Wednesday, 4 January 2017

Ebu Said El-Khudri radiallahuanhu thotë: Një ujk u vërsul mbi një dele dhe e merr atë. Bariu e ndjek ujkun derisa e shpëton delen prej tij. Ujku ulet mbi bisht dhe i thotë bariut: A nuk e ke frikë Allahun të më marrësh një risk që ma ka dhënë Allahu?! Bariu thotë: Çudi me mua, një ujk që më flet si njerëzit! Ujku i thotë: a të tregoj për një gjë më të çuditshme se kjo? Muhamedi alejhi selam në Jethrib (emër i hershëm i Medinës qytetit profetik) u flet njerëzve për ngjarjet e kohës së shkuar! Bariu niset bashkë me delet e tij derisa mbërrin në Medine dhe i grumbullon ato në një qoshe pastaj shkon te profeti alejhi selam dhe i tregon për ngjarjen. Profeti alejhi selam urdhëron që të thirret: “Es-Salate Xhamiah (Namazin me xhemat, o njerëz)!”, pastaj del dhe i thotë bariut të tregojë ngjarjen e tij dhe ai e tregon atë. Atëherë profeti alejhi selam tha: “Të vërtetën ka thënë (bariu)! Pasha atë që në dorën e tij është shpirti im, nuk ka për të ardhur kiameti derisa të flasin kafshët e egra me njerëzit dhe ti flas burrit bishti i shkopit, lidhësja e nallaneve dhe kofsha se çfarë ka bërë familja në mungesë të tij” e transmeton Imam Ahmedi dhe e saktëson Hakimi, Dhehebiu dhe sheikh Albani. dijetarte e islamit fb

No comments:

Post a Comment