Sunday, 15 May 2016

Kapitulli Urdheri Imamit qe ta Fali Namazin Shkurt por te Persosur

Ebu Mes'udi el Ensari radiallahu anhu tha se nje burre erdhi tek Profeti salallahu alejhi ue sel-lem dhe I tha:" Une nuk shkoj ne faljen e Sabahut(me xhemat)  per shkak te filanit sepse ai e zgjat namazin shume." (Ebu Mes'udi radiallahu tha) Nuk e kam pare Profetin salallahu alejhi ue sel-lem aq te zemeruar sesa ate dite. Ai tha:" O ju njerez, ka prej jush qe i largojne njerezit. Kush prej jush i udheheq njerezit ne namaz, le ti bie shkurt, sepse ne mes tyre jane te moshuarit, te dobetit e ata qe kane nevoja te shpejta." Sahih Muslim 466
Kapitulli Urdheri Imamit qe ta Fali Namazin Shkurt por te Persosur.

Dobite e hadithit

1. Obligimi I namazit te burrave me xhemat per ate qe e ka shtepine afer ose ate qe e degjon ezanin.

2. Rendesi se qe Profeti salallahu alejhi ue sel-lem dhe sahabet i kushtonin namazit me xhemat.

3. Shkuarja tek udheheqesi per te bere ankese

4. Udheheqesi mund te nxehet por duhet te sillet drejtesisht me njerezit

5. Kujdesi qe askush te mos behet shkak qe te tjeret te largohen nga punet e  mira apo Islami.

6. Rendesia qe Islami i kushton te moshuarve, atyre qe nuk jane te after fizikisht dhe atyre qe jane me ngut.

7. Falja e namazit shkurt do te thote qe te mos lexohet sure e gjate, perseri duhet te lexohet Fatihaja me texhuid dhe tertil duke e ndare ajetin nga ajeti dhe duhet te plotesohen rukuja dhe sexhdja.

8. Duke e ditur qe ka njerez qe shkojne ne pune ne orar te caktuar ose punojne me ore te zgjatura, Imami duhet te falet ne orar dhe shkurt qe te mos behet ai arsye e largimit te njerezve nga punet e mira

uAllahu a'lem

No comments:

Post a Comment