Ebu Alijah el Berraa tha:"Ibn Zijadi e vonoi namazin dhe Abdullah bin Samit erdhi tek une(per vizite sh.p). Ia solla nje karrige e ai u ul, pastaj I tregova se cfare ka bere Ibn Zijadi, e ai e kafshoi buzen e tij(ne shenje pakenaqesie). Me goditi ne kofshe e tha:"E kam pyetur Ebu Dherrin radiallahu anhu te njejten gje qe me pyete ti, e ai me goditi ne kofshe ashtu sic te godita une ty,e me tha:"E kam pyetur te Derguarin e Allahut salallahu alejhi ue sel-lem sic me pyete ti e ai me goditi ne kofshe ashtu sic te godita une ty e me tha:" Fale namazin ne kohen e tij, e nese e ze namazin me ta falu, e mos thuaj se jam falur e nuk falem me." Sahih Muslim nr [1469] 242 ,( 648) kapitulli 41 Nuk Eshte e Pelqyeshme qe Personi te Vonoje Namazin e Cfare Behet Nese Imami e Vonon Namazin
Dobite e Hadithit
1. Rendesia qe muslimanet duhet ti kushtojne namazit ne kohen e caktuar, mundesisht me xhemat
2. Keshillimi me njerezit e Dijes e Urtesise ne ceshtjeje te medha e te vogla te fese.
3. Shprehja e pakenaqesie kur degjon dicka te keqe ne menyre te thjeshte e pa ofenduar treguesin e ngjarjes.
4. Transmetimi i gjerave te imta e gjesteve qe kane ndodhur me Profetin salallahu alejhi ue sel-lem dhe sahabet.
5. Pakenaqesia e Profetit salallahu alejhi ue sel-lem kur u pyet nga Ebu Dherri radiallahu anhu ne ate kohe per dicka qe nuk kishte ndodhur
6. Pergjigja e drejte drejt faljes se namazit ne kohe, duke e ditur rregullat e fese se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem ka urdheruar qe ne dite shume te nxehta te vonohet dreka derisa te freskohet, dhe e ka vonuar jacine ne disa raste.
7. Vonimi ne hadith nuk eshte sa qe ka dalur koha e namazit fare por eshte kur hyn ne kohe te papelqyeshme, psh iqindine kur dielli eshte zverdhur e shkon drejt perendimit, e nese psh e falim ikindine 1 ore pas kalendarit e dielli eshte akoma lart e I bardhe atehere e fal me xhemat.
8. Mosndarja nga xhemati qe te mos lindin pakenaqesi me teper, e namazi qe e fal serisht konsiderohet nafile e ne nje transmetim tjeter ne Sahih Muslim Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha se kjo shton vetem ne miresi.
No comments:
Post a Comment