Sunday, 9 December 2018
Kush flet me shume ka me shume dije!!
Thote Imam Ibn Rexheb el Hanbeli, rahimehullah:" Jemi sprovuar me injorantet nga mesi i njerezve te cilet besojne se nese dikush flet shume atehere eshte me i ditur se ata qe kane paraprire( te paret tane te mire sh.p). Ka prej tyre qe besojne se nje person i caktuar eshte me i zgjuar se sahabet dhe ata qe erdhen pas tyre per te vetmen arsye se hyn ne cdo detaj te nje ceshtjeje dhe ka opinion( mendim) per cdo gje. Disa prej tyre thone qe jane me te zgjuar se fukahate qe kane ndjekes( psh 4 imamet) e kjo thenie e tyre eshte e ngjashme me ate me perpara( dmth qe jane me te zgjuar se sahabet sh.p). Kjo per arsye se keta fukaha folen me shume se ata para tyre, keshtu qe ( nese pretendohet) se ata qe erdhen pas tyre dijne me shume vetem per shkak te sqarimit te detajuar, atehere ai duhet te jete me i ditur se ata qe folen me pak si psh Theuri, Euzai, Lejthi, Ibn Mubareku, prej gjenerates se tyre, e prej tabiineve e sahabeve. Ky qendrim tregon mosrepektim te qarte dhe nje sjellje te keqe ndaj paraardhesve te mire, e eshte akoma me shume mendim i keq ndaj tyre dhe akuzim me injorance e difekt ne dijen e tyre. Ue la haule ue la kuuete il-la bil-lah - e ska ndryshim e as fuqi pa Allahun." Miresia e Dijes faqe 47-48 botimi pdf ne anglisht.
Thursday, 22 November 2018
Zgjidhe shokun tënd
Zgjidhe shokun tënd
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Prej porosive të shumta që kanë ardhur për rininë është edhe ajo që na vjen nga Hammad ibn Zejdi i cili ka thënë: Hyra te Enes ibn Sirini – Allahu e mëshiroftë – gjatë sëmundjes së tij dhe më tha: “Kijeni frikë Allahun o djem të rinj dhe shikoni se nga po i merrni këto hadithe, sepse ato janë prej fesë suaj!”[1]
Kjo është një porosi shumë madhështore dhe kuptimi i saj është se djali i ri, i cili i ka hyrë rrugës së diturisë dhe mësimit të haditheve duhet që t’i marrë ato prej njerëzve të dijes të cilët janë të rrënjosur në dituri dhe janë të besueshëm, të cilët i njohin kuptimet e haditheve dhe janë mendjemprehtë dhe janë të mëdhenj në dije. Dhe nuk duhet ta marrë dijen prej çdokujt, por e merr dijen nga ai që është praktikues dhe njohës i sunetit, që i ka themelet e forta në të.
Nga Ibn Sheudheb – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Prej mirësisë së Allahut ndajdjalit të ri është që kur udhëzohet të shoqërohet me një njeri të sunetit i cili ia mëson atë”
Ndërsa nga Amr ibn Kajs el Mulaij – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse e shikon ndonjë djalë të ri që në fillimet e tij shoqërohet me nje njeri që është prej ehli sunetit dhe xhematit atëherë shpreso për të, e nëse e shikon atë me shpikësit në fe atëherë humbi shpresat prej tij, sepse djali i ri duket që në nisje të tij”
Dhe nga Amr ibn Kajsi -Allahu e mësjiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse në fillimet e tij djaloshi ulet te dijetarët ai ka shpëtuar, e nëse anon kah të tjerët është shkatërruar”[2]
[1]E përcjell Khatibi në “Xhamiu akhlakir rauij ue adabis sami'” me nr. 139.
[2]Këto ethere i përcjell Ibn Bettah në “El ibanetul kubra” (1/204 nr. 42-44)
Këshillat e të parëve për rininë
Shejkh Abdurrazzak Abdulmuhsin el Bedr
Shejkh Abdurrazzak Abdulmuhsin el Bedr
Wednesday, 21 November 2018
Sumejjit?
Si e largonte mërzinë dr. Abdurrahman es Sumejjit?
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Si e largonte mërzinë dr. Abdurrahman es Sumejjit?
Kur isha në ishullin e Madagaskarit, ku jetoja në një qendër islame bashkë me gruan time. Dhe kishim edhe një kamionçinë të vogël, për të lëvizur nëpër ishull me qëllim përhapjen e Islamit. Ndonjë herë kur e shikoja gruan time në një gjendje jo fort të këndshme, shkoja dhe merrja ndonjë jetim dhe hanim bashkë drekë ose darkë. Atëherë Allahu fuste në zemrat tona një hare dhe një gëzim që nuk e di askush veç Allahut të Pastër nga të metat dhe të Lartësuar. Një ditë prej ditësh solla në shtëpi një jetim që quhej Faruk. Ai vinte nga një fshat ku s’kishte asnjë musliman. Po ashtu edhe prindërit e tij nuk kishin qenë muslimanë. Sigurisht që atë e sollën njerëzit e tij në qendrën tonë.

Më kujtohet se më kanë lodhur shumë për të mësuar Kuranin përmendësh. Nuk duheshin tërhequr nga lartë me forcë (nuk duhej ushtruar shumë presjon mbi ta) që të mendoin sipas mënyrës tënde. Nuk po mësonin dot as Fatihanë, as “Kul huuall llahu ehad”. Atëherë mora disa toptha të vegjël prej qelqi me të cilët fëmijët luajnë dhe i kanë qejf, dhe u thashë: ‘Kush mëson një sure do t’i jap një sferë qelqi. Kush mëson dy sure do t’i jap dy toptha, e kështu me rradhë.’ Brenda dy javësh, një numër i madh prej tyre mësuan gjysmën e ‘xhuzit Amme’ (10 faqet e fundit të Kuranit). Kjo me mirësinë e Allahut, dhe shkak u bënë këto shtysa që u përshtateshin botës së tyre fëminore dhe skamnore.
Një herë dolëm për të ftuar njerëzit në fenë e Allahut bashkë me familjen time, ky jetimi që quhej Faruk dhe një hoxhë që shërbente si përkthyes mes nesh dhe banorëve vendas. Ajo që na befasoi në këtë rast ishte kjo ngjarje: jetimi Faruk – i cili nuk ishte më shumë se 6 vjeç – ishte ulur nën një pemë dhe përreth tij ishin gati 15 burra të mëdhenj në moshë, e ai u mësonte gjërat elementare të Islamit! Nuk po u besonim syve tanë. Atëherë u ulëm dhe folëm me ata. Katër prej të pranishmëve e pranuan Islamin aty për aty, ndërsa të tjerët thanë: Na lini të mendohemi pak dhe të bindemi se Islami është fe madhështore. Ne duam ta pranojmë Islamin, por na lini të mendohemi edhe pak dhe të këshillohemi me të mëdhenjtë e fisit tonë e pastaj do ta pranojmë Islamin. Kur u kthyem e ftova në shtëpi Farukun dhe e pyeta: Përse po ua mësoje Islamin atyre burrave? – dhe ai më tha: Nëse unë shkoj në Xhennet nuk do të gjej atje veçse arabë, dhe unë nuk di arabisht, prandaj dua që të kem njerëz nga fshati im që të kem me kë të merrem vesh.”
Dr. Abdurrahman es Sumejjit, vdekur në gusht 2013 – Allahu e mëshiroftë me mëshirë të madhe.
Dr. Abdurrahman es Sumejjit, vdekur në gusht 2013 – Allahu e mëshiroftë me mëshirë të madhe.
Friday, 16 November 2018
Tefsiri i një ajeti, i bërë nga vet Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem.
Tefsiri i një ajeti, i bërë nga vet Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem.
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Nga Ebu Seid el Khudrij përcillet se ka thënë: Isha bashkë me të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – në një xhenaze dhe i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – tha:
“O ju njerëz! Ky ummet (njerëzit e tij) sprovohen në varret e tyre. Kur varroset njeriu dhe shokët largohen prej tij, i vjen një engjëll që mban në dorë një çekiç dhe e ul e i thotë:
– Çfarë thua për këtë burrë?
– Nëse ka qenë besimtar ai thotë: Esh’hedu en la ilahe il lall llah ue enne muhammeden abduhu ue resuluh (Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush veç Allahut dhe se Muhamedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij).
– Atëherë ai i thotë: Të vërtetën the.- Pastaj i hapet një portë që shikon drejt Zjarrit dhe i thotë: Ky do të ishte vendi yt po të kishe mohuar Zotin tënd, por meqë ti besove ja cili është vendi yt – dhe i hapet një portë drejt Xhennetit, dhe ai bën të ngrihet e të ikë drejt tij, por ai i thotë: Qetësohu! – dhe i zgjerohet varri.
Ndërsa nëse ka qenë pabesimtar apo hipokrit i thotë atij (engjëlli) :
– Çfarë thua për këtë burrë?
– E ai përgjigjet: Nuk e di! I dëgjova njerëzit të thoshin diçka.
– I thotë: As nuk dite, as nuk lexove, e as u udhëzove! – Pastaj i hapet atij një portë drejt Xhennetit dhe i thotë: Ky do të ishte vendi yt sikur të kishe besuar në Zotin tënd, por meqë ti e mohove Atë – Allahu i Lartmadhëruar – ta zëvendësoi me këtë – dhe i hapet një portë drejt Zjarrit. Pastaj e godet një herë me çekiç, dhe atë e dëgjojnë të gjitha krijesat e Allahut përveç dy të rëndësishmëve (xhinët dhe njerëzit).
– Njëri prej të pranishmëve tha: O i Dërguari i Allahut! Nuk ka njeri që të ketë një engjëll te koka me çekiç në dorë dhe të mos i ikë mendja?!
– I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – tha (recitoi fjalën e Allahut) : ‘I forcon Allahu ata që besuan me fjalë të fortë’. (Ibrahim: 27)”
(I bën të qëndrueshëm, u jep forcë të përgjigjen drejtë).

(Sahihah: 3394)
Saturday, 10 November 2018
Një hadith shtatë dobi.
Një hadith shtatë dobi.
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Një hadith shtatë dobi.
“Dhe do të dalë ngë Zjarri ai që thotë: ‘La ilahe il lall llah’ dhe në zemrën e tij ka mirësi (apo besim) sa pesha e grimcës.”
Bukhari.
Bukhari.
Disa nga dobitë e këtij hadithi:
1. Kundërshton grupin e humbur “murxhieh” të cilët thonë: “Besimi është vetëm me zemër, puna nuk është pjesë e tij, besimi nuk ndryshon, dhe punët e këqija nuk ndikojnë te njeriu”.
Argumentimi: Këta njerëz kishin hyrë në ZJARR edhe pse ishin njësues, sepse gjynahet e tyre ishin të shumta, dhe punët e mira shumë të pakta – për pasojë edhe besimi i tyre ishte shumë i vogël – për t’i shpëtuar nga hyrja në Zjarr.
2. Kundërshton grupin e humbur “Khauarixh” ose ata që i nxjerrin muslimanët nga feja për shkak të gjynaheve dhe për pasojë i quajnë pabesimtarë (për këtë quhen edhe: tekfirsa) dhe thonë se ata janë përgjithmonë në Zjarr.
Argumentimi: Ja këta njerëz dolën nga Zjarri sepse kishin teuhid (nuk kishin bërë politeizëm), edhe pse me gjynahe plotë. Dhe hadithi është tek Bukhari.
3. Besimi shtohet me adhurime dhe pakësohet me gjynahe, aq sa mund të arrijë edhe masën e kokrrës së elbit, grurit, grimcës.
4. Gjynahet e rrezikojnë shumë besimin prandaj duhet shpejtuar me teubeh.
5. Njësimi i Allahut e ruan njeriun nga përjetësia në Zjarr.
6. Ky hadith është nga argumentet se Profetit tonë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i janë dhënë fjalët përmbledhëse.
7. Ky hadith të mbush me frikë dhe me shpresë njëkohësisht. Kështu ai përmban përgëzim por njëkohësisht edhe paralajmërim.
Allahu na dhëntë sukses!

Diturinë do ta mbartin në çdo brez të drejtët
Diturinë do ta mbartin në çdo brez të drejtët
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Këtë dituri (diturinë fetare) do ta mbartin në çdo brez të drejtët. Ata largojnë prej saj ndryshimet që sjellin ekstremistët, pretendimet e njerëzve të së kotës (shpikjet në fe), dhe keqinterpretimet e injorantëve”.

Hasenun li ghajrih. Hadithi është i mirë me rrugët e tij të shumta të transmetimit.
(Shiko: “Irshadul fuhul ila tas’hihi hadithil udul”)
(Shiko: “Irshadul fuhul ila tas’hihi hadithil udul”)
Ibnul Mulekkin dhe Sujutij kanë thënë se
ky hadith është urdhër për të besueshmit dhe të drejtët që ta mbartin këtë dituri, sepse dituria prej tyre pranohet. (Vetëm prej tyre duhet të merret). Dhe këtë e përforcon ardhja e tij në një transmetim në formë urdhri: “Le ta mbartin këtë dituri…”
Ndërsa Imam Neueuij thotë se ky hadith është lajm, që d.m.th.: se kështu do të ndodhë patjetër. Këtë dituri e mbartin dhe e përçojnë ata që kanë këto cilësi. Dhe ky është një prej mrekullive profetike. Dhe këtë nuk e hedh poshtë fakti se dikush prej të prishurve (në fe apo moral) mund të dijë diçka nga kjo dituri. Sepse hadithi lajmëron se të drejtët janë ata që e mbartin dhe ia përçojnë brezit pasardhës dhe jo se të tjerët veç tyre nuk njohin asgjë prej saj.”

Përmbledhtas nga burimi i mësipërm: fq. 71-72.
Sunday, 23 September 2018
Fjala e islamit do te hyje ne cdo shtepi
Mikdam ibnel Esued tha se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk do te kete shtepi prej tulle apo prej qimeje(leshi) ne siperfaqen e tokes vetem se Allahu do ta beje fjalen e Islamit te hyje ne te, nepermjet se ciles i nderuari do te nderohet e i poshtersuari do te poshtersohet." Musnedi i Imam Ahmedit nr 23302 sahih sipas Arrnautit ne tekhrixhin e Sahih ibn Hibbanit 6699
عن المقداد بن الأسود قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا يَبْقَى عَلَى ظَهْرِ الْأَرْضِ بَيْتُ مَدَرٍ وَلَا وَبَرٍ إِلَّا أَدْخَلَهُ اللَّهُ كَلِمَةَ الْإِسْلَامِ بِعِزِّ عَزِيزٍ أَوْ ذُلِّ ذَلِيلٍ
23302 مسند أحمد باقي مسند الأنصار
6699 المحدث شعيب الأرناؤوط خلاصة حكم المحدث إسناده صحيح في تخريج صحيح ابن حبان
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-. Historia e shtatëmbëdhjetë.
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-. Historia e shtatëmbëdhjetë.
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.
Historia e shtatëmbëdhjetë.
Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Dy burra nga Beni Israilët të vëllazëruar me njëri-tjetrin: njëri përpiqej shumë në adhurime kurse tjetri gjynahqar. Ai që përpiqej në adhurime e shihte gjithnjë shokun e tij në gjynahe dhe i thoshte: o filan, mjaft më! Kurse ai i thoshte: më lër mua dhe zotin tim! A mos je dërguar mbikëqyrës mbi mua?! Kështu, derisa një ditë e pa atë në një gjynah të madh dhe i tha: mjerë ti, mjaftë më! Ai i tha: më lër mua dhe zotin tim! A mos je dërguar mbikëqyrës mbi mua?! Atëherë ai i tha: “Pasha Allahun, nuk ka për të të falur Allahu apo nuk ka për të të futur kurrë në xhenet! Atëherë Allahu u dërgon atyre një melek për t’jua marrë shpirtrat dhe kur i bashkon para tij, i thotë gjynahqarit: shko dhe futu në xhenet me mëshirën time! Kurse tjetrit i thotë: A mos e di ti se ç’bëj unë? A mos atë që është e imja, e ke ti në dorë?! Çojeni atë në zjarr! Pasha atë që në dorën e tij është shpirti i Ebul-Kasimit, ai vetëm atë fjalë foli dhe ajo ia humbi dynjanë dhe ahiretin”
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.
Dobitë e përfituara nga kjo histori:
1- Besimtarët në lidhje me besimin e tyre ndahen në të devotshëm dhe në gjynahqarë. Këtë realitet e shohim edhe te Beni Israilët edhe në islam dhe është i pashmangshëm sepse varet nga besnikëria (amaneti) që kanë njerëzit në zemrat dhe në natyrën e tyre. Profeti -alejhi selam- njofton: “Amaneti ka zbritur në rrënjën e zemrave të burrave dhe pastaj kanë mësuar prej Kuranit e pastaj mësuan prej Sunetit” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Pra, përderisa amaneti i paraprin mësimit të fesë atëherë robi do të ketë devotshmëri aq sa amanet ka në zemrën e tij dhe për pasojë do të ketë dallime mes tyre në lidhje me të.
Pra, përderisa amaneti i paraprin mësimit të fesë atëherë robi do të ketë devotshmëri aq sa amanet ka në zemrën e tij dhe për pasojë do të ketë dallime mes tyre në lidhje me të.
2- Rënia në gjynahe nuk do të thotë largim nga besimi nëse nuk shoqërohet me mohim sepse burri gjynahqar i pranonte gabimet dhe vazhdonte ta ruante besimin në Zotin e tij dhe në fund shpëtoi. Të njëjtën gjë e tregon edhe profeti -alejhi selam- në lidhje me islamin dhe thotë: “Islami ka shenjat e tij treguese si shenjat e rrugës. Prej tyre janë: Të besosh Allahun dhe të mos i bësh atij ortak. Të falesh namazin. Të japësh zekatin. Të agjërosh Ramazanin. Të vizitosh shtëpinë e shenjtë. Të urdhërosh për të mira dhe të ndalosh nga të këqijat. Ti japësh selam familjes tënde kur të hysh brenda. Tu japësh selam njerëzve kur të kalosh pranë tyre.
Kush le një prej tyre ka lënë ka lënë një pjesë prej islamit dhe kush i le të gjitha i ka kthyer shpinën islamit” e transmeton Ebu Ubejd El-Kasim bin Selam dhe e saktëson sheikh Albani.
Fjala e tij [kush i le të gjitha i ka kthyer shpinën islamit] dmth: robi vazhdon të ketë pjesë në islam përderisa nuk ia ka kthyer plotësisht shpinën atij duke mohuar edhe deklaratën e besimit e cila është baza e çdo dege të tij.

3- Urdhërimi për në të mira dhe ndalimi nga të këqijat është detyrë për besimtarët për të ruajtur shoqërinë e tyre të ndërtuar mbi bazën e besimit sepse burri i devotshëm kur pa shokun e tij duke shkelur porositë e Allahut e këshilloi dhe nuk e la atë në harresë siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran: “Besimtarët dhe besimtaret janë kujdestarë të njëri-tjetrit: urdhërojnë për të mira, ndalojnë nga të këqijat, falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të dërguarit të tij. Ata do ti mëshirojë Allahu. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti” suretu Et-Teube: 71.
Shihet qartë se ajeti pasi tregon për kujdestarinë e besimtarëve mes njëri-tjetrit e fillon menjëherë me urdhërimin për në të mira dhe ndalimin nga të këqijat dhe jo me detyrat individuale sepse kjo detyrë kërkohet në lidhje me shoqërinë e besimit dhe ua ruan atyre atë.

4- Urdhërimi për në të mira dhe ndalimi nga të këqijat është detyrë të cilën e përmbanin të gjitha udhëzimet qiellore. Allahu i madhëruar kur tregon rreth Beni Israilëve thotë: “Ata të cilët mohojnë argumentet e Allahut, vrasin pa të drejtë profetët dhe vrasin ata të cilët urdhërojnë për në të drejtën prej njerëzve, përgëzoji me një dënim të dhembshëm” suretu Ali Imran: 21.
Imam Kurtubiu në komentimin e këtij ajeti thotë: “Ky ajet tregon se urdhërimi për në të mira dhe ndalimi për në të këqija ka qenë detyrë te popujt e mëparshëm gjë e cila për të janë dërguar profetët dhe për të është bërë halifja (udhëheqësit sipas normave të profetëve)”.

5- Nuk duhen braktisur besimtarët mëkatarë kur pasi këshillohen nuk i ndërpresin mëkatet e tyre nëse ata i pohojnë gabimet e tyre dhe nuk shprehin urrejtje ndaj porosive të Allahut dhe nëse nuk është frika se ata mund të prishin të tjerët, sepse burri i devotshëm nuk e braktisi shokun e tij edhe pse ai i përsëriste gjynahet e veta. Kjo sepse braktisja e tyre në të tilla raste kur ata më shumë se kurdoherë kanë nevojë që dikush ti këshillojë apo ti qortojë mund të çojë në humbjen e plotë të tyre ndërsa mbajtja e lidhjeve me ta dhe durimi ndaj tyre mund të jetë shkak për udhëzimin e tyre siç ka ardhur nga disa prej selefeve:
Umr bin El-Khattab -radiallahu anhu-: “Kur ta shihni vëllanë tuaj të ketë rrëshqitur: ngrijeni, drejtojeni dhe lutjuni Allahut që t’ia mundësojë pendimin dhe mos jini ndihmëtarë të Shejtanit kundër tij” e transmeton Bejhakiu.
Ebu Darda -radiallahu anhu- thoshte: “Nëse vëllai yt ndryshon dhe devijon nga rruga e tij mos e lër atë për këtë shkak sepse vëllai yt nëse shtrembërohet njëherë dhe drejtohet njëherë tjetër”.
Ibrahim En-Nekhaij: “Mos i këput lidhjet me vëllanë tënd dhe as mos e braktis atë kur bën gjynahe sepse ai mund ti bëjë ato sot dhe ti lejë nesër”. Shih librin Kutul-Kulub fij muamelet El-Mahbub.

6- Mosbraktisja e gjynahqarëve është akoma më shumë e kërkuar kur njerëzit përveç fesë së Allahut kanë edhe lidhje të tjera si lidhje shoqërie dhe vëllazërimi siç shihet në këtë histori, apo dhe lidhje të tjera: gjaku, pune, nderesh (kur ata mund të të kenë ofruar ndihmë e përkrahje në raste nevojash pa interes) etj që ata të mos e humbin rrugën e drejtë.
7- Nuk lejohet t’ia humbim askujt shpresën nga mëshira e Allahut nxitur nga urrejtja e së keqes dhe vullneti për zbatimin e porosisë së Allahut për të urdhëruar për në të mira dhe ndaluar nga të këqijat pavarësisht se në çfarë gjynafi është robi.
Abdullah bin Mesudi -radiallahu anhu- thoshte: “Kur ta shihni vëllanë tuaj duke bërë ndonjë gjynah mos u bëni ndihmëtarë të Shejtanit duke thënë: o Allah, poshtëroje atë! O Allah mallkoje atë! Por kërkoni Allahut ta largojë nga e keqja sepse ne shokët e profetit -alejhi selam- nuk thoshim për ndokënd gjë derisa ta shihnim se si do vdesë: nëse do e mbyllte mirë shpresonim mirë për të dhe nëse mbyllte keq kishim frikë për të punën e tij” e transmeton Abdurrazaku.

8- Të betohesh për dikë se nuk e falë Allahu, apo se do të futet në xhehenem është prej gjynaheve të mëdha sepse kjo do të thotë të dalësh mbi Allahun duke dhënë gjykime që i takojnë vetëm atij. Kjo punë është teprim në urdhërimin për në të mira dhe ndalimin nga të këqijat sepse ne jemi ftues në rrugën e Allahut dhe jo gjykatës madje ajo është më e rëndë te Allahu se shkelja e porosive të tij duke e pohuar gabimin dhe duke shpresuar mëshirën e tij sepse Allahu nuk e fali këtë burrë i cili nuk kishte gjynah tjetër veç tij dhe e fali atë tjetrin edhe pse kishte shumë gjynahe por asnjëra prej tyre nuk e kishte këtë domethënie siç shihet qartë kur ai thoshte: [më lër mua dhe zotin tim!].
9- Punët e mira mund të prishen edhe nga gjynahe që nuk janë kufr dhe shirk sepse burrit të devotshëm me betimin e tij iu fshinë të gjithë punët e mira. Kjo gjë ka ardhur në një hadith tjetër i cili ka shumë mundësi të bëjë fjalë për të njëjtën ngjarje dhe thotë: “Një burrë tha: Pasha Allahun! Nuk do ta falë Allahu filanin! Dhe Allahu i madhëruar tha: Kush është ai i cili do të dalë mbi mua duke u betuar se nuk do ta fal filanin?! Unë e kam falur atë dhe ta kam fshirë punën tënde” e transmeton Muslimi.
Në një transmetim tjetër të hadithit ka një shtesë me të njëjtin kuptim ku thuhet: “Allahu i shpalli profetit të tij se kjo gjë është mëkat (i madh) prandaj le ti rifillojë punët” e transmeton Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.
Sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë- në lidhje më këtë hadith thotë: “Këtu ka argumentim të qartë se betimi për dikë se nuk e fal Allahu i prish punët siç i prish dhe mohimi (kufri), lënia e namazit të ikindisë etj” shih librin Es-ssilsile Es-Sahiha.
Në lidhje me namazin e ikindisë, sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë- ka për qëllim hadithin e profetit -alejhi selam- i cili thotë: “Kush e le namazin e ikindisë, i është fshirë puna” e transmeton Buhariu.

10- Falja e gjynaheve për besimtarët mund të bëhet edhe pa teube (pendim) mirëpo kjo është nën dëshirën e Allahut dhe ai ia bën kujt të dojë këtë mirësi siç u pa qartë në këtë hadith kur njërit prej dy burrave ju falen gjynahet kurse tjetrit jo.
11- Rreziku i gjuhës është i madh dhe duhet të ruhemi prej saj sepse ky njeri i devotshëm vetëm për një fjalë iu prish puna dhe përfundoi në zjarrin e xhehenemit. Profeti -alejhi selam- thotë: “Robi mund të flasë një fjalë që e gëzon Allahun duke mos i kushtuar asaj rëndësi dhe Allahu e ngrenë atë në grada të larta dhe mund të flasë një fjalë që e zëmëron Allahun duke mos i kushtuar asaj rëndësi dhe zhytet me të në zjarrin e xhehenemit” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Prandaj dhe porosia e profetit -alejhi selam- për Ibn Abasin kur i tregoi për punët e mira që të futin në xhenet dhe të largojnë nga xhehenemi, i tha: “A të tregoj për atë që prej saj varen të gjitha: Ai i tha: Po, o i dërguari i Allahut! ai i tha: mbaje fort këtë (gjuhën)! Ai i tha: o i dërguari i Allahut, a do të dënohemi për ato që flasim? Ai i tha: Mbetë pa ty nëna jote! A nuk hidhen njerëzit me fytyra në zjarr veçse nga të korrurat e gjuhëve të tyre?!” e transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Dr. Abdullah Nabolli
Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet?
Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet?
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet? Sqarim i mahnitshëm nga dy kolosë të ummetit.
Imam en Neueuij ka thënë: “Duke vazhduar të paktën vazhdon adhurimi, me përmendjen e Allahut, të ndjerit të mbikqyrjes së Tij, me sinqeritet dhe ecje drejt Zotit (me llojet e adhurimeve). Ndryshe nga e shumta e lodhshme që ndërpritet. Derisa shtohet e pakta e vazhdueshme dhe bëhet shumëfish më e madhe se e shumta e ndërprerë.”
Dhe ka thënë Ibnul Xheuzij: “Allahu i do më shumë veprat e vazhdueshme për dy shkaqe:
E para: sepse ai që e lë punën pasi e ka filluar atë, është si ai që i ndërpret lidhjet pasi i mbante ato. Dhe në këtë kuptim ai meriton qortim. Për këtë arsye ka ardhur kërcënim për atë që e dinte përmendësh një ajet pastaj e ka harruar atë, edhe pse përpara se ta dinte atë nuk e meritonte qortimin.
Dhe e dyta: sepse ai që vazhdon në mirësi është vazhdimisht në shërbim, dhe nuk është ai që qëndron një kohë të caktuar çdo ditë te porta si ai që qëndron një ditë të tërë pastaj largohet.”

“Fet’hul Barij” 1/127
Sunday, 15 April 2018
A eshte i sakte ky hadith?
A është i saktë ky hadith?
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Pyetësi pyet në lidhje me hadithin “Kush e fal sabahun me xhemat (në xhami) pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate, ai fiton shpërblimin sikur të ketë kryer haxhin dhe umren”. A është i saktë?
Shejh Salih Sindi (Allahu e ruajttë!): Në lidhje me këtë hadith është bërë studim i gjatë përsa i përket anës së zinxhirit të tij. Për faktin se disa dijetarë e kanë konsideruar të mirë (hasen) e disa të tjerë e kanë konsideruar të dobët (daif).
Sido që të jetë kjo vepër në origjinë është legjitime. Qëndrimi yt derisa të lind dielli duke përmendur Allahun e Lartësuar është legjitime dhe saktësohet prej veprës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Ndërsa dy rekatet namaz janë namazi duhasë. Dhe namazi duhasë saktësohet prej veprës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem madje dhe prej vetë fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E si rrjedhojë ky veprim është legjitim.
Nëse ky hadith është autentik, elhamdulilah, e në të kundërt ky veprim është legjitim edhe nëse ky hadith nuk saktësohet.
Shkëputur nga shpjegimi i librit “Tri parimet” Përktheu:
Unejs Sheme
Tuesday, 10 April 2018
Kujdes nga teprimi i ushqimit
Uruah transmeton nga Aishah radiallahu anha qe ka thene:" Me te vertete sprova e pare qe i ra ketij ummeti pas vdekjes se Profetit salaAallahu alejhi ue sel-lem ishte mbyshja e barkut. Me te vertete mbushja e barkut e shendosh (trash) trupin, e ngurteson zemren dhe i shumefishon deshirat- shehauat." E ka mbledhur Ibn Ebi Dun'ja ne librin e tij El Xhu' - Uria
فِي هَذِهِ الأُمَّةِ بَعْدَ قَضَاءِ نَبِيِّهَا صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الشِّبَعُ فَإِنَّ الْقَوْمَ لَمَّا شَبِعَتْ بُطُونَهُمْ سَمِنَتْ أَبْدَانُهُمْ فَتَصَعَّبَتْ قُلُوبُهُمْ وَجَمَحَتْ شَهَوَاتُهُمْ
22 الجوع لابن أبي الدنيا
Saturday, 7 April 2018
Porosi të vyera për nxënësin e dijes!
Porosi të vyera për nxënësin e dijes!
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Porosi të vyera për nxënësin e dijes!
Dr. Hamed el Uthman, pedagog në Universitetin e Kuvajtit, prej njerëzve të dijes, i mbushur me dituri të përfituar prej shejkh Uthejminit, shejkh Bin Bazit dhe shejkh Albanit – Allahu i mëshiroftë, dhe dijetarëve të tjerë të mëdhenj. Ishte i ftuar për të ligjëruar në një simpozium në Emirate dhe shikoni çfarë u thotë të pranishmëve:
“Ne jemi ulur për këtë shkak, për të forcuar vëllazërinë islame duke përfituar dituri. Dhe unë ulem tek ju dhe përfitoj prej jush. Dhe ulem tek vëllezërit e mi – dijetarët e Emirateve – dhe përfitoj prej tyre.
Njeriu vazhdon të mësojë për sa kohë që gjen dikë që e mëson. Prandaj as kërkuesi i dijes e as dijetari, nuk duhet të tregohet mendjemadh nga përfitimi prej atij që është në gradën e tij, apo nga ai që është më i dijshëm se ai, apo qoftë edhe nga ai që ka më pak dituri se ai.
I thanë Abdullah ibn Mubarekut: ‘Deri kur do ta kërkosh diturinë? – tha: Ndoshta fjalën që do të më bëjë dobi nuk e kam dëgjuar akoma’
Ndërsa imam Ahmedi kur dëshironte të përforconte në mendje një çështje të dijes i thoshte NXËNËSIT të tij El Mejmunij: ‘O Ebul Hasen, hajde të diskutojmë për këtë çështje’, tregohej modest!
Por edhe për shkak se, ndonjëherë, ai që është më pak në gradat e diturisë, mund të jetë më i vëmendshëm ndaj ndonjë çështjeje të dijes, dhe i bën dobi edhe atij që është më lartë se ai. Dhe kjo ndodh shumë

(Sh.p.: Siç ishte rasti i Ibn Umerit, i cili e gjeti pemën për të cilën pyeti Profeti – alejhis selam – dhe e krahasoi atë me besimtarin, dhe nuk e gjetën atë sahabë të tjerë më të dijshëm dhe më të mëdhenj se ai, por atij i erdhi turp të fliste para tyre.)
Por kjo nuk duhet ta bëjë nxënësin e dijes të nxitohet dhe të dalë përpara dijetarëve, e të nënvlerësojë gradat e tyre.
Dhe nuk duhet t’i bëjë kjo gjë gjithashtu muslimanët e thjeshtë, që nuk bëjnë dot dallimin mes predikuesit (khatibit) dhe dijetarit, që tua parashtrojnë predikuesve pyetjet që lidhen me problemet madhore bashkëkohore dhe me trazirat! Por ato pyetje tua drejtojnë dijetarëve!

Thotë Allahu i Madhëruar: “E kur u vjen atyre ndonjë çështje që lidhet me sigurinë apo me frikën ata e shpërndajnë atë (pa e vërtetuar mirë). E nëse do ta kthenin atë (çështje) tek i Dërguari dhe tek drejtuesit e çështjeve të tyre (dijetarët), do ta kishin ditur (se çfarë duhet përhapur e çfarë jo) ata që nxjerrin kuptimet prej tij (dijetarët që nxjerrin kuptimet prej Kuranit)…” (Nisa: 83)
Dijetari i madh Abdurrahman es Sa’dij – Allahu e mëshiroftë – thotë në tefsirin e tij të këndshëm “Tejsirul kerimir rahman”:
‘Ky është edukim prej Allahut për robërit e Tij besimtarë, që çështjet të cilat lidhen me sigurinë e tyre të përgjithshme, dhe me përfitimet e përgjithshme për mbarë muslimanët, t’i kthejnë tek dijetarët që nxjerrin gjykimet prej teksteve fetare, dhe hulumtuesit (ehlul ixhtihad).”

Prandaj thotë edhe shejkhul Islam Ibn Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë: Për çështjet që lidhen me xhihadin (përpjekjen në rrugë të Allahut) japin fetva vetëm dijetarët e mëdhenj.”
(Mbaroi fjala e tij, Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të)
Friday, 23 March 2018
Hedhja e ujit të nxehtë në tualet
Hedhja e ujit të nxehtë në tualet
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Pyetje: A ka ndonjë hadith që ndalon të derdhet uji i nxehtë në tualet? Dhe a lejohet të thuhet “bismilah” për këtë?
Përgjigje: Lavdërimi i takon vetëm Allahut!
Derdhja e ujit të nxehtë në tualet apo në ndonjë vend tjetër, mund të dëmtojë ndonjë xhind. Kjo është diçka e njohur dhe e përhapur, ndaj duhet të ruhemi prej kësaj.
Derdhja e ujit të nxehtë në tualet apo në ndonjë vend tjetër, mund të dëmtojë ndonjë xhind. Kjo është diçka e njohur dhe e përhapur, ndaj duhet të ruhemi prej kësaj.
Shejhu Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Xhindi depërton tek njeriu për tri arsye:
1- Ndodh që xhindi ta dojë personin ndaj dhe depërton në trupin e tij, në mënyrë që të kënaqet me të. Ky lloj ndikimi është më i lehti dhe më i buti nga të tjerët.
2- Ndodh që njeriu ta lëndojë xhindin, kur urinon mbi të apo kur hedh ujë të nxehtë, apo kur vret ndokënd prej tyre, apo ndonjë lëndim tjetër veç këtyre. Kjo është më e rënda që xhindi mund t’i bëj njeriut dhe në shumicën e rasteve arrin deri në vrasjen e të sëmurit (të prekurit).
3- Ndonjëherë mund të ndodhë në formë loje dhe talljeje siç tallen njerëzit zakonisht me ata që kanë mbetur në rrugë” [Mexhmu Fetava: 13/82].
Në një vend tjetër Ibn Tejmije ka thënë: “Mund të ndodhë – depërtimi i xhindit në trup- nga inati që mund të kenë ndaj të sëmurit dhe kjo është më e shpeshta që ndodh; si psh: nëse i cënojnë disa njerëz, apo kur xhindët mendojnë se njerëzit i cënojnë qëllimisht, duke urinuar mbi disa prej tyre, apo duke u hedhur ujë të nxehtë, apo kur vrasin ndonjërin prej tyre. Në këtë rast, edhe pse njeriu nuk e di se është duke i cënuar (lënduar), ata kanë për ta lënduar, sepse tek xhindët dominon injoranca dhe padrejtësia dhe mund ta lëndojnë me më shumë se sa ai e meriton.” [Mexhmu Fetava: 19/40].
E kanë pyetur shejh Abdurrahman Berak (Allahu e ruajtë): A është transmetuar se duhet të përmendet emri i Allahut kur njeriu derdh ujë të nxehtë, apo kur rrëzohet fëmija apo diçka tjetër?
Përgjigja: Nuk më kujtohet që të jetë transmetuar pëlqyeshmëri në përmendjen e Allahut në gjërat që u përmendën.
Por duhet ditur se përmendja e Allahut, është prej shkaqeve (sipas transmetimeve dhe argumenteve që na kanë ardhë) që e largojnë shejtanin dhe i privojnë atë nga dëmi që mund të sjellë.
Siç është transmetuar përmendja e Allahut kur shtrihemi për të flejtur, kur hyjmë në shtëpi dhe kur dalim prej saj, apo kur hyjmë në xhami dhe kur dalim prej saj, apo edhe kur hyjmë në banjo.

Ndaj, shpresoj që të jetë gjë e mirë çka veprojnë njerëzit në këto raste siç u përmend edhe në pyetje, sepse derdhja e ujit të nxehtë e sidomos në disa vende që mund të jenë vendbanim për xhindët, është frikë që të ketë pasojë hakmarrjen.
Nëse njeriu e përmend emrin e Allahut dhe thotë: Bismilah (me emrin e Allahut) kjo do të jetë shkak që ai të jetë larg çdo të keqe që mund të vijnë prej shejtanëve.
Gjithashtu, nëse rrëzohet një i rritur apo fëmijë dhe përmend emrin e Allahut shpresohet që kjo të jetë shkak që të shpëtojë shëndosh e mirë nga lëndimi i shejtanëve.
Gjithashtu, nëse rrëzohet një i rritur apo fëmijë dhe përmend emrin e Allahut shpresohet që kjo të jetë shkak që të shpëtojë shëndosh e mirë nga lëndimi i shejtanëve.
Në mbyllje themi se përmendja e Allahut është gjë e mirë dhe është prej shkaqeve më të mëdha që mund të ruhemi nga e keqja e fshehtë apo e dukshme.” [Mexhmu fetava shejh Berak: faqe: 1].
Shejh AbdulAziz Sed’han ka thënë: “Kam qenë prezent në një ndenje ku po i lexohej Kuran një të sëmuri me xhind. Ai që po lexonte i tha xhindit që ndodhej në trupin e këtij njeriu: Pse ke hyrë në trupin e tij? Xhindi i tha: Ka derdhur ujë të nxehtë mbi njërin prej fëmijve të mi dhe e ka mbytur. Ai i tha: Porse ky nuk e dinte se në atë vend ndodhej fëmija yt! Xhindi i tha: Pse nuk e përmendi Allahun në mënyrë që të largohej ai? [Marrë nga shpjegimi i librit: “Thirrja në rrugën e Allahut dhe morali i thirrësit”].
Përktheu Ylli Rama
Friday, 2 March 2018
Mos e prit imamin ne kembe kur thirret ikameti
Abdullah ibn Ebu Katadeh tha se babai i tij tha:"Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:"Kur te thirret ikameti mos u ngrini ne kembe derisa te me shihni dhe afrohuni ( per ne namaz) me qetesi." Bukhari 638
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ، قَالَ حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِيهِ، قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم " إِذَا أُقِيمَتِ الصَّلاَةُ فَلاَ تَقُومُوا حَتَّى تَرَوْنِي وَعَلَيْكُمْ بِالسَّكِينَةِ

Saturday, 17 February 2018
Sprova e pasurisë
Sprova e pasurisë
POSTED ON BY UDHA E BESIMTARËVE
Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!): Sprova e pasurisë. Allahu Lartësuar thotë: “Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.” Et-Tegabun, 15
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Me të vërtetë çdo popull ka sprovë. Dhe sprova e popullit tim është pasuria.” Hadith autentik. Transmeton Tirmidhiu (2336), Ahmedi (4/160), Ibën Hibani (3212) dhe Hakimi (4/354). “Sahihu et-Tergib uet-Terhib” (3253)
Prej shembujve që nxjerrin në pah se pasurisë është sprovë, përmendim:
1-Allahu Lartësuar thotë: “Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”! Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar.” Et-Teube, 75-76
2-I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Te Beni Israilët ishin tre persona. Një i sëmurë me lebrozë, një qeros (sëmundjen e rënies së flokut) dhe një i verbër. Allahu deshi t’i sprovonte ata dhe u dërgoi një engjëll. Engjëlli në fillim shkoi te personi sëmurë me lebrozë dhe i tha: “Kush është gjëja më e dashur për ty?” Ai tha: Ngjyra e mirë (bukur) dhe lëkura e bukur. Ngase njerëzit largohen prej meje dhe kanë neveri për shkak të sëmundjes. Tha: Engjëlli e preku dhe atij iu largua sëmundja. Pastaj atij iu dha ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Engjëlli i tha: “Cila pasuri të pëlqen më shumë?” Tha: Devetë -ose ka thënë lopët- dyshon transmetuesi. Atij iu dha një deve e mbarsur. Dhe tha: Allahu të dhëntë begati në të!
Tha: Pastaj engjëlli shkoi te qerosi dhe i tha: “Kush është gjëja më e dashur për ty?” Ai i tha: Flokët e bukur dhe të më largohet kjo sëmundje, nga e cila njerëzit kanë neveri prej meje. Tha: Engjëlli e preku dhe sëmundja iu largua. Tha: Dhe iu dhanë atij flokë të mirë. Tha: “Cila pasuri të pëlqen më shumë?” Tha: Lopët. Kështu që atij ia dha një lopë të mbarsur dhe i tha: Allahu të dhëntë begati në të!
Tha: Pastaj engjëlli shkoi tek i verbri dhe e pyeti: “Kush është gjëja më e dashur për ty?” Ai i tha: “Allahu të më kthejë shikimin që të mund të shikoj njerëzit. Tha: Engjëlli e preku dhe Allahu ia ktheu shikimin. Engjëlli i tha: “Cila pasuri të pëlqen më shumë?” Ai tha: “Delet.” Kështu atij iu dha një dele e mbarsur.
Tha: Të tre kafshët u shtuan shumë. Tha: Njëri kishte luginë plot me deve, i dyti një luginë plot me lopë dhe i treti një luginë plot me dele.
Tha: Pastaj engjëlli erdhi tek i pari në pamjen e tij (me sëmundjen e lebrozës) dhe i tha: Unë jam i varfër dhe kam humbur çdo gjë në udhëtim. Nuk ka njëri që mund të m’i plotësojë nevojat përveçse Allahu e pastaj ti. Të kërkoj në emër të Atij (Allahut) që të ka dhënë këtë ngjyrë të mirë, këtë lëkurë të bukur dhe pasuri të shumtë që të më japësh një deve, me të cilën të vazhdoj udhëtimin e të mbërrij te vendi për ku jam nisur. Ai tha: Kam shumë detyrime. Engjëlli i tha: “Më duket se të njoh ty! A nuk ishe ti me sëmundjen e lebrozës dhe njerëzit largoheshin prej teje? Ishe i varfër dhe Allahu të dha pasuri?!” Tha: Unë këtë pasuri të madhe e kam të trashëguar. Engjëlli tha: “Nëse gënjen, atëherë Allahu të ktheftë ashtu siç ke qenë.”
Tha: Pastaj engëlli shkoi te ai që s’kishte flokë në formën e tij (siç ishte më herët pa flokë) dhe i tha atij të njëjtën gjë që i kishte thënë dhe të parit. Ndërsa ky i ktheu po atë përgjigje si i lebrosuri. Engjëlli i tha: “Nëse gënjen, atëherë Allahu të ktheftë ashtu siç ke qenë.”
Tha: Engjëlli shkoi te i verbëri në formën e një njeriu të verbër dhe i tha: Unë jam i varfër dhe udhëtar. Kam humbur çdo gjë që posedoja në udhëtim. Dhe sot s’ka kush që mund të m’i plotësojë nevojat përveçse Allahu e pastaj ti. Të kërkoj në emër të Atij që të ka kthyer shikimin të më japësh një dele që të vazhdoj udhëtimin e të arrij në vend. Ai tha: Unë kam qenë i verbër dhe Allahu ma ktheu shikimin. Prandaj merr çfarë të duash dhe lër çfarë të duash. Pasha Allahun! Sot s’do të pengoj nga asgjë që dëshiron të marrësh për hir të Allahut të Lartësuar.
Tha: “Mbaje pasurinë tënde. Ju të tre ishit në sprovë. Ai (Allahu) është i kënaqur me ty dhe i zemëruar me dy shokët e tu.” Buhariu (3464) dhe Muslimi (2946) dhe teksti është i tij.
3-Karuni i cili u sprovua me pasurinë e shumtë. Allahu Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen! Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.” Ai tha: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime”. Vallë, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai? Por keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre. Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.” El-Kasas, 76-79
“Uesailu eth-Thebati ala ed-dijn fi zemen el-fiten”
Përktheu: Unejs Sheme
Sunday, 11 February 2018
Tregimtarët dhe selefët.
Tregimtarët dhe selefët.
- Detaje
- Lexime: 3391
Imam ibnul-Xheuzi ka thënë:
القاص هو الذي يتبع القصة الماضية بالحكاية عنها و الشرح لها
“Tregimtar është ai që merret me tregimin e gjërave të shkuara, duke folur për to dhe duke i shpjeguar.”
“Tregimtar është ai që merret me tregimin e gjërave të shkuara, duke folur për to dhe duke i shpjeguar.”
Transmeton Ibn Maxheh me sened të mirë nga Abdullah ibn Umer radijAllahu anhuma se ka thënë:
لم يكن القصص في زمن رسول الله صلى الله عليه و سلم و لا زمن أبي بكر و لا زمن عمر
"Nuk ishin tregimet metodë daveti (të njohura) në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit dhe as në kohën e Umerit."
"Nuk ishin tregimet metodë daveti (të njohura) në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit dhe as në kohën e Umerit."
Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Taberani nga Saib bin Jezid se ka thënë:
إنه لم يكن يقص على عهد رسول الله صلى الله عليه و سلم و لا زمن أبي بكر و لا زمن عمر
"Nuk kanë treguar tregime në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit e as në kohën e Umerit."
"Nuk kanë treguar tregime në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit e as në kohën e Umerit."
Transmeton Imam Taberani nga Amr bin Zerarate se ka thënë:
وقف علَيَّ عبد الله بن مسعود و أنا أقص فقال: يا عمرو ! لقد ابتدعت بدعة و ضلالة أو إنك لأهدى من محمد صلى الله عليه و سلم و أصحابه
“Ndaloi tek unë një ditë Abdullah Ibn Mes'udi, kur po tregoja një tregim dhe më tha: O Amr, me të vërtetë ke bërë një bidat dhe humbje ose je më i udhëzuar se Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e Tij."

Transmeton Ibn Ued-Dahu me senedin e tij tek libri "Bidatet dhe ndalimi prej tyre" nga Dah-haku se ka thënë:
رأيت عمر بن عبد العزيز يسجن القصاص و من يجلس إليهم
و فيه أيضا عن همام بن الحارث التيمي قال:"لما قص إبراهيم التيمي أخرجه أبوه من داره و قال: ما هذا الذي أحدثت "
و فيه أيضا عن معاوية بن قرة أنه قال: " كنا إذا رأينا الرجل يقص قلنا هذا صاحب بدعة"
"E kam parë Umer ibn AbdulAzizin t’i burgosë tregimtarët dhe kush ulet me to."
"E kam parë Umer ibn AbdulAzizin t’i burgosë tregimtarët dhe kush ulet me to."
Gjithashtu po në këtë burim transmetohet nga Hemmam ibnil-Harith et-Tejmij se ka thënë:
"Kur Ibrahim et-Tejmij tregoi një histori e nxori babai i tij nga shtëpia dhe i tha: “Çfarë është kjo risi!”
Gjithashtu nga Muauijeh bin Kur-rah transmetohet se ka thënë:
"Kur shikonim dikë që merrej me tregime, thonim për të: “Ky është veprues i bidatit.”
Kështu ishte cështja tek selefët të cilët na kanë paralajmëruar ndaj kësaj risie e cila sot ka institucion dhe konsiderohet nga medodat më efikase në davet. Habitesh kur shikon një libër i cili flet për Palestinën dhe padrejtësinë që i bëhet muslimanëve në atë vend dhe fillon libri nga faqja e parë me tregimin “Ujku po pinte ujë në lumë dhe pak më poshtë po pinte uje delja...”
Shikojmë gjithashtu hytbe dhe mësime që cdo ditë e më shumë mbushen me tregime “Doli gjarpri nga varri.” etj.
Tregimi i historive nga Kurani dhe Suneti eshte metodë e Ehli Sunetit por këtë metodologji duhet ta mësojmë dhe praktikojmë siç e kanë bërë selefët dhe të kufizohemi e ndalojmë aty ku ata kanë ndaluar.
Marrë nga libri:
“El-huxhexhul Kauijeh”
Shejkh Abdus-Selam bin Berxhes
(Allahu e mëshiroftë!)
Përshtati në shqip
Muhammed Abdullahi Ebu Umer
Durrës
Subscribe to:
Posts (Atom)