Sunday, 28 August 2016

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.Historia e shtatë.

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.Historia e shtatë.

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.
Historia e shtatë.
AbdullahbinMesudi-radiallahuanhu- tregon se profeti alejhi selam ka thënë: “Beni Israilët kur u larguan nga koha e profetëve dhe u ngurtësuan zemrat e tyre, shpikën një libër nga ana e tyre, sipas dëshirave dhe fjalëve të gjuhëve të tyre sepse e vërteta e ardhur prej Allahut ishte pengesë mes tyre dhe ndjekjes së dëshirave të tyre dhe kështu e hodhën librin e Allahut pas shpine sikur nuk dinin gjë. Ata thanë: paraqiteni këtë libër para Beni Israilëve! Nëse ata ju pasojnë, lërini dhe nëse ju kundërshtojnë atëherë vritini! Pastaj thanë: Jo, por dërgojani filanit një burrë prej dijetarëve të tyre! Ai nëse e pranon nuk do ta kundërshtojë njeri dhe nëse ju kundërshton vriteni se nuk do t’ju kundërshtojë njeri pas tij. Ata ia dërguan atë atij dhe ai mori një letër, shkroi në të librin e Allahut, pastaj e futi atë në një brirë, e vari në qafë, veshi mbi të rrobat e tij pastaj shkoi te ata dhe ata ia paraqitën librin dhe i thanë: E beson këtë libër? Ai u tha duke bërë me shenjë nga kraharori –dmth librin në brirë-: unë besoj në këtë. E pse mos ta besoj?! Dhe kështu ata e lanë atë të qetë. Ai kishte disa shokë që e vizitonin shpesh dhe kur i erdhi vdekja dhe ata ia hoqën rrobat, gjetën bririn dhe brenda tij librin. Ata thanë: a nuk e keni parë kur thoshte: unë besoj në këtë. E pse mos ta besoj atë?! Pra, ai ka pasur për qëllim këtë libër që është në brirë. Kështu u përçanë Beni Israilët duke u ndarë në shtatëdhjetë e ca grupe më të mirët prej tyre pasuesit e burrit të bririt” e transmeton Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Dobitë e përfituara nga këto histori:
1- Largimi nga koha e profetëve do të thotë zbehje e mësimeve të tyre sepse profetët kanë lënë shembullin e mirë te njerëzit, gjë të cilën nuk mund ta bëjë në atë mënyrë askush pas tyre. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe profeti ynë -alejhi selam- në lidhje me këtë ymet: “Brezi më i mirë i njerëzve janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Pastaj do të vijnë njerëz të cilët dëshminë e tyre e japin para betimit dhe betimin e tyre e bëjnë para dëshmisë” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Fjala e tij [dëshminë e tyre e japin para betimit dhe betimin e tyre e bëjnë para dëshmisë]dmth: nxitojnë nëdhënien e dëshmisë dhe bërjen e betimit sa nuk dinë me cilën të fillojnë dhe kjo ndodh kur dobësohet devotshmëria dhe nuk e ndjejnëpërgjegjësinë e tyre
2- Ngurtësimi i zemrave është shkak për zhytjen e njeriut në gjynahe deri edhe në ato më të shëmtuarat siç është ndryshimi i librit të Allahut duke gënjyer edhe në emër të tij, gjë e cila është zullumi më i madh siç thotë Allahu në Kuran: “Kush është më zullumqar sesa ai që gënjen në lidhje me Allahun dhe përgënjeshtron të vërtetën kur i vjen?! A nuk është xhehenemi vend strehim për mohuesit?!”suretuEz-Zumer: 32.
Kjo cilësi e shëmtuar ka qenë e përhapur te Beni i Israilët derisa Allahu i madhëruar i përmend edhe në Kuran duke thënë: “Mjerë për ata që e shkruajnë librin me dorën e tyre pastaj thonë ky është prej Allahut për të për të fituar diçka nga dynjaja. Mjerë për ata prej asaj që kanë shkruar dhe mjerë për ata prej asaj që fitojnë”suretuEl-Bakara: 79.
Sa i qëlluar është përshkrimi i Allahut për zemrat e Beni Israilëve kur thotë: “Pastaj atyre ju ngurtësuan zemrat dhe ato janë si gurë apo më të ngurta sepse nga gurët ka që çahen dhe prej tyredel ujë…”suretuEl-Bekara: 4.
Këtu Allahu i madhëruar tregon për zemrat e Beni Israilëve të cilat janë të forta si guri dhe nuk zbuten asnjëherë madje edhe më të ngurta se gurët sepse prej gurëve ka që çahen dhe del prej tyre ujë burimi dhe s’ka dyshim se zemra nuk arrin deri në këtë gjendje veçse me gjynahe të mëdha dhe me përsëritjen e tyre.
3- E vërteta është gjithmonë pengesë e përhapjes së të kotës prandaj dhe ata deshën ta zhdukin të vërtetën për ta përhapur të kotën se ndryshe nuk do t’ia arrinin dot qëllimit. Kështu që duhet ruajtur patjetër libri i Allahut i cili e përmban të vërtetën prej Allahut për të asgjësuar të kotën siç përmendet në Kuran: “Ne gjuajmë me të vërtetën të kotën dhe ajo e thyen dhe shkatërron atë”suretuEl-Enbija: 18.
4- Aty ku ka dijetarë ka begati sepse ata me dijen e tyre arrijnë ta dallojnë të mirë nga e keqja pastaj me anë të rolit të tyre edukativ tkurret e keqja dhe përhapet e mira në tokë prandaj dhe pengesa e tyre e dytë pas librit të Allahut ishin dijetarët dhe vendosën ti vrasin nëse kundërshtojnë.
5- Kur njeriu nuk arrin dot të ndryshojë të keqen, i mjafton atij ta urrejë atë me zemër siç thotë profeti ynë -alejhi selam-: “Kush sheh një të keqe, ta ndryshojë atë me dorën e tij dhe nëse nuk mundet, ta ndryshojë atë me gojë dhe nëse nuk mundet, ta ndryshojë atë me zemër…” e transmeton Muslimi. Pikërisht kjo ishte ajo që ndodhi me këtë dijetar kur u mjaftua me ndryshimin me zemër duke fshehur të vërtetën sepse shfaqja e saj përbënte rrezik më të madh për të.
IbnMesudi -radiallahuanhu- pas këtij tregimi porosiste: “Kush do të jetojë prej jush do të shohë punë të këqija; i mjafton ndonjërit prej jush kur nuk ka mundësi ti ndryshojë ato që Allahu ta dijë se zemra e tij i urren”.
6- Përdorimi i fjalëve me dy kuptime për tu larguar nga gënjeshtra e qartë është më parësore se gënjeshtra sepse ajo është cilësi e keqe edhe pse në të tilla raste mund të lejohet. Kjo është cilësi e njerëzve të cilët nuk janë mësuar të gënjejnë dhe kur detyrohen për diçka e thotë atë ama për qëllim kanë diçka të vërtetë.
7- E vërteta është një dhe e kota është e shumëllojshme dhe nuk shpëton veçse ai që kapet pas të vërtetës. Kjo është për qëllim te fjala e tij [më të mirët prej tyre janë pasuesit e burrit të bririt]sepse profeti -alejhi selam- në një hadith tjetër ka njoftuar se grupi i shpëtuar nuk është vetëm se një: “Janë përçarë çifutët në shtatëdhjetë e një grupe, një në xhenet dhe shtatëdhjetë në zjarr” e transmeton IbnMaxhe dhe e saktëson sheikh Albani.

Shkroi: Teuta XEKA.

Sunday, 14 August 2016

Ka arritur sukses

Abdullah Ibn Amr Ibn el'As radiallahu anhuma tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Ka arritur sukses ai qe eshte bere musliman, I eshte dhene furnizim I mjaftueshem dhe Allahu e ka bere te jete i kenaqur me ate qe I ka dhene." Sahih Muslim nr 2426 Libri I Zekatit vol 3 I botimit te darussalam

Sunday, 7 August 2016

“O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin, devotshmërinë, vetëpërmbajtjen dhe pasurinë!”

Nga Ebu el Ahvas e ky nga Abdullahu transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i lutej Allahut duke thënë:
“O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin, devotshmërinë, vetëpërmbajtjen dhe pasurinë!”
E transmeton Muslimi 2721 etj.
Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
"Në këtë lutje profetike janë përmbledhur të gjitha mirësitë. Udhëzimi është dituria e dobishme, ndërsa devotshmëria përfshin punët e mira dhe largimin nga të ndaluarat. Vetëm në këtë mënyrë plotësohet feja e njeriut, duke shtuar edhe pastërtinë e zemrës dhe qetësinë e saj e cila arrihet me dëlirësi dhe vetëkënaqësi, pa synuar atë që kanë njerëzit. Njeriu duhet të jetë i pasur me Zotin e tij, pasi ai i cili vetëmjaftohet me Allahun, kurrë s’ka për të qenë i varfër. Madje ai është i pasuri i vërtetë, edhe nëse të ardhurat e tij janë të pakta, pasi pasuria nuk është malli dhe paraja, por pasuria e vërtetë është lumturia e zemrës. Me vetëpërmbajtje dhe vetëkënaqësi njeriu arrin të jetojë një jetë të lumtur, i qetë në jetën e kësaj bote dhe i kënaqur me atë që i ka dhënë Allahu.”
“Behxhetu kulubi el ebrar ue kurratu ujuni el ehjar” f. 105.


udha e besimtareve

O Zoti yne na jep te mira ne kete bote e te mira ne boten tjeter e na ruaj nga denimi i zjarrit" Bekare 202

 " O Zoti yne na jep te mira ne kete bote e te mira ne boten tjeter e na ruaj nga denimi i zjarrit" Bekare 202

Ibn Ebu Hatim ne Tefsirin e tij permend shume kuptime te ajetit:

Pika 1877 nga Ebu Zubejri "Punojne ne dunja per akhirratin dhe dunjane e tyre."


Pika 1878 Muhammed Ibn Shuajb tha:"Pyeta Jahja Ibn el Harith se cfare eshte fij dun'ja haseneh, ai tha:" punet e mira."

1879 nga Hasan el Basriu "dija dhe adhurimi"

1880 nga Hasan el Basriu " Rrizku I mire, e punet e dobishme ne dunja

1881 nga Katadeh fij dunja haseneh dmth paqe e siguri el afijeh dhe fil akhirrati haseneten paqe e siguri ne boten tjeter

1882 nga Muhamed Ibn Ka'b se fij dunja haseneh dmth nje grua te mire te devotshme( kete e mbeshtet edhe hadithi I Profetit salallahu alejhi ue sel-lem sh.p)

1883 nga Katadeh qe thote ky ajet eshte per personin qe e ka bere boten tjeter synim te tijin (afersisht perkthimi)

Ajeti kishte lidhje edhe me ajetin e meposhtem ky thuhet"Ka prej njerezve qe thone O Zot na jep ne dunja e per ta nuk ka pjese ne akhirret"
Ibn EBi Hatim permend nga Ibn Abbas se kur shkonin ne Arafat beduinet Benin dua per vit me shi me prodhim e nuk permendnin asgje per boten tjeter keshtu Allahu shpalli ajetin e mesiperm , pika 1873 tek Ibn ebi Hatim.

Shiko Tefsiri I Ibn ebi Hatim faqe 357-358 


shtese nga perkthyesi 


Pika 1882 mbeshtetje tek hadithi
Transmeton Ibn Hibbani ne Sahihun e tij 4032 dhe Ahmedi ne Musnedin e tij 1448 nga Sa'd Ibn Ebi Uakkas nga i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem qe tha:" Kater jane prej lumturise;nje grua e mire(saliha e dev
otshme), nje shtepi e gjere, nje fqinj I mire, dhe nje mjet transportimi i rehatshem. Dhe kater jane prej fatkeqesise; nje fqinj i keq, nje grua e keqe,nje shtepi e ngushte,dhe nje mjet transportimi i keq."
E ka saktesuar Albani tek Sahihah 282


 Pika 1883 mbeshtetet tek hadithi

...Dhe ai qe e ben jeten e dun`jase

preokupimin kryesor, Allahu do t`ia heqe nga zemra kenaqesine dhe do
ta vendose varferine ne mes te dy syve te tij, dhe Allahu do t`ia
shperndaje punet dhe nuk do ti vije atij vecse ajo qe ishte e shkruar
per te. Dhe ai qe e ben akhirretin si preokupimin e tij kryesor,
Allahu do t`ia japi kenaqesine ne zemer, dhe do t`ia largoje
varferine nga syte e tij, dhe Ai do te jete i mjaftueshem per te ne
punet e tij, dhe jeta e dun`jase do ti vije atij sidoqofte.

Musnedul Imam Ahmed(5/183), Sunanud-Darimi
(1/75) Sunen Ebu Daud (3/438), Sunen Ibn Maxheh (1/84), Sunanut-
Tirmidhi(10/124), Sahih Ibn Hibban(1/225), Ebu Amr el Asbahani(faqe
3) ne Xhuz ne te cilin ai grumbulloi hadithin e haxhit te lamtumires
se Rasulullahit salAllahu alejhi ue selem, er-Raamhurmuzi ne librin
Muhaddithul-Fasil bejnarr-Rraaui uel Ua`i (faqe 4), Ibn AbdulBerr ne
Xhami` Bajanil `Ilm ue Fadlihi (1/39), El Khatib el Bagdadi ne El
Fik`h uel Muteffakih, El Kaadi Ijaad El Ilmaa` (faqe 13)

Te huajt



Ka thënë profeti :

"Filloi Islami si diçka e huaj dhe do të kthehet si i huaj .
Qoftë Tuba për të huajt"

Kuptimi i të huajve



Shumë herë në shumë situata njerëzit që ndjekin Fenë eAllahut ndjejnë sikur s'u takojnë atyre njerëzve , sikur janë të tepërt në atë rreth njerëzish .
Me fjalë të tjera janë si të huaj.

Kjo ndjenjë mund të ndodhi në një bashkësi me jobesimtarë , por për fat të keq ndodh edhe brenda për brenda muslimanëve.

Një besimtar sheh vëllezerit e motrat e tij duke bërë vepra të kundërta me Islamin , ose që marrin pjesë në kufër e bidate dhe ai ndjen që s`ka fuqi t'i ndalojë nga këto akte.

Pse janë quajtur të huaj ?!



Allahu thotë në Kur'an :

" E përse të mos ketë pasur nga brezat që ishin para jush , të zotët e mendjes e të nderit , që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë , përveç një pakice , të cilët i shpëtuam..."
(Hud : 116)

Ky ajet flet për pak njerëz në tokë "të huajt" që ndalonin njerëzimin nga të këqijat.

Këta janë të njëjtit njerëz që Profeti tha në hadithin e mësipërm.

U pyet profeti :

" Kush janë këta të huaj ?!

Ai u përgjigj:

-Ata që përmisojnë kur njerëzit bëhen të korruptuar"

Në një transmetim tjetër:

"Ata që zbatojnë sunnetin tim , pasi të tjerët e prishën atë (e zëvendësuan me bidatin)." 

Në një transmetim tjetër:

"Ata janë një grup i vogël në mes të një popullsie të keqe.
Ata që e kundërshtojnë këtë pakicë janë më të shumtë se ata që e ndjekin "

Albani thotë që hadithet janë sahih)

Këta njerëz të nderuar janë quajtur "të huaj" sepse janë pakicë në mesin e njerzimit.
Kështu muslimanët janë të huaj në mes të njerëzimit.
Besimtarët e vërtetë janë të huaj në mesin e muslimanëve dhe dijetarët janë të huaj në mes të besimtarëve të vërtetë , e ndjeksit e sunnetit janë të huaj në mes të bidatçinjve.

Në të vërtetë ata janë të huaj vetëm , sepse ata janë pakicë dhe jo se veprat dhe besimi i tyre janë të huaj.
Ky është kuptimi i ajetit në suret En'amë : 116:

"...n.q.s i bindesh shumicës në tokë , ata do të largojnë nga rruga e Allahut ..."

Jusuf :102:

"...po ti edhe pse lakmon,shumica e njerëzve nuk do të besojnë..."

Maide : 49:

"...në të vërtetë një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës..."

Allahu e di që shumica e njerëzve nuk do ta ndjekin të vërtetën , por vetëm një grup i vogël do të jenë veçant me të vërtetën , të huajt mes njerëzve.
Të huajt në besim dhe të huajt në karakter e sjellje janë në të vërtetë shumica e njerzimit dhe ata janë të huaj nga Islami dhe ligji që Allahu ka zbritur.

Kështu shohim që ka tipe të ndryshme të huajsh:
Disa janë të huaj e të nderuar , disa të huaj e të poshtëruar dhe disa as ashtu as kështu.

Lloji i parë i të huajve është të qenit i huaj në Popullin e Allahut
Kjo huajësi është e nderuar , që është e lavdëruar ngaAllahu dhe i dërguari .
Kjo lloj huajësie ndodh në kohë të ndryshme , në vende të ndryshme , ndërmjet njerëzish të ndryshëm.
Këta të huaj janë besimtarët e vërtetë të Allahut sepse ata nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Allahut dhe nuk ndjekin rrugë tjetër përveç asaj të profetit dhe nuk bëjnë daua në asgjë tjetër përveç për atë që ka ardhur profeti .
Janë ata që bëjnë xhihad edhe pse të tjerët i etikojnë me lloj-lloj llagapesh si :
"terrorist" ,"prishës te rendit në tokë" ,njerëz anormalë " etj. etj.

Në ditën e Gjykimit do tu thuhet atyre:

"Përse nuk shkuat me njerëzit e tjerë (sepse në ditën eGjykimit secili grup do të shkojë pas atyre që kanë adhuruar përveç Allahut)

Ata do të thonë :

"Ne i braktisëm këta njerëz në dunja (idhujtarët dhe atë që adhuronin ata) dhe ne do të presim Zotin tonë që kemi adhuruar"

Hasan El Basriu tha:

"Një besimtar është i huaj në këtë botë , ai s`ka frikë nga përbuzjet , ai nuk garon për lavdi personale.
Njerëzit janë në një gjendje , ai është në një gjëndje tjetër.
Njerëzit janë të kënaqur me të , atij i vjen neveri nga vetja (është i lodhur me vetveten)."


Nga karakteristikat e këtij grupi është se do kapen passunnetit edhe pse të tjerët e kanë lënë mënjanë.
Këta të huaj i lënë të gjithë bidatet që njerëzit shpikin edhe pse këto bidate mund të jenë bërë zakon në mes tyre.
Ata kapen pas teuhidit edhe pse të tjerët janë në shirk.
Ata nuk ia përshkruajnë veten që i takojnë asgjëje tjetër përveç Allahut dhe profetit .
Ata nuk kapen pas një dijetari , një tarikati , medhhebi apo grupi njerëzish.

Allahu i lavdëruar dërgoi profetin për gjithë njerzimin në një kohë që të gjithë ata ndiqnin besime të ndryshme .
Kishte nga ata që adhuronin pemë , lumenj ,kristianë, çifutë , zjarrputist etj.
Kur u shfaq në fillim Islami ndërmjet këtyre njerëzve ishte i huaj për ta.
N.q.s ndonjëri prej tyre pranonte Islamin ai do të bëhej i huaj në mes të njerëzve të tij, po Islami u përhap shpejt dhe kështu të huaj mbetën ata që s'pranuan Islamin .

Por pas kësaj , shejtani e çoi në rrugë të shtrembër njerëzimin , kështu që Islami u bë përsëri i huaj , ashtu siç profeti e parashikoi në hadith.

Dhe Islami i vërtetë që profeti e përshkruajti në hadithin për grupin e shpëtuar u bë akoma më i huaj.
Si mos të jetë kështu kur profeti tha në hadith qëummeti do ndahet në 73 grupe , që të gjithë do të shkojnë në xhehennem përveç grupit të shpëtuar.

Këta grupe (72) e kanë bazuar mësimin e tyre në dyshime e bidate dhe ndjekin dëshirat e tyre , nga ana tjetër grupi që qëllimi i vetëm i tyre është të fitojnë kënaqësinë e Allahut janë të huajt në mes të këtyre grupeve.

Kjo është arsyja pse një musliman i vërtetë që kapet passunnetit do të ketë shpërblimin e 50 sahabëve .

Kur profeti u pyet për ajetin:

"O ju që besuat , ruani veten tuaj.
Ai që ka humbur nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë.
Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat"

(Maide :105)

Profeti tha:

"Urdhëroni të mirën dhe ndaloni nga e keqja , derisa ju të shihni të ndiqen epshet dhe të preferohet dun'jaja (më shumë se ahireti) dhe secili njeri do të mashtohet nga mendimet e tij personale.
Kujdesuni për veten tuaj dhe largohuni nga njerëzit e zakonshëm.
Sepse ta dini që pas jush do të ketë ditë durimi , në ato ditë kush kapet për fenë Allahut është njëlloj sikur të mbajë prushin në dorë.
Kush është i aftë ta bëjë këtë (të durojë ) do të ketë shpërblimin e 50 personave.


Sahabët pyetën:

"O I dërguari i Allahut , shpërblimin e 50 nga ata ? 

Ai iu përgjigj:

"Shpërblimin e 50 nga ju."
Albani thotë hadith sahih)

Shpërblimi i tij është si shkak i të qenit i huaj mes njerëzve.

Kështu n.q.s besimtari që Allahu i ka dhuruar dritë e dituri do të ndjeki rrugën e Allahut le ta përgatisi veten për një jetë të huaji në mes të njerëzve të tij , ashtu siç paraardhësit e tij që pranuan Islamin u trajtuan si të huaj.
Kështu ai do të jetë një i huaj në mënyrën e të besuarit , sepse njerëzit e kanë ngatëruar besimin e tyre (të vertetën e kanë përzier me të kotën) ,
ai do të jetë një i huaj në fenë e tij , sepse njerëzit e kanë ndryshuar atë ,
ai do të jetë një i huaj në mënyrën e të falurit , sepse njerëzit s`kanë dije për të falurit siç duhet ,
ai do të jetë një i huaj në urdhërimin e të mirës dhe ndalimin nga e keqja , sepse njerëzit kanë marrë të keqen si të mirë dhe kanë braktisur të mirën si të keqe ,
ai do të jetë një i huaj në xhihadin , sepse njerëzit e quajtën çlirimin nga zullumqarët "terrorizëm ",
ai do të jetë një i huaj për çështjet e kësaj bote dhe për çështjet e ahiretit duke thirrur në rrugën e Allahut dhe duke duruar njerëzit që e luftojnë atë.

Lloji i dytë janë të huajt e poshtëruar , sepse këta njerëz janë mëkatarët e shëmtuar , injorantët dhe arrogantët e njerëzve.
Ata janë të huaj sepse kanë refuzuar të ndjekin rrugën e drejtë të Allahut .
Huajësia e tyre është , sepse nuk i përkasin Islamit dhe kështu do të mbesin të huaj edhe pse janë të shumtë në numër , kanë fuqi dhe janë të përhapur gjithandej.
Allahu na ruajt që mos të bëhemi nga ky lloj të huajsh.

Lloji i tretë është i huaji i zakonshëm.
Eshtë ndjenja e udhëtarit që udhëton në një vend të huaj duke ditur që do të largohet nga ai vend.
Në këtë aspekt në këtë lloj hyjmë të gjithë ne , e kuptojmë këtë apo jo , ne jemi të huaj në dun'ja dhe do të shkojmë pas kësaj tek vendi ynë i përjetshëm.
Ky është kuptimi i hadithit kurprofeti i thaIbn Umerit:

"Jeto në këtë botë sikur je i huaj."

Ky lloj ka mundësinë të bëhet nga lloji i parë n.q.s e kuptojnë atë që tha profeti.

Ne lusim Allahun të na bekojë ne si muslimanë , me dituri e drejtësi , të na falë mëkatet dhe të na fusi në mëshirën e Tij.

Lavdëruar qoftë Zoti ynë , Zoti i lavdisë dhe Fuqisë , i pastër është Ai nga ajo që i shoqërojnë .

Me ndihmën e Allahut mbarova këtë përkthim.
Disa fjalë i kam përkthyer me përafërsi dhe lus Allahuntë m'i fali gabimet dhe lëshimet në përkthim.

Përktheu :Ilir Delija

Shtyrja e afatit te borxhit

Imam Ahmed ne musnedin e tij nr 22537 transmeton nga Burejdah radiallahu anhu qe tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush I jep me shume afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi, do te kete shperblim te  dhenies se asaj shume (borxhit) lemoshe per cdo dite. Pastaj e degjova duke thene:" Kush I jep perseri afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi do te kete shperblim te dhenies se dyfishit te asaj shume ( qe eshte borxh sh.p)  sadaka- lemoshe per cdo dite."Une thashe:"O I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem, te degjova qe the se kush I jep afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi do te kete shperblim te dhenies se shumes, lemoshe per cdo dite, pastaj te degjova qe the se kush I jep afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi do te kete shperblim dyfishit te asaj shume, lemoshe per cdo dite." Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Per cdo dite do te kete shperblim te dhenies se shumes lemoshe derisa te vije afati I pageses, e kur te vije afati I pageses e I jep me shume afat atehere per cdo dite do te kete shperblim te dhenies dyfish lemoshe per cdo dite." Sahih e ka vleresuar sheikh Albani ne Sahihah 86 dhe gjithashtu Arrnauti ne botimin e Rrisalas.

روى الإمام أحمد (22537) عَنْ بُرَيْدَةَ رضي الله عنه قَالَ : سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ : ( مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلِهِ صَدَقَةٌ ) قَالَ ثُمَّ سَمِعْتُهُ يَقُولُ : ( مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلَيْهِ صَدَقَةٌ ) قُلْتُ : سَمِعْتُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ تَقُولُ مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلِهِ صَدَقَةٌ ، ثُمَّ سَمِعْتُكَ تَقُولُ مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلَيْهِ صَدَقَةٌ ؟ قَالَ : ( لَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ صَدَقَةٌ قَبْلَ أَنْ يَحِلَّ الدَّيْنُ ، فَإِذَا حَلَّ الدَّيْنُ فَأَنْظَرَهُ فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلَيْهِ صَدَقَةٌ ) .
والحديث صححه الألباني في "الصحيحة" (86) ، ومحققو المسند ، ط الرسالة


Imam Muslim transmeton ne Sahihun e tij nga Ebul Jesar radiallahu anhu qe tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush e afatizon borxhliun qe eshte ne veshtiresi ose ia fal borxhin, Allahu do ta strehoje nen Hijen e Tij." Sahih Muslim nr 3014
وروى مسلم (3014) عن أبي الْيَسَرِ رضي الله عنه عن رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قال : ( مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا أَوْ وَضَعَ عَنْهُ أَظَلَّهُ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ ) .

Hudhejfeh radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nje njeri e takoi Zotin e tij ( pasi njeriu vdiq) e Zoti I tha:"  Cfare te mire ke bere?" Ai tha:" Asgje, vetemse kam qene I pasur e kur jepja borxh e personi vinte te paguante ia pranoja ( sa sille) e ai qe ishte ne veshtiresi ia lehtesoja (falja borxhin) ." Allahu thote:" Faljani ( mos e merreni ne llogari) mekatet robit Tim." Sahih Muslim nr 1560


حُذَيْفَةُ وَأَبُو مَسْعُودٍ فَقَالَ حُذَيْفَةُ ‏ "‏ رَجُلٌ لَقِيَ رَبَّهُ فَقَالَ مَا عَمِلْتَ قَالَ مَا عَمِلْتُ مِنَ الْخَيْرِ إِلاَّ أَنِّي كُنْتُ رَجُلاً ذَا مَالٍ فَكُنْتُ أُطَالِبُ بِهِ النَّاسَ فَكُنْتُ أَقْبَلُ الْمَيْسُورَ وَأَتَجَاوَزُ عَنِ الْمَعْسُورِ ‏.‏ فَقَالَ تَجَاوَزُوا عَنْ عَبْدِي ‏"‏ ‏.‏ قَالَ أَبُو مَسْعُودٍ هَكَذَا سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ ‏.‏

Shtyrja e afatit te borxhit

Imam Ahmed ne musnedin e tij nr 22537 transmeton nga Burejdah radiallahu anhu qe tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush I jep me shume afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi, do te kete shperblim te  dhenies se asaj shume (borxhit) lemoshe per cdo dite. Pastaj e degjova duke thene:" Kush I jep perseri afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi do te kete shperblim te dhenies se dyfishit te asaj shume ( qe eshte borxh sh.p)  sadaka- lemoshe per cdo dite."Une thashe:"O I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem, te degjova qe the se kush I jep afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi do te kete shperblim te dhenies se shumes, lemoshe per cdo dite, pastaj te degjova qe the se kush I jep afat borxhliut qe eshte ne veshtiresi do te kete shperblim dyfishit te asaj shume, lemoshe per cdo dite." Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Per cdo dite do te kete shperblim te dhenies se shumes lemoshe derisa te vije afati I pageses, e kur te vije afati I pageses e I jep me shume afat atehere per cdo dite do te kete shperblim te dhenies dyfish lemoshe per cdo dite." Sahih e ka vleresuar sheikh Albani ne Sahihah 86 dhe gjithashtu Arrnauti ne botimin e Rrisalas.

روى الإمام أحمد (22537) عَنْ بُرَيْدَةَ رضي الله عنه قَالَ : سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ : ( مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلِهِ صَدَقَةٌ ) قَالَ ثُمَّ سَمِعْتُهُ يَقُولُ : ( مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلَيْهِ صَدَقَةٌ ) قُلْتُ : سَمِعْتُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ تَقُولُ مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلِهِ صَدَقَةٌ ، ثُمَّ سَمِعْتُكَ تَقُولُ مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلَيْهِ صَدَقَةٌ ؟ قَالَ : ( لَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ صَدَقَةٌ قَبْلَ أَنْ يَحِلَّ الدَّيْنُ ، فَإِذَا حَلَّ الدَّيْنُ فَأَنْظَرَهُ فَلَهُ بِكُلِّ يَوْمٍ مِثْلَيْهِ صَدَقَةٌ ) .
والحديث صححه الألباني في "الصحيحة" (86) ، ومحققو المسند ، ط الرسالة


Imam Muslim transmeton ne Sahihun e tij nga Ebul Jesar radiallahu anhu qe tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush e afatizon borxhliun qeceshte ne veshtiresi ose ia fal borxhin, Allahu do ta strehoje nen Hijen e Tij." Sahih Muslim nr 3014
وروى مسلم (3014) عن أبي الْيَسَرِ رضي الله عنه عن رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قال : ( مَنْ أَنْظَرَ مُعْسِرًا أَوْ وَضَعَ عَنْهُ أَظَلَّهُ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ ) .

Hudhejfeh radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nje njeri e takoi Zotin e tij ( pasi njeriu vdiq) e Zoti I tha:"  Cfare te mire ke bere?" Ai tha:" Asgje, vetemse kam qene I pasur e kur jepja borxh e personi vinte te paguante ia pranoja ( sa sille) e ai qe ishte ne veshtiresi ia lehtesoja (falja borxhin) ." Allahu thote:" Faljani ( mos e merreni ne llogari) mekatet robit Tim." Sahih Muslim nr 1560

حُذَيْفَةُ وَأَبُو مَسْعُودٍ فَقَالَ حُذَيْفَةُ ‏ "‏ رَجُلٌ لَقِيَ رَبَّهُ فَقَالَ مَا عَمِلْتَ قَالَ مَا عَمِلْتُ مِنَ الْخَيْرِ إِلاَّ أَنِّي كُنْتُ رَجُلاً ذَا مَالٍ فَكُنْتُ أُطَالِبُ بِهِ النَّاسَ فَكُنْتُ أَقْبَلُ الْمَيْسُورَ وَأَتَجَاوَزُ عَنِ الْمَعْسُورِ ‏.‏ فَقَالَ تَجَاوَزُوا عَنْ عَبْدِي ‏"‏ ‏.‏ قَالَ أَبُو مَسْعُودٍ هَكَذَا سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ ‏.‏

Saturday, 6 August 2016

Çfarë duhet të bësh kur imami mban hutbe?

Çfarë duhet të bësh kur imami mban hutbe?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Nuk i lejohet dëgjuesit të hutbes që t’i jap lëmoshë atij që këkron, ngase kërkuesi (lypësi) ka vepruar një vepër që s’duhet vepruar. Prandaj ai mos ta ndihmojë në atë që nuk lejohet. E ajo është të folurit gjatë kohës së hutbes.
Sunet është dërgimi i salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur personi dëgjon të përmendet Profeti alejhis selam nga ana e hatibit. Por, ai nuk duhet ta ngrejë zërin në mënyrë që mos të bëhet pengesë (shqetësues) për të tjerët.
Sunet është që ai të thotë “amin” kur hatibi bën lutje. Por, pa e ngritur zërin dhe duart e tij.
Po ashtu kërkohet nga ai mos të kthehet djathtas dhe majtas, mos të preokupohet me shikimin e njerëzve apo me diçka tjetër, sepse një gjë e tillë e shpërqëndron atë nga dëgjimi i hutbes.
Ai duhet të drejtohet nga hatibi ashtu siç vepronin sahabët radijAllahu anhu, të cilët drejtoheshin me fytyrë drejt Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem gjatë kohës së hutbes.
Nëse tështin (gjatë kohës që imami po mban hutbe), ai e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) në heshtje aq sa ta dëgjojë vetë.
“El-Mulakhisul-Fik’hi”
Përktheu: Unejs Sheme

Tu japësh ujë të tjerëve është sadakaja më e madhe

Tu japësh ujë të tjerëve është sadakaja më e madhe

Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se ka thënë: “Nuk ka sadaka më të madhe në shpërblim se sa uji”[1].
Transmetohet nga Enesi -radiallahu anhu- se: “Seadi erdhi tek profeti -alejhi selam- dhe i tha: Nëna ime vdiq dhe nuk la porosi, ai i bën dobi asaj të jap sadaka për të? Ai i tha: Po, jep ujë”[2].
Transmetohet nga Sead bin Ubade -radiallahu anhu- se ka thënë: “I thashë: O i dërguar i Allahut, nëna ime vdiq, cila sadaka është më e mirë (që ta jap për të)? Ai tha: Uji.
Ai hapi një pus dhe tha: Kjo është për Umu Seadin”[3].
Transmetohet nga Ali bin hasen bin Shekik se ka thënë: “Kam dëgjuar Ibën Mubareku kur po e pyeste një burrë: O Ebu Abdurrahman, një plagë e vjetër më është hapur në gju që prej shtatë vjetësh, jam kuruar me shumë ilaçe dhe kam pyetur mjekë por nuk më kanë bërë dobi. Ai i tha: Shko e shiko ndonjë vend ku njerëzit kanë nevojë për ujë dhe hap aty një pus sepse unë shpresoj të dalë atje ujë dhe të ndalojë ty gjakun. Ai kështu bëri dhe u shërua”. E transmeton Bejhakiu.
Ka thënë gjithashtu: Me këtë domethënie është dhe një tregim i shejhut tonë Hakim Ebu Abdullah -Allahu e mëshiroftë- : Atij iu sëmur fytyra dhe e kuroi atë në mënyra të ndryshme por nuk iu largua, gjendje kjo që i zgjati gati një vit dhe më pas i kërkoi mësuesit dhe imamit Ebu Uthman Sabunit të lutet për të në mexhlisin e tij ditën e xhuma. Ai bëri lutje për të dhe njerëzit thanë amin.
Xhumanë tjetër një grua hodhi në mexhlis një copë letër ku thuhej se ajo u kthye në shtëpinë e saj dhe bëri shumë lutje atë natë për Hakim Ebu Abdullahin dhe pa në ëndërr të dërguarin e Allahut sikur po i thoshte: Thuji Ebu Abdullahit ti shpërndajë ujë myslimanëve.
Unë ia solla Hakimit letrëndhe ai urdhëroi për ndërtimin e depozite uji në derën e shtëpisë së tij dhe urdhëroi të hidhej në të ujë pastaj hodhi gur (për ta mbajtur atë të ftohtë) në të. Njerëzit filluan të pinin; atij nuk i kaloi java vetëm se u shërua, iu hoqën njollat dhe sëmundja në fytyrë dhe iu kthye fytyra më e mirë nga ç’kish qenë. Pas kësaj ai jetoi shumë vite.
Shkëputur nga “Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut”
Autor Husejn el Auajshe
Përktheu Teuta Xeka

[1]E transmeton Bejhakiu dhe e ka konsideruar hasen shejh Albani.
[2]E transmeton Tabarani dhe e saktëson shejh Albani.
[3]E transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxhe dhe e saktëson shejh Albani.

Thursday, 4 August 2016

Bujari eshte afer Allahut e afer xhennetit Daif e transmeton Tirmidhiu nr 1961

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Bujari eshte afer Allahut e afer xhennetit, e afer njerezve, e larg zjarrit, e kopraci eshte larg nga Allahu, larg nga xhenneti, larg nga njerezit, e afer zjarrit. Personi injorant bujar eshte me I dashur tek Allahu sesa adhuruesi koprac." Daif e transmeton Tirmidhiu nr 1961
Thote Tirmidhiu:" Ky hadith eshte garib-i cuditshem(dmth I dobet)Nuk e dijme te jete transmetim I Jahja Ibn Seidit nga E'raxh nga Ebu Hurejrah radiallahu anhu, vetemse nga rruga e Seid Ibn Muhammed, e ate e ka kundershtuar ne hadith Jahja Ibn Seidi. Ka ardhur nga Jahja Ibn Seidi nga Aishah radiallahu anha ne formen Mursel.(Jo si hadith I Profetit
حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عَرَفَةَ، حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ مُحَمَّدٍ الْوَرَّاقُ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ " السَّخِيُّ قَرِيبٌ مِنَ اللَّهِ قَرِيبٌ مِنَ الْجَنَّةِ قَرِيبٌ مِنَ النَّاسِ بَعِيدٌ مِنَ النَّارِ وَالْبَخِيلُ بَعِيدٌ مِنَ اللَّهِ بَعِيدٌ مِنَ الْجَنَّةِ بَعِيدٌ مِنَ النَّاسِ قَرِيبٌ مِنَ النَّارِ وَلَجَاهِلٌ سَخِيٌّ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ مِنْ عَابِدٍ بَخِيلٍ " . قَالَ أَبُو عِيسَى هَذَا حَدِيثٌ غَرِيبٌ لاَ نَعْرِفُهُ مِنْ حَدِيثِ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ عَنِ الأَعْرَجِ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ إِلاَّ مِنْ حَدِيثِ سَعِيدِ بْنِ مُحَمَّدٍ . وَقَدْ خُولِفَ سَعِيدُ بْنُ مُحَمَّدٍ فِي رِوَايَةِ هَذَا الْحَدِيثِ عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ إِنَّمَا يُرْوَى عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ عَنْ عَائِشَةَ شَيْءٌ مُرْسَلٌ .
Grade : Da'if
Thote Zubejr Ali Zai ne tekhrixh te Tirmidhiut:" E ka tranmetuar Ibn Hibbani ne Raudatul Ukala 235 e tha garib garib, e ka tranmetuar Ibn Xheuzi ne Meuduat 180/2 e tha ky hadith nuk saktesohet...