Monday, 30 October 2017

Lutja (duaja) më e mirë dhe sekreti i saj

Lutja (duaja) më e mirë dhe sekreti i saj

Duaja më e mirë dhe sekreti i saj.
Profeti alejhi selam thotë: “Më e mira dua është: El-Hamdulilah (Lëvdatat i takojnë Allahut)” e transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë- në librat e tij tregon:
Është pyetur Sufjan bin Ujejne: Pse e ka quajtur dua (lutje) kur nuk është e tillë (sepse ajo fjalë është lavdërim)?
Sufjani është përgjigjur: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Umeje bin Ebij Salt për Abdullah bin Xhud’an kur i ka thënë:
A të përmend nevojën time apo më mjafton turpi yt? * sepse prej cilësive të tua është turpi.
Nëse ndonjë ditë të lavdëron dikush *
 i mjafton atij nga lypja, lavdërimi yt.
Pastaj Sufjani i thotë: Ky ishte njeri dhe i mjaftoi lavdërimi e tjetrit nga lypja, atëherë ç’mund të thuash për zotin e botëve?!
* Sufjan bin Ujejne: Dijetar i madh i islamit prej banorëve të Mekës dhe mësues i imam Shafiut dhe i imam Ahmedit -Allahu i mëshiroftë të gjithë- i vdekur në vitin 198 të hixhretit.
* Umeje bin Ebij Salt: Poet arab i kohës para islame që dallohet për urtësinë dhe njohuritë e tij rreth librave të tjerë të Allahut para Kuranit.
* Abdullah bin Xhud’an: Fisnik prej fisnikëve të Mekës në kohën para islame që dallohet për bujari.
Sheikhul-islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në librat e tij thotë:
“E ka quajtur fjalën [El-Hamdulilah] dua edhe pse ajo është plotësisht lavdërim sepse kjo fjalë përmban dashurinë (dmth: kërkon dashurinë e atij që e lavdëron) dhe dashuria është lloji më i lartë i kërkesës. Pra, lavdëruesi është kërkues i atij që do madje e meriton më shumë të jetë i tillë.
Kështu që fjala [El-Hamd] e cila është lavdërim dhe përmban kërkesën më të madhe, është dua e vërtetë madje e meriton të jetë kështu më shumë se çdo lloj tjetër prej kërkesave që janë më poshtë se ajo”.
Dr Abdullah Nabolli

Saturday, 28 October 2017

Vlera e sures ‘El Ikhlas’ (Sinqeriteti)

Vlera e sures ‘El Ikhlas’ (Sinqeriteti)

Vlera e sures ‘El Ikhlas’ (Sinqeriteti)
Nga Ebu Hurejrah – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “ ‘Kul huuallahu ehad’ (Thuaj Ai Allahu është Një) është e barabartë me një të tretën e Kuranit” Transmeton Muslimi[1]
Kanë folur dijetarët për kuptimin e këtij hadithi dhe të vlerës së sures ‘Ikhlas’ dhe shkakut se përse ajo është e barazvlefshme me një të tretën e Kuranit dhe, shpjegimi më i mirë që kanë dhënë për të është: për shkak të kuptimeve madhështore që ajo përmban, kuptimit të njëshmërisë së Allahut dhe të bazave të besimit.
Sepse temat e ndershme që trajton Kurani janë:
  1. Ose dispozita fetare të dukshme apo të fshehta, adhurime dhe marrëdhënie mes njerëzve.
  2. Ose histori dhe tregime rreth krijesave të kaluara dhe të ardhshme, dhe shpërblimi i njerëzve për punët e tyre.
  3. Ose monoteizëm dhe njohuri që lidhen me Emrat dhe Cilësitë e Allahut, me veçimin e Tij në njëshmëri dhe në përsosmëri, dhe pastrimin e Tij nga çdo e metë, apo ngjashmëri me dikë prej krijesave.
Kështu kapitulli “Kul huuallahu ehad” përmbledh këto që thamë më sipër dhe çdo gjë tjetër që duhet besuar në këtë bazë (teuhidi), e cila është themeli i të gjitha bazave të tjera. Prandaj na ka urdhëruar Allahu që ta themi atë me gjuhët tona dhe ta njohim me zemrat tona, dhe të afrohemi tek Allahu me leximin e saj dhe ta adhurojmë Allahun me të.
“Thuaj: Ai Allahu është Një” (Ikhlas: 1) Allahu është i Adhuruari, i Cili i meriton të gjitha kuptimet e adhurimit, të cilat e bëjnë të domosdoshme që Ai të jetë i Adhuruari i Vetëm, i Lavdëruari i vetëm, i Falënderuari i vetëm, i Madhëruari i shenjtë (i pastër nga çdo e metë), i Lartësuari, Bujari.   
I Vetmi, është Ai i cili është veçuar me çdo cilësi të përsosmërisë, të madhërimit dhe lartësimit, të bukurisë dhe të lavdërimit, urtësisë dhe mëshirës e të tjera prej cilësive të përsosmërisë. Ai nuk ka në to asnjë që i ngjan e as të barabartë, e as që i afrohet dikush në asnjë aspekt. Sepse Ai është i Vetmi në cilësinë e Jetës (absolute, dhe askush nuk ka jetë absolute si Ai), në Mbikqyrjen që u bën të gjitha krijesave të Tij, në Dijen dhe Fuqinë e Tij, në Madhështinë dhe Lartësinë e Tij,  Lavdërimin, Bukurinë, Urtësinë, Mëshirën e Tij dhe të tjera prej cilësive që Ai ka. Ai është i përshkruar me kulmin e përsosmërisë në çdonjërën prej këtyre cilësive.
Dhe nga veçimi i Tij i plotë me këto cilësi është edhe ajo se Ai është “Es Samed” Ai të Cilit çdokush i drejtohet për çdo nevojë. Dmth Zoti Absolut dhe Madhështor, që nuk ka mbetur ndonjë cilësi përsosmërie veçse Ai është përshkruar me të, madje me gradën më të lartë të asaj cilësie dhe me kulmin e saj. Krijesat nuk mund të imagjinojnë dot as një pjesë të Cilësive të Tij të Larta dhe, nuk mund t’i përshkruajnë dot ato me gjuhët e tyre. Prandaj Ai është i Cili të gjitha krijesat i drejtohen për nevojat që kanë dhe në çdo fatkeqësi. “I lutet Atij çdokush që gjendet në qiej dhe në tokë, çdo ditë Ai merret me një çështje të re” (Rahman: 29)
Ai është i Pasur në Vetvete dhe të gjitha krijesat janë nevojtare për Të, për ardhjen e tyre në ekzistencë, për rregullimin e jetës së tyre dhe për vazhdimësinë e saj, me të gjitha nevojat që kanë, në të gjitha aspektet. Askush prej tyre nuk bën dot pa Të as një grimcë, në çdo gjendje të tyren.
Kështu “Es Samed” është Ai të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat, për të gjitha nevojat e tyre, për shkak të Përsosmërisë së Tij, Bujarisë së Tij, sepse Ai është Dhurues pa masë, dhe Bamirës. Për këtë arsye:
“Nuk ka lindur kënd e as është i lindur prej dikujt” (Ikhlas: 3). Sepse krijesat janë të lindura njëra prej tjetrës, dhe njëra është prind  dhe tjetra e lindur, dhe çdo krijesë është krijuar prej një lënde, ndërsa Zoti i Lartmadhëruar është i Pastër nga përngjasimi me ta në këtë aspekt, ashtu siç është i pastër nga përngjasimi me krijesat edhe në çdo cilësi tjetër të mangët. Prandaj Allahu e plotësoi këtë pastrim dhe e çoi edhe më tej duke na njoftuar se:
“Dhe Atij askush nuk i është i barabartë” (Ikhlas: 4). Dmth: Nuk ka të ngjashëm, as shembull, e as të barabartë. As në Emrat e Tij, as në Cilësitë e Tij, as në veprat e Tij e as në të gjitha të drejtat e Tij absolute me të cilat Ai është veçuar.
E drejta e tij e veçantë është dy llojesh:
  1. Veçimi me të gjithë përsosmërinë në të gjitha aspektet,
  2. Dhe me adhurimin e pastër nga ana e të gjitha krijesave.
Prandaj një kapitull i Kuranit si ky, që përmbledh këto fjalë madhështore, e meriton të jetë i barabartë me një të tretën e Kuranit, sepse të gjithë Emrat e Bukur të Allahut që gjenden në Kuran, dhe Cilësitë e Tij të Larta, veprat e Allahut dhe rregullat që lidhen me Cilësitë e Tij, janë shtjellim i këtyre emrave që u përmendën në këtë sure. Madje gjithçka që gjendet në Kuran prej adhurimeve të dukshme dhe të brendëshme, me të gjitha llojet dhe hollësitë e tyre, janë shtjellim i përmbajtjes së këtij kapitulli fisnik.
Dhe Allahu është më i Dijshmi.
Behxhetu Kulubil Ebrar
Autor Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu Emin Bilali
[1] Transmeton Muslimi në Kapitullin: Namazi i udhëtarëve/ Tema: Vlera e këndimit të “Kul hu uallahu ehad” (812).

Saturday, 14 October 2017

Estagfirullahil-ledhij la ilaahe il-la huue, el Hajjul El Kajjum

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kush thote:" Estagfirullahil-ledhij la ilaahe il-la huue, el Hajjul El Kajjum, ue etubu ilejhi- Kerkoj falje nga Allahu, i Cili eshte i vetmi qe meriton te adhurohet ( ska te adhuruar tjeter pervec Tij)  i Perjetshmi, Mbikqyresi ( i cdo gjeje), dhe pendohem tek Ai."

Atehere ai do te falet edhe nese ka braktisur fushebetejen." Sahihah 2727

Sunday, 8 October 2017

Prekja e papastërtis nuk e prish abdesin

Prekja e papastërtis nuk e prish abdesin

Allahu ju begatoftë! Pyetësi thotë: Nëse shkel me këmbë ose prek me dorë ndonjë papastërti dhe e lajë atë, a vazhdoj të konsideorhem i pastër (me abdes) apo papastërtia e ka prishur abdesin? Allahu ua shpërbleftë me të mira!
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Papastërtia nuk e prish abdesin. Nëse njeriun e prek ndonjë papastërti, abdesi tij nuk prishet, por ai duhet ta lajë (largojë) këtë papastërti. Me këtë rast dua të vë në dukje se çdo gjë që del nga trupi nuk e prish abdesin përveç urinës dhe nevojës. Ndërsa gjaku nëse del nga hunda, ose nga plaga e të ngjashme me to, ai nuk konsideorhet i papastërt. Pra, ai nuk e prish abdesin. Ai nuk e prish abdesin qoftë i pakët apo i shumtë.
Fetaua nurun ala ed-derb audiokaseta me nr. (292)
Përktheu: Unejs Sheme

Ndërmjetësimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Ndërmjetësimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Ndërmjetësimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Na ka treguar Sulejman bin Harbin: Na ka treguar Bestam bin Hurajthin: Nga Esh’ath el-Huddanijji: Nga Enes bin Malik: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Ndërmjetësimi (shefaati) im do jetë për ata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) im.”
Hadith autentik. E ka nxjerr Tirmidhiu (2435) dhe Ahmedi (3/213). Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihul-Xhami” me nr. (3714).
Shejh Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ndërmjetësimi (shefaati) im do jetë pë rata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) im.” Pra, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të ndërmjetësojë për ata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) i tij. Ata do të nxirren nga zjarri pasi kanë hyrë në të. Hadithen në lidhje me këtë janë të shumta dhe mutevatir.
Prej këtyre haditheve është dhe fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Cdo Profet ka pasur një lutje me të cilën është lutur për popullin (umetin) e tij. Dhe ajo lutje i është pranuar (nga Allahu). E unë dëshiroj -inshaAllahu-  ta ruaj lutjen time për të ndërmjetësuar për popullit tim ditën e Kiametit.” Mutefekun alejhi.
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në hadithin e Enesit: “Ndërmjetësimi (shefaati) im do jetë pë rata që kanë vepruar mëkate të mëdha nga populli (umeti) im” do të thotë se ai (ndërmjetësimi) do bëhet për ta Ditën e Kiametit ku ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të ndërmjetësojë. Ky është ndërmjetësim nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe është i veçantë vetëm për popullin e tij. Ndryshe nga ndërmjetësimi i madh, i cili do jetë për popullin e tij dhe të tjerët. Madje (do jetë ndërmjetësim) për të gjithë krijesat. Dhe ndryshe nga ndërmjetësimi i veçantë i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për Ebu Talibin.
Ndërmjetësimin për ata që kanë vepruar mëkate të mëdha (nga populli i Profetit alejhis-selam) e kanë mohuar mutezilit dhe havarixhët. Të cilët thonë: “Ata (vepruesit e mëkateve të mëdha) do jenë përgjithmonë në zjarr.” Por hadithet u kundërpërgjigjen atyre (në këtë bindje të devijuar). Dhe prej tyre është dhe ky hadith (i Enes bin Malik).
Ndërmjetësimi arrihet me dy kushte:
-Allahu t’i jap leje ndërmjetësuesit që të ndërmjetësojë.
-Allahu të jetë i kënaqur me atë për të cilin do ndërmjetësohet (të ketë vdekur si njësues).
Siç thotë i Lartësuari: “E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.” En-Nexhm, 26
Burrat e zinxhirit:
Fjala e tij: “Na ka treguar Sulejman bin Harbin” është “thikah”. Prej tij kanë transmetuar autorët e Suneneve.
Fjala e tij: “Na ka treguar Bestam bin Hurajthin” është “thikah”. Prej tij ka transmetuar Ebu Daudi.
Fjala e tij: “Nga Esh’ath el-Huddanijji” emri i të cilit është Esh’ath bin Abdullah el-Huddanijji. Ai është “suduk”. Prej tij ka transmetuar Buhariu “tealikan” dhe autorët e Suneneve.
Fjala e tij: “Nga Enes bin Malik” shërbëtori i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Një nga shtatë personat që kanë transmetuar shumë hadithe nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
“Sherh Kitab es-Sunneh min Suneni Ebi Daud”
Përktheu: Unejs Sheme