Aishah radiallahu anha tha se i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem doli nje nate dhe u fal ne xhami, e disa njerez u falen pas tij. Te nesermen njerezit po flitnin rreth kesaj, I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem doli naten e dyte dhe njerezit u falen pas tij. Te nesermen njerezit po flitnin dhe numri I njerezve ne xhami u shtua, ai doli e u fal e njerezit u falen pas tij. E ne naten e katert xhamia u mbush aq shume sa nuk zinte me, e I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem nuk doli. Disa njerez filluan te thone: Namazi, namazi, por I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem nuk doli deri per Sabah. Kur e fali namazin e sabahut u kthye nga njerezit e tha teshehhudin(dmth falenderimi Allahun dhe deshmi se Ai eshte nje e I vetem ne adhurim sh.p) e tha:"Nuk eshte se nuk e vura re situaten tuaj dje, por pata frike se namazi I nates do te behej I detyrueshem e ju nuk do te ishin te afte ti permbaheshit." Sahih Muslim nr[1784]178(761) ne kapitullin 25 Nxitja e Faljes se Namazit te Nates Gjate Ramadanit e qe Quhet Terauih
Ne hadithit perpara ketij permendet nga Aishah radiallahu anha se kjo ishte gjate Ramadanit.
Dobite e Hadithit:
1. Namazi I nates ishte tradita e Profetit salallahu alejhi ue sel-lem dhe sahabeve.
2.Zelli I sahabeve ne ndjekjen e Profetit salallahu alejhi ue sel-lem dhe zelli I tyre per Namaz
3. Ata perhapnin lajmet per veprimi e puneve te mira, kurse sot njerezit perhapnin lajme per pune te keqija
4. Prove kundra atyre qe thone qe Profeti salallahu alejhi ue sel-lem asnjehere nuk e ka falur namazin e nates me xhemat gjate Ramadanit, dhe se ka qene veper e Umer it duke justifikuar se ka bidat mire.
5. Arsyeja pse Profeti salallahu alejhi ue sel-lem nuk doli naten e katert ishte sepse kishte frike se mos namazi i nates behej I obligueshem, pas vdekjes se tij ne kohen e Umerit nuk mund te ndodhte kjo se shpallja ishte ndalur.
6. Perseri u plotesua me nje fare menyre frik a qe Profeti salallahu alejhi ue sel-lem kishte se mos njerezit e marrin per farz teravine, ne nje menyre duke ardhur per kete Namaz e jo per farze Namaz e duke I pare njerezit qe nuk e falin ne xhami teravine me sy te keq.
7. Namazi me I mire pas farzit eshte namazi ne shtepi:
Transmetohet prej Zejd bin Thabitit [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut beri nje tente ne xhami gjate ramazanit dhe u falte naten ne te e sahabet u falen pas tij, kur e morri vesh kete u ul(dmth nuk u fal sh.p) e doli e i tha njerezve: “ E kuptova qe doni te faleni pas meje ama "O ju njerëz, bëni namaz edhe në shtëpitë tuaja,se namazi me i mire i personit është namazi i cili falët në shtëpine e tij, me përjashtim të namazit farz.” Bukhari 698 dhe Muslimi 781
No comments:
Post a Comment