Nga Ebu el Ahvas e ky nga Abdullahu transmetohet se i Dërguari i Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i lutej Allahut duke
thënë:
“O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin, devotshmërinë, vetëpërmbajtjen dhe pasurinë!”
E transmeton Muslimi 2721 etj.
Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
"Në këtë lutje profetike janë përmbledhur të gjitha mirësitë. Udhëzimi
është dituria e dobishme, ndërsa devotshmëria përfshin punët e mira dhe
largimin nga të ndaluarat. Vetëm në këtë mënyrë plotësohet feja e
njeriut, duke shtuar edhe pastërtinë e zemrës dhe qetësinë e saj e cila
arrihet me dëlirësi dhe vetëkënaqësi, pa synuar atë që kanë njerëzit.
Njeriu duhet të jetë i pasur me Zotin e tij, pasi ai i cili
vetëmjaftohet me Allahun, kurrë s’ka për të qenë i varfër. Madje ai
është i pasuri i vërtetë, edhe nëse të ardhurat e tij janë të pakta,
pasi pasuria nuk është malli dhe paraja, por pasuria e vërtetë është
lumturia e zemrës. Me vetëpërmbajtje dhe vetëkënaqësi njeriu arrin të
jetojë një jetë të lumtur, i qetë në jetën e kësaj bote dhe i kënaqur me
atë që i ka dhënë Allahu.”
“Behxhetu kulubi el ebrar ue kurratu ujuni el ehjar” f. 105.
udha e besimtareve
No comments:
Post a Comment