Është pyetur dijetari Salih El-Fevzan-Allahu e ruajtë:”Ç’farë thuani për ata të cilët i bëjnë njerëzit të qeshin me hajgare, ngjarje a tregime, imitime, me të folur të caktuar..gjatë ligjerimeve dhe davetit të tyre në rrugën e Allahut,duke pretenduar se një gjë e tillë sipas tyre është prej urtësisë?
Përgjegja:Hajgaret dhe të bërit e njerëzve të qeshin me ç’farëdo qofshin ato,kur nuk ka qenë metodë e Pejgamberit sal-Allahu alejkum ve selem në Davet,as i shokëve të tij.
Thirrja e njerëzve në rrugën e Allahut bëhet me Kur’an dhe Sunnet,këshillë dhe përkujtim,kurse hajgaret dhe bërja e njerëzve të qeshin shkaktojnë vdekjen e zemrave,në vend se ato të ngjallen dhe këndellen me fjalët e Allahut.
Dhe kjo bën pastaj që njerëzit të mos vinë në atë vend për t’u përkujtuar,por për të qeshur dhe argëtuar,e kjo kursesi nuk është metodë e Davetit,por është metodë argëtimi që s’ka lidhje me davet.
Autor: Imam Feuzani
Burimi:(El- ixhabatul muhimmeh fil meshakilil mulimmeh 1/139-140)
Përktheu: Abdulmelik-Besfort Maxhuni
Islamishqip.com
No comments:
Post a Comment