Ndërmjetësimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Ndërmjetësimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Na ka treguar Sulejman bin Harbin: Na ka treguar Bestam bin Hurajthin: Nga Esh’ath el-Huddanijji: Nga Enes bin Malik: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Ndërmjetësimi (shefaati) im do jetë për ata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) im.”
Hadith autentik. E ka nxjerr Tirmidhiu (2435) dhe Ahmedi (3/213). Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihul-Xhami” me nr. (3714).
Shejh Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ndërmjetësimi (shefaati) im do jetë pë rata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) im.” Pra, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të ndërmjetësojë për ata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) i tij. Ata do të nxirren nga zjarri pasi kanë hyrë në të. Hadithen në lidhje me këtë janë të shumta dhe mutevatir.
Prej këtyre haditheve është dhe fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Cdo Profet ka pasur një lutje me të cilën është lutur për popullin (umetin) e tij. Dhe ajo lutje i është pranuar (nga Allahu). E unë dëshiroj -inshaAllahu- ta ruaj lutjen time për të ndërmjetësuar për popullit tim ditën e Kiametit.” Mutefekun alejhi.
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në hadithin e Enesit: “Ndërmjetësimi (shefaati) im do jetë pë rata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) im” do të thotë se ai (ndërmjetësimi) do bëhet për ta Ditën e Kiametit ku ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të ndërmjetësojë. Ky është ndërmjetësim nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe është i veçantë vetëm për popullin e tij. Ndryshe nga ndërmjetësimi i madh, i cili do jetë për popullin e tij dhe të tjerët. Madje (do jetë ndërmjetësim) për të gjithë krijesat. Dhe ndryshe nga ndërmjetësimi i veçantë i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për Ebu Talibin.
Ndërmjetësimin për ata që kanë vepruar mëkate të mëdha (nga populli i Profetit alejhis-selam) e kanë mohuar mutezilit dhe havarixhët. Të cilët thonë: “Ata (vepruesit e mëkateve të mëdha) do jenë përgjithmonë në zjarr.” Por hadithet u kundërpërgjigjen atyre (në këtë bindje të devijuar). Dhe prej tyre është dhe ky hadith (i Enes bin Malik).
Ndërmjetësimi arrihet me dy kushte:
-Allahu t’i jap leje ndërmjetësuesit që të ndërmjetësojë.
-Allahu të jetë i kënaqur me atë për të cilin do ndërmjetësohet (të ketë vdekur si njësues).
Siç thotë i Lartësuari: “E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.” En-Nexhm, 26
Burrat e zinxhirit:
Fjala e tij: “Na ka treguar Sulejman bin Harbin” është “thikah”. Prej tij kanë transmetuar autorët e Suneneve.
Fjala e tij: “Na ka treguar Bestam bin Hurajthin” është “thikah”. Prej tij ka transmetuar Ebu Daudi.
Fjala e tij: “Nga Esh’ath el-Huddanijji” emri i të cilit është Esh’ath bin Abdullah el-Huddanijji. Ai është “suduk”. Prej tij ka transmetuar Buhariu “tealikan” dhe autorët e Suneneve.
Fjala e tij: “Nga Enes bin Malik” shërbëtori i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Një nga shtatë personat që kanë transmetuar shumë hadithe nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
“Sherh Kitab es-Sunneh min Suneni Ebi Daud”
Përktheu: Unejs Sheme
No comments:
Post a Comment