Monday, 26 June 2017
Duaja është ilaç
Duaja është ilaç
POSTED ON JUNE 26, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
DUA’JA ËSHTË ILAÇ
Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin. Dua’ja është arma e muslimanit.
Këtë fakt e mbështet edhe El-Hakimi në librin e tij të saktë[1], me anën e një hadithi të transmetuar nga Ali Bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dua’ja është arma e muslimanit, shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe e qiejve.”
Në rastet e fatkeqësive, dua’ja kalon në tri situata:
E para: Kur tregohet më e fortë se fatkeqësia dhe e largon atë.
E dyta: Kur tregohet më e dobët se fatkeqësia, por arrin ta dobësojë këtë të fundit.
E treta: Kur Dua’ja i bën ballë fatkeqësisë dhe anasjelltas. Si rrjedhojë, të dyja luftojnë njëra-tjetrën.
Në librin e saktë [2] të El-Hakimit, transmetohet nga Aishja (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Paralajmërimi nuk i bën dobi paracaktimit (kaderit) të Allahut, por dua’ja bën dobi për atë që ka ndodhur apo që nuk ka ndodhur. Në të vërtetë, kur fatkeqësia zbret, atë e pengon dua’ja, e kështu ato luftojnë njëra-tjetrën deri ditën e gjykimit.”
Gjithashtu, Ibn Umeri transmeton[3] se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dua’ja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur. Pra, bëni dua’, o robër të Allahut!”
Transmetohet[4] nga Theubani se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kaderin nuk e kthen gjë tjetër veç dua’së, jetën nuk e shton gjë tjetër veç mirësisë, e me të vërtetë, njeriut i privohet furnizimi për një gjynah që ka bërë.”
[1] – Pra, në librin “El-Mustdrek” edhe të quajturit e tij me emrin “I sakti”, është një teprim.
[2] – (1/492) dhe thotë se zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë. Kurse, Edh-Dhehebiu thotë: “Për dobësinë e Zekerias, është rënë dakord unanimisht. Hadithi transmetohet nga El-Taberiu në librat “El-Eusat” (4615) dhe “Ed-Dua”(23). Gjithashtu transmetohet edhe nga El-Berazi (29/3), El-Hatibi në “Historikun” e tij (453/8) dhe Ibnl Xheuzi në “El-Uehebat” (1411). Sipas këtij të fundit, hadithi është i dobët. Edhe El-Hejthemi thotë se ky hadith është i dobët. Në krah të hadithit qëndron transmetimi i Ahmedit (234/5), El-Taberiut në librin e tij “El-Kebir” (86/20) dhe El-Kudait (862). Kurse, në librin e tij “Sahihul Xhamiul Kebir”, autori e ka konsideruar këtë hadith si hasen.
[3] – “El-Mustedrek” (1/493) dhe e ka bërë të dobët Edh-Dhehebiu te “Përmbledhja” e tij. Gjithashtu, ky hadith transmetohet edhe nga Et-Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është i dobët.
Them: Hadithin e mbështet ajo që përmendëm më parë. Autori e ka bërë hasen në librin “Sahihul Xhamiul Kebir” (3409).
[4] – “El-Mustedrek” (1/493). Këtë hadith e konsiderojnë si të dobët edhe Edh-Dhehebiu dhe Et-Tirmidhiu.
Them: Përkrah tij dëshmon ajo që u përmend me parë. Në librin “Sahihul Xhami” (3409), Albani e ka konsideruar hadith hasen.
Titulli në shqip: “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)
Wednesday, 21 June 2017
Kur sheh henen e re
Talhah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem kur shihte hilalin- henen e re thoshte:" Allahumme beje ta kalojme henen e re( dmth muajin) me siguri, iman, paqe, islam, ( o hene) Zoti im e Zoti yt eshte Allahu." Hasen Musned Darimi 1688e tranmseton edhe Tirmidhiu ne librin e duave kapitulli 51 "Cfare thuhet kur shihet hena e re"
, 3451 e tha hadith hasen garijb, tha Albani ne Sahih el Xhami 4/219 hasen.
Monday, 19 June 2017
Kur të lutesh mos u nxito!
Kur të lutesh mos u nxito!
POSTED ON JUNE 19, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Thotë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Vazhdon të marrë përgjigje robi për lutjet e tij, për sa kohë që nuk lutet për diçka që është gjynah apo ndërprerje të lidhjeve farefisnore dhe për sa kohë që nuk nxitohet – i thanë: E çfarë është nxitimi? – tha: Thotë (njeriu) : ‘U luta dhe u luta e nuk po e shikoj përgjigjen, atëherë e ndërpret lutjen” Transmeton Muslimi
Ka thënë Ibnul Kajjim – rahimehullah:
“Kush lutet e i vonohet përgjigja dhe ai e braktis duanë është si ai që e mbjellë farën, e ujit dhe e kujdeset për të, e kur i afrohet koha e vjeljes, e braktis.”
Ka thënë Daudij: Frikësohet për atë që kundërshton dhe thotë: ‘U luta dhe nuk mora përgjigje’ se do t’i privohet përgjigja, apo ato që zenë vendin e saj që janë: rezervimi i shpërblimit të sevapit të saj (Ditën e Gjykimit) dhe faljes së gjynaheve’
Në fillim të temës erdhën hadithet që tregojnë se duaja e besimtarit nuk refuzohet, dhe se atij ose do t’i shpejtohet përgjigja, ose do t’i zmbrapset një e keqe si ajo, ose do t’i rezervohet Ditën e Gjykimit diçka më e mirë nga ajo që u lut.
Ka thënë Ibnul Xheuzij: ‘Dije se duaja e besimtarit nuk kthehet mbrapsht (pa gjë). Veçse mund të jetë më e dobishme për të (ndonjëherë) vonesa e përgjigjes, ose kompensimi me diçka që është më e dobishme për të në të ardhmen e tij, të afërt apo të largët. Prandaj duhet që muslimani të mos e lerë kërkimin prej Zotit të tij sepse ai është në adhurim gjatë momentit të lutjes, ashtu siç është në adhurim kur ia dorëzon çështjen e tij Allahut.’
Dhe prej edukatave të përgjithshme të duasë janë: Zgjedhja e kohëve të vlefshme siç është koha kur je në sexhdeh, pas ezanit. Ta paraprijë atë me abdes, namaz, drejtim nga kiblja, ngritja e duarve, pendimi para saj dhe pranimi i gjynahut, sinqeriteti, hapja e saj me falënderim dhe madhërim të Allahut e me salavate mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem. Të lutet me emrat e bukur të Allahur…”
Edhe pse besimtari duhet të dijë se lutja bëhet në çdo kohë, në çdo lloj gjendjeje, dhe në çdo vend, përveç vendeve të pista, por edhe aty mund të lutet nëse është në rrethana të jashtëzakonshme.
Umeri – radijallahu anhu – thoshte: “Unë nuk brengosem për përgjigjen e duasë, unë brengosem për duanë” Kjo sepse Allahu ka premtuar në Kuran: “…i përgjigjem lutjes së atij që më lutet” (Bekarah: 186) dhe në vend tjetër: “Kush është Ai që i përgjigjet lutjes së nevojtarit kur ai i lutet, dhe ia largon të keqen” (Neml: 62) Dhe në vend tjetër: “Dhe tha Zoti juaj: Lutmuni Mua tju përgjijem juve” (Ghafir: 60)
Marrë nga “Fet’hul Bari” me pak shtesa
Subscribe to:
Posts (Atom)