musa Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Ky hadith është hasen sahih dhe punohet me të te shumica e dijetarëve nga shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem etj. Kanë thënë: “Kush arrin një rekat nga namazi i xhumasë ai fal dhe një rekat tjetër. Dhe kush e arrin imamin ulur (në teshehud) ai fal katër rekate (namazin e drekës).” Kjo është fjala e Sufjan eth-Theurit, Ibën el-Mubarakut, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. “El-Xhamiul-Kebir Sunenu et-Tirmidhi” Përktheu: Unejs Sheme

Saturday, 1 April 2017

Disa fjalë për Sunenin e Ebu Daudit

Disa fjalë për Sunenin e Ebu Daudit POSTED ON APRIL 1, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE Disa fjalë për Sunenin e Ebu Daudit Thotë Imami – Allahu e mëshiroftë: “Kam shkruar nga i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – 500 mijë hadithe, prej tyre zgjodha ato që i përfshiva në librin tim – dmth “Suneni” – ku mblodha 4800 hadithe, ku përmenda të saktët, ato që u ngjajnë atyre dhe ato që u afrohen atyre. Dhe ata hadithe që kanë dobësi të madhe i kam sqaruar.* (Ndërsa në një vend tjetër thotë: ‘Nuk kam përmendur në të asnjë hadith për të cilin dijetarët kanë rënë dakord se është i dobët’- siç përmend Khattabij) I mjaftojnë njeriut prej tyre për fenë e tij katër hadithe: 1. “Veprat janë sipas qëllimit…” 2. “Nga Islami i mirë i njeriut është largimi nga ajo që s’i intereson” 3. “Nuk është njeriu besimtar i vërtetë derisa të dojë për vëllanë atë që do edhe vet” 4. “E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë, mes tyre janë disa gjëra të paqarta…” *Thotë Imam Dhehebiu: “Dhe i është përmbajtur këtij kushti, sepse ai i sqaroi hadithet që kanë dobësi të dukshme, dhe heshti ndaj atyre që kanë dobësi të mundshme” E ka shkruar këtë libër herët, dhe ka qëndruar 40 vjet duke ua përcjellë njerëzve, aq sa ndonjëri prej nxënësve të tij e ka dëgjuar 6 herë librin prej tij. Shënim i rëndësishëm: Përveç “Dy të saktëve” ku mjafton të thuhet ‘Transmeton Bukhariu, ose Muslimi’ si saktësim për hadithin, sepse hadithet e tyre janë të sakta, për të tjerët prej koleksionuesve të hadithit, nuk mjafton të thuhet: Transmeton filani, (Nesai psh), por duhet të shoqërohet kjo patjetër me vlerësimin që i ka bërë hadithit dikush prej dijetarëve të kësaj fushe, përndryshe nuk ke sjellë dituri të saktësuar. Emin Bilali