Saturday, 26 March 2016

Falu ne xhamine qe ke me afer

Umer Ibn Khatabi radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Secili nga ju le te falet ne xhamine qe ka me afer, mos shkoni pas xhamijave te tjera. "  Taberani e ka saktesuar sheikh Albani ne Sahihah.

Nese arsyeja eshte se Imami e ka zerin e bukur ne nje xhami tjeter etj atehere kjo hyn ne ndalesen e Profetit salallahu alejhi ue sel-lem.
Ibn Kajjimi permend  nje histori nga Muhamed Ibn Bahr ne Badail Feuaid 4/111:
"E pashe Ebu Abdullahin ne Ramazan kur Fadl Ibn Ijjad el Kattan ishte Imam gjate teravive ne xhami. Recitimi i Fadl Ibn Ijjad el Kattan ishte shume i bukur dhe njerezit te rinj e pleq nisen ta mbushin xhamine plot.
Ebu Abdullah qendroi tek shkallet e xhamise e tha:" Si eshte puna me jeta njerez qe braktisin xhamiat e tyre qe  i kane afer?!"
Fadl Ibn Ijjad el Kattan fali disa nete te tjera e pastaj Ebu Abdullah i kerkoi qe te ndalonte sepse nuk e pelqente qe xhamiat e tjera te ishin bosh."

Lejohet ta kalosh xhamine qe ke afer nese je duke shkuar per mesim ne ndonje xhami me larg.
Sheikh Ebu Bekr Zejd thote:" Nuk lejohet te shkosh ne nje xhami tjeter me larg duke e braktusur xhamine qe ke afer vetem nese ke ndonje arsye me te drejte(ligjore, fetare)

Ibn Kajjimi rreth ketij hadithi permend se lejohet personi te falet ne nje xhami tjeter me larg nese Imami tek xhamia afer nuk e fal namazin sic duhet(psh e fal shpejt pa plotesuar rukune e sexhden, ose recitimi I tij nuk eshte me rrregullat e texhuidit), ose eshte bidatci, ose ben mekate hapturazi.

No comments:

Post a Comment