Saturday, 10 November 2018

Një hadith shtatë dobi.

Një hadith shtatë dobi.

Një hadith shtatë dobi.
“Dhe do të dalë ngë Zjarri ai që thotë: ‘La ilahe il lall llah’ dhe në zemrën e tij ka mirësi (apo besim) sa pesha e grimcës.”
Bukhari.
Disa nga dobitë e këtij hadithi:
1. Kundërshton grupin e humbur “murxhieh” të cilët thonë: “Besimi është vetëm me zemër, puna nuk është pjesë e tij, besimi nuk ndryshon, dhe punët e këqija nuk ndikojnë te njeriu”.
Argumentimi: Këta njerëz kishin hyrë në ZJARR edhe pse ishin njësues, sepse gjynahet e tyre ishin të shumta, dhe punët e mira shumë të pakta – për pasojë edhe besimi i tyre ishte shumë i vogël – për t’i shpëtuar nga hyrja në Zjarr.
2. Kundërshton grupin e humbur “Khauarixh” ose ata që i nxjerrin muslimanët nga feja për shkak të gjynaheve dhe për pasojë i quajnë pabesimtarë (për këtë quhen edhe: tekfirsa) dhe thonë se ata janë përgjithmonë në Zjarr.
Argumentimi: Ja këta njerëz dolën nga Zjarri sepse kishin teuhid (nuk kishin bërë politeizëm), edhe pse me gjynahe plotë. Dhe hadithi është tek Bukhari.
3. Besimi shtohet me adhurime dhe pakësohet me gjynahe, aq sa mund të arrijë edhe masën e kokrrës së elbit, grurit, grimcës.
4. Gjynahet e rrezikojnë shumë besimin prandaj duhet shpejtuar me teubeh.
5. Njësimi i Allahut e ruan njeriun nga përjetësia në Zjarr.
6. Ky hadith është nga argumentet se Profetit tonë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i janë dhënë fjalët përmbledhëse.
7. Ky hadith të mbush me frikë dhe me shpresë njëkohësisht. Kështu ai përmban përgëzim por njëkohësisht edhe paralajmërim.
Allahu na dhëntë sukses!

No comments:

Post a Comment