Saturday, 6 June 2015

Pese Keshillat e Jahjas alejhi selam

حدثنا محمد بن اسماعيل، أخبرنا موسى بن اسماعيل، أخبرنا أبان بن يزيد، أخبرنا يحيى بن أبي كثير، عن زيد بن سلام أن أبا سلام حدثه أن الحارث الأشعري حدثه أن رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم قال:

- “ان اللّه أمر يحيى بن زكريا بخمس كلمات أن يعمل بها ويأمر بني اسرائيل أن يعملوا بها، وانه كاد أن يبطئ بها. قال عيسى إن اللّه أمرك بخمس كلمات لتعمل بها وتأمر بني اسرائيل أن يعملوا بها. فأما أن تـأمرهم واما أن آمرهم، فقال يحيى أخشى إن سبقتني بها أن يخسف بي أو أعذب. فجمع الناس في بيت المقدس فامتلأ المسجد وقعدوا على الشرف، فقال إن اللّه أمرني بخمس كلمات أن أعمل بهن وآمركم أن تعملوا بهن: أولهن أن تعبدوا اللّه ولا تشركوا به شيئا. وان مثل من أشرك باللّه كمثل رجل اشترى عبدا من خالص ماله بذهب أو ورق فقال هذه داري وهذا عملي فاعمل وأد الي، فكان يعمل ويؤدي إلى غير سيده. فأيكم يرضى أن يكون عبد كذلك؟ وان اللّه أمركم بالصلاة فإذا صليتم فلا تلتفتوا فان اللّه ينصب وجهه لوجه عبده في صلاته ما لم يلتفت. وأمركم بالصيام، فان مثل ذلك كمثل رجل في عصابة معه صرة فيها مسك فكلهم يعجب أو يعجبه ريحها وان ريح الصائم أطيب عند اللّه من ريح المسك. وأمركم بالصدقة، فان مثل ذلك كمثل رجل أسره العدو فأوثقوا يده إلى عنقه وقدموه ليضربوا عنقه، فقال أنا أفديه منكم بالقليل والكثير ففدا نفسه منهم وأمركم أن تذكروا اللّه فان مثل ذلك كمثل رجل خرج العدو في أثر سراعا حتى إذا أتى على حصن حصين فأحرز نفسه منهم. كذلك العبد لا يحرز نفسه من الشيطان الا بذكر اللّه. قال النبي صلى اللّه عليه وسلم: وأنا آمركم بخمس اللّه أمرني بهن: السمع والطاعة والجهاد والهجرة والجماعة، فانه من فارق الجماعة قيد شبر، فقد خلع ربقة الاسلام من عنقه الا أن يراجع. ومن ادعى دعوى الجاهليه، فانه من جثى جهنم، فقال رجل يا رسول اللّه وان صلى وصام؟ فقال وان صلى وصام. فادعوا بدعوى اللّه الذي سماكم المسلمين المؤمنين عباد اللّه”. هذا حديث حسن صحيح غريب.

El Harith el Esh’ari radiAllahu anhu transmeton se i Derguari i Allahut sal-lAllahu lejhi ue sel-lem tha:”Me te vertete, Allahu e urdheroi Jahja ibn Zekerijjen me pese urdheresa, qe te urdherone Beni Israilet qe ata t’ju permbanin atyre. Por ai ishte i ngadalshem ne berjen e kesaj gjeje. Keshtu Isa i tha:” Me te vertete Allahu te ka udheruar ty me pese urdheresa qe ti permbahesh atyre dhe te urdherosh Beni Israilet qe ti permbahen atyre. Ose ti u urdheron ata ose atehere une do ti urdheroj ata.” Keshtu Jahja tha:”Kam frike se nese ti me paraprin me kete atehere toka do te me perpije mua dhe une do te denohem.” Keshtu ai i mblodhi njerezit ne Jerusalem, dhe ata e mbushen xhamine dhe u ulen edhe ne ballkonet e saj. Keshtu ai tha:”Me te vertete, Allahu me ka urdheruar mua me pese urdheresa qe ti permbahem atyre, dhe t’ju urdheroj juve qe ti permbaheni atyre.

1. E para e tyre eshte qe te adhuroni Allahun dhe te mos shoqeroni askend ne adhurim me Te. Shembulli i atij qe shoqerin-ben shirk- me Allahun ne adhurim eshte si ai qe e blen nje sherbetor me floririn dhe argjendin e tij, pastaj i thote atij:”Kjo eshte shtepia ime e ky eshte biznesi im keshtu qe kujdesi dhe ma sill mua perfitimin e tij. Keshtu qe ai kujdeset per te por ama ia con perfitimet dikujt tjeter e jo zoteriut te tij. Kush nga ju do te deshironte te kishte nje sherbetor te tille?

2. E Allahu ju urdheron juve qe ta kryeni namazin-salat, dhe kur ta kryeni namazin mos e ktheni shpinen tuaj, sepse Allahu e ka kthyer Fytyren e Tij nga fytyra e robit te Tij adhurues persa kohe qe ai(robi) nuk e kthen shpinen.

3. Dhe Ai ju urdheron me agjerim. Se me te vertete shembulli i agjerimit eshte si shembulli i nje njeriu qe gjendet ne nje mbledhi me nje qese me musk(lloj parfumi). Te gjithe ata kenaqen nga aroma e tij (e mire). Me te vertete fryma e agjeruesit eshte me e dashur tek Allahu sesa aroma e parfumit-muskut.

4. Dhe Ai ju urdheron qe te jepni sadaka. Shembulli i kesaj(atij qe jep sadaka) eshte si shembulli i dikujt qe e kane zene rob armiqte, duke i vene pranga ne duar e qafe dhe vijne qe ta rrahin. Keshtu ai thote:” une mund ta liroj veten time qofte me pak(pasuri) a me shume(pasuri) keshtu ai e liron veten per tyre(duke i dhene atyre para)

5. E Ai ju urdheron juve qe ta perkujtoni Ate-dhikr. Me te vertete shembulli i tij eshte si dikush qe armiku eshte duke e ndjekur dhe ai arrin ne nje keshtjelle te perforcuar mire, te pathyeshme dhe ai e mbron veten prej tyre. Keshtu eshte robi adhurues; ai ai nuk e mbron veten nga shejtani vetemse duke perkujtuar Allahun.”

Profeti sal-lAllahu aljhi ue sel-lem tha:” Dhe une ju urdheroj ju me pese qe Allahu me urdheroi mua:”Degjoni dhe binduni, xhihad, hixhret dhe xhemati. Se me te vertete kush largohet nga xhemati qofte edhe per nje pellembe e ka larguar qaforen e Islamit nga qafa e tij, derisa te kthehet. Dhe kush therret me thirrjet e injorances atehere ai eshte nga qymyri-prushi i zjarrit.” Diksuh tha:”O i derguari i ALlahut! Edhe nese ai falet e agjeron?”Ai tha:” Po edhe nese falet e agjeron. Keshtu thirreni veten me cfare Allahu ju ka thirrur juve, muslimane, besimtare, adhurues.”

Ebu Isa tha:” Ky hadith eshte Hasan Sahih Garib

Muhammed ibn Ismail(El Bukhari) tha:” El Harith el Esh’ari ishte nga sahabet dhe ka hadithe te tjera nga ai pervec ketij.

Transmeton Tirmidhij 2863 kapitulli 78 ne Ebuabul Emthal, Ibn Khuzejmeh 3/195,196, 1895 dhe Ahmedi 4/130 e Nesai ne EL Kubra 1349 e ka bere sahih Ibn Hibbani 1224,1550 dhe Hakimi 1/117,118,236,421,422 dhe ka rebe dakort Dhehebi dhe Sheikh Albani e ka vleresuar Sahih ne Sahih Et-Tirmidhij

No comments:

Post a Comment