Sunday, 25 July 2021

Cdo gje eshte sqaruar

 Ebu Dherr el gifari radiallahu anhu tha se profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk ka asgje qe ju afron drejt xhennetit apo ju largon nga zjarri vetemse ja kam sqaruar juve." E transmeton Taberani ne Kebir ne 1687. Tha(Hejthemi) ne Mexhmu'az Zauaid 264/8  "Transmetuesit e Taberanit jane transmetues te sahihut pervec Muhammed Ibn Abdullah Ibn Jezid el Mukri Po edhe ai eshte thikah-i besueshem. E transmeton Ahmedi, Bezzari, e Taberani ne Sagiir 1/268 e transmetuesit jane te sahihut pervec Selam Ebu Mundhir po edhe ai eshte I besueshem, shiko Mexhmu'az Zauaid 265/7

Thursday, 15 July 2021

Keto dy gjera bashkohen ne prag te vdekjes

 Enesi radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem shkoi per vizite tek nje djalosh qe ishte ne prag te vdekjes dhe I tha:" Si ndjehesh?" Ai ( djaloshi) that:" Shpresoj te Allahu ( te me meshiroje) o I derguari I Allahut, e kam frike nga gjynahet e mija." I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk bashkohen keto dy ndjenja ( shpresa dhe frika) ne zemren e personit ne nje situate te tille vetem se Allahu do ti jape cfare shpreson e do ta ruaje nga ajo qe frikesohet." Hasen Sunen Ibn Maxheh 4621 e transmeton edhe Tirmidhiu 983 e tha hasen garib


حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْحَكَمِ بْنِ أَبِي زِيَادٍ، حَدَّثَنَا سَيَّارٌ، حَدَّثَنَا جَعْفَرٌ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ، ‏:‏ أَنَّ النَّبِيَّ ـ صلى الله عليه وسلم ـ دَخَلَ عَلَى شَابٍّ وَهُوَ فِي الْمَوْتِ فَقَالَ ‏:‏ ‏"‏ كَيْفَ تَجِدُكَ ‏"‏ ‏.‏ قَالَ ‏:‏ أَرْجُو اللَّهَ يَا رَسُولَ اللَّهِ وَأَخَافُ ذُنُوبِي ‏.‏ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ـ صلى الله عليه وسلم ـ ‏:‏ ‏"‏ لاَ يَجْتَمِعَانِ فِي قَلْبِ عَبْدٍ فِي مِثْلِ هَذَا الْمَوْطِنِ إِلاَّ أَعْطَاهُ اللَّهُ مَا يَرْجُو وَآمَنَهُ مِمَّا يَخَافُ




Wednesday, 7 July 2021

Nuk do te levizin dy kembet e birit te Ademit

 Abdullah Ibn Mes'udi radiallahu anhu tha se profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk do te levizin dy kembet e birit te Ademit ne diten e gjykimit derisa te pyetet rreth 4 pyetjeve:

1. Rreth jetes se tij e se cberi me te.

2.  Rreth rinise se tij sesi e shfrytezoi.

3. Rreth pasurise se tij, sesi e fitoi e si e shpenzoi.

4. Rreth dijes se tij sesi e praktikoi.

Thote Tirmidhiu" Hadithi eshte garib Nuk e njohim vetem se me kete rruge si Hadith I Ibn Mes'udit nga Profeti salallahu alejhi ue sel-lem vetem nga rruga e Husejn Ibn Kajs e ai eshte I dobet per shkak te memories se tij. Ka edhe rruge te tjera nga Ebu Berzah dhe Ebu Seidi radiallahu anhum.


حَدَّثَنَا حُمَيْدُ بْنُ مَسْعَدَةَ، حَدَّثَنَا حُصَيْنُ بْنُ نُمَيْرٍ أَبُو مِحْصَنٍ، حَدَّثَنَا حُسَيْنُ بْنُ قَيْسٍ الرَّحَبِيُّ، حَدَّثَنَا عَطَاءُ بْنُ أَبِي رَبَاحٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ، عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏ "‏ لاَ تَزُولُ قَدَمَا ابْنِ آدَمَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنْ عِنْدِ رَبِّهِ حَتَّى يُسْأَلَ عَنْ خَمْسٍ عَنْ عُمْرِهِ فِيمَا أَفْنَاهُ وَعَنْ شَبَابِهِ فِيمَا أَبْلاَهُ وَمَالِهِ مِنْ أَيْنَ اكْتَسَبَهُ وَفِيمَ أَنْفَقَهُ وَمَاذَا عَمِلَ فِيمَا عَلِمَ ‏"‏ ‏.‏ قَالَ أَبُو عِيسَى هَذَا حَدِيثٌ غَرِيبٌ لاَ نَعْرِفُهُ مِنْ حَدِيثِ ابْنِ مَسْعُودٍ عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم إِلاَّ مِنْ حَدِيثِ الْحُسَيْنِ بْنِ قَيْسٍ ‏.‏ وَحُسَيْنُ بْنُ قَيْسٍ يُضَعَّفُ فِي الْحَدِيثِ مِنْ قِبَلِ حِفْظِهِ ‏.‏ وَفِي الْبَابِ عَنْ أَبِي بَرْزَةَ وَأَبِي سَعِيدٍ ‏.‏

Ne kete version te Tirmidhiut permendet pese pyetje e jepen vetem 4.

E transmeton Darimiu nga Ebu Berzah radiallahu anhu e hadithi eshte Sahih, prandaj Sheikh Albani e ka saktesuar hadithin ne Tirmidhi ne baze te mbeshtetjeve nga rruge te tjera. Shiko Sahihah 946








Ruaju nga urrejtja e tepert

 Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Duaje ate qe do mesatarisht(lehte) ndoshta behet I urryer per ty nje dite, e urreje ate qe urren lehte ndoshta behet I dashur per ty." Tirmidhi 1997 Sahih sipas Albanit.

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَحْبِبْ حَبِيبَكَ هَوْنًا مَا عَسَى أَنْ يَكُونَ بَغِيضَكَ يَوْمًا مَا وَأَبْغِضْ بَغِيضَكَ هَوْنًا مَا عَسَى أَنْ يَكُونَ حَبِيبَكَ يَوْمًا مَا


1997 سنن الترمذي كتاب البر والصلة باب ما جاء في الاقتصاد في الحب والبغض


1997 المحدث الألباني خلاصة حكم المحدث صحيح في صحيح الترمذي



Dashuria e urrejtja jane dy ndenja te natyrshme njerezore. Profeti salallahu alejhi ue sel-lem nuk that mos dashuro e mos urre, por paralajmeroi nga ndenjat te behen pasion e ekstreme.


Thote Ibn el Xheuzi ne Sejjid el Khatir kapitulli 158 faqe 525

"Nga pervojat jetesore qe kam perfituar prej tyre eshte se nuk eshte me vend te shfaqesh armiqesi( urrejtje) ndaj dikujt me shume sesa mund ta mbash. Sepse do qelloje qe ai ( qe urren, armiqesohet) do kete nevoje per ate( te cilin e ka armiqesuar)"

Friday, 2 July 2021

Vlerat e sures Mulk

 Vlerat e sures Mulk

POSTED ON MARCH 29, 2011 BY UDHA E BESIMTARËVE

Ajo ndërmjetëson për të zotin e saj derisa i falen mëkatet

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Vërtetë në Kuran ka një sure me 30 ajete, e cila ndërmjetësoi për një person derisa bëri që ti faleshin mëkatet, ajo është :Tebarekel-ledhij bijedihil mulk


Transmeton Ebu Daudi nr 1400, Tirmidhiu nr 2891 dhe e konsideroi hasen, Hakimi 1/565 dhe e saktësoi.Ibn Haxheri në Telhisul habir 1/382 ka thënë: Ky hadith ka një transmetim tjetër të saktë përforcues. E kanë saktësuar: Ibn Tejmijeh në Mexhmuul fetaua 22/277, Sheukani në Nejlul eutar 2/227, Ahmed Shakiri në shënimet e tij ndaj Musnedit të Ahmedit 15/129 dhe e ka konsideruar hasen Albani në Sahihul Xhami nr 2091


Ajo sure debaton në mbrojtje të atij që e ka përvetësuar atë derisa bëhet shkak që ta fusë në xhenet

Transmetohet nga Enes bin Malik radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Është një sure në Kuran e cila ka vetëm 30 ajete, polemizon në lidhje me përvetësuesin e saj derisa e fut atë në xhenet, ajo është sureja Tebarek.


Transmeton Taberanij në el Euset nr 3654. El Hejthemij në Mexhmeu ez-Zeuaid 7/130 ka thënë:Transmetuesit e tij janë transmetuesit e Sahihut. E ka konsideruar hasen Albani në Sahihul xhami nr 3644.


Leximi i saj cdo natë mbron nga dënimi i varrit

Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi radijallahu anhu se ai ka thënë: Kush e lexon Tebarekel-ledhij bijedihil mulk cdo natë, Allahu e mbron nga dënimi i varrit, për shkak të saj. Në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem ne e quanim atë :Penguesja (nga dënimi i varrit). Ajo është një sure të cilën kush e lexon cdo natë ka marrë shpërblime të mëdha dhe ka bërë vepër të mirë.


Transmeton Nesaiu në Amelul jeumi uel-lejleh nr 711, Taberanij në el Euset nr 6216, el Hejthemij në Mexhmeu ez-Zeuaid 7/127 ka thënë: Transmetuesit e tij janë të besueshëm. E ka konsideruar hasen Albani në Sahihu et-Tergib nr 1589. Albani në es-Sahihah nr 1140 ka thënë në lidhje me këtë hadith: Ebu Shejhu e ka transmetuar si thënie nga Profeti salallahu alejhi ue selem me zinxhir të mirë transmetimi, gjithashtu e ka trasnmetuar më të gjatë se kaq Hakimi si thënie nga Profeti salallahu alejhi ue selem 2/498 dhe tha: Zinxhir i saktë, gjë të cilën e miratoi dhe Dhehebiu, ndaj ky hadith ka gjykimin e thënies së Profetit salallahu alejhi ue selem .


Është nga Suneti leximi i saj para se të flesh gjumë

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullahi radijallahu anhu se ai ka thënë: Ishte Profeti salallahu alejhi ue selem që nuk flinte derisa të lexonte Elif Lam Mim, Tenzil, es-sexhdeh dhe Tebarekel-ledhij bijedihil mulk.


Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. E ka saktësuar Albani në es-Sahihah nr 585.


Marrë nga libri: Ikdu ed-durar fi fedaili es-suer të Ejmen Abdulaziz Ebanami


Përktheu Shuajb Rexha