Saturday, 28 January 2017
Rëndësia e gjuhës arabe (pjesa e dytë) POSTED ON JANUARY 28
Rëndësia e gjuhës arabe (pjesa e dytë) POSTED ON JANUARY 28 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Rëndësia e gjuhës arabe.
Islami është fe që ka një lidhje të ngushtë me gjuhen arabe dhe kushdo që i përket kësaj feje do të ndeshet me këto gjëra:
1- Kur’ani, Libri i Allahut është në gjuhën arabe.
Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Ai (Kurani) është zbritje prej shpirtit besnik (Xhibrilit) në zemrën tënde, për të qenë prej qortuesve në gjuhën e pastër arabe” (suretu Esh-Shuara: 192-195.)
Kur’ani duke qenë se është amaneti i Allahut dhe feja e Tij, mbi bazën e të cilit do t’i marrë në llogari krijesat dhe nga ana tjetër libër i zbritur në gjuhën arabe, atëherë kjo gjë i jep vlerë të veçantë gjuhës sipas të cilës ka zbritur.
Profeti -alejhis salatu ues selam- na ka njoftuar se nuk ka ndonjë njeri që vdes, veçse do të pyetet për tre gjëra: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është profeti yt?” Përgjigjja e saktë siç tregon profeti -alejhis salatu ues selam- është: Zoti im është Allahu. Feja ime është islami. Profeti im është Muhamedi -alejhis salatu ues selam-. Pastaj -pas përgjigjes- për të mësuar referencën do ti thuhet: “Ku e di ti këtë gjë? Dhe robi do të përgjigjet: kam lexuar librin e Allahut të cilin e kam besuar e vërtetuar” e transmeton Ebu Daudi, Hakimi, Ibn Khuzejme, etj dhe e saktëson shejkh Albani.
Hadithi tregon se përgjigjet e atyre pyetjeve janë marrë nga Kur’ani i cili siç thamë është në gjuhen arabe. Këto pyetje nuk janë të lehta për t’ju përgjigjur për gjendjen e robit në të cilën ndodhet, sepse duan siguri të plotë dhe ajo siguri në formën e saj më të përsosur, nuk mund të arrihet veçse me një kuptim të mirë të Kuranit në gjuhën në të cilën ka zbritur.
Mësimi i gjuhës arabe jo vetëm lehtëson kuptimin e Kur’anit, por edhe leximin e tij për ibadet sepse profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Lexojeni kuranin sepse ai do të jetë ndërmjetësues për ju ditën e kiametit”e transmeton Muslimi.
apo fjala e tij: “Kush lexon një shkronjë prej librit të Allahut ai për të ka një sevap dhe çdo sevap shumëzohet me dhjetë sevape” e transmeton Tirmidhiu dhe e saktëson shejkh Albani.
Pra, mësimi i arabishtes ndihmon edhe në leximin e Kuranit duke e bërë atë: më të lehtë, më të saktë, më të bukur dhe më të rrjedhshëm dhe kjo mund të cilësohet si kërkesë në vete, sepse profeti -alejhis salatu ues selam- ka thënë: “Lexoni siç jeni mësuar!” e transmeton IbnXherir Et-Taberij dhe e saktëson shejkh Albani. Dhe gjithashtu ka thënë: “Ai që e lexon kuranin dhe është mjeshtër në leximin e tij, është me shtegtarët e ndershëm dhe të bindur” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Fjala e profetit -alejhi selam- [me shtegtarët e ndershëm dhe të bindur] ka për qëllim melaiket që shtegtojnë për në mexhliset e përkujtimit të Allahut, të cilët janë të ndershëm dhe përmbushin detyrat e zotit të tyre.
2- Profeti i tij Muhamedi -alejhis salatu ues selam- profet arab.
Profeti Muhamed -alejhi selam- mes tij dhe profetëve të tjerë ka disa dallime dhe mes këtyre dallimeve është se, mesazhet dhe udhëzimet e sjella nëpërmjet tij nuk ishin për një popull të veçantë por për mbarë njerëzimin.
Xhabiri -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Profetët e mëparshëm dërgoheshin te popujt e tyre në veçant,i kurse unë u dërgova te njerëzit në përgjithësi” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ky profet u zgjodh nga pjesa arabe e familjes së Ibrahimit -alejhi selam- nga pasardhësit e Ismailit -alejhi selam- siç thotë Uathile bin El-Eska -radiallahuanhu- se profeti -alejhis salatu ues selam- ka thënë: “Allahu zgjodhi Kinanen prej bijve të Ismailit, pastaj zgjodhi Kurejshët nga Kinanja, pastaj zgjodhi prej Kurejshëve bijtë e Hashimit dhe më zgjodhi mua prej bijve të Hashimit” e transmeton Muslimi.
Gjuha e Ismailit -alejhi selam- ishte gjuha arabe, sepse ai e mësoi atë nga fisi i Xhurhumit–siç thamë më lart, madje ai foli një gjuhë të bukur letrare siç thotë profeti -alejhis salatu ues selam-: “I pari që ka folur gjuhën e qartë (letrare) arabe është Ismaili” e saktëson shejkh Albani.
Kështu profeti Muhamed -alejhi selam- ishte arab dhe foli gjuhën arabe, gjuhën e babait të tij Ismailit dhe të gjitha mesazhet, mësimet, udhëzimet dhe shpjegimet e fesë ai i përcolli në këtë gjuhë, ku pa njohjen e së cilës nuk mund të njihemi me to, apo t’i kuptojmë ato siç duhet.
3- Ndjekësit e parë të kësaj feje ishin arabë.
Njerëzit e parë që besuan dhe ndoqën këtë fe ishin arabë. Ata janë sahabët e profetit -alejhis salatu ues selam- njerëzit më të mirë pas profetit alejhi selam siç thotë Abdullah bin Mes’udi -radija Allahu anhu-: “Allahu pa te zemrat e robërve dhe gjeti zemrën e Muhamedit -alejhi selam- zemrën më të mirë të robëve dhe e zgjodhi atë, për ta dërguar me mesazhin e Tij. Pastaj pa te zemrat e robëve pas zemrës së Muhamedit dhe gjeti zemrat e shokëve të tij, zemrat më të mira të robëve dhe i bëri ndihmëtarë të profetit të Tij, për të luftuar për fenë e tij, prandaj atë që e shohin myslimanët të mirë te Allahu është e mirë dhe atë që e shohin të keqe, ajo tek Allahu është e keqe” e transmeton imam Ahmedi dhe e saktëson shejkh Shuajb El-Arnaut.
Ky hadith nuk tregon vetëm për mirësinë e sahabëve, por edhe për vlerën e fjalëve dhe mendimeve të tyre, sepse ata ishin njerëzit më të ditur për këtë fe pas profetit -alejhi selam-, sepse ata panë dhe mësuan prej tij, gjë kjo që nuk do të jetë e mundshme për askënd tjetër veç tyre. Ata me fjalët e tyre herë shpjegojnë Kur’anin, herë shpjegojnë gjëra të besimit, herë shpjegojnë gjëra të fik’hut dhe herë japin këshilla dhe urtësi të fituara nga qëndrimi me profetin -alejhis salaltu ues selam-, apo nga kuptimi i mirë i Kur’anit dhe që të gjitha ishin në gjuhen arabe.
4- Gjuha arabe, gjuha e dijes fesë së Allahut.
Pas brezit të sahabëve feja e Allahut u përhap edhe te popujt e tjerë që nuk ishin arabë. Tek ata filloi të flitej gjuha arabe dhe kjo gjë ndodhi për dy arsye:
E para: Gjuha arabe ishte gjuha e fesë së tyre.
E dyta: Prijësit e tyre të parë ishin arabë dhe njerëzit ndikohen nga prijësit duke marrë gjuhen dhe zakonet e tyre.
Kështu menjëherë pas çlirimeve të para ndodhi një përhapje e gjerë e gjuhës arabe, e cila filloi të flitej në çdo vend të çliruar madje disa popuj kaluan plotësisht në gjuhen arabe si: Iraku, Shami, Egjipti, veriu i Afrikës (sot: Libi, Tunizi, Algjeri, Marok, Moritani) dhe Andaluzia (sot: Spanja dhe Portugalia), ndërsa të tjerët përkrah gjuhës së tyre flisnin dhe shkruanin edhe në arabisht. Mirëpo gjuha e fesë dhe e dijes fetare absolutisht ishte arabishtja dhe këtë e dëshmojnë librat e shkruara në gjuhën arabe deri edhe nga njerëz jo arabë dhe ja disa prej tyre:
Imam Taberiu nga Taberistani vend sot në Iran komentuesi më i njohur i Kur’anit dhe historiani më i madh i islamit i vdekur në vitin 310 H, të gjithë librat e tij janë shkruar në gjuhën arabe.
Imamët e hadithit si: Darimiu, Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Nesai që të gjithë nga vende jo arabe, por librat e tyre janë në gjuhën arabe.
Dijetarët e fik’hut si: Es-Serakhsij dijetar i fik’hut hanefi nga Serakhsi i Iranit i vdekur në vitin 483H.Es-Semerkandij dijetar i fik’hut hanefi nga Semerkandi i Uzbekistanit i vdekur në vitin 540H. El-Merginanij dijetar i fik’hut hanefi nga Fargana e Uzbekistanit i vdekur në vitin 593H. Esh-Shijrazij dijetar i fik’hut shafi’ij nga Shirazi i Iranit i vdekur në vitin 476H. El-Xhuuejnij dijetar i fik’hut shafi’ij dhe i filozofisë nga Xhuejni i Nejsaburit në Iran i vdekur në vitin 478H. El-Gazalij dijetar i fik’hut shafi’ij dhe i filozofisë nga Tusi i Iranit, i vdekur në vitin 505H që të gjithë librat e tyre në gjuhën arabe.
Nuk harroj të them se gjuha arabe për një kohë të gjatë deri në rënien e Andaluzisë në vitin 897H ishte edhe gjuha e dijeve të tjera si: mjekësia, gjeografia, astronomia, matematika, kimia, sociologjia etj. Në këto fusha u shquan shumë dijetarë arabë dhe jo arabë, por që të gjitha punimet e tyre i kanë lënë në gjuhen arabe si:
Al-Khauarizmij: dijetar i matematikës i vdekur në vitin 232H nga Al-Khauarizm.
Ibn Sina: dijetar i mjekësisë nga Belkhu i Afganistanit i vdekur në vitin 428H.
Ebu Bekr Er-Razij: dijetar në fushën e mjekësisë i vdekur në 311H nga Raj i Iranit.
El-Bironij: dijetar në fushën e mjekësisë dhe të gjeografisë nga Khauarizmi i Uzbekistanit i vdekur në vitin 440H.
Ibn El-Hejthem: dijetar i fizikës dhe inxhinierisë 430H nga El-Basra e Irakut.
Et-Tusij: dijetar i astronomisë e fusha të tjera i vdekur në vitin 672H nga Irani.
El-Idrisij: dijetar i gjeografisë i vdekur në vitin 560H nga Maroku.
Ibn Rrushdi: dijetar në fushën e mjekësisë dhe fizikës i vdekur në vitin 595H nga Andaluzia.
Ibn Khaldun: dijetar i sociologjisë i vdekur në vitin 808H nga Tunizia.
Disa citate të selefëve dhe dijetarëve të islamit në lidhje me gjuhën arabe.
Selefët e parë dhe dijetarët e islamit brez pas brezi janë njerëzit, të cilët më shumë se kushdo tjetër e kanë njohur rëndësinë e gjuhës arabe, prandaj le të shohim se si e vlerësojnë ata njohjen e saj:
El-Hasen El-Basrij -Allahu e mëshiroftë- thotë se na ka mbërritur nga Omeri -radija Allahu anhu- se ka thënë: “Mësojeni arabishten, komentimin e ëndrrave dhe kuptojeni mirë fenë!” e transmeton Ibn Ebij Shejbe.
Jahja bin Jamer (tabi’in që ka jetuar para vitit 100H, prej njerëzve më ditur në gjuhën arabe) thoshte se na ka mbërritur nga Ubej bin Kab -radija Allahu anhu- se ka thënë: “Mësojeni arabishten siç mësoni Kur’anin!” e transmeton Ibn Ebi Shejbe.
Tregohet për imam Shafiun se ka qëndruar 20 vjet duke lexuar arabishten dhe historitë e së kaluarës dhe thoshte: “Nuk kam dashur prej kësaj gjëje, veçse të më ndihmojë në fik’h” shih Menakib Esh-Shafiij.
Ebu Amr bin El-A’la dijetar i gjuhës arabe thoshte: “Mësimi i arabishtes është vetë feja”. Dhe kur e ka dëgjuar këtë fjalë Abdullah bin El-Mubarek ka thënë: “Të vërtetën ka thënë, sepse kam parë se të krishterët e kanë adhuruar Mesihun për shkak të mosnjohjes së gjuhës. Allahu i tha në Inxhil: [Unë të linda ty (të nxora ty) nga Merjemja dhe ti je profeti im]. Ata e kuptuan sikur i tha: [Unë të linda ty dhe ti je biri im]”. Shih Muxhem El-Udeba.
Shejkhul-Islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Allahu i Madhëruar kur e zbriti librin e Tij në gjuhën arabe dhe e bëri profetin e tij përcjellës të librit dhe urtësisë së Tij në gjuhën arabe dhe i bëri të parët e kësaj feje folës të kësaj gjuhe, atëherë nuk ngelet rrugë tjetër për ta përsosur fenë dhe njohur mirë atë, veçse duke njohur mirë këtë gjuhë” shih: Iktida Es-Siratal-Mustekim.
Ja një debat që ka ndodhur mes dijetarit të lartpërmendur të gjuhës arabe dhe mjeshtërit të leximit të Kur’anit Ebu Amr bin El-A’la prej arabëve të fisit Beni Hanife dhe një mut’eziliu (prej myslimanëve me devijime në besim të cilët thonë: kush bie në një gjynah të madh ka dalë nga islami) që quhet Amr bin Ubejd dhe që tregon për vlerën e njohjes së gjuhës arabe.
Këtë debat e tregon El-Esmaij një prej dijetarëve të gjuhës arabe dhe thotë:
“Ishim të ulur te Ebu Amr bin El-A’la dhe ndërkohë vjen Amr bin Ubejd dhe i thotë: O Ebu Amr! A e thyen Allahu premtimin?
Ebu Amri i thotë: Jo.
Amr bin Ubejdi i thotë: Nëse ai premton për një punë sevap, a e mban premtim?
Ebu Amri i thotë: Po.
Amr bin Ubejdi i thotë: Kështu edhe nëse premton për një punë dënim.
Atëherë Ebu Amri i thotë: Mjerë për ty, o Amr se prej mosnjohjes së gjuhës të erdhi ky gabim. Premtimi ndryshon nga kërcënimi, se arabët nuk e shohin thyerje të premtimit kur premtojnë për keq dhe nuk e mbajnë, por thyerje e quajnë kur premton për mirë dhe nuk e mban. Pastaj lexon këtë varg poezie ku poeti arab thotë:
Unë kur kërcënoj apo premtoj *** e thyej kërcënimin dhe e mbaj premtimin” shih:Usul Es-Sunneh të Ibn Ebi Ez-Zemenejn (dijetar andaluzian i vdekur në vitin 399H).
Ndikimi i njohjes së gjuhës arabe në të menduarit të njeriut dhe sjelljen e tij.
Gjuha e një populli të afron gjithashtu edhe me zakonet, moralet dhe botëkuptimin e atij populli, sepse gjuha nuk është vetëm fjalë të thata por fjalë që përmbajnë kulturën e folur apo të shkruar në atë gjuhë. Ja çfarë thotë shejkhul-Islam Ibn Tejmije:
“Dije (o lexuesi i fjalëve të mia) se bërja zakon e të folurit të gjuhës arabe, ka ndikim të madh në logjikë dhe moral dhe gjithashtu ndikon edhe në përngjasimin me brezin e parë të këtij ymeti prej sahabëve dhe tabiinëve, përngjasimi i të cilëve shton logjikën, fenë dhe moralin” shih: Iktida Es-Sirat El-Mustekim.
Arabët që kur feja e Allahut erdhi në gjuhën e tyre dhe e përqafuan islamin që në momentin e parë, kultura e tyre u bë islami. Kjo kulturë do të mbetet tek ata, sepse Allahu i Madhëruar kur ka premtuar ruajtjen e Kur’anit dhe të fesë së tij, ato nuk mund të ruhen pa gjuhën arabe dhe arabishtfolësit. Kështu që Allahu do ta ruaj gjuhën arabe dhe islamin tek ata, që të ruhet libri dhe feja e Tij dhe kushdo që e mëson këtë gjuhë do të ndikohet me patjetër me kulturën që mban ajo, ndikim i cili do ta afrojë njeriun te feja e Allahut dhe shpëtimi i Tij.
Së fundmi lus Allahun e Madhëruar t’i bëjë myslimanët ta kuptojnë rëndësinë e gjuhes arabe, sepse një kuptim i mirë i saj do thotë kuptim i mirë i fesë së Allahut dhe ta përhapë atë, sepse me përhapjen e saj afrohen dhe njerëzit me islamin! Amin!
Përgatiti: Dr. Abdullah Nabolli
Gjuha arabe dhe rëndësia e saj (pjesa e parë)
Gjuha arabe dhe rëndësia e saj (pjesa e parë)
POSTED ON JANUARY 27, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Gjuha arabe dhe rëndësia e saj.
Pjesa e pare: origjina e gjuhëve dhe fillimet e gjuhës arabe.
Gjuha është prej Allahut të Madhëruar.
Allahu i Madhëruar i ka dhuruar njeriut një aftësi të veçantë, me të cilën e ka dalluar prej shumë krijesave të Tij dhe ajo është mundësia e tij për të folur dhe për të shprehur atë që ndjen, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Mëshiruesi * është Ai i cili jua mësoi njerëzve Kuranin * e krijoi njeriun * dhe i mësoi atij qartësinë” (suretu El-Rrahman 1-4.)
Fjala [qartësinë] ose në gjuhën arabe [El-bejan] sipas mendimit të shumë prej komentuesve të Kuranit është gjuha dhe të folurit.
Allahu i Madhëruar gjithashtu tregon se kur e krijoi Ademin -alejhi selam- i mësoi atij emrat e çdo gjëje duke i mësuar kështu gjuhën:
“(Allahu) i mësoi Ademit të gjithë emrat, pastaj ato i shfaqi para melaikeve dhe u tha: më tregoni emrat e këtyre, nëse thoni të vërtetën * Ata (melaiket) i thanë: i Lartësuar qofsh se ne nuk kemi dije veç asaj që na ke mësuar. Ti je i Dijshmi dhe i Urti * (Allahu) tha: O Adem tregojua emrat atyre! (Ademi) kur jua tregoi atyre (melaikeve) emrat, (Allahu) u tha (melaikeve): a nuk u thash ju se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe di atë që atë e shprehni dhe atë që e mbani të fshehtë” (suretu El-Bekara: 31-33.)
Ibn Abasi -radiallahu anhu- thotë: “I mësoi atij emrat e pasardhësve të tij njëri pas tjetrit, emrat e kafshëve: ky është gomar, kjo është deve ky është kalë”.
Ibn Abasi në një thënie tjetër thotë: “I mësoi atij të gjitha emrat. I mësoi atij emrin e tepsisë, tenxheres deri dhe emrat e gazrave që dalin nga njeriu”.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Allahu i mësoi atij të gjithë emrat e gjërave dhe veprimet e tyre deri dhe të zvogëluarat dhe të zmadhuarat.”
Pra, gjuha e folur është prej Allahut të Madhëruar dhe nuk është e shpikur prej njerëzve, pa mohuar faktin se ka edhe fjalë që janë vënë nga njerëzit. Por kjo nuk e mohon faktin se gjuha është prej Allahut, madje Allahu i Madhëruar thotë se edhe ndryshimi i tyre është prej Allahut “Dhe prej mrekullive të tij është krijimi i qiejve dhe tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe ngjyrave tuaja. Në këtë gjë ka shenja treguese të fuqisë së Allahut për ata që dinë” (suratu Err-Rrum: 22.)
Fjala e Tij: [ndryshimi i gjuhëve tuaja] Dmth: Çdo popull ka gjuhën e tij edhe pse të gjithë janë nga çifti i vetëm Ademi dhe Havaja.
Pra ajeti tregon se edhe ndryshimi i gjuhëve është prej Allahut dhe shumica e dijetarëve janë të mendimit se ndryshimi i gjuhëve ka ndodhur pas Nuhut -alejhi selam-, sepse Allahu kur njerëzit ranë në shirk në kohën e Nuhut -alejhi selam- e përmbyti botën dhe nuk mbeti tjetër veçse Nuhu me një grup besimtarësh. Pastaj Allahu i Madhëruar bëri që bota të shtohej vetëm nëpërmjet pasardhësve të tij siç thuhet në Kuran: “Dhe Ne i lamë vetëm pasardhësit e tij (Nuhut)” (suretu Es-Saffat: 77).
Imam Taberiu thotë: “Kjo sepse të gjithë njerëzit pas Nuhut -alejhi selam- deri në ditët e sotme janë nga pasardhësit e tij: arabët dhe persët janë bijtë e Samit birit të Nuhut, turqit dhe sllavët janë bijtë e Jafithit birit të Nuhut dhe zezakët janë bijtë e Hamit birit të Nuhut. Kështu kanë ardhur lajmet dhe sipas tyre kanë folur dhe dijetarët”.
Tani dikush mund të thotë: nëse gjuha e parë është marrë prej Allahut me të mësuar, po ndryshimi i gjuhëve si është marrë prej Tij? Kësaj pyetje i përgjigjet sheikhul-islam Ibn Tejmije dhe thotë: “Frymëzimi mjafton në formimin e gjuhëve” shih mexhmu El-Fetaua: 7/96.
Gjuha arabe:
Gjuha arabe është gjuha e folur nga banorët e Gadishullit Arabik, kufijtë e të cilit janë: Jemeni skaji jugor, gjiri Persik skaji lindor, Deti i Kuq skaji perëndimor, Iraku dhe fillimet e Shamit (Jordania e sotme) skaji verior. Shejkhu islam Ibn Tejmije thotë: “Emri arab në origjinë e tij është për një popull që kanë bashkuar mes tre cilësish:
E para: gjuha e tyre është arabishtja.
E dyta: të lindur nga baballarë arabë.
E treta: vendbanimi i tyre në tokën arabe e cila është Gadishulli Arabik nga deti Kalzam (deti i Kuq) deri në detin e Basras (gjiri Persik) dhe nga Jemeni deri fillim të Shamit që do të thotë se Jemeni futet në këto toka dhe nuk futet Shami. Në këtë tokë kanë qenë arabët në kohën e profetit alejhi selam dhe para tij”.
Arabët janë popull i hershëm dhe kanë banuar herët në Gadishullin Arabik. Allahu i Madhëruar ka përmendur në Kur’an dy popuj arabë: Adin dhe Themudin si dy popujt që ranë në shirk për herë të parë pas tufanit të kohës së Nuhut -alejhi selam- dhe u dënuan për këtë gjë.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “El-Bidaje uen-Nihaje” thotë: “Është thënë se Hudi -alejhi selam- (profeti i popullit të Adit) është i pari që ka folur gjuhen arabe kurse Uehb bin Munebbih ka pretenduar se babai i tij (babai i Hudit -alejhi selam-) është i pari që ka folur këtë gjuhë, kurse dikush tjetër thotë se i pari është Nuhu -alejhi selam-. Një tjetër ka thënë se është Ademi -alejhi selam- dhe kjo është më afër të saktës. Janë dhënë gjithashtu edhe mendime të tjera dhe Allahu e di më së miri!”.
Ajo që dihet me siguri është se gjuha arabe ka qenë te Adi, Themudi dhe fiset e tjera arabe që banonin në Gadishullin Arabik, sepse këta janë arabët e vjetër dhe prej fiseve të tyre të mbetura e ka mësuar më vonë Ismaili -alejhi selam- gjuhen arabe kur u shpërngul bashkë nënën e tij për në Meke, siç ka ardhur në hadithin e Ibn Abasit -radiallahu anhu- i cili përshkruan Mekën në kohën e mbërritjes së tyre: “Vendi i shtëpisë (Qabes) ishte i ngritur dhe i vinin rrëketë e ujit nga e djathta dhe e majta dhe kështu ishte derisa pranë tyre kaluan një grup njerëzish nga fisi Xhurhum, apo një familje nga Xhurhumi që vinin nëpërmjet rrugës së Kedasë dhe qëndruan në anën e poshtme të Mekës. Ata panë një grup zogjsh që vërviteshin aty dhe thanë: këta zogj duhet të fluturojnë mbi ndonjë vend me ujë dhe ne kemi kaluar këtu dhe ska pasur ujë. Ata nisën një apo dy veta dhe panë ujin, pastaj u kthyen dhe i njoftuan dhe erdhën drejt tij. Nëna e Ismailit ishte pranë ujit dhe i thanë asaj: a na lejon të qëndrojmë pranë teje? Ajo u tha: Po, por uji është i imi. Ata i thanë: Po. Ibn Abasi thotë se profeti -alejhis salatu ues selam- ka thënë: “E morën këtë gjë (miratimin për të qëndruar) nga nëna e Ismailit, sepse asaj i pëlqente të jetë mes njerëzish. Ata zbritën aty dhe u dërguan lajm familjeve të tyre dhe u vendosen me ta, derisa më vonë u bënë disa shtëpi dhe djali u rrit dhe mësoi prej tyre gjuhen arabe. Kur u rrit djali, ata e pëlqenin atë dhe donin të martohej me ta dhe vërtetë kur arriti moshën e pjekurisë ata e martuan me një grua prej tyre dhe vdiq nëna e Ismailit” e transmeton Buhariu.
Xhurhumi i përmendur në këtë hadith është prej fiseve arabe të mbetura pas shkatërrimit të Adit dhe Themudit.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në librin El-Bidaje uen-Nihaje thotë: “Arabët që kanë qenë para Ismailit -alejhi selam- quhen arabët e hershëm dhe ata janë disa fise: Adi, Themudi, Xhurhumi, Tasmi, Xhedisi, Emimi, Medjeni, Imlaku, Abili, Xhasimi, Kahtani, Jektani etj. Ndërsa arabët e arabizuar janë bijtë e Ismailit, birit të të dashurit të Allahut Ibrahimit -alejhi selam-. Ismaili i biri i Ibrahimit -alejhima selam- është i pari që ka folur gjuhën letrare, të cilën e mësoi nga arabët e Xhurhumit kur banuan pranë Haxheres nënës së tij pranë shtëpisë së shenjtë”.
Pra, arabishtja ka qenë gjuhë e folur para Ismailit -alejhi selam- prej fiseve të mbetura arabe pas shkatërrimit të Adit dhe Themudit dhe kështu i bie të jetë një ndër gjuhët më të vjetra të botës. Nëse qëndron ajo që saktëson Ibn Kethiri në citatin tjetër të lartpërmendur, se këtë gjuhë i pari që e ka folur është Ademi -alejhi selam- atëherë arabishtja bëhet gjuha e parë e njerëzve dhe prej saj kanë rrjedhur gjuhet e tjera.
Përgatiti Dr. Abdullah Nabolli
Cila është koha më e përshtatshme për të thënë lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes?
Cila është koha më e përshtatshme për të thënë lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes?
POSTED ON JANUARY 28, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Pyetje: Cila është koha më e përshtatshme për të thënë lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes? Psh, lutjet e mbrëmjes thuhen pas namazit të ikindisë apo pas namazit të akshamit?
Përgjigje: Koha e thënies së lutjeve të mbrëmjes fillon që me zevalin e diellit (koha e namazit të drekës) deri në perëndimin e tij dhe njëfarë kohe pasi ka rënë nata. Ndërsa koha e lutjeve të mëngjesit fillon me gdhirjen e agimit (fillimi i kohës së namazit të sabahut) deri në zevalin e diellit (hyrja e kohës së namazit të drekës).
Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar në suren Taha, ajeti 130 :”Madhëroje dhe lavdëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij”. Në ajet tjetër ka thënë:” Përmende Zotin tënd, në veten tënde, me përulje dhe drojë, pa e ngritur zërin, çdo mëngjes dhe mbrëmje” (Araf, 205).
Fjala “asal” e përdorur në ajet dmth: periudha ndërmjet ikindisë dhe akshamit. Në një tjetër ajet, Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:” Madhërojeni Allahun kur ngryseni dhe gdhiheni, sepse Atij i përket lëvdata dhe falënderimi në qiej dhe në tokë, në mbrëmje dhe në mesditë” (Rrum 17-18).
Allahu na dhëntë sukses të gjithëve. [Komisioni i Përhershëm i fetvave, 24/178]
Përktheu Shuajb Rexha
Saturday, 14 January 2017
Me te vertete njeriu falet 60 vjet e nuk I pranohet namazi
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Me te vertete njeriu falet 60 vjet e nuk I pranohet namazi, per shkak se e ploteson rukune por nuk e ploteson sexhden, ose e ploteson sexhden por nuk e ploteson rukune." Senedi hasen shiko Sahihah nr 2535 dhe Sahih Tergijb ue Terhijb 529
Ebu Hurejra radiAllahu anhu transmeton se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:"Me te vertete njeriu qe vjedh me se keqi eshte ai qe vjedh namazin e tij. E pyeten:"E si e vjedh njeriu namazin e tij?"Tha:" Duke mos e plotesuar rukune dhe sexhden e saj." Hadithi eshte hasen e transmeton Ibn Hibbani 1888
Ebu Daudi transmeton ne Sunenin e tij nga Muhammed ibn Harb el Uasitij qe ia ka transmetuar Jezid ibn Harun qe ia ka treguar Muhammed ibn Mutauuif nga Zejd ibn Eslem nga Ata ibn Jasar nga Abdullah bin es-Sunabihi qe tha:”Ebu Muhammedi thote qe vitri eshte farz. Keshtu Ubadah ibn es-Samit radiAllahu anhu tha:”Ebu Muhammed ka gabuar.Deshmoj se e kam degjuar te derguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thene:” Pese namazet ditore, Allahu azza ue xhel i ka bere te obligueshme; kush i ben abdesin e tyre mire, dhe i fal ato ne kohet e tyre te caktuara, dhe ia ploteson rukute dhe khushune, e ka nje premtim nga Allahu qe do te falet. Dhe kush nuk e ben kete nuk ka premtim tek Allahu se do te falet, e nese Ai deshiron e fal, e nese Ai deshiron e denon.”
Hadithi nr 425 ne Ebu Daud kapitulli 9 Ruajtja e Koheve te Namazit
E transmeton edhe Ahmedi 5/317 hadithi eshte sahih.
Me te vertete rrizku e ndjek njeriun ashti sic e ndjek exheli
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Me te vertete rrizku e ndjek njeriun ashti sic e ndjek exheli( vdekja)." Hasen Dhilalul Xhennah 264, e transmeton Ebu Nuajm ne Hiljeh shiko Mishkatul Mesabih 5312, Sahih li gajrihi ne Sahih Tergijb ue Terhijb 1703
Ne nje transmetim tjeter" me te vertete rrizku e ndjek njeriun me shume sesa e ndjek exheli ( vdekja) ." Hasen shiko Sahih el Xhami nr 1626 dhe Sahih Tergijb ue Terhijb 1703
Mos e bej synimin tend kryesor pasurine se cfare eshte shkruar te te vije do te te vije.
Beje synimin tend boten tjeter dhe kerkoje rrikun vetem ne hallall
Shtojeni perkujtimin e zjarrit
Umeri radiallahu anhu tha:" Shtojeni perkujtimin e zjarrit, sepse me te vertete nxehtesia e tij eshte e madhe e fundi i tij larg e qendrimi ne te i veshtire." Sahih li gajrihi shiko Sahih Tergib ue Terhijb nr 3671
Fundi i tij larg dmth shume i thelle sic ka ardhur ne hadithin qe nje gur i madh ka rene ne xhehennem dhe ka 70 vite qe bie e akoma nuk e ka arritur fundin."
Enesi radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha: "Kush I kerkon Allahut xhennetin tre here atehere thote xhenneti " Allahumme fute ne xhennet" e Kush kerkon largim nga zjarri atehere zjarri thote "Allahumme largoje nga zjarri." Sahih e transmeton Tirmidhiu 2572,Ibn Maxheh 4340, e ka vleresuar Sahih sheikh el Albani ne Sahih el Xhami 6275
عن أنس رضي الله عنه ، قال : قال النبي صلى الله عليه وسلم : " من سأل الله الجنة ثلاث مرات قالت الجنة اللهم أدخله الجنة ، ومن استجار من النار ثلاث مرات قالت النار اللهم أجره من النار" .
رواه الترمذي ( 2572 ) وابن ماجه ( 4340 ) ، وهو حديث صحيح ، صححه الشيخ الألباني رحمه الله في " صحيح الجامع " ( 6275 ) .
Gjykimi i ngjyrosjes së flokëve me të zezë.
Gjykimi i ngjyrosjes së flokëve me të zezë.
Dr.Abdullah Nabolli
Bismilah, me emrin e Allahut fillojmë dhe paqe e përshëndetje çojmë mbi të dërguarin e Allahut profetin Muhamed -alejhi selam-!
Çështja e ngjyrosjes së flokëve apo edhe mjekrrës me të zezë është një çështje për të cilën janë përplasur mendimet e dijetarëve të islamit si në kohën e shkuar ashtu edhe në kohën e sotme prandaj dhe nevojitet një studim i hollësishëm për këtë çështje për të parë se kush peshon më rëndë në peshoren e drejtë të ndërtuar mbi bazat dhe rregullat e ndjekura nga dijetarët për raste të tilla. Studimi i çështjes në këtë mënyrë ishte një punë e vështirë dhe mua më ka marrë gati një muaj kohë për ta përmbledhur në këtë mënyrë siç do ta shihni më poshtë e megjithatë punët që kanë lidhje me fenë e Allahut e meritojnë një gjë të tillë. Gjithashtu nuk po lë pa përmendur edhe një arsye tjetër që më ka nxitur të bëj një studim të veçantë për këtë çështje dhe ajo është se disa artikuj të shkruar nëpër rrjetet sociale të cilat nuk i kanë dhënë çështjes hakun e saj dhe për pasojë kanë arritur në përfundime që nuk të bëjnë të ndihesh i qetë ndaj tyre.
Hyrja në çështje.
Një ngjarje ka ndodhur në kohën e profetit -alejhi selam- dhe është bërë shkak që profeti -alejhi selam- të përmendte ngjyrosjen e thinjave.
Në ditën e çlirimit të Mekës profetit -alejhi selam- i sjellin Ebu Kuhafen babanë e Ebu Bekrit -radiallahu anhu- me flokë e mjekër të thinjura si lule e bardhë. Profeti -alejhi selam- kur e ka parë atë në atë gjendje ka urdhëruar ti ngjyrosen thinjat dhe gjithashtu mendohet të ketë porositur për tu larguar nga ngjyra e zezë.
Muslimi autori i librit të saktë që njihet me emrin [Sahih Muslim] është prej atyre që e ka përmendur këtë ngjarje në dy hadithe dhe ja hadithet e tij:
Hadithi i parë i Muslimit
Nga Ebu Khajtheme (ose ndryshe Zuhejr bin Muavije), nga Ebu Ez-Zubejr, nga Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu-: "E kanë sjellë Ebu Kuhafen apo ka ardhur vetë në vitin e çlirimit apo ditën e çlirimit dhe qimet e tij të kokës e të mjekrës si lule të bardha. Atëherë profeti -alejhi selam- urdhëroi gratë e tij dhe u tha: ndryshojeni këtë me ndonjë gjë".
Në këtë hadith siç shihet nuk përmendet në porosinë e profetit -alejhi selam- largimi nga ngjyra e zezë. Shkaku i mos përmendjes së kësaj porosie në këtë hadith është sqaruar në librat e tjerë të haditheve ku thuhet se vetë Zuhejri e ka pyetur Ebu Ez-Zubejrin për fjalinë [dhe largojuni të zezës]: a e ke dëgjuar nga Xhabiri? Ai i ka thënë: Jo. E transmeton Imam Ahmedi e të tjerë.
Hadithi i dytë i Muslimit.
Nga Ibn Xhurejxh, nga Ebu Ez-Zubejr, nga Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu-: "E kanë sjellë Ebu Kuhafen apo ka ardhur vetë në ditën e çlirimit të Mekës dhe qimet e tij të kokës e të mjekrës si lule të bardha. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: ndryshojeni këtë me ndonjë gjë dhe largojuni të zezës".
Në këtë hadith shihet qartë se përmendet dhe fjalia [dhe largojuni të zezës]
Tani lind pyetja: Pse Muslimi e përmend këtë hadith që përmban këtë fjali [dhe largojuni të zezës] ndërkohë që kjo fjali është e dyshimtë sepse Ebu Ez-Zubejri sheikhu i të dy transmetuesve të tij Zuhejrit dhe Ibn Xhurejxhit e ka mohuar në hadithin e Zuhejrit?
Përgjigja: Muslimi -Allahu e mëshiroftë- prej fjalëve të tij në lidhje me librin e tij të saktë është: "Nuk kam vënë gjë në këtë libër veçse me argument dhe nuk kam lënë gjë veçse me argument".
Pra, ai mendon se kjo shtesë është prej hadithit dhe ne duke parë në librat e haditheve gjejmë se Ibn Xhurejxhi nuk është i vetmi që e ka transmetuar këtë fjali nga Ebu Ez-Zubejri por janë edhe katër transmetues të tjerë veç tij dhe ata janë si më poshtë:
1- Lejth bin Ebij Sulejm i cili thotë: nga Ebu Ez-Zbejr, nga Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu-: "E kanë sjellë në ditën e çlirimit të Mekës dhe koka e tij si lule e bardhë. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: çojeni te gratë e tij që ta ndryshojnë atë me ndonjë gjë dhe mos ja bëni me të zezë" e transmeton Imam Ahmedi e të tjerë.
Lejth bin Ebij Sulejmi është transmetues i njohur për gabime në hadithe mirëpo hadithi i tij vlen për të mbështetur hadithe të tjera siç thotë Muslimi -Allahu e mëshiroftë- në parathënien e librit të tij të saktë madje Lejthin e ka përmendur me emër duke e marrë atë për shembull, pastaj ka përmendur një hadith të tij në Sahihun e tij të shoqëruar me dikë tjetër në kapitullin me temë: Ndalimi i enëve të floririt dhe sermit.
2- El-Exhleh bin Abdilah El-Kindij i cili thotë: nga Ebu Ez-Zubejr, nga Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu-: "Kur profeti -alejhi selam- mbërriti në Meke i sollën Ebu Kuhafen dhe koka e mjekra e tij si lule të bardha. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: ndryshojeni thinjat dhe largojuni të zezës" e transmeton Ebu Ja’la.
El-Exhleh bin Abdilah El-Kindij është transmetues i dobët mirëpo hadithi i tij vlen për të mbështetur hadithe të tjera siç thamë në lidhje me Lejthin. Në zinxhirin e këtij hadithi gjendet edhe një transmetues tjetër i dobët që përcjell këtë hadith nga El-Exhlehu: Sherik bin Abdilah En-Nekhaij por që është prej transmetuesve të Muslimit dhe Muslimi e shoqëron me të tjerë.
3- Ejub Es-Sekhtijanij i cili thotë: nga Ebu Ez-Zubejr, nga Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu-: "E kanë sjellë Ebu Kuhafen te profeti -alejhi selam- në vitin e çlirimit të Mekës dhe koka e mjekra e tij si lule e bardhë. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: çojeni atë te gratë e familjes së tij që ta ndryshojnë atë dhe mos tja bëjnë me të zezë" e transmeton Ebu Auane.
Ejub Es-Sekhtijanij është prej transmetuesve më të fortë që bashkojnë mes besnikërisë dhe memorizimit dhe është prej transmetuesve të Buhariut dhe Muslimit.
4- Matar El-Uerrak i cili thotë: nga Ebu Ez-Zubejr, nga Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu-: "E kanë sjellë Ebu Kuhafen te profeti -alejhi selam- në vitin e çlirimit të Mekës dhe koka e mjekra e tij si lule e bardhë si ky pambuk. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: çojeni te disa gra të familjes së tij që ta ndryshojnë atë dhe mos tja bëjnë me të zezë" e transmetn Et-Taberani.
Matar El-Uerrak është transmetues me gabime në hadith por prej transmetuesve të Muslimit të cilët Muslimi i shoqëron me të tjerë. Në hadith transmetuesi prej Matarit është Daud Ez-Zibrikan që shumë dijetar e kanë lënë hadithin e tij ndërsa Ibn Hibbani thotë se hadithi i tij shkruhet për krahasime.
Pra, këta transmetues bashkë me Ibn Xhurejxhin bëhen pesë vetë dhe që të gjithë thonë se Ebu Ez-Zubejri e ka përmendur këtë gjë nga Xhabiri -radiallahu anhu-.
Transmetues të tjerë veç Ebu Ez-Zubejrit që e përmendin fjalinë [largohuni nga e zeza] si fjalë të Xhabirit radiallahu anhu e dëgjuar nga profeti -alejhi selam-.
Përderisa transmetuesit nga Ebu Ez-Zubejri kanë rënë në kundërshtim në lidhje me të, nëse e ka dëgjuar fjalinë [dhe largojuni të zezës] nga Xhabiri radiallahu anhu apo jo atëherë gjetja e një transmetuesi tjetër veç Ebu Ez-Zubejrit nga Xhabiri është me shumë rëndësi. Ky transmetues ekziston faktikisht dhe ai quhet: Ebu Sufjan Talha bin Nafi El-Uasitij i cili është prej transmetuesve të Buhariut dhe Muslimit.
Transmeton Ibn Xhemij, Muhamed bin Mekhled dhe El-Khatib El-Bagdadij me zinxhirin e tyre të transmetimit nga Ebu Sufjani, nga Xhabiri: "E kanë sjellë Ebu Kuhafen te profeti -alejhi selam- në vitin e çlirimit të Mekës dhe koka e mjekra e tij si lule e bardhë. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: ndryshojani thinjat atij dhe largojuni të zezës".
Sahabi të tjerë që e përmendin ngjarjen dhe bashkë me fjalinë [largohuni nga e zeza].
Janë edhe dy sahabi të tjerë veç Xhabirit që e kanë transmetuar ngjarjen por që hadithet e tyre janë jashtë dy librave të saktë megjithatë kjo gjë nuk i bën me doemos të dobëta këto hadithe sepse ymeti ka rënë dakord se Buhariu dhe Muslimi nuk i kanë përfshirë të gjitha hadithet e sakta të profetit -alejhi selam-.
Sahabiu i parë: Enes bin Malik radiallahu anhu.
Muhamed bin Sirin thotë se është pyetur Enes bin Malik për ngjyrosjen e profetit -alejhi selam- dhe ka thënë: "Profeti -alejhi selam- nuk ka qenë thinjur veçse pak por Ebu Bekri dhe Omeri pas tij janë ngjyrosur me Këna dhe Ketem (një përzierje bimësh që jep ngjyrë të kaftë). Enesi pastaj tha: Ebu Bekri solli te profeti -alejhi selam- ditën e çlirimit të Mekës babain e tij Ebu Kuhafën duke e mbajtur derisa e vuri para profetit -alejhi selam- dhe profeti -alejhi selam- i tha: sikur ta kishe lenë të qetë plakun në shtëpinë e tij do të kisha ardhur vetë si nderim për ty! Ai (Ebu Kuhafja) pranoi islamin dhe mjekra e koka e tij si lule e bardhë atëherë profeti -alejhi selam- tha: ndryshojani atij ato të dyja (qimet e mjekrës dhe të kokës) dhe largojuni nga e zeza" e transmeton imam Ahmedi dhe të tjerë me zinxhirë të saktë.
Sahabiu i dytë: Esma bint Ebu Bekr radiallahu anhuma.
Esma bint Ebu Bekr thotë: "Kur ishte dita e çlirimit të Mekës i sollën profetit -alejhi selam- Ebu Kuhafën dhe koka e mjekra e tij ishin si lule e bardhë. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: ndryshojeni atë dhe largojuni të zezës" e transmeton Tahauij me zinxhir të saktë.
Ngjarja me Ebu Kuhafen me këtë tekst (dmth: që përmban fjalinë [dhe largojuni nga e zeza]) është transmetuar edhe nga tre sahabij të tjerë si: Abdullah bin Amr bin El-As, Ibn Abas dhe Ebu Hurejra radiallahu anhum por jo me zinxhire të saktë prandaj dhe nuk po i përmend transmetimet e tyre këtu.
Përmbledhje: Pas këtij pasqyrimi mund të themi se fjalia [dhe largojuni të zezës] bazuar në rregullat e përdorura në saktësimin e haditheve saktësohet si fjalë e profetit -alejhi selam- dhe ky është mendimi i tre dijetarëve të hadithit të kohës tonë: sheikh Albani në librin “Tamam El-Minneh”, sheikh Mukbil El-Uadiij në librin "Tahrim El-Khidab Bis-Seuad" dhe sheikh Shuajb El-Ernaut në saktësimin e tij në “Musned Ahmed” –Allahu i mëshiroftë të gjithë-.
Sheikh Mukbili -Allahu e mëshiroftë- thoshte: Ndoshta Ebu Ez-Zubejri e ka harruar atë fjali dhe e kanë ruajtur atë të tjerët sepse sa transmetues e kanë harruar atë që kanë transmetuar dhe kjo nuk e ka kthyer mbrapsht transmetimin e tyre -siç thotë Ibn Haxher El-Askalanij- dhe për këtë dëshmojnë edhe hadithe të tjera në lidhje me çështjen.
Hadithe të tjera që kanë lidhje me çështjen.
Ibn Abasi -radiallahu anhu- ka transmetuar nga profeti -alejhi selam- një hadith që ka lidhje me ngjyrosjen me të zezë por për tjetër ngjarje dhe thotë se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Në kohën e fundit do të jenë ca njerëz që ngjyrosen me të zezë si gushat e pëllumbave nuk kanë për ta ndjerë erën e xhenetit" e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe të tjerë me zinxhir të saktë.
Ky është hadithi më i saktë ndër hadithet e tjera që kanë lidhje me këtë çështje por në lidhje me të ka edhe disa hadithe të tjera të cilat kanë probleme në zinxhirët e tyre të transmetimit dhe ato janë si më poshtë:
1- Enes bin Maliku radiallahu anhu tregon: "Ishim një ditë te profeti -alejhi selam- kur erdhën disa hebrenj dhe profeti -alejhi selam- i pa ata me mjekra të bardha dhe u tha: pse nuk i ndryshoni thinjat? Dikush i tha: ata nuk e pëlqejnë këtë gjë. Atëherë profeti -alejhi selam- tha: ndërsa ju ndryshoni ato dhe largojuni të zezës" e transmeton Taberani dhe në zinxhirin e tij është një transmetues i dobët që quhet Ibn Lehiah.
2- Abdullah bin Amr bin El-As tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Kush ngjyroset me të zezë nuk e sheh Allahu ditën e kiametit" e transmeton Taberani dhe në zinxhirin e tij ka një transmetues të dobët El-Muthenna bin Es-Sabbah.
3- Amr bin El-As dhe Ibn Abas radiallahu anhuma tregojnë: “Profeti alejhi selam ka ndaluar nga ngjyrosja me të zezë”. Hadithin e Amrit e transmeton Ibn Sadi në librin Et-Tabekat me zinxhir të shkëputur kurse hadithin e Ibn Abasit e transmeton Bezzari dhe në zinxhirin e tij ka një transmetues shumë të dobët (metruk) Jusuf bin Khalid Es-Semtij.
4- Ebu Darda radiallahu anhu tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Kush ngjyroset me të zezë ia nxinë Allahu fytyrën ditën e kiametit" e ka përmendur Ibn Ebij Hatim dhe në zinxhirin e tij ka dy transmetues të dobët: Zuhejr bin Muhamed Et-Temimij dhe El-Ued’ijn bin Ata.
5- Ibn Umeri radiallahu anhu tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "E verdha është ngjyrosja e besimtarit, e kuqërremta është ngjyrosja e myslimanit kurse e zeza është ngjyrosja e qafirit" e transmeton Taberani, Hakimi dhe në zinxhirin e tij është një transmetues i panjohur që quhet Ebu Abdullah El-Kurashij.
6- Ebu Hurejra radiallahu anhu tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Ndryshoni thinjat dhe mos u përngjasoni hebrenjve dhe largojuni nga e zeza" e transmeton Ibn Adij dhe në zinxhirin e tij është Abdulaziz bin Ebij Rauuad i cili gabon në hadithe.
Shënim: Dikush mund të thotë: nëse këto hadithe janë të dobëta atëherë pse i përmend?
Përgjigja: hadithi i dobët përmendet për mbështetje të haditheve të sakta kur hadithi i dobët vjen në të njëjtin kuptim me të saktin dhe për këtë kam ndjekur sheikh Albanin Allahu e mëshiroftë i cili kur përmend këtë çështje në librin e tij “Tamam El-Minneh” përmend për mbështetje tre hadithe nga ato që përmenda më lart: hadithin e Ebu Dardasë, hadithin e Enesit dhe hadithin e Abdullah bin Umr radiallahu anhum.
Sheikh Albani në përfundim të fjalës së tij pas përmendjes së haditheve thotë: "Këto hadithe kushdo që i sheh nuk heziton ta ndajë fjalën për ndalimin e ngjyrosjes me të zezë për çdo njeri dhe ky është mendimi i disa prej dijetarëve siç e përmendëm më lart nga Ibn El-Kajimi se ka thënë: Ky është padyshim mendimi i saktë".
Disa hadithe mursele.
Hadithet mursele janë hadithet e tabiinëve kur thonë: ka thënë i dërguari i Allahut. Këto hadithe janë të dobëta sepse tabiinët nuk kanë dëgjuar drejtpërdrejt nga i dërguari i Allahut por janë hadithe me vlerë sepse mund të jenë dëgjuar ose nga sahabët ose nga tabiinë të tjerë më të hershëm dhe vlera e tyre është mbështetja e haditheve të sakta.
1- Ez-Zuhrij prej tabiinëve të Medines dhe të Shamit thotë: “Ebu Bekri -radiallahu anhu- i solli profetit -alejhi selam- babanë e tij në ditën e çlirimit të Mekës dhe ishte me kokë dhe mjekër të bardhë si lule e bardhë. Atëherë profeti -alejhi selam- thotë: Sikur ta lije plakun që të shkonim ne tek ai! Pastaj tha: ngjyroseni atë dhe largohuni nga e zeza” e transmeton Muhamed El-Harith siç e ka përmendur imam El-Buseiri në librin It’haf El-mehera me zinxhir të saktë.
E veçanta e këtij murseli është se bën fjalë për ngjarjen me Ebu Kuhafen radiallahu anhu dhe prandaj e përmendëm të parin mirëpo nga ana tjetër hadithet mursele të Zuhriut në përgjithësi janë të dobëta.
2- Ferkad Es-Sebakhij prej tabiinëve të vegjël të Basras: "Një burrë e ka pyetur atë për ngjyrosjen me të zezë dhe ka thënë: kemi dëgjuar se atij i merr koka dhe mjekra zjarr ditën e kiametit" e transmeton Mamer bin Rashid në librin El-Xhami’ me zinxhir të saktë mirëpo Ferkadi vetë bën gabime në hadithe.
3- Amir Esh-Shabij prej tabiinëve të mesëm të Kufes tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Allahu nuk e sheh atë që ngjyroset me të zezë ditën e kiametit" e transmeton Ibn Sad në lirin Et-Tabekat.
Murselet e Shabiut janë të forta sikur mos të ishte transmetuesi i tij Lejth bin Ebij Sulejm që e përmendem pak më lart i cili është i dobët.
4- Muxhahidi bin Xhebr nga tabiinët e mesëm të Mekës thotë: "Në kohën e fundit do të jenë ca njerëz që ngjyrosen me të zezë nuk ka për ti parë Allahu ata -ose tha-: nuk kanë pjesë në ahiret" e transmeton Mameri në librin El-Xhami’ me zinxhir të saktë.
5- Kabi i Ahbarëve prej tabiinëve të mëdhenj të Shamit thotë: "Do ta lexojnë kuranin disa burra me zë më të bukur se kënduesit e deveve por Allahu nuk do ti shohë ditën e kiametit dhe do të ngjyrosen ca njerëz me të zezë dhe nuk do ti shohë Allahu ditën e kiametit" e transmeton Ebu Nuajmi në librin El-Hilje me zinxhir të saktë me përjashtim të Uelid bin Amir të cilin e ka cilësuar të besueshëm Ibn Hibbani dhe të tjerët kanë heshtur ndaj tij.
Fetvatë e tabiinëve që e kanë urryer ngjyrosjen me të zezë.
Tabiinët janë ajo shtresë e dijetarëve të myslimanëve të parë që janë takuar me sahabët dhe shumë prej fetvave të tyre i kanë ndërtuar mbi bazën e asaj që kanë parë dhe dëgjuar prej sahabëve dhe adeteve të njerëzve të asaj kohe prandaj dhe mendimet e tyre janë me vlerë.
1- Ata’ bin Ebij Rabah prej dijetarëve të tabiinëve të Mekës është pyetur për ngjyrosjen me të zezë dhe ka thënë: "Kjo është prej bidateve të njerëzve sepse kam parë disa prej shokëve të profetit -alejhi selam- dhe nuk kam par asnjë prej tyre duke u ngjyrosur me të zezë. Ata nuk ngjyroseshin veçse me këna, ketem dhe kjo e verdha" e transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
2- Muxhahidi prej dijetarëve të tabiinëve të Mekës nuk e ka pëlqyer ngjyrosjen me të zezë dhe thoshte: I pari që është ngjyrosur me të zezë është faraoni. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
3- Mekhul Esh-Shamij prej taibiinëve të Shamit nuk e pëlqente ngjyrosjen me të zezë dhe thoshte: Ebu Bekri ngjyrosej me këna dhe ketem. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
4- Amir Esh-Shabij prej dijetarëve të tabiinëve të Kufes është pyetur për ngjyrosjen me të zezë dhe nuk e ka pëlqyer. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
5- Said bin Xhubejr prej tabiinëve të Kufes është pyetur për ngjyrosjen me të zezë dhe e ka urryer pastaj ka thënë: "Allahu ia mbulon fytyrën robit të tij me dritë dhe pastaj ta shuaj atë me të zezë?!" e transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
Çfarë ka ardhur në lidhje me lejimin.
Edhe pse ajo që përmendem më lart është e mjaftueshme për të nxjerrë gjykimin ama prej drejtësisë është të përmenden edhe argumentet e mendimit të kundërt sepse kjo fundja-fundit është peshorja e drejtë e dijes e cila nuk bën zullum dhe argumentet e lejimit mund ti grupojmë si më poshtë:
Transmetime nga profeti -alejhi selam-:
Nga profeti -alejhi selam- kanë ardhur tre hadithe:
1- Suhejb Err-Rrumij radiallahu anhu tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Më e mira gjë për tu ngjyrosur me të është e zeza e cila është më e dashur për gratë tuaja dhe më frikësuese për armikun tuaj" e transmeton Ibn Maxhe dhe në zinxhirin e tij ka dy transmetues të dobët: Deffa’a bin Degfel dhe Abdulhamid bin Sajfij.
2- Aishja radiallahu anha tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush shkon për të kërkuar ndonjë grua për nuse dhe është i ngjyrosur me të zezë le ta informojë atë dhe të mos e mashtrojë" e transmeton Bejhakiu në Es-Sunen El-Kubra dhe në zinxhirin e tij është: Isa bin Mejmun dhe është i dobët.
3- Ibn Umeri radiallahu anhu thotë: "Urdhëroi profeti -alejhi selam- për ngjyrosje dhe disa u ngjyrosen me të kuqërremtë dhe disa me të zezë" e transmeton Ibn Shahini në librin e haditheve të anuluara En-Nasikh uel-Mensukh dhe në zinxhirin e tij është një burrë i panjohur Mudarrib bin Muhamed El-Esedij dhe Lejth bin Ebij Sulejm i cili nëse nuk mbështetet nga transmetues të tjerë është i dobët.
Përmbledhje: Këto hadithe siç shihet nuk vijnë veçse në rrugë të dobëta dhe përveç këtij problemi ato përmbajnë tekste që kundërshtojnë hadithe më të sakta që e ndalojnë ngjyrosjen me të zezë. Këto hadithe te dietarët e hadithit quhen [munker] - grada më e ulët e hadithit psh: Sheikh Albani për hadithin e Suhejb Err-Rrumij hadith thotë: munker ndërsa për hadithin e Aishes thotë: meudu (i trilluar). Shiko: Silsiletu el-Ehadith Ed-Daife.
Transmetime nga veprat e sahabëve -radiallahu anhum-:
1- Aishja radiallahu anha
Ummu Shebijb tregon se e ka pyetur Aishen për nxirjen e flokëve dhe ajo i ka thanë: "sikur të kisha ndonjë gjë do ti kisha nxirë flokët e mia" e transmeton Ibn Sad dhe Ummu Shebijb nuk është përmendur as për transmetuese e besueshme dhe as jo e besueshme.
2- Ukbe bin Amir radiallahu anhu.
Ebu Ushshane tregon: “E kam parë Ukbe bin Amir duke u ngjyrosur me të zezë dhe thoshte: i ngjyrosim majat (e qimeve) dhe na dalin rrënjët (të bardha)” e transmeton Ibn Sad me zinxhir të saktë.
3- Hasani dhe Hyseini dy bijtë e Aliut radiallahu anhu dhe nipat e profetit -alejhi selam-.
Kajs meula Khabbab thotë: "Kam hyrë te Hasani dhe Hyseni kur ata po ngjyroseshin me të zezë" e transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
4- Sead bin Ebij Uekkas radiallahu anhu.
Hadithi i tij gjendet te Ibn Sadi, Taberanij dhe Ebu Nuajmi që të gjitha me probleme në zinxhir dhe ndoshta të gjitha së bashku e vërtetojnë këtë gjë prej tij.
5- Xherir bin Abdilah radiallahu anhu.
Sulejm Ebu Hudhejl tregon se e ka parë Xheririn duke ngjyrosur kokën dhe mjekrën e tij me të zezë e transmeton Taberani dhe Sulejmi bashkë me një transmetues tjetër nuk njihen.
6- Amr bin El-As radiallahu anhu.
Hakimi në El-Mustedrak transmeton se Amri ishte i shkurtër dhe ngjyrosej me të zezë. E transmeton me zinxhir të shkëputur.
7- El-Mugira binShube radiallahu anhu.
Transmeton Dhehebiu në librin Tarikh El-Islam se El-Mugira bin Shube është i pari që është ngjyrosur me të zezë. Zinxhiri i tij është i shkëputur.
8- Uthman bin Affan rdiallahu anhu.
Ibn Ebij Mulejke tregon se Uthmani ngjyrosej me të zezë. E transmeton Ebu Nuajm dhe Ed-Dulabij me zinxhir mursel.
Përmbledhje: Transmetimet me të sakta në lidhje me sahabët janë ato të: Ukbe bin Amir, Hasanit, Hyseinit dhe Sad bin Ebij Uekkas kurse të tjerat janë me probleme në zinxhirët e transmetimit.
Për sa i përket Hasanit dhe Hyseinit në lidhje me ta ka ardhur dhe ngjyrosja e tyre me këna dhe ketem që jep një ngjyrë mes të zezës dhe të kuqes. El-Izar bin Huejrith thotë: i kam parë Hasanin dhe Hyseinin radiallahu anhu duke u ngjyrosur me këna dhe ketem. E transmeton Ibn Sadi dhe Taberanij me zinxhir të saktë. Kjo gjë jep të kuptosh se ata ndoshta nuk janë ngjyrosur me të zezë të plotë.
Transmetimet nga tabiinët:
1- Musa bin Talha prej tabiinëve të mëdhenj të Medinës pastaj të Kufes.
Amr bin Uthman thotë: e kam parë Musa bin Talha duke u ngjyrosur me të zezë. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
2- Nafi bin Xhubejr prej tabiinëve të Medinës.
Abdullah bin Abdurrahman bin Meuhib tregon: e kam parë Nafi bin Xhubejr duke u ngjyrosur me të zezë. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
3- Muhamed bin Sirin prej tabiinëve të Basras.
Abdullah bin Aun tregon se njerëzit e pyesnin Muhamedin për ngjyrosjen me të zezë dhe thoshte: Nuk di për të pengesë. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
4- Ebu Seleme bin Abdurrahman prej tabiinëve të Medines.
Sead bin Ibrahim bin Abdurrahman tregon se Ebu Seleme ngjyrosej me të zezë. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
5- Ibrahim En-Nekhaij prej tabiinëve të Kufes.
Hammad bin Ebij Sulejman tregon se Ibrahimi thoshte se nuk ka gjë të ngyrosesh me të zezë. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
6- Muhamed bin El-Hanefije prej tabiinëve të Medines.
Është pyetur Ibn El-Hanefije për ngjyrosjen me të zezë dhe ka thënë: është adet i ehli bejtit. E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.
7- Amr bin Uthman bin Affan prej tabiinëve të Medines.
Said El-Mekburij: i kam parë bijtë e sahabëve të ngjyrosur me të zezë prej tyre: Amr bin Uthman bin Affan. E transmeton Ibn Sad dhe në zinxhirin e tij Ebu Masher Nexhijh i cili është i dobët.
8- Katade bin Deame prej tabiinëve të Basras e lejonte ngjyrosjen me të zezë për gratë. E transmeton Mamer bin Rashid.
9- Ez-Zuhrij prej tabiinëve të Medinës pastaj të Shamit.
Mameri thotë: e kam parë Zuhrin të ngjyrosej me të zezë dhe ishte i shkurtër. E transmeton Abdurrazaku me zinxhir të saktë
Përmbledhje: Këta janë tabiinët që lyheshin me të zezë apo e lejonin të zezën dhe ndoshta disa prej këtyre tabiinëve nuk janë ngjyrosur me të zezë të plotë por të përzier me këna dhe ketem që siç thamë më lart jep një ngjyrë mes të zezës dhe të kuqes dhe ja disa raste:
1- Imam Ez-Zuhrij.
Ibn Sad në librin Et-Tabekat përmend se Muslim bin Khalid Ez-Zinxhij thotë e kam parë të ngjyrosur me të zezë kurse Imam Maliku thotë e kam parë të ngjyrosur me këna.
Ndërsa El-Mizzij në biografinë e Zuhrit thotë: Sufjan Ibn Ujejne tregon se e kam parë Zuhrin me kokë dhe mjekër të kuqërremtë dhe e kuqërremta ishte thyer sikur të kishte përdorur ketem (bimë që përdoret për ngjyrë të zezë).
2- Muhamed bin El-Hanefije i cili thoshte se e zeza është adet i ehli bejtit.
Ibn Sadi në librin Et-Tabekat transmeton në katër rrugë transmetimi se Muhamed bin El-Hanefije ngjyrosej me këna dhe ketem.
Po ashtu edhe Ali bin El-Husejn prej ehli bejtit djali i vëllait të tij ngjyrosej me këna dhe ketem dhe thoshte se ka parë familjen e tij të ngjyrosur me këna dhe këtem. E transmeton Ibn Sad në librin Et-Tabekat.
Gjithashtu edhe Ebu Xhafer El-Bakir prej ulemave të ehli bejtit nxënës i Muhamed bin El-Hanefije ngjyrosej me 2/3 këna dhe 1/3 uesme (që jep ngjyrë të zezë). E transmeton Ibn Bij Shejbe.
Atëherë duke pasur parasysh se edhe Hasani dhe Hysejni -radiallahu anhuma- është saktësuar prej tyre se ngjyroseshin me këna dhe ketem mund të themi se ehlu bejti ngjyroseshin me këna dhe këtem dhe jo plotësisht me të zezë.
3- Ebu Seleme bin Abdurrahman.
Ibn Sadi në librin Et-Tabekat transmeton në lidhje me të në dy rrugë transmetimi me zinxhir të saktë: në njërën ngjyrosjen e tij me këna dhe ketem dhe në tjetrën ngjyrosjen e tij me këna.
4- Muhamed bin Sirin i cili e lejonte ngjyrosjen me të zezë.
Habib bin Esh-Shehid tregon se Muhamed bin Sirini ngjyrosej me këna dhe një ditë ai kap mjekrën e tij dhe thotë: kjo ngjyra ime është si ngjyra e Ebu Hurejrës, mjekra ime është si mjekra e tij, flokët e mia si flokët e tij dhe rrobat e mia si rrobat e tij dy rrobe të ngjyrosura me një të kuqe të lehtë. E transmeton Ibn Sad në librin Et-Tabakat.
Gjykimi i ngjyrosjes së thinjave me të zezë te dijetarët e islamit.
Tani pasi kemi mbledhur gjithë çka lidhje me çështjen tonë, duhet të shohim se ç’gjykim kanë nxjerrë prej tyre dijetarët e islamit?
Ibn Haxher El-Askalani në lidhje me mendimet e dijetarëve thotë:
Prej dijetarëve ka që e kanë lejuar në xhihad dhe prej tyre ka që e kanë lejuar në përgjithësi dhe më parësore është të jetë mekruh kurse Neveviu anonte se është haram. Disa prej selefëve e kanë lejuar si: Sad bin Uekkas, Ukbe bin Amir, Hasani dhe Hyseini, Xheriri etj gjë të cilën e ka zgjedhur Ibn Ebij Asim në librin [El-Khidab (Ngjyrosja e flokëve dhe qimeve)] dhe i është përgjigjur hadithit të Ibn Abasit “Do të jenë ca njerëz që do të ngjyrosen me të zezë dhe nuk do ta ndjenë erën e xhenetit” se nuk tregon se urrehet ngjyrosja me të zezë por njofton për një popull që kjo është cilësia e tyre dhe për hadithin e Xhabirit "largojuni të zezës" se është për atë që thinjat e tij janë të shpifura dhe nuk është për çdo njeri. Kjo që thotë është në kundërshtim me atë që vjen ndërmend nga vështrimi i kontekstit të dy haditheve. Po, mund të përkrahet nga thënia e Ibn Shihabit (Zuhrit) të cilën e transmeton vetë: "Ngjyroseshim me të zezë kur fytyrën e kishim të re dhe kur na ra fytyra dhe dhëmbët e lamë". Ndërkohë që Taberani dhe Ibn Ebij Asim transmetojnë nga Ebu Darda referuar profetit -alejhi selam- "Kush ngjyroset me të zezë, ia nxin Allahu fytyrën ditën e kiametit" zinxhiri i tij është i dobët. Prej tyre ka që kanë bërë dallim mes burrit dhe gruas duke e lejuar për gratë dhe ndaluar për burrat. Shih Fet’h El-Barij.
Nga ky citat i Ibn Haxherit shohim kundërshtimet e dijetarëve në lidhje me këtë çështje dhe ja një analizë e shkurtër e tij:
1- Ata që e kanë lejuar vetëm në xhihad.
Të këtij mendimi janë shafitë dhe shumica e hanefive dhe ja citatet e tyre:
Citatet e shafive:
El-Mauerdij në librin El-Hauij thotë: “Ndërsa ngjyrosja e qimeve është e lejuar me këna dhe ketem dhe e ndaluar me të zezë vetëm nëse është në xhihad”.
Imam Neveviu thotë në shpjegimin e Muslimit: “Ndalohet ngjyrosja me të zezë sipas mendimit më të saktë. Është thënë se është e urryer (mekruh) por mendimi i zgjedhur është ndalimi (haram)..... dhe ky është medhhebi ynë”.
Citatet e hanefive:
Ibn Maze në librin el-Muhit El-Burhanij thotë: "Përsa i përket ngjyrosjes me të zezë, ai që e bën atë prej luftëtarëve për të qenë më frikësuese për armikun është e pëlqyeshme dhe për këtë kanë rënë dakord të gjithë sheikhët e medhhebit ndërsa ai që e bën për tu zbukuruar për gratë (për gratë e tyre) dhe për ta bërë veten të dashur për to është mekruh (e urryer) dhe ky është mendimi i shumicës së sheikhëve të medhhebit...........disa e kanë lejuar dhe kjo është transmetuar nga Ebu Jusufi".
Shënim: Ndoshta përjashtimi i muxhahidit nga këta dijetarë është marrë nga hadithi i Suhejb Err-Rrumij radiallahu anhu dhe që thamë më lart se është i dobët.
2- Ata që e kanë lejuar por kanë thënë se më mirë është lënia e saj.
Të këtij mendimi janë malikitë dhe ja citatet e tyre:
Është transmetuar nga imami i medhhebit imam Maliku se ka thënë në lidhje me ngjyrosjen e qimeve me të zezë: "Nuk kam dëgjuar në lidhje me të ndonjë gjë të caktuar por ngjyrat e tjera janë më të dashura për mua" shih El-Muata.
Ky citat i imam Malikut ka bërë që mendimi i medhhebit në lidhje me këtë çështje të jetë mekruh (e urryer) siç thotë Ibn Ebij Zejd El-Kajrauanij në librin Er-Risale thotë: "Është e urryer (mekruh) të ngjyrosësh qimet me të zezë por jo e ndaluar (haram) dhe nuk ka gjë nëse përdor këna dhe ketem".
Shënim: ndoshta imam Maliku më të vërtetë nuk ka dëgjuar gjë në lidhje me këtë çështje por për këtë çështje ka argumente madje hadithet ndaluese janë më shumë se lejueset siç thotë imam Es-Sujuti në shpjegimin e Ibn Maxhes.
3- Ata që e kanë lejuar në përgjithësi.
Të këtij mendimi janë disa sahabe të lartpërmendur dhe mendimi i zgjedhur nga Ibn Ebij Asim dhe ai siç tregon Ibn Haxheri argumentohet me këto gjëra:
a- Me ato hadithe të sakta të cilat nuk e përmendin përjashtimin e të zezës.
b- Me veprat e selefëve prej sahabëve.
c- Me komentimin ndryshe të haditheve nga ajo që duket nga ana e jashtme të haditheve që ndalojnë të zezën.
Shënim: për sa i përket argumentimit të parë është e vërtetë se këto hadithe që ndalojnë ngjyrosjen me të zezë janë transmetuar sipas disa versioneve të tjera shkurtimisht duke përmendur urdhrin për ngjyrosje pa përmendur ndalimin nga e zeza mirëpo kur ndalimi vjen nga shumë transmetues të tjerë do të thotë se ai është pjesë e hadithit dhe se versionet e shkurtëra duhet të kuptohen sipas versionit të gjatë.
Ndërsa për sa i përket argumentimit të dytë me veprat e sahabëve themi se ekziston mundësia që ata mund të mos e kenë ditur këtë gjykim edhe pse për disa prej tyre transmetimet janë të dobëta. Kjo nga njëra anë kurse nga ana tjetër ndoshta ata nuk ngjyroseshin me të zezë të plotë por me këna dhe ketem që jep një ngjyrë mes të zezës dhe të kuqes sepse kështu është syneti profetik:
Ebu Dherri radiallahu anhu tregon se profeti alejhi selam ka thënë: “Më e mira gjë për të ndryshuar thinjat është Kënaja dhe Ketemi” e transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.
Uthman bin Abdilah bin Meuheb (tabiin) tregon: “U futa te Ummu Seleme radiallahu anha (gruaja e profetit alejhi selam) dhe ajo më nxori disa qime të profetit alejhi selam të ngjyrosura me Këna dhe Ketem” e transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
Ibn Haxheri thotë: Ngjyrosja me Këna dhe Ketem jep një ngjyrë mes të zezës dhe të kuqes.
Ndërsa për sa i përket komentimit ndryshe nga ç’duket nga ana e jashtme këtë e rrëzojnë ato hadithe që janë të qarta të cilat thonë se ai që ngjyroset me të zezë nuk e sheh Allahu ditën e kiametit apo ia nxinë Allahu fytyrën etj.
4- Ata që e ndalojnë për burrin dhe e lejojnë për gruan.
Ky mendim ndoshta është marrë nga mendimi i Katades që e përmendem më lart apo edhe nga hadithet e dobëta të lartpërmendura që bëjnë kështu përjashtimesh. Ndoshta mbi të njëjtën bazë e ka lejuar edhe Is’hak bin Rahauejh por në ndryshim nga Katadja ai e lejon për të dy bashkëshortët për zbukurim para njëri tjetrit dhe ja citatet e tij:
Ibn Mensur El-Keusexh tregon se e ka pyetur Is’hak bin Rahauejh për ngjyrosjen me të zezë për gruan dhe ka thënë: "Nuk ka gjë kur e bën për burrin për tu zbukuruar për të"
Ai gjithashtu transmeton prej Is’hak bi Rahauejh se ka thënë: Ngjyrosja me të zezë është e shumë e urryer përveç nëse do të zbukurohesh për gruan pa dashur të mashtrosh gratë.
Ndoshta këtu mund të futet edhe Ebu Jusufi i hanefive që e lejonte këtë gjë për zbukurim për gratë.
Mendoj se kësaj analize duhet ti shtohet edhe një mendim i pestë të dhe që është mendimi i atyre që e ndalojnë në përgjithësi dhe ky është mendimi i imam Ahmedit:
5- Ata që e ndalojnë në përgjithësi ngjyrosjen me të zezë.
Ibn Mensur bin El-Keusexh tregon se e ka pyetur imam Ahmedin: A urrehet ngjyrosja me të zezë? Ai është përgjigjur: Po pasha Allahun urrehet.
Ibn Kudame në librin El-Mugnij thotë: “Është e urryer të ngjyrosësh me të zezë. Është pyetur Ebu Abdullahu (imam Ahmedi): A urrehet ngjyrosja me të zezë? Ai është përgjigjur: Po pasha Allahun urrehet”.
Shprehja (mekruh) e urryer në shprehjet e imam Ahmedit e përshinë edhe të ndaluarën sikurse thonë dijetarët e medhhebit hanbeli dhe këtu mendoj se ka për qëllim ndalimin sepse është betuar për të.
I këtij mendimi është edhe Ebu Hatim Er-Razij i cili duke komentuar hadithin e Xhabirit thotë: Fjala e profetit -alejhi selam- [ndryshojeni ato të dyja (qimet e kokës dhe të mjekrës)] kjo fjalë është urdhër dhe njeriu është i lirë të zgjedhë për ti ndryshuar ato me çfarë të dojë prej gjërave pastaj përjashton të zezën prej tyre dhe e ndalon atë kurse të tjerat mbetet siç kanë qenë.
Gjithashtu i këtij mendimi është edhe Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë- siç është shprehur në shpjegimin e Ebu Daudit dhe në Zad El-Mead dhe thotë: "Ndalimi është për nxirjen e plotë ndërsa kur i shtohet këna apo ndonjë gjë tjetër si ketem etj nuk ka gjë sepse këtemi dhe kënaja i bëjnë qimet mes të kuqes dhe të zezës".
Këtë mendim gjithashtu e kanë zgjedhur prej dijetarëve të sotëm edhe sheikh Ibn Bazi, sheikh Albani sheikh Ibn Uthejmini dhe sheikh Mukbili Allahu i mëshiroftë të gjithë.
Përfundimisht mendoj se mendimi që e ndalon ngjyrosjen me të zezë dhe nuk përjashton nga ndalimi asnjë kategori njerëzish është mendimi më i saktë, më mbështetur në argumente të sakta dhe më i qëndrueshëm ndaj kritikës dhe Allahu e di më së miri.
Lus Allahun e madhëruar ta bëjë këtë punë prej peshojave të punëve të mira ditën e kiametit! Amin!
Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes
Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes…
Ebi Burdeh bin Ebi Musa el Esh’arij, percjell Duke thene: Kur iu afrua vdekja Ebu Musa el Esh’ariut tha: Bijte e mi! Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes.
Ebu Burdeh e pyeti: O babai im! Si eshte ndodhia e te zotit te kotheres se bukes? Ai tha: “Shume kohe me perpara, nje burre e kishte adhurar Allahun 70 vite dhe nuk zbriste ne qytet vetem se nje dite. Shejtani ia zbukuroi atij nje grua me te cilen qendroi 7 dite apo shtate net. Pas kesaj vepre, ai erdhi ne vete dhe doli qe aty i penduar. Sa here qe bente nje hap, e shoqeronte me nje sexhde (ne shenje pendimi). Nata e zuri ne nje vend te larte ku po prisnin 12 fukarenje. Ate e kapi lodhja dhe u fut bashke ne mesin e tyre. Nje murg, u dergonte cdo nate 12 kothere buke dhe i jepte gjithsecilit nga nje kothere. Ai erdhi dhe i dha gjithsecilit nga nje kothere dhe kur kaloi prane te penduarit, mendoi se eshte i varfer dhe i dha edhe atij nje kothere. Ai qe kishte mbetur pa kothere buke tha: Pse nuk me dhe mua? Ai tha: A me sheh se kam mbajtur dicka per veten time? Pyet nese i kam dhene dikujt dy kothere, ata thane jo. Ai tha: Vallahi nuk kam per te te dhene asnje kothere. I penduari mori kotheren qe ja kishte dhene dhe ia dha atij qe skishte mare dhe ne ate moment nderroi jete. Ebu Musa vazhdon duke thene: Atij iu peshuan 70 vite adhurime me 7 dite (amoraliteti), 7 ditet e mekatit peshuan me rende. Pastaj u vune ne peshoje 7 ditet (e mekatit) dhe kotherja e bukes, dhe ajo qe peshoi me rende ishte kotherja e bukes (te cilen ia kishte dhene fukarait). Ebu Musa u tha: Bijte e mi Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes.”
[E percjell Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh ne Musanef, ibn Xheuzi ne El Bir ue Sileh, imam el Makdesi ne librin e te penduarve. E ka saktesuar ibn Rexhebi dhe shume te tjere si fjale e Ebu Musa el Eshariut, ky transmetim eshte i sakte].
Dijetaret e Islamit FB
Friday, 13 January 2017
Një nga historitë e veçanta të Umer bin Khatabit radijallahu anhu
Një nga historitë e veçanta të Umer bin Khatabit radijallahu anhu
POSTED ON MAY 5, 2011 BY UDHA E BESIMTARËVE
Erdhën dy të rinjë tek Emiri i Besimtarëve Umer ibn Khatabi (رضي الله عنه), i cili ishte në një mexhlis. Këta djelmosha sollën një burrë nga shkretëtira (beduin) të cilin e vendosën përpara Emirit të Besimtarëve (رضي الله عنه).
Umeri (رضي الله عنه) tha: “Si është puna me të?”
Thanë: “O Emiri i Besimtarëve, ky na ka vrarë babanë tonë.”
E pyeti Umeri burrin: “A është e vërtetë që e ke vrarë atë?”
Ai tha: “Po, e kam vrarë.” “Po si e vrave”, e pyeti Umeri (رضي الله عنه).
Ai tha: “Hyri me devenë e tij ne tokën time, dhe unë tentova ta largoj atë, po ai nuk u largua. Atëherë unë e gjuajta me një gurë dhe i ra në kokë; kështu që ai vdiq.”
Umeri tha: “Ndëshkim… të vritet…, vendimi u mor megjithëse pa shkruar; e ai gjykoi drejt dhe nuk kishte nevojë për diskutim. Gjithashtu, Umeri (رضي الله عنه) nuk e kishte pyetur atë për familjen e tij (nëse kishte familje apo jo); apo nëse ishte nga ndonjë fis fisnik; nëse kishte familje të fortë; dhe po ashtu nuk kishte pyetur se çfarë pozite kishte në shoqëri. E gjitha kjo nuk i interesonte Umerit (رضي الله عنه) ai sepse nuk favorizonte ndokënd kur vinte puna tek gjykimi i Allahut; dhe as nuk mbante anën e askujt në dëm të sheriatit të Allahut, edhe po të ishte ai vrasës djali i tij.
Burri tha: “O Emir i Besimtarëve, të lutem për hir të Atij që është krijuesi i qiejve dhe i tokës, që të më lejosh një natë të vetme të shkoj tek familja ime –gruaja dhe fëmijët në shkretëtirë, që t’i lajmëroj se ti do të më dënosh me vrasje, pastaj do të kthehem. Betohem në Allah se ata nuk kanë askënd që t’i ushqejë përveç Allahut, e pastaj mua.
Umeri (رضي الله عنه) tha: “Kush i del dorëzan këtij burri që të shkojë tek familja e tij deri sa të kthehet?”
Heshtën të gjithë njerëzit; ata as nuk e njihnin atë, as emrin e tij, as familjen e tij, as fisin e tij, as shtëpinë se ku e kishte. Si mund t’i dilnin garant atij përderisa nuk bëhej fjalë për dhjetë dinarë, as për një copë tokë, dhe as për një deve; në të vërtetë ajo ishte garanci për kokën e cila do të hiqej me shpatë?!
E kush mund ta kundërshtontë Umerin (رضي الله عنه) në lidhje me zbatimin e sheriatit të Allahut?! E kush mund të ndërhynte tek ai?! E kush mund të mendonte që të fuste ndërmjetës dikë tek Umeri?!
Sahabët heshtën të gjithë, e Umeri (رضي الله عنه) ishte shumë i prekur dhe ishte në hezitim (nga kërkesa e burrit që askush nuk po i dilte për dorëzan).
Çfarë të bënte Umeri?! A ta vriste atë, ndërkohë që fëmijët e tij po vdisnin urie?! Apo ta lejontë atë të shkonte tek ata pa askënd garant, e të mos lahej gjaku i të vrarit?!
Përsëri njërëzit po heshtnin, kurse Umeri uli kokën. Më pasi ai iu drejtua dy të rinjve dhe i pyeti: “A do e falni këtë burrë?”.
Ata thanë: “Jo. Ai që na ka vrarë babanë tonë, patjetër duhet që të vritet o Emir i Besimtarëve.”
Umeri tha sërish: “A do t’i dalë kush për garant këtij burri??!
U ngrit Ebu Dherr El-Gafari (رضي الله عنه), dhe me burrërinë, devotshmërinë, dhe sinqeritetin e tij tha:
“Unë do t’i dalë për garant atij”.
Umeri i tha: “Duhet ta dish se ai ka vrarë! A e njeh atë?”
“Jo”, tha Ebu Dherri.
“Po si i del atij për garant?”, e pyeti sërish Umeri.
Ebu Dherri tha: “Sepse pashë tek ai çehren e besimtarit. Pashë se ai nuk gënjen, dhe inshaAllahu ai do të kthehet.”
Umeri tha: “Nëse ai do të vonohet më shumë se tre ditë, atëherë do të të vras ty në vend të tij.”
Ebu Dherri ia ktheu: “Allahul mustean, o Emir i Besimtarëve…”.
Kështu që u largua burri pasi që ia kishte dhënë Umeri (رضي الله عنه) tre netë kohë. Ai shkoi e takoi familjen e vet, për të përgatitur veten për vrasjen që po e priste, dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit fëmijëve e gruas së vet. Pra ai shkoi për t’iu thënë fjalët e fundit atyre, dhe më pas për t’u kthyer.
Tre nëtët kaluan dhe Umeri nuk e po e harronte kohën e caktuar; i kishte numëruar ditët ditë më ditë, e i thirri njerëzit për namazin e iqindisë. Erdhën dy të rinjtë, e bashkë me ta erdhën njerëzit të gjithë; e po ashtu erdhi edhe Ebu Dherri dhe u ul përpara Umerit.
I tha Umeri (رضي الله عنه) atij: “Ku është ai burri?”
Ebu Dherri ia ktheu “Nuk e di o Emir i Besimtarëve?”
E ndërkohë, ngriti shikimin Ebu Dherri (رضي الله عنه) drejt diellit, i dukej sikur ai po lëvizte drejt perëndimit shumë shpejt- ndryshe nga ç’ishte normale.
Sahabët ndërkohë vetëm po heshtnin. Ata ishin shumë të prekur, e vetem Allahu e dinte se sa.
Është e vërtetë që Umeri e kishte për zemër Ebu Dherrin, dhe po të donte e linte të lirë atë, por ky është sheriati i Allahut, këto janë gjykime hyjnore. Askush nuk mund të luante me gjëra të tilla; askush nuk mund të ndërhynte që të diskutonte me të; askush nuk mund t’ia prishte mendjen Umerit (رضي الله عنه) që ta zbatonte sheriatin sipas rastit, personit a vendit.
Në momentet e fundit pranë perëndimit të diellit paprimas burri u shfaq, e Umeri sa e pa madhëroi Allahun; bashkë me të që të gjithë besimtarët thanë “Allahu Ekber” .
“O ti njeri, sikur ti të qëndroje tek familja jote atje në shkretëtirë, askush prej nesh nuk e do ta dinte se ku ishe dhe nuk do të kishim gjetur kurrë.” – tha Umeri.
Ai tha: “O Emir i Besimtarëve, unë nuk e bëra këtë nga frika për ty, por për Atë i Cili e di të fshehtën dhe të haptën! Ja ku jam o Emir i Besimtarëve. I lashë fëmijet pa ujë e pa ushqim dhe erdha që të vritem.”
“Sepse kisha frikë se do të thuhej: humbi mbatja e fjalës së dhënë nga njerëzit.”
Umeri e pyeti Ebu Dherrin se çfarë të bëri ty të hysh dorëzan për këtë njeri.
Ebu Dherri tha:
“Pata frikë se do të thuhej se iku mirësia nga njerëzit.”
Pastaj Umeri u kthye nga dy të rinjtë dhe u tha: “Hë, çfarë mendoni tani?”
Ata, ndërkohë sytë i kishit të mbushur me lotë, thanë:
“E kemi falur o Emir i Besimtarëve për shkak të sinqeritetit të tij, kishim frikë se mos do të thuhej: vërtetë humbi falja nga njerëzit.”
Umeri madhëroi Allahun –“Allahu Ekber, e lotët e tij po i rridhnin mbi mjekër, tha:
“Allahu ua shpërblftë me të mira o ju dy të rinjë për këtë falje të madhe që bëtë; e Allahu ta shpërbleftë edhe ty o Ebu Dherr për vështirësinë që ia largove këtij burri; e Allahu ta shpërbleftë edhe ty o ti burrë, për sinqeritetin tënd dhe për përmbushjen e fjalës së dhënë.”
Allahu ia shpërbleftë edhe Emirit të Besimtarëve për drejtësinë e tij..
Dikush nga muhadithët ka thënë:
“Vërtetë u varros hareja e Imanit dhe Islamit bashkë me Umerin.”
Kjo histori përmendet në librin Nauadir khulefa(Histori të rralla nga khalifet) fq 19-23 të autorit Muhamed Dijab el Itlijdi
Përktheu: Sabri Lushi
Sunday, 8 January 2017
Abdullah Ibn Umer radiallahu anhu tha se e pyeti Profetin salallahu alejhi ue sel-lem se cfare ( te beje) qe te jete larg zemerimit te Allahut?. Ai salallahu alejhi ue sel-lem i tha:" Mos u zemero." Hasen shiko Sahih Tergib ue Terhijb 2747
Mos u zemero me njerezit eshte nga arsyet qe te jesh larg zemerimit te Allahut, ashtu sic te meshirosh njerezit eshte arsye te fitosh meshiren e Allahut.
Bej durim me njerezit kur ata gabojne ndaj teje, Allahu ben durim me ty kur ti ben mekate, e nuk te denon por te jep afat te besh teube e istighfar, e Ai fal shume.
Thjeshtesia eshte prej Imanit
Ebu Umamah radiallahu anhu tha se sahabet permenden jeten e kesaj bote para Profetit salallahu alejhi ue sel-lem e ai tha:" A nuk degjoni, a spo degjoni! Me te vertete thjeshtesia eshte prej Imanit, thjeshtesia eshte prej Imanit, thjeshtesia eshte prej Imanit." Sahih transmeton Ebu Daudi, Rijadu Salihin 522, Mishkatul Mesabih 4345
وعن أبي أمامة إياس بن ثعلبة الأنصاري الحارثي رضي الله عنه قال: ذكر أصحاب رسول الله صلى الله عليه وسلم يوماً عنده الدنيا، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : “ألا تسمعون؟ ألا تسمعون؟ إن البذاذة من الإيمان، إن البذاذة من الإيمان" يعني: التقحل. ((رواه أبو داود)).
"البذاذة" بالباء الموحدة والذالين المعجمتين، وهي رثاثة الهيئة، وترك فاخر اللباس. وأما "التقحل" فبالقاف والحاء، قال أهل اللغة: المتقحل: هو الرجل اليابس الجلد من خشونة العيش، وترك الترفة.
Nje prej tabiineve ka shkuar tek Aisha dhe e ka pare duke arrnuar rrobat e I ka thene:" Armiku yt qenka kopracia( dmth te dhimbsen parate te blesh rroba) Ajo radiallahu anha I tha:" Hesht, kush nuk vesh rroba te vjetra ne dun'ja nuk vesh rroba te reja ne akhirret." Xhami el Hadith uel Aathar
Qe ta kuptojme kete hadith le te lexojme me poshte:
Ibn Abbas radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem pa disa njerez ne Rauha afer Medines, e I pyeti:" Kush jeni?" Ata thane:" Ne jemi muslimane, kush je ti?" Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Une jam I Derguari I Allahut." Atehere nje grua e ngriti nje femije e tha:" A ka shperblim ky per haxh?" Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Po, edhe ti ke shperblim." Transmeton Muslimi
وَعَنْ اِبْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اَللَّهُ عَنْهُمَا; { أَنَّ اَلنَّبِيَّ - صلى الله عليه وسلم -لَقِيَ رَكْبًا بِالرَّوْحَاءِ فَقَالَ: " مَنِ اَلْقَوْمُ? " قَالُوا: اَلْمُسْلِمُونَ. فَقَالُوا: مَنْ أَنْتَ? قَالَ: " رَسُولُ اَللَّهِ - صلى الله عليه وسلم -" فَرَفَعَتْ إِلَيْهِ اِمْرَأَةٌ صَبِيًّا. فَقَالَتْ: أَلِهَذَا حَجٌّ? قَالَ: " نَعَمْ: وَلَكِ أَجْرٌ " } رَوَاهُ مُسْلِمٌ 1 .
1 - صحيح. رواه مسلم ( 1336 )، والروحاء: مكان على ستة وثلاثين ميلا من المدينة.
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem nuk ka veshur ndonje veshje te vecante qe te dalloje nga te tjeret. As nuk u merzit se nuk e njihnin, e edhe ata muslimane kur i tha qe eshte I Derguari I Allahut, e pranuan Fjalen e tij dhe e pyeten per dicka qe I ben dobi."
Allahu na dhente mundesine te bejne nje jete te thjeshte, pa ekstavagance e te jemi te sinqerte ne fjale e vepra e I dhene hoxhallareve tane thjeshtesi e sinqertet.
Wednesday, 4 January 2017
Ebu Said El-Khudri radiallahuanhu thotë: Një ujk u vërsul mbi një dele dhe e merr atë. Bariu e ndjek ujkun derisa e shpëton delen prej tij. Ujku ulet mbi bisht dhe i thotë bariut: A nuk e ke frikë Allahun të më marrësh një risk që ma ka dhënë Allahu?! Bariu thotë: Çudi me mua, një ujk që më flet si njerëzit! Ujku i thotë: a të tregoj për një gjë më të çuditshme se kjo? Muhamedi alejhi selam në Jethrib (emër i hershëm i Medinës qytetit profetik) u flet njerëzve për ngjarjet e kohës së shkuar! Bariu niset bashkë me delet e tij derisa mbërrin në Medine dhe i grumbullon ato në një qoshe pastaj shkon te profeti alejhi selam dhe i tregon për ngjarjen. Profeti alejhi selam urdhëron që të thirret: “Es-Salate Xhamiah (Namazin me xhemat, o njerëz)!”, pastaj del dhe i thotë bariut të tregojë ngjarjen e tij dhe ai e tregon atë. Atëherë profeti alejhi selam tha: “Të vërtetën ka thënë (bariu)! Pasha atë që në dorën e tij është shpirti im, nuk ka për të ardhur kiameti derisa të flasin kafshët e egra me njerëzit dhe ti flas burrit bishti i shkopit, lidhësja e nallaneve dhe kofsha se çfarë ka bërë familja në mungesë të tij” e transmeton Imam Ahmedi dhe e saktëson Hakimi, Dhehebiu dhe sheikh Albani.
dijetarte e islamit fb
Ebu Seid el Khudrij radiallahu anhu kur shikonte te rinjte thoshte:" Mire se erdhet me porosine e te Derguarit te Allahut salallahu alejhi ue sel-lem, na ka urdheruar qe ta ruajme hadithin per ju e te bejme vend ne mexhlise per ju." E ka sjellur Ramuhrmuzi nga rruga e el Hafidh el A'lai e tha se Ebu Abdullah ( ne sened) nuk e njoh, por hadithi I ka dy rruge te tjera shiko Sahihah 280/1/567
Ebu Malik el Esh'arij radiallahu anhu kur i eshte afruar vdekja, tha:"O Esh'arijjine( fisit te tij), le te ja tregoje i pranishmi atij qe nuk eshte i pranishem, une e kam degjuar te Derguarin e Allahut salallahu alejhi ue sel-lem qe tha:" Embelsia( kenaqesia) ne dun'ja eshte e hidhur ne akhirret, kurse e hidhura( veshtiresite, vuajtjet) ne dun'ja eshte e embel ne akhirret." Sahih Tergib ue Terhijb nr 3248
kush nga njerezit sprovohet me shume?
Ebu Seidi el Khudri radiallahu anhu hyri tek Profeti salallahu alejhi ue sel-lem qe ishte i mbeshtjellur me nje batanije katifeje, dhe e vuri doren mbi batanijen e tha:" Cfare eshte gjithe kjo temperature o i Derguari i Allahut? Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Keshtu e kemi sproven e rende e na shumefishohet shperblimi." Pastaj i tha:"O i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem, kush nga njerezit sprovohet me shume?" Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Profetet," Ai tha:"E pas tyre kush?" Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Dijetaret," Ai tha:"E pas tyre kush?" Ai salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Salihunet-njerezit e mire, e ka qene dikush nga ata qe eshte sprovuar me morra derisa e kane mbytur ata. E dikush nga ata eshte sprovuar me varferi sa nuk ka pasur vetem se nje rrobe qe te veshi, e dikush prej tyre me shume gezohej kur goditej me bela- veshtiresi sesa dikush nga ju kur i jepet dicka." Sahih Tergijb ue Terhijb nr 3403
Subscribe to:
Posts (Atom)