Saturday, 6 June 2015

Shpjegimi I Hadithit. "Shejtanet jane te Lidhur"

Shpjegimi I Hadithit. "Shejtanet jane te Lidhur"
Perpiluar nga: Abuul Hasan Maalik Al Akhdar
Perktheu nga anglishtja: Ibn Fadl el Albani



Resulullahu (sala Allahu alejhi ve selem) tha: "Kur fillon Ramazani dyert e Xhennetit jane te hapura dhe dyert e Xhehennemit jane te mbyllura dhe Shejtanet jane te lidhur"

Shume pyesin: "Ne qofte se Shejtanet jane te lidhur pse e keqja (dreqerorja) dhe gjynahet (mekatet) ende ndodhin"? Se pari ky hadith eshte I veretete (autentik); Imaam Bukharee e ka permbledhur ate ne Sahihun e tij ne Librin e Agjerimit [Hadithi N. 1899] ,dhe Imam Muslimi e ka permbledhur ne Sahihun e tij, gjithashtu ne Librin e Agjerimit [Hadithi N. 2492 ? 2493] ,dhe Imaam An ? Nasaa'ee e ka permbledhur ate ne Sunanin e tij ne Librin e Agjerimit [Hadithi N.2104 ? 2106] ,dhe Imaam Ahmed e ka permbledhur ne ate ne Musnadin e tij [V. 2 fq. 281].

Ibn Haxheri (All- llahu e meshirofte) thote ne shpjegimin e ketij hadithi ne Fathul Baaree [V. 4 fq. 706 ? 707]. " 'Dhe Shejtanet jane te lidhur'Al Haleemee thote: ` Eshte e mundshme qe cfare eshte paramenduar (bere me kast, ka nder mend) nga Shejtani jane ato nga mesi i tyre te cilet pergjojne (ne shpallje) dhe qe ato jane te lidhur ndodh ne netet (e Ramadanit), jo ne ditet (e Ramadanit), sepse ato ishin te ndaluar nga pergjimi ne kohen e shpalljes se Kur'anit, keshtu qe ato ishin te lidhur si nje mase shtese (hap, veprim suplementar) per mbrojtjen (e shpalljes), dhe eshte e mundshme qe cka eshte synuar (paramenduar) eshte qe Shejtanet mos te jene aq te vendosur te tundojne Muslimanet sic jane ne gjendje te (bejne , tundojne Muslimanin) jashte (Ramadanit), per shkak te tyre (Muslimaneve) duke qene te zene me agjerimin i cili frenon (ndalon) deshirat (epshet), leximin e Kur'anit , dhe perkujtimin (e All-llahut) `. Dhe te tjeret kane thene: ` Cfare eshte synuar (qellimshem) nga Shejtani ketu eshte disa nga ato, dhe ato jane me te ligjte (dreqerore) midis tyre..." Atehere Ibn Haxheri (All- llahu e meshirofte) shkon ne permendjen (si prove) te pohimit te Iyaad: ..."`Dhe eshte e mundshme qe eshte duke cekur ne begatine e shperblimit dhe te faljes (ne Ramadan), dhe se tundimi i Shejtaneve eshte pakesuar, keshtu ato jane si te jene te lidhur'. Ai (Iyaad) thote: ` Dhe cka mbeshtet (perkrah) kete mundesi te dyte eshte pohimi i tij ne rrefimin (tregimin, transmetimin) e Junusit nen autoritetin e Ibn Shihaab ne Saheeh Muslim, `Dyert e meshires jane te hapura ' dhe eshte e mundshme qe hapja e dyerve te Xhennetit do te thote cka All ? llahu ka hapur per adhuruesit e Tij nga aktet e bindshmerise (nenshtrimit, degjueshmerise), dhe keto jane arsyet per hyrjen ne Xhennet, dhe mbyllja e dyerve te Xhehennemit do te thote shmangja nga deshira per te kryer (bere) gjynahe (mekate) e cila e shpien gjynahqarin (mekatarin) ne Zjarrin e Xhehennemit,dhe lidhja e djajve do te thote dobesimi i aftesive (zotesise) se tyre te tundojne, dhe te zbukurojne epshet'".

No comments:

Post a Comment