Thursday, 22 November 2018

Zgjidhe shokun tënd

Zgjidhe shokun tënd

Prej porosive të shumta që kanë ardhur për rininë është edhe ajo që na vjen nga Hammad ibn Zejdi i cili ka thënë: Hyra te Enes ibn Sirini – Allahu e mëshiroftë – gjatë sëmundjes së tij dhe më tha: “Kijeni frikë Allahun o djem të rinj dhe shikoni se nga po i merrni këto hadithe, sepse ato janë prej fesë suaj!”[1] 
Kjo është një porosi shumë madhështore dhe kuptimi i saj është se djali i ri, i cili i ka hyrë rrugës së diturisë dhe mësimit të haditheve duhet që t’i marrë ato prej njerëzve të dijes të cilët janë të rrënjosur në dituri dhe janë të besueshëm, të cilët i njohin kuptimet e haditheve dhe janë mendjemprehtë dhe janë të mëdhenj në dije. Dhe nuk duhet ta marrë dijen prej çdokujt, por e merr dijen nga ai që është praktikues dhe njohës i sunetit, që i ka themelet e forta në të.
Nga Ibn Sheudheb – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Prej mirësisë së Allahut ndajdjalit të ri është që kur udhëzohet të shoqërohet me një njeri të sunetit i cili ia mëson atë”
Ndërsa nga Amr ibn Kajs el Mulaij – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse e shikon ndonjë djalë të ri që në fillimet e tij shoqërohet me nje njeri që është prej ehli sunetit dhe xhematit atëherë shpreso për të, e nëse e shikon atë me shpikësit në fe atëherë humbi shpresat prej tij, sepse djali i ri duket që në nisje të tij” 
Dhe nga Amr ibn Kajsi -Allahu e mësjiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse në fillimet e tij djaloshi ulet te dijetarët ai ka shpëtuar, e nëse anon kah të tjerët është shkatërruar”[2]

[1]E përcjell Khatibi në “Xhamiu akhlakir rauij ue adabis sami'” me nr. 139.
[2]Këto ethere i përcjell Ibn Bettah në “El ibanetul kubra” (1/204 nr. 42-44)
Këshillat e të parëve për rininë
Shejkh Abdurrazzak Abdulmuhsin el Bedr

Wednesday, 21 November 2018

Sumejjit?

Si e largonte mërzinë dr. Abdurrahman es Sumejjit?

Si e largonte mërzinë dr. Abdurrahman es Sumejjit?
Kur isha në ishullin e Madagaskarit, ku jetoja në një qendër islame bashkë me gruan time. Dhe kishim edhe një kamionçinë të vogël, për të lëvizur nëpër ishull me qëllim përhapjen e Islamit. Ndonjë herë kur e shikoja gruan time në një gjendje jo fort të këndshme, shkoja dhe merrja ndonjë jetim dhe hanim bashkë drekë ose darkë. Atëherë Allahu fuste në zemrat tona një hare dhe një gëzim që nuk e di askush veç Allahut të Pastër nga të metat dhe të Lartësuar. Një ditë prej ditësh solla në shtëpi një jetim që quhej Faruk. Ai vinte nga një fshat ku s’kishte asnjë musliman. Po ashtu edhe prindërit e tij nuk kishin qenë muslimanë. Sigurisht që atë e sollën njerëzit e tij në qendrën tonë.
Më kujtohet se më kanë lodhur shumë për të mësuar Kuranin përmendësh. Nuk duheshin tërhequr nga lartë me forcë (nuk duhej ushtruar shumë presjon mbi ta) që të mendoin sipas mënyrës tënde. Nuk po mësonin dot as Fatihanë, as “Kul huuall llahu ehad”. Atëherë mora disa toptha të vegjël prej qelqi me të cilët fëmijët luajnë dhe i kanë qejf, dhe u thashë: ‘Kush mëson një sure do t’i jap një sferë qelqi. Kush mëson dy sure do t’i jap dy toptha, e kështu me rradhë.’ Brenda dy javësh, një numër i madh prej tyre mësuan gjysmën e ‘xhuzit Amme’ (10 faqet e fundit të Kuranit). Kjo me mirësinë e Allahut, dhe shkak u bënë këto shtysa që u përshtateshin botës së tyre fëminore dhe skamnore.
Një herë dolëm për të ftuar njerëzit në fenë e Allahut bashkë me familjen time, ky jetimi që quhej Faruk dhe një hoxhë që shërbente si përkthyes mes nesh dhe banorëve vendas. Ajo që na befasoi në këtë rast ishte kjo ngjarje: jetimi Faruk – i cili nuk ishte më shumë se 6 vjeç – ishte ulur nën një pemë dhe përreth tij ishin gati 15 burra të mëdhenj në moshë, e ai u mësonte gjërat elementare të Islamit! Nuk po u besonim syve tanë. Atëherë u ulëm dhe folëm me ata. Katër prej të pranishmëve e pranuan Islamin aty për aty, ndërsa të tjerët thanë: Na lini të mendohemi pak dhe të bindemi se Islami është fe madhështore. Ne duam ta pranojmë Islamin, por na lini të mendohemi edhe pak dhe të këshillohemi me të mëdhenjtë e fisit tonë e pastaj do ta pranojmë Islamin. Kur u kthyem e ftova në shtëpi Farukun dhe e pyeta: Përse po ua mësoje Islamin atyre burrave? – dhe ai më tha: Nëse unë shkoj në Xhennet nuk do të gjej atje veçse arabë, dhe unë nuk di arabisht, prandaj dua që të kem njerëz nga fshati im që të kem me kë të merrem vesh.”
Dr. Abdurrahman es Sumejjit, vdekur në gusht 2013 – Allahu e mëshiroftë me mëshirë të madhe.

Friday, 16 November 2018

Tefsiri i një ajeti, i bërë nga vet Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem.

Tefsiri i një ajeti, i bërë nga vet Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem.

Nga Ebu Seid el Khudrij përcillet se ka thënë: Isha bashkë me të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – në një xhenaze dhe i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – tha:
“O ju njerëz! Ky ummet (njerëzit e tij) sprovohen në varret e tyre. Kur varroset njeriu dhe shokët largohen prej tij, i vjen një engjëll që mban në dorë një çekiç dhe e ul e i thotë: 
– Çfarë thua për këtë burrë?
– Nëse ka qenë besimtar ai thotë: Esh’hedu en la ilahe il lall llah ue enne muhammeden abduhu ue resuluh (Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush veç Allahut dhe se Muhamedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij).
– Atëherë ai i thotë: Të vërtetën the.- Pastaj i hapet një portë që shikon drejt Zjarrit dhe i thotë: Ky do të ishte vendi yt po të kishe mohuar Zotin tënd, por meqë ti besove ja cili është vendi yt – dhe i hapet një portë drejt Xhennetit, dhe ai bën të ngrihet e të ikë drejt tij, por ai i thotë: Qetësohu! – dhe i zgjerohet varri.
Ndërsa nëse ka qenë pabesimtar apo hipokrit i thotë atij (engjëlli) :
– Çfarë thua për këtë burrë?
– E ai përgjigjet: Nuk e di! I dëgjova njerëzit të thoshin diçka.
– I thotë: As nuk dite, as nuk lexove, e as u udhëzove! – Pastaj i hapet atij një portë drejt Xhennetit dhe i thotë: Ky do të ishte vendi yt sikur të kishe besuar në Zotin tënd, por meqë ti e mohove Atë – Allahu i Lartmadhëruar – ta zëvendësoi me këtë – dhe i hapet një portë drejt Zjarrit. Pastaj e godet një herë me çekiç, dhe atë e dëgjojnë të gjitha krijesat e Allahut përveç dy të rëndësishmëve (xhinët dhe njerëzit).
– Njëri prej të pranishmëve tha: O i Dërguari i Allahut! Nuk ka njeri që të ketë një engjëll te koka me çekiç në dorë dhe të mos i ikë mendja?!
– I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – tha (recitoi fjalën e Allahut) : ‘I forcon Allahu ata që besuan me fjalë të fortë’. (Ibrahim: 27)”
(I bën të qëndrueshëm, u jep forcë të përgjigjen drejtë).
(Sahihah: 3394)

Saturday, 10 November 2018

Një hadith shtatë dobi.

Një hadith shtatë dobi.

Një hadith shtatë dobi.
“Dhe do të dalë ngë Zjarri ai që thotë: ‘La ilahe il lall llah’ dhe në zemrën e tij ka mirësi (apo besim) sa pesha e grimcës.”
Bukhari.
Disa nga dobitë e këtij hadithi:
1. Kundërshton grupin e humbur “murxhieh” të cilët thonë: “Besimi është vetëm me zemër, puna nuk është pjesë e tij, besimi nuk ndryshon, dhe punët e këqija nuk ndikojnë te njeriu”.
Argumentimi: Këta njerëz kishin hyrë në ZJARR edhe pse ishin njësues, sepse gjynahet e tyre ishin të shumta, dhe punët e mira shumë të pakta – për pasojë edhe besimi i tyre ishte shumë i vogël – për t’i shpëtuar nga hyrja në Zjarr.
2. Kundërshton grupin e humbur “Khauarixh” ose ata që i nxjerrin muslimanët nga feja për shkak të gjynaheve dhe për pasojë i quajnë pabesimtarë (për këtë quhen edhe: tekfirsa) dhe thonë se ata janë përgjithmonë në Zjarr.
Argumentimi: Ja këta njerëz dolën nga Zjarri sepse kishin teuhid (nuk kishin bërë politeizëm), edhe pse me gjynahe plotë. Dhe hadithi është tek Bukhari.
3. Besimi shtohet me adhurime dhe pakësohet me gjynahe, aq sa mund të arrijë edhe masën e kokrrës së elbit, grurit, grimcës.
4. Gjynahet e rrezikojnë shumë besimin prandaj duhet shpejtuar me teubeh.
5. Njësimi i Allahut e ruan njeriun nga përjetësia në Zjarr.
6. Ky hadith është nga argumentet se Profetit tonë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i janë dhënë fjalët përmbledhëse.
7. Ky hadith të mbush me frikë dhe me shpresë njëkohësisht. Kështu ai përmban përgëzim por njëkohësisht edhe paralajmërim.
Allahu na dhëntë sukses!

Diturinë do ta mbartin në çdo brez të drejtët

Diturinë do ta mbartin në çdo brez të drejtët

Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Këtë dituri (diturinë fetare) do ta mbartin në çdo brez të drejtët. Ata largojnë prej saj ndryshimet që sjellin ekstremistët, pretendimet e njerëzve të së kotës (shpikjet në fe), dhe keqinterpretimet e injorantëve”.
Hasenun li ghajrih. Hadithi është i mirë me rrugët e tij të shumta të transmetimit.
(Shiko: “Irshadul fuhul ila tas’hihi hadithil udul”)
Ibnul Mulekkin dhe Sujutij kanë thënë se
ky hadith është urdhër për të besueshmit dhe të drejtët që ta mbartin këtë dituri, sepse dituria prej tyre pranohet. (Vetëm prej tyre duhet të merret). Dhe këtë e përforcon ardhja e tij në një transmetim në formë urdhri: “Le ta mbartin këtë dituri…”
Ndërsa Imam Neueuij thotë se ky hadith është lajm, që d.m.th.: se kështu do të ndodhë patjetër. Këtë dituri e mbartin dhe e përçojnë ata që kanë këto cilësi. Dhe ky është një prej mrekullive profetike. Dhe këtë nuk e hedh poshtë fakti se dikush prej të prishurve (në fe apo moral) mund të dijë diçka nga kjo dituri. Sepse hadithi lajmëron se të drejtët janë ata që e mbartin dhe ia përçojnë brezit pasardhës dhe jo se të tjerët veç tyre nuk njohin asgjë prej saj.”
Përmbledhtas nga burimi i mësipërm: fq. 71-72.