Sunday, 22 November 2015

Ebu Hurejrah radiallahu anhu dhe transmetimet e tij te shumta

96. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Sufjan ibn Ujejnah na transmetoi nga Zuhri nga el A’raxh qe tha:“E kam degjuar Ebu Hurejren radiAllahu anhu qe tha:“Me te vertete, ju thoni se Ebu Hurejre ka mesuar permendesh shume hadithe te te derguarit te Allahut.Pasha Allahun kam qene nje njeri i varfer dhe i sherbeja te deguarit te Allahut sal-lAllahu aljhi ue sel-lem  e keshtu qe te mbushja edhe barkun me buke. Muhaxhirunet-emigranet ishin te zene me bizneset e tyre ne pazare, dhe ensaret me pasurite e tyre. Keshtu  i deguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem  tha:”Kush do ta shtire rroben e tij, atehere ai asnjehere nuk do te harroje cfare ka degjuar prej meje.“Keshtu une e shtrija rroben time derisa ai(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) te mbaronte se treguari hadithe e pastaj une e mblidhja rroben rreth vetes. Dhe nuk kam harruar asgje pas kesaj.

Thote Sheikh Albani:“Ta dish se nuk gjendet asgje qe transmetohet qe Muxahririnet apo Ensaret te jene marre neper goje ashtu sic disa prej shkrimtareve te sotem ia mveshin Ebu Hurejres pa te drejte. Kjo eshte gjithashtu per ata qe i shpjegojne theniet e tij ne nje menyre tjeter nga ajo qe ka ai ka patur qellim. Me te vertete, te besh nje pune duke kerkuar ate hallal eshte prej Sunnetit te Allahut ashtu sic ka ardhur ne disa hadithe.Ebu Hurejra e dinte kete mire sepse ai eshte nje prej atyre qe e ka transmetuar kete hadith. Keshtu ai i justifikoi ata rreth ceshtjes se memorizimit te haditheve ne ate menyre qe ia memorizoi. El Hakim 3/511-512 transmeton nga Talhah ibn Ubejdullah nje nga te dhjetet te pergezuar me xhennet qe ai tha rreth muhaxhirineve dicka te ngjashme me ate qe Ebu Hurejra tha:“Pasha Allahun, une nuk kam dyshim se Ebu Hurejrah ka degjuar nga I derguari ate qe ne nuk e kemi degjuar dhe ai ka mesuar prej tij ate qe ne nuk e kemi mesuar. Me te vertete, ne ishim te pasuri, kishim shtepija dhe familje te madhe. Ne shkonim e rrinim me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem deri ne mbremje e pastaj u kthenim tek familjet tona. Kurse Ebu Hurejrah ishte i varfer. Ai nuk kishte as pasuri, as familje e as femije. Dora e tij ishtye aty ku ishte dora e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Dhe ai rrinte me te ne shtepine e tij. Prandaj ne nuk kemi dyshim se ai ka mesuar prej tij ate qe ne nuk e kemi mesuar, dhe se ka degjuar nga I derguari ate qe ne nuk e kemi degjuar. Dhe askush nga ne nuk e akuzon ate( sikur po trillon hadithe sh.p).“El Hakim e ka vlerezuar sahih dhe El Hafidh permend nje deshmi tjeter ne Fet’hul Bari 1/191.Per me teper hadithi e ka senedin sahih sipas kushteve te te dy sheikheve(Bukharit dhe Muslimit). Muslimi e ka transmetuar me te njejten rruge si autori i ketij libri dhe ai se bashku me Bukharin e kane transmetuar nepermjet rrugeve te tjera prej Sufjanit. Dhe me kete sened e ka transmetuar Ahmedi gjithashtu 2/240. E per me tej Bukhari 2/274 e ka transmetuar nga rruge te tjera prej Zuhrit. Muslimi e transmton nga Zuhri nga Seid ibnel Musajjeb nga Ebu Selemeh ibn Abdurr-Rrahman nga Ebu Hurejrah qe tha:“Me te vertete ju...“

No comments:

Post a Comment