Thursday, 19 May 2022

Nen mbrojtjen e Allahut

 Ebu Umameh el Bahilij r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Tre lloj veprash*, *nëse njëra nga këto ndodhet tek një person*, *do jetë në garancinë e Allahu*: 

*Ai i cili del në rrugë të Allahut *(në luftë) *do jetë në garancinë e Tij*. *Nëse ndërron jetë*, *ka për t'a futur në Xhenet*, *ose nëse e kthen atë te familja e tij*, *ka për t'i dhënë shpërblimin* (savapin) *dhe plaçkën e luftës*.

*Ai i cili ndodhet në xhami është në garancinë e Allahut*. *Nëse ndërron jetë*, *ka për t'a futur në Xhenet*. *Nëse e kthen atë në familjen e tij*, *e kthen duke marrë shpërblimin*.

*Ai i cili hyn në shtëpinë e tij me paqe është* (gjithashtu) *në garancinë e Allahut*. 


Transmeton Tabrani në librin e tij el Mu'xhemul el Kebir me nr. 7491-7492

Hadithi është i saktë.


Në një transmetim tjetër të ngjashëm, Muadh ibn Xhebeli r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 

*Ai i cili lufton në rrugë të Allahut është në garancinë e Tij*.

*Ai i cili e viziton të sëmurin është në garancinë e Allahut*.

*Ai i cili shkon për në xhami është në garancinë e Allahut*.

*Ai i cili hyn në një prijës* (udhëheqës) *për t'a vizituar është në garancinë e Allahut*.

*Ai i cili qëndron në shtëpinë e tij dhe nuk përgojon dikë me të keqe është në garancinë e Allahut*.


Transmeton ibn Khuzejme me nr. 1495 

Hadithi është hasen.


Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Saturday, 7 May 2022

Etika e duase

 Fadale ibn Ubejd r.a tregon dhe thotë: 

Një ditë, i Dërguari i Allahut alejhi selam dëgjoi dikë të lutej gjatë namazit. Ky i fundit nuk (e filloi lutjen) me përkujtimin e Allahut dhe as dërgoi salavate mbi të Dërguarin e Tij (dhe me këtë gjendje doli prej namazit). 

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *U nxitua ky* (person)! 

Më pas iu drejtua atij dhe të tjerëve dhe u tha: 

*Në moment kur dikush prej jush falet*, *ta fillojë duke e falenderuar Zotin e tij dhe duke e lavdëruar Atë*, *pastaj të dërgojë salavate mbi profetin*, *e më pas të lutet me çfarë dëshiron*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 23937

Hadithi është i saktë.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Thursday, 5 May 2022

Agjerimi I 6 diteve te sheualit

 *AGJERIMI I 6 DITEVE NE MUAJIN SHEUAL* 


Vellezer te nderuar, e lus Allahun qe te na i pranoje veprat e mira dhe te jete i kenaqur me ne te gjithe! 


Ne vazhdim po flasim ne menyre te shkurtuar per disa nga rregullat e dispozitat e agjerimit te 6 diteve ne muajin sheual.


💠 I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ka thene: “ *Kush agjeron Ramazanin, pastaj e pason ate me 6 dite nga sheuali, shperblehet sikur te kete agjeruar gjate gjithe kohes (vitit).*” (Transmeton Muslimi dhe te tjere. Eshte transmetuar ne disa rruge te ndryshme. Hadithin e transmeton nje grup prej sahabeve)


💠 Disa çeshtje qe kane te bejne me agjerimin e 6 diteve nga muaji sheual:


1. Vlera e agjerimit ne muajin sheual, duke perfshire dhe mendimet ndryshe ne lidhje me agjerimin gjate ketij muaji, per te cilat kane folur qartesisht dijetaret e cdo medh’hebi. Pergjigjja e tyre per keto mendime eshte e mjaftueshme dhe e drejte. Nderkaq, ata kane justifikuar imamet e tyre. Por, cfare eshte me e rendesishmja, i jane permbajtur me perpikmeri tekstit te sheriatit, duke e madheruar ate. Nderkohe, nuk jane treguar fanatike ndaj medh’hebeve dhe imameve te tyre, ne rastet kur fjala e tyre nuk perputhet me ate cfare eshte transmetuar saktesisht nga i Derguari i Allahut (a.s.). Ne raste te tilla i kane refuzuar mendimet e tyre. 


2. Sa i perket agjerimit te 6 diteve nga sheuali, ato mund te agjerohen menjehere pas festes se Fiter Bajramit te gjitha se bashku ose te shperndara. Te dyja keto menyra lejohen. Nje pjese e te pareve tane te nderuar nuk e kane pelqyer qe 6 ditet te agjerohen menjehere pas festes. Gjithsesi, kjo ceshtje eshte e ndryshme nga nje person tek tjetri, nga nje gjendje tek tjetra. Ndoshta mund te jete me mire per nje person qe te shpejtoje, ndersa tjetri ta vonoje. Por, ne pergjithesi duhet thene se shpejtimi eshte me i mire, sepse Allahu i Lartesuar thote: “ *Garoni ne vepra te mira.”* 


3. Koha e agjerimit te 6 diteve:

Teksti i hadithit te lartpermendur tregon se agjerohet ne muajin sheual. 

Kush thote dicka ndryshe, bie ne kundershtim me tekstin. Permendja e muajit sheual ne hadith duhet marre ne konsiderate. Perndryshe, cfare dobie do te kishte specifikimi i muajit sheual?! Nxjerrja e tekstit nga konteksti pa argument eshte i papranueshem. Nese do te lejohej nje gje e tille, atehere do te ndryshoheshin shume tekste te sheriatit. E per pasoje nuk do te punohej sipas tyre. Nderkaq, do te ndryshoheshin kohet e adhurimeve per shkak te interpretimeve te gabuara.


4. Plotesimi i agjerimit te muajit te Ramazanit eshte kusht qe i paraprin agjerimit te 6 diteve te sheualit, sipas mendimit me te sakte te dijetareve. Ky kusht eshte permendur ne tekstin e hadithit, prandaj duhet t’i permbahemi tekstit dhe te vertetes juridike dhe gjuhesore qe misherohen dukshem ne hadith. Muaji henor ka 29 ose 30 dite. Plotesimi i agjerimit te muajit te Ramazanit eshte nje e vertete juridike. Kush ka mendim ndryshe, le te sjelle argumentin e qarte. Gjeja me e mire eshte qe te punohet me te gjitha tekstet. Nuk lejohet neglizhimi i disa prej tyre.


5. Nese 6 ditet nuk agjerohen ne sheual, a mund te plotesohen ne muajt e tjere?

Per kete ka mendime te ndryshme. Mendimi me i sakte eshte qe nuk lejohet nje gje e tille. Gjashte ditet e sheualit jane si agjerimi i dites se Arafatit apo te Ashures, qe nuk mund te kompensohen me vone. Keto ditet e sheualit nuk mund te krahasohen me disa sunete te namazit, si: vitri dhe sunetet e forta, qe mund te plotesohen me vone. Arsyeja eshte se agjerimi nuk eshte si namazi dhe nuk ka ngjashmeri mes tyre. Kur njeriu semuret apo udheton, per namazin ai shperblehet si ne kohen kur ka qene i shendetshem dhe ne vendin e tij. Gjithashtu nuk eshte transmetur nga ndonjeri prej sahabeve qe te kete plotesuar agjerimin e 6 diteve te sheualit ne muajt e tjere. 


6. Sa i perket nijetit te agjerimit te ketyre gjashte diteve, eshte me e mira qe ai te behet naten. Por lejohet te behet diten; dhe agjerimi eshte i sakte, nese behet gjate dites. Sigurisht qe kjo e fundit nuk eshte aq e preferuar. Kjo shprehet qarte ne medh’hebin Hambeli. Sikurse gjendet edhe ne nje prej opinioneve te Shafinjve. Imam Neuiu ka zgjedhur pikerisht kete. Ka dhe nje mendim tjeter qe thote se e merr shperblimin e plote, por me afer te vertetes eshte mendimi i pare. Imam Neuiu thote se nuk eshte njesoj si ai qe e arrin namazin ne rekatin e pare dhe ai qe e arrin ne te dytin apo te tretin, sa i perket shperblimit. Ndonese te gjithe e arrijne namazin. Keshtu eshte edhe ceshtja e agjerimit.


7. Ai qe agjeron 6 dite nga sheuali mund te beje nijet edhe per agjerimin e dites se hene dhe te enjte apo agjerimin e tre diteve te cdo muaji , ngaqe lejohet nderfutja e ketyre ibadeteve. Keshtu veprojne njerezit e mencur. Por eshte e domosdoshme qe nijeti baze, qellimi kryesor e ne vetvete, te jete agjerimi i gjashte diteve. Ndersa cdo gje tjeter vjen jo si qellim ne vetvete, por si qellim dytesor.


8. Sipas mendimit te sakte, lejohet qe me nijetin e 6 diteve te agjerohet dita e shtune, sepse agjerimi i dites se shtune ne kete rast nuk eshte qellim ne vetvete. Ndersa per ndalesen e agjerimit te dites se shtune nuk ka transmetim te sakte. 


9. Nuk lejohet te vecohet agjerimi i dites se xhuma, ngase i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e ka ndaluar nje gje te tille. Por, nese shoqerohet me nje dite para ose pas, nuk ka problem.

Ky eshte medh’hebi i Shafinjve dhe Hanbelinjve. Eshte thene se nuk ka problem kur agjerohet dita e xhuma (e vecuar) me nijetin per 6 ditet e sheualit, ngase ndalesa ka ardhur per vecimin e dites se xhuma, si qellim ne vetvete. Ky eshte mendimi me i sakte.


10. Eshte perhapur nje mendim i gabuar dhe i demshem qe thote se nese ndonjeri agjeron ne ndonje vit 6 ditet e sheualit, atehere duhet te agjeroje cdo vit. Nje mendim i tille nuk ka baze ne sheriat dhe nuk njihet nga dijetaret.


11. Gruas nuk i lejohet te agjeroje pa lejen e burrit, kur ai eshte prezent.


12. Nuk lejohet qe njekohesisht te behet nijet per plotesimin e diteve te Ramazanit dhe agjerimin e diteve te sheualit, sepse sipas hadithit agjerimi i diteve te sheualit vjen pasi te plotesohet muaji i Ramazanit. Plotesimi i muajit te Ramazanit eshte farz; kur nje sunet eshte qellim ne vetevete nuk mund te hyje tek nje farz. Shumica e juristeve islame jane te ketij mendimi.


13. Gjithashtu kur agjerimi i gjashte diteve te sheualit dhe agjerimi i tre diteve te mesit te muajit henor, kur qe te dyja keto jane qellim ne vetvete, nuk lejohet qe te nderfuten nijetet. Nje pjese e dijetareve thone se lejohet. Ky eshte medh’hebi i Shafinjve dhe i te tjereve. Kete mendim ka zgjedhur Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini. Gjithsesi, kjo ceshtje i permban te dyja mundesite.


14. Kur agjerohet vullnetarisht nje dite e caktuar apo kemi te bejme me nje sunet te forte, eshte i domosdoshem nijeti. Nuk lejohet te agjerohet me nijet te papercaktuar. Keshtu theksojne Hanefinjte dhe Shafinjte. 


15. Nuk lejohet qe te ndryshohet nijeti nga nje agjerim i papercaktuar tek nje agjerim i percaktuar. Per ta ilustruar kete: nese dikush ben nijet te agjeroje diten e enjte, pastaj gjate dites deshiron te ndryshoje nijetin, duke e konsideruar agjerim te diteve te sheualit, nje gje e tille nuk i lejohet.


💠Kush deshiron te mesoje me shume rreth ketyre ceshtjeve mund te lexoje librin “Bulug el-menali fi ehkami sijami es-siti min sheualin” nga vellai juaj (Fehd bnu Jahja el-Amari). 


💠E lusim Allahun e Lartesuar qe te na i pranoje te gjitheve 

veprat e mira, te na i beje te kuptueshme fene e Tij, qe te punojme sipas sunetit te Profetit me te nderuar Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). 


💠 *Autori i shkrimit:

*Ebu Abdurrahmani ( Fehd bnu Jahja el-Amari)* 


E hene, dt.02.10.1441 h


Perktheu: 

K. Bardhi

Ata qe vijne pas jush

 Ebu Xhum'a el Ensari r.a tregon dhe thotë: 

Një ditë ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe rreth tij ishim dhjetë veta, ku mes nesh ndodhej edhe Muadh ibn Xhebeli r.a.

E pyetëm: 

O i Dërguari i Allahut! 

A do ketë njerëz të cilët do shpërblehen më shumë se ne? 

Të besuam dhe të pasuam.

Ai u përgjigj: 

*E si mund të jetë ndryshe* *kur në mesin tuaj ndodhet i Dërguari i Allahut dhe ju dëshmoni shpalljen që zbrit nga qielli*?!

*Përkundrazi*! *Njerëz të cilët do vijnë pas jush*; *hasin një Libër* (Kur'anin) *i cili është i shkruajtur mes dy kapakëve*. *E besojnë* (si shpallje) *dhe veprojnë* (çfarë thuhet në të).

*Këta do kenë shpërblim më të madh se sa ju*.


Transmeton Buhariu në librin e tij Khalk Efa'al el Ibad fq. 88

Hadithi është i saktë.

وقواه ابن حجر جدا.

Perktheu Hoxhe Edison Dukaj

Sunday, 1 May 2022

Zekatit I fitrit

 Gjykimet e Zekatit te Fitrit!



1. Zekati i Fitrit është obligim për çdo musliman, i vogël apo i madh, mashkull apo femër.

2. Obligohet të jepet për veten e tij dhe për çdo kënd për të cilin është i obliguar të shpenzojë për ata, për gruan, fëmijët, gruan të cilës i ka dhënë divorc, por ka të drejtë akoma ta kthejë si grua, dhe nuk e ka detyrë ti kërkojë leje atyre!

Është e pëlqyeshme ta japi gjithashtu edhe për foshnjën!

Dhe kush e jep Zekatin e Fitrit, per veten e tyre, ( prej atyre qe përmendëm më lartë) eshte e sakte dhe e pranuar!

Nuk është detyrë për bashkeshortin ta japi Zekatin e Fitrit për bashkëshorten që është e pabindur ndaj burrit, dhe ndaj bashkëshortes me të cilën është martuar, ka bërë aktin e martesës, por akoma nuk ka kryer marrëdhënie intime me të!

3. Nëse e nxjerr Zekatin e Fitrit për ata të cilët e ka të pëlqyeshme të shpenzojë për ata, si: Jetimi, shoferi personal, shërbëtorja, dhe per ata qe se ka detyre shpenzimin për ata, dhe nuk shpenzon për ata zakonisht, si: Vëllai dhe si shembulli i tij, nese i merr leje se ai po e jep Zekatin e Fitrit per ata , lejohet dhe eshte e sakte, por nese nuk i merr leje, nuk lejohet ta nxjerri për ata, dhe nuk pranohet nëse e jep!

4. Nuk obligohet të merret borxh për të nxjerrë Zekatin e Fitrit, në perjashtim të rastit, nëse ka pasuri por nuk e zotëron për momentin, ai merr borxh dhe e nxjerr Zekatin!

5. Është detyrë të nxirret "Saë" ( 3 kilogram me e mira, mjafton edhe 2.5 kilogram) prej ushqimit bazë te atij vendi, si pasim të Rrugës se të Dërguarit të Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të Sahabëve të tij, dhe të Tabi'inëve, dhe të shumicës së dijetarëve, dhe kush e nxjerr Zekatin e Fitrit në vlere monetare duke pasuar Fetvanë dijetarëve në vendin e tij , atëherë lejohet, duke patur parasysh se ke pasuar njërën prej fjalëve të dijetarëve në këtë kundërshtim mendimesh, por nuk lejohet të argumentohesh me kundërshtimin e dijetarëve në këtë mesele, por më parësore është të kthehemi tek pasimi i Rrugës Profetike.

6.Është e pranuar në Zekatin e Fitrit të jetë prej ushqimeve të ndryshme, më shumë se një lloj, si është e lejuar tek shpagimi kur thyen betimin!

7. Obligohet nxjerrja e Zekatit të Fitrit me perëndimin e diellit në ditën e fundit të Ramazanit. 

Më e mira është të nxirret ditën e Bajramit para namazit të Bajramit.

8. Lejohet të përshpejtohet nxjerrja e saj vetëm një ose dy ditë para kohës së saj, përshkak të asaj që kanë vepruar Sahabët, Allahu qoftë i kenaqur me ata.

9. Koha e fundit e nxjerrjes së Zekatit, është namazi i Bajramit. 

Kush ka harruar, e nxjerrë edhe pas Namazit te Bajramit.

10. Lejohet nxjerrja e saj jashtë shtetit në rast nevoje dhe kur dobia është e madhe. 

Dhe pagesa e transfertës se parëve( kur e jep jashtë vëndit tënd) nuk llogaritet prej vleftës së Zekatit të Fitrit.

11.Kush është udhëtar, e nxjerr Zekatin e Fitrit në vendin ku ai është ku do të fali Namazin e Bajramit, dhe nëse ngarkon dikë, që ta nxjerri për atë, në vëndin ku ai jeton në origjinë, lejohet!

Dhe pjestaret e tjerë të familjes( te atij që është udhëtar), për të cilët ai e ka detyrë të shpenzojë, lejohet ta nxjerrin Zekatin e Fitrit në vëndin e tyre!

12. Kush është udhëtar si studentët që studiojnë jashtë, dhe janë akoma nën kujdesin financiar te babait, atyre ju lejohet ta nxjerrin për veten e tyre tek vendi ku janë, ose e nxjerr për ata babai i tyre!

13.Lejohet të jepet Zekati i Fitrit i një personi tek disa persona, dhe të jepet Zekati i Fitrit i pesë personave tek një person!

14.Lejohet ti jepet te varfërve dhe nevojtarëve dhe gjithashtu nuk i jepet jomuslimanit!

15. Lejohet të jepet Zekati i Fitrit tek Shoqatat Humanitare, vlefta e Zekatit, edhe më herët, sepse ata janë te ngarkuar ta nxjerrin ne kohën e caktuar( në ushqim)!


Shejh Fehd el-Ammarij