Sunday, 18 December 2016

Kategoritë e miqve dhe shokëve

Kategoritë e miqve dhe shokëve POSTED ON JANUARY 19, 2014 BY UDHA E BESIMTARËVE Kategoritë e miqve dhe shokëve Shokët janë tre kategori: 1) Shok interesi. Ai i cili shoqërohet me ty për aq kohë sa përfiton prej teje interesin që synon,qoftë ajo pasuri, shfrytëzim pozite, etj. Sapo i ndërpritet interesi që përfitonte shndërrohet në armikun tënd, as nuk të njeh dhe as nuk e njeh. Sa të shumte që janë këta! Sa të shumtë jane ata që ofendojnë per shkak të sadakave që nuk u jepen atyre, siç tregon Allahu për hipokritët në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Ka prej tyre që të ofendojnë në lidhje me ndarjen e sadakave, nëse u jepet prej tyre ata kënaqen, e nëse nuk u jepet ata hidhërohen” (Teubeh 58) Në pamje të jashtme shfaqet si shok i ngushtë dhe mik i mirë, saqë ti e mendon atë si mikun më të mirë tek ty dhe veten si mikun më të mirë tek ai.Një ditë prej ditësh të kërkon një libër:Ma jep ta lexoj atë librin që ti po lexon.Nëse i thua:Nuk ta jap dot se më duhet për nesër, do shohësh se si do shfryjë ndaj teje dhe do të të armiqësojë. Vallë a është shok ky?! Ky është shok interesi. 2) Shok qejfesh. Një shok i cili shoqërohet me ty sepse i shijon muhabeti, bisedat e gjata, qëndrimet naten vone, por nuk të bën dobi në asgjë dhe as ti nuk përfiton prej tij, asnjëri nuk përfiton nga tjetri, asgjë më shumë se sa humbje kohe. Ki kujdes dhe nga ky lloj që mos të të humbasë kohën. 3) Shok me vlera. Ai i cili të shtyn dhe nxit drejt gjërave që të hijeshojnë dhe të tërheq vërejtjen nga veprat e shëmtuara. Të hap portat e mirësive dhe të orienton drejt tyre, e nëse ti gabon të tërheq vërejtjen në një mënyrë që nuk ta cënon personalitetin dhe fisnikërinë tënde. Ky është shoku me vlera. Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmin (Marrë nga shpjegimi i librit Hiljetu talibil ilm fq 102) Përktheu: Shuajb Rexha

Wednesday, 14 December 2016

Derguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) thote: "A do të të tregoj per nje fjale e cila gjendet poshte Arshit, e qe eshte prej thesareve te xhenetit? Thuaj: La haule ue la kuete ila bil-lah (Nuk ka force e as ndryshim vecse me ndihmen e Allahut). (Kur robi e shpreh) Allahu i Lartesuar thote: U dorezua teresisht robi Im." [E percjell Hakimi, per me teper shih Sahih el Xhami me nr 2614].
Abdullah Ibn Amr radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem kerkonte mbrojtje nga 4:"Dituria qe nuk ben dobi, zemra e cila nuk ka ndrojtje(n e Allahut), e nga lutja qe nuk ka pergjigje, e nga shpirti qe nuk kenaqet( qe nuk gjen rehati sh.p)." Hasen Nesai 5442 أَخْبَرَنَا يَزِيدُ بْنُ سِنَانٍ، قَالَ حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ، قَالَ أَنْبَأَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَبِي سِنَانٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي الْهُذَيْلِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو، أَنَّ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم كَانَ يَتَعَوَّذُ مِنْ أَرْبَعٍ مِنْ عِلْمٍ لاَ يَنْفَعُ وَمِنْ قَلْبٍ لاَ يَخْشَعُ وَدُعَاءٍ لاَ يُسْمَعُ وَنَفْسٍ لاَ تَشْبَعُ ‏.‏

Ai I cili reciton Kuranin haptazi( dmth me ze te larte) eshte si ai qe e jep sadakane haptazi

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Ai I cili reciton Kuranin haptazi( dmth me ze te larte) eshte si ai qe e jep sadakane haptazi, e ai I cili e reciton fshehurazi (dmth lexon me ze te ulet) eshte si ai qe e jep sadakane fshehurazi." Sahih Nesai 1662. Prandaj nje nga grupet e njerezve qe jane nen hijen e Allahut eshte ai I cili jep sadakane fshehurazi sa nuk e di dora e majte se cfare dha e djathta. Nje arsye tjeter eshte te mos pengosh dike tjeter qe po lexon apo po falet sic ka ardhur ne hadith" Gjithesecili nga ju po flet ne vetmi me Zotin e tij, prandaj mos ta shqetesoje askush njeri tjetrin, e mos ta ngreje askush zerin mbi tjetrin ne lexim." Sahih el Xhami nr 2632 Nje arsye e trete eshte dyftyresia ne veper sic ka ardhur ne dy hadithe nje qe e transmeton Imam Muslimi ne Sahihun e tij nga Ebu Hurejrah radiallahu anhu rreth tre personave prej te cileve ndizet zjarri njeri prej tyre prej recituesve te Kur'anit. E hadithi I dyte: " Shumica e munafikeve te ummetit tij jane recituesit e Kuranit." Sahih el Xhami nr 1214 shiko Xhami el Hadith uel Aathar nr 10489

ma permireso fene time sepse ajo eshte ruajtja e ceshtjes time

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Allahumme, ma permireso fene time sepse ajo eshte ruajtja e ceshtjes time, e ma permireso dun'jane time sepse ne te eshte jetesa ime, e ma permireso akhirretin tim sepse aty eshte perfundimi im. E beje jeten time bollek te cdo te mire, e beje vdekjen time ruajtje nga cdo e keqe." Muslim 2720
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Allahumme, fali te gjallet tone e te vdekurit tone, te pranishmit tone e jo te pranishmit tone, djemte tone e vajzat tona, te vegjlit tone e te moshuarit tone." Sahih Nesai 1975

Allahumme, fali muezzinet dhe mbaji te forte ne udhezim imamet

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Allahumme, fali muezzinet dhe mbaji te forte ne udhezim imamet,(e perseriti) tre here." Sahih Ibn Khuzejmah 1531 shiko Sahih Tergijb ue Terhijb 237

Saturday, 3 December 2016

Thuaji "Jo" bidatit

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk kam lene asgje qe ju afron drejt xhennetit vetem se ju kam treguar, e nuk ka asgje qe ju largon nga zjarri vetem se ju kam treguar ." Transmeton Ibn Ebi Shejbeh ne musannef 7/79 Prandaj Abdullah Ibn Mes'udi radiallahu anhu tha:" Pasoni e mos shpikni se juve iu eshte dhene mjaft." Transmeton Darimi dhe Ebu Khajthameh en-Nesai ne librin e dijes

Friday, 2 December 2016

Dhikri me me merite eshte( te thuash) la ilaahe il Allah

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Dhikri me me merite eshte( te thuash) la ilaahe il Allah - ska te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut, e lutja me me merite eshte (te thuash) Elhamdulilah - Falenderimet I takojne Allahut." Sahih Ibn Maxheh 3080, Sahih Tirmidhi 3383, Sahih Tergijb ue Terhijb 1526

Roberit me me merite ne diten e gjykimit jane falenderuesit

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Roberit me me merite ne diten e gjykimit jane falenderuesit ( ata qe e falenderojne Allahun shume sh.p)." Sahih el Xhami nr 1567, thote sheikh Albani ne Sahihah:" El Hejthemi tha se ne sened gjendet dikush qe nuk e njoh," por ka deshmi tek Ahmedi 4/434 shiko Sahihah nr 1584

Banoret e kesaj bote shkuan e nuk shijuan embelsiren me te mire

Njeri prej dijetareve tha:" Banoret e kesaj bote shkuan e nuk shijuan embelsiren me te mire," U pyet se cila ishte ajo embelsire, e ai tha:" Te duash Allahun, te vetmohesh me te( ne adhurim), te deshirosh me gjithe zemer takimin me Te, e te kenaqesh duke e permendur Ate ( me dhiker) e duke iu bindur Atij." Ibn Kajjimi ne Igathatul Lehfan

Merre veten ne llogari perpara se te merresh ne llogari

Umeri radiallahu anhu tha:" Merre veten ne llogari perpara se te merresh ne llogari, peshoje veten perpara se te peshohesh. Do te jete me lehte per ty neser nese e merr veten ne llogari sot.Pergatitu per paraqitjen e madhe, dita qe do te dale cdo gje ne shesh e nuk fshihet asgje." Ibn Kajjimi ne Igathatul Lehfan

Saturday, 26 November 2016

Ebu Musa radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Me te vertete dinari(monedha floriri) e dirhemi(monedha argjendi) i shkaterruan ata qe ishin para jush, ato te dyja (ari e argjendi) jane shkak shkaterrimi." Sahih ibn Hibban 700 shiko Sahih el Xhami 2245 عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَلا إِنَّ الدِّينَارَ وَالدِّرْهَمَ أَهْلَكَا مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ وَهُمَا مُهْلِكَاكُمْ 700 صحيح ابن حبان كتاب الرقائق باب الفقر والزهد والقناعة 2245 المحدث الألباني خلاصة حكم المحدث صحيح في صحيح الجامع Transmetohet nga Ebu Derda radiAllahu anhu qe tha:" I Derguari i Allahut erdhi tek ne e ne po flitnim per varferine dhe sesi i frikesoheshim asaj. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" A i frikesoheni ju varferise?! Pasha Ate ne doren e te cilit eshte shpirti im, kjo bote do tju vije ju me bollek, dhe asgje nuk do ta beje zemren tuaj te devijoje pervec asaj(bollekut te dunjase sh.p) Pasha Allahu, jam duke ju lene ne nje rruge te bardhe, dita dhe nata e se ciles jane te njejta."Ebu Derda tha:" Ai e tha te verteten. I derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me te vertete na la ne ne dicka te bardhe( te qarte)ditet dhe natet e se ciles jane te njejta." Hasen e ka transmetuar edhe Ibn Ebi Asim ne Sunneh 47 shiko Sahih Ibn MAxheh te Albanit nr 5 حَدّثَنا هشام بن عمار الدمشقي، حَدّثَنا مًحَمَّد بن عيسى بن سميع، حَدّثَنا إبراهيم بن سليمان الأفطس، عَنْ الوليد بن عبد الرحمِن الجرشي، عَنْ جبير بن نفير، عَنْ أبي الدرداء، قَالَ: - خرج علينا رَسُول اللّه صلى اللّه عليه وسلم ونحن نذكر الفقراء ونتخوفه. فقَالَ: ((آلفقر تخافون؟ والذي نفسي بيده لتصبن عليكم الدنيا صبا حتى لا يزيغ قلب أحدكم إزاغة إلا هِيَهْ. وأيم اللّه لقد تركتم على مثل البيضاء، ليلها ونهارها سواء)).

Katër porosi nga fjalët më të bukura

Katër porosi nga fjalët më të bukura! POSTED ON NOVEMBER 16, 2016 BY UDHA E BESIMTARËVE Katër porosi nga fjalët më të bukura! Thotë Ebu Xherij el Huxhejmi: Shkova tek i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut ne jemi njerëz të shkretëtirës, prandaj na mëso diçka me të cilën Allahu i Lartmadhëruar do të na bëjë dobi! Ai tha: Mos nënçmo asgjë prej veprave të mira, qoftë edhe të hedhësh (ujë) nga kova jote në enën e atij që kërkon ujë, apo t’i flasësh vëllait tënd me buzëqeshje në fytyrë. Dhe ruhu nga zgjatja e rrobës poshtë kyçit të këmbës, sepse ajo është prej mendjemadhësisë, dhe Allahu i Lartmadhëruar nuk e do mendjemadhësinë. Dhe nëse dikush të ofendon me diçka që ai e di për ty, ti mos e ofendo me atë që di për të. (Nëse e bën këtë, duron dhe nuk e ofendon) Ti do të shpërblehesh dhe fatkeqësia do të jetë për atë që e tha atë.” Transmeton Imam Ahmedi dhe shejkh Shuajb Arnauti – Allahu e mëshiroftë – ka thënë për të: zinxhiri i tij është i mirë. Emin Bilali

Sunday, 20 November 2016

Gjynahet me te medha

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Gjynahet me te medha tek Allahu jane: Nje burre i cili martohet me nje grua dhe pasi e kryen nevojen e tij e ndan e iken pa ia dhene mehrin(pajen), e nje njeri i cili e merr dike tjeter ne pune e pastaj iken pa ia dhene rrogen, e i fundit, ai i cili vret nje kafshe pa arsye( dmth duke mos patur qellim ta haje, po vetem ta vrasi per sport sh.p) Hasen shiko Sahih el Xhami 1063

Friday, 18 November 2016

Denimin me te rende

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Njerezit qe do kene denimin me te rende ne diten e gjykimit jane njerezit qe I kane denuar me shume njerezit ne dun'ja." Isnedi Sahih, transmetuesit jane te vesueshem Sahihah 1442

Thursday, 17 November 2016

Hyrja në namaz në çdo gjendje që është imami

Hyrja në namaz në çdo gjendje që është imami POSTED ON FEBRUARY 18, 2015 BY UDHA E BESIMTARËVE Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Prej gabimeve në të cilën bien disa prej namazlinjve në namazin e tyre është edhe mos lidhja e tyre me imamin në kohën kur e gjejnë atë në ruku, në sexhde apo mes dy sexhdeve. Kur personi futet në xhami dhe e gjenë imamin në namaz, ai duhet të lidhet pas tij në çdo gjendje qoftë ai (imami): në kijam, në ruku, në sexhde ose mes dy sexhdeve. Bazuar në atë që transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse e gjeni imamin në sexhde, atëherë bini dhe ju në sexhde. Nëse e gjeni në ruku bini dhe ju në ruku apo (nëse e gjeni) në kijam dhe ju lidhuni e qëndroni në këmbë…”[1] Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse vini në namaz dhe na gjeni në sexhde, atëherë bini në sexhde por mos e llogaritni rekat. Ndërsa ai që e arrin rekatin, e ka arritur namazin (me xhemat).”[2] E transmeton Ebu Daudi. Transmetohet nga Ali bin Ebi Talib dhe Muadh bin Xhebel se kanë thënë: i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse dikush nga ju vjen në xhami dhe e gjen imamin në ndonjë gjendje, atëherë (të hyjë në namaz dhe) të veprojë ashtu si vepron imami (ta pasojë atë).”[3] E transmeton Tirmidhiu. Nga Katadeh radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të shkoni për faljen e namazit shkoni me qetësi. Atë që të arrini (nga namazi) faleni, ndërsa atë që u ka ikur plotësojeni.” Hafidh Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kjo tregon pëlqyeshmërinë e futjes në namaz bashkë me imamin në çdo situatë që ai gjendet.”[4] Ky është suneti në të drejtën e atij që futet në xhami dhe imami është në namaz. Bazuar në tekstet e lartpërmendura. Disa prej njerëzve kur futen në xhami dhe imamin e gjejnë në sexhde apo mes dy sexhdeve, nuk futen në namaz (nuk lidhen) me të derisa imami të ngrihet pët në rekatin e tjetër. Ose e dinë se imami është ne teshehudin e fundit dhe ulen (lidhen) me të. Njerëzit e tillë ia kanë privuar vetes së tyre shpërblimin e sexhdes. Shtoji kësaj dhe rënien e tyre në kundërshtime të teksteve që i përmendëm. Shpjeguesi i “Xhamiu et Tirmidhi” në lidhje me fjalën e tij alejhis selam: “Të veprojë ashtu siç vepron imami” thotë: Pra, mos ta presë imamin derisa të ngrihet siç veprojnë pjesa dërrmuese e njerëzve.”[5] Dije, se situatat e imamit në kohën kur personi futet në xhami janë katër: 1. Të jetë imami në këmbë (kijam) në namazin me zë ashtu dhe në atë pa zë. 2. Të jetë imami në ruku. 3. Të jetë imami në sexhde ose mes dy sexhdeve. 4. Të jetë imami në teshehudin e fundit. InshaAllahu do flasim më detajisht për secilën pikë duke treguar sesi duhet të veprojë personi për secilin rast. Përktheu: Unejs Sheme [1] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) pasi sjellë zinxhirin e hadithit thotë: Ky zinxhir është autentik. “Es Sahihah” (3/185) [2] [Hasen] Ebu Daudi (893), “Irvaul Galil” (496), “Sahihul Xhami” 468 (203). [3] [Sahih] Tirmidhiu (591), “Mishkatul Mesabih” (1142), “Sahihul Xhami” 261 (106). [4] “El Fet’h” (2/118) [5] “Tuhfetul Ehuedhi” vëll. 3

Tuesday, 15 November 2016

Njeriu me I lumtur me shefe'atin-ndermjetesimin tim

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha:" I thashe Profetit salallahu alejhi ue sel-lem:" O I Derguari I Allahut, kush eshte personi me I lumtur me shefe'atin-ndermjetesimin tend ne diten e kijametit?"  Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"O Ebu Hurejrah, nuk mendoja se do te me pyeste dikush tjeter para teje, duke e ditur deshiren tende per hadithin. Njeriu me I lumtur me shefe'atin-ndermjetesimin Tim ne diten e kijametit eshte ai person qe ka thene la ilaahe il Allah sinqerisht me zemer." Transmeton Bukhari  


حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، قَالَ حَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ، عَنْ عَمْرِو بْنِ أَبِي عَمْرٍو، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّهُ قَالَ قِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَنْ أَسْعَدُ النَّاسِ بِشَفَاعَتِكَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ‏ "‏ لَقَدْ ظَنَنْتُ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ أَنْ لاَ يَسْأَلَنِي عَنْ هَذَا الْحَدِيثِ أَحَدٌ أَوَّلُ مِنْكَ، لِمَا رَأَيْتُ مِنْ حِرْصِكَ عَلَى الْحَدِيثِ، أَسْعَدُ النَّاسِ بِشَفَاعَتِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ مَنْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، خَالِصًا مِنْ قَلْبِهِ أَوْ نَفْسِهِ 

Saturday, 5 November 2016

Kur semure e udheton muslimani

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Kur semure njeriu (robi) ose udheton ia shkruan Allahu i lartesuar atij shperblimin te ngjashem me ate qe vepronte ( prej punove te mira sh.p) kur ishte shendoshe e mire, dhe ne vendin te tij." Sahih shiko Sahih el Xhami nr 811

Reference: Xhami el Hadith uel Aathar  nr 5959 faqe 88 vol 3

Lexon Kuranin e thote

El Hafidh el Mundhirij transmeton ne librin e tij Tergijb uet-Terhijb nen kapitullin Terhijb min-ned-daui fil ilmi uel Kur’an se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:
” Nje grup njerezish do te dalin qe e lexojne Kuranin e thone:
“Kush e lexon Kuranin me mire se ne?Kush eshte me i zgjuar se ne?Kush eshte me mendjemprehte se ne?
Pastaj Profeti tha:”
A ka miresi tek keta njerez?Ata thane:”Allahu e i Derguari i Tij e dine me se miri.”
Ai tha:
“Keta jane nga ju, nga Ummeti juaj e keta jane lenda djegese e zjarrit.”
Sheikh el Albani e ka vleresuar kete hadith hasen li gajrihi ne Sahih Tergijb ue Terhib nr 135


Nese nuk sheh ne fytyren e asnjerit ndrojtjen e Allahut

Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Nese je me nje grup njerezish, 20 a me shume a me pak, dhe nuk sheh ne fytyren e asnjerit prej tyre ndrojtjen e Allahut ,azza ue xhel, atehere ta dish se punes(ceshtjes) I ka arrdhur fundi." Hasen shiko Sahih Tergijb ue Terhijb 104

Reference: Xhami el Hadith uel Aathar nr 5824 faqe 66 vol 3

Namazin me xhemat nje studim

Namazi me xhemat
nga Abdullah es-Sebt
I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, dhe Allahu e bekoftë dhe shpëtoftë të
dërguarin fisnik të Tij. Namazi është një ndër shtyllat më të rëndësishme të fesë, dhe
zbatimin i namazit siç dëshirojnë prej nesh Allahu dhe i dërguari i tij [salallahu alejhi ue
selam] është mënyra më e mirë për t'iu afruar Zotit të qiejve dhe tokës. Kjo përfshin
zbatimin e namazit me xhemat [në kongregacion].
Namazi me xhemat ka një shpërblim dhe dobi të madhe. Mirëpo, është një keqardhje e
njëmendtë që këto dobi janë humbur nga shkujdesja ndaj zbatimit të tij. Shumica e atyre
që falen, po ashtu kanë humbur rregullat e namazit me xhemat dhe kërkimin e duhur
për të, dhe kështu ia kanë ndaluar vetes një dobi dhe mirësi të madhe.
Faktori që ka ndihmuar në braktisjen e xhamive – edhe nëse situata tash ka ndryshuar
dhe rinia po kthehet në xhami –, them, ajo që ka ndihmuar në braktisjen e xhamive është
ajo me çfarë më së shpeshti mburren vëllezërit këshilltarë, duke thënë që namazi me
xhemat është një sunet mu'ekkedeh [praktikë e vërtetuar e pejgamberit, ndonëse këtu
termi përdoret për të nënkuptuar se kjo është jo e detyrueshme]. Kjo ka çuar në lënien
pas dore të namazit me xhemat.
Meqë dëshmia që namazi me xhemat është i detyrueshëm është aq e fortë dhe e qartë,
ndjeva që duhet ta theksoj këtë çështje për vëllezërit e mi namazlinj, si një dëshmi dhe në
pritje të një shpërblimi. Dhe, nuk synoj t'i shqyrtoj hadithet të cilat shpjegojnë mënyrën e
duhur të faljes së namazit me xhemat, sepse të tjerë shkrues e kanë trajtuar këtë
segment.
Në fund, lus Allahun të na bëj të gjithëve të suksesshëm në arritjen e asaj çfarë Ai do dhe
me të cilën është i kënaqur. Ai është i cili ka mundësi për këtë. Lus Atë që ta ruajë
shpërblimin për Ditën e paraqitjes së madhe.
Abdullah es-Sebt
Kuwait, Rebi el-Euel, 1401H
Hyrje
Namazi ka një pozitë madhështore në Islam, dhe ka një paralajmërim kundër lënies pas
dore të zbatimit të tij. Po ashtu, namazi ka një gjurmë apo shenjë të madhe në
korrigjimin e muslimanit dhe shtimin e besimit të tij, dhe për këtë arsye shumë
adhurime e shoqërojnë atë si abdesi dhe ecja deri në xhami. Do ta prezantoj tekstin që ka
të bëjë me namazin me xhemat. Pas një gjurmimi nëpër dëshmitë, më është bërë e qartë se namazi me xhemat është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mundësi për këtë. I
kam kushtuar një vëmendje të veçantë të mos përmendi thëniet e njerëzve që s'kanë
dëshmi. Arsyeja për këtë është se në çështjet e kontestueshme, thëniet e një personi apo
tjetrit që s'janë të mbështetura me dëshmi janë të një rëndësie të barabartë. Është vetëm
me anë të dëshmisë që mund të zgjedhim opinionin e një personi mbi të tjetrit.
Dëshmia e atyre që thonë se është i detyrueshëm
- Dëshmi nga Kur'ani
Dëshmia e parë: Zoti ynë, i bekuar dhe i lartësuar është Ai, ka thënë në suren 4, ajeti 102,
që mund të përkthehet si:
"Kur je me ta dhe qëndron për t'i udhëhequr ata në namaz, le të ngrihet një grup nga
ta [në namaz] me ty, duke mbartur armët e tyre me vete: kur të përfundojnë sexhden,
le të marrin pozitat e tyre në prapavijë dhe le të vijë grupi tjetër që ende s'ka falur
namazin, dhe le ta falin namazin me ty".
1. Në këtë ajet ka një rend për të falur namazin, dhe rendi është përsëritur edhe një
herë, "… le të vijë grupi tjetër…"
2. Ka dëshmi këtu që xhemati, do të thotë namazi në kongregacion, është i detyrueshëm
për të gjithë ngaqë detyrimi s'ka rënë nga grupi i dytë thjesht nga kongregacioni i të
parit.
3. Allahu ka urdhëruar namazin me xhemat në një gjendje lufte dhe frike, dhe po të
kishte qenë vetëm sunet, atëherë do të kishte qenë më mirë të lihet namazi me xhemat.
Mirëpo, meqë Allahu e ka urdhëruar këtë, dhe detyrimet si ndjekja e imamit qenë
zbutur për t'i lejuar grupit të dytë të falet prapa imamit po ashtu, kjo qëndron si dëshmi
e qartë që namazi me xhemat është i detyrueshëm.
4. Kjo është dëshmi e qartë dhe s'ka asnjë ndër muslimanët [dijetarët] të mohojë namazin
e frikës të urdhëruar në këtë ajet.
Dëshmia e dytë: Zoti ynë, i lartësuari, ka thënë në suren 68, ajeti 42-43, që mund të
përkthehet si:
"Ditën kur një Kërci do të shpaloset dhe ata do të thirren për të rënë në sexhde, por
s'do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Sytë e tyre do të kthehen teposhtë dhe
poshtërimi do t'i mbulojë ata, duke parë që janë thirrur përpara të bien në sexhde në
adhurim ndërsa ishin të padëmtuar [dhe patën refuzuar]".
Dëshmia këtu është nga disa aspekte, midis tyre:

1. Allahu, i madhëruar dhe i lartësuar është Ai, i dënoi ata sepse nuk iu përgjigjën
thirrjes për të bërë sexhde.
2. Ai që thërret për namaz është ai që thërret ezanin. Siç është shpjeguar nga hadithi i
Ibn Ebi Mektum: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e pyeti atë:"A e dëgjon 'haja ales-
selat, haja alel-felah' [ejani në namaz, ejani në sukses]?" Ai tha:"Po". Atëherë pejgamberi
[salallahu alejhi ue selam] tha:"Fehejhele", që do të thotë diçka si "atëherë, shko përgjigju
thirrjes". Ky hadith është i vërtetë, i transmetuar nga Ebu Daud dhe Ahmed.
3. Thekson që ai i cili nuk i përgjigjet thirrjes, ai s'është përgjigjur.
Dëshmia e tretë: Allahu ka thënë në suren 2, ajeti 43, që mund të përkthehet si:"Faleni
namazin dhe paguajeni zekatin, si dhe përkuluni me ata që përkulen". Dëshmia këtu
është:
1. Se Ai, i cili është i madhëruar dhe i lartësuar, na ka urdhëruar të përkulemi, dhe ky
është urdhër për t'u falur ngaqë përkulja [rukuja] është shtyllë e namazit.
2. Thënia e tij që është përkthyer si "me ata që përkulen", është një urdhër për t'u
përkulur me ata që përkulen, dhe kjo nuk bëhet veçse nëpërmjet
kongregacionit/xhematit. Pra, kjo tregon që namazi me xhemat është i detyrueshëm,
ngaqë domethënia e ajetit nuk përmbushet veçse nëpërmjet kongregacionit.
- Dëshmi nga Suneti
Dëshmia e parë: Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka kallëzuar që i dërguari i
Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Namazi më i rëndë për hipokritët është ai i
jacisë dhe sabahut. Dhe po të dinin se çfarë ka në to, ata do të merrnin pjesë në to edhe
nëse kjo do të nënkuptonte të vinin zvarrë. Kam një dëshirë detyruese të urdhëroj nisjen
e namazit, pastaj të urdhëroj një njeri për të udhëhequr njerëzit në namaz, pas çka do të
shkoja me disa njerëz duke mbartur dënga drunjësh për tek njerëzit që s'janë të
pranishëm në namaz për t'i djegur shtëpitë e tyre mbi ta". Kanë rënë dakord mbi këtë
hadith Buhari dhe Muslim, dhe ky ishte versioni i Muslimit.
1. Ata thanë që ky ndëshkim u referohet atyre që nuk marrin pjesë në namazin e
xhumasë, dhe dëshmia e tyre në lidhje me këtë është hadithi i Abdullah Ibn Mes'udit i
transmetuar nga Muslim, që pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u tha njerëzve të cilët
i shmangen namazit të xhumasë:"Kam një dëshirë detyruese të urdhëroj një person që të
udhëheqë namazin, pas çka do t'i djegia shtëpitë e atyre që i shmangen namazit të
xhumasë". Kjo s'është në kundërshtim me hadithin e Ebu Hurejres, ngaqë Ibn Mes'ud po
thotë që djegia është për ata që i shmangen namazit të xhumasë, ndërsa Ebu Hurejre po
thotë që djegia është për ata që i shmangen namazit me xhemat. Dhe s'ka kundërshtim
mes të dyve ngaqë hadithi i Ebu Hurejres qartë përmend jacinë dhe akshamin, dhe mbas
gjase është menduar të tregohet se të dy rastet meritojnë djegien.

2. Ata thonë: Kjo është shfuqizuar! Përgjigja ime është: Ku është dëshmia që kjo qenka
shfuqizuar dhe kush e ka transmetuar këtë? Mirëpo, të pohosh thjesht shfuqizim pa
dëshmi është një falsifikim ndaj Allahut, që nuk mbështetet me ndonjë dije.
3. Ata thonë: pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] deshi t'i digjte shtëpitë e tyre për
shkak se ata qenë hipokritë, jo për shkak se nuk merrnin pjesë në namaz me xhemat.
Përgënjeshtrimi më i mirë i kësaj thënieje qe dhënë nga Ibn el-Kajjim, Allahu pastë
mëshirë ndaj tij, në thënien e tij:"Për sa i përket pohimit tuaj që ai ka dashur t'i ndëshkojë
për shkak të hipokrizisë së tyre e jo se i shmangeshin kongregacionit, kjo lë të kuptohen
dy gabime:
E para: Të anulohet çfarë i dërguari [salallahu alejhi ue selam] pohoi dhe transmetoi në
lidhje me humbjen e faljes me xhemat.
E dyta: Të pohohet çfarë i dërguari [salallahu alejhi ue selam] ka anuluar. Se ai kurrë
nuk ndëshkoi hipokritët për hipokrizinë e tyre. Përkundrazi, ai pranonte prej tyre çfarë
deklaronin dhe linte çfarë fshihnin mes tyre dhe Allahut.
Në këtë mënyrë, hadithi i Ebu Hurejres mbetet një argument i fortë për detyrimin e
namazit me xhemat.
Dëshmia e dytë: Çfarë ka transmetuar Muslim në Sahi-në e tij, që një njeri i verbër ka
thënë:"O i dërguar i Allahut, unë s'kam ndonjë udhërrëfyes për tek xhamia", dhe kështu
pyeti të dërguarin që t'i japë atij leje të veçantë për të mos marrë pjesë në namazin me
xhemat. Teksa ai po kthehej, i dërguari e thirri dhe tha:"A e dëgjon thirrjen [ezanin]?". Ai
tha:"Po". Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:"Atëherë, përgjigju". Versionet e vërteta të
transmetuar nga Ahmed dhe të tjerët erdhën si: Ka qenë kallëzuar nga Ibn Mektum të
ketë thënë:"O i dërguar i Allahut, unë jam i verbër, jetoj larg dhe kam një udhërrëfyes që
nuk më bën punë. Kështu që a s'mund të më lejosh të falem në shtëpi?" Ai tha:"A e
dëgjon thirrjen?" Ibn Mektum u përgjigj:"Po". Pas çka pejgamberi [salallahu alejhi ue
selam] tha:"Nuk po shoh arsyetim për ty".
Nëse njeriu i verbër s'ka arsyetim për t'u mos falur me xhemat, si mund të ketë arsyetim
për atë që sheh?
Ata që vijnë në përfundimin se namazi me xhemat është një sunet, thonë:"Ky është një
rend që nënkupton parapëlqim të namazit me xhemat, jo detyrim të namazit me
xhemat".
Përgjigja në këtë është që, pasi urdhri këtu është shprehur në një kuptim të
përgjithshëm, askush s'mund të thotë që kjo është vetëm për t'u kuptuar në një mënyrë
të veçantë, pa pasur dëshmi për të mbështetur një pohim të tillë. Kështu, dëshmia
kërkohet me qëllim që të jemi në gjendje të pohojmë se ky urdhër tregon vetëm një
parapëlqim të faljes me xhemat në kundërshtim me të qenit e tij urdhër i cili tregon të
dyja, parapëlqimin dhe detyrimin për muslimanët të falen me xhemat. Kur të merret
parasysh pjesa tjetër e dëshmisë, ndërkaq, gjejmë që pohon se namazi me xhemat është
detyrim më parë sesa të vërtetojmë atë të jetë thjesht një parapëlqim dhe jo i
detyrueshëm. Po të mos kishin qenë dëshmitë mbështetëse të domosdoshme për të
nxjerrë përfundimin që një urdhër nënkupton vetëm një parapëlqim, atëherë çdo urdhër
do të mund të kuptohet se nënkupton parapëlqim, dhe asgjë s'do të mbetej e
detyrueshme.
Dëshmia e tretë: Ibn Abas, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, transmetoi që i
dërguari [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Kushdo që dëgjon thirrjen për t'u falur
[ezanin] dhe nuk përgjigjet, atëherë s'ka namaz për të, përveç nëse ka një arsyetim [të
vlefshëm]". Ky është një hadith i shëndoshë dhe i vërtetë.
Ibn el-Kajjim shkroi në "Risalet es-Salat" e tij:"… dhe ky zinxhir [duke iu referuar
zinxhirit të transmetimit të hadithit të mësipërm] është i vërtetë". Ky hadith ka qenë
transmetuar nga Ebu Daud, Ibn Maxhe, ed-Darekutni, el-Hakim, el-Begaui, Bejheki, dhe
po ashtu ka qenë gjurmuar dhe gjykuar si i vërtetë nga dijetarët në vijim: edh-Dhehebi,
en-Neueui, Ibn Haxher el-Askalani, Ibn Tejmije, Ibn Kajjim el-Xheuzije dhe el-Albani.
Disa kanë folur në lidhje me këtë hadith, duke pohuar që zinxhiri i tij i transmetimit
është ndalur [meukuf]. Mirëpo, zinxhirët e vërtetë të transmetimit, të cilët janë gjurmuar
deri te pejgamberi, kundërshtojnë këtë pohim të tyre.
Dëshmia e katërt: Abdullah Ibn Mes'ud ka thënë:"Kushdo që do të jetë i kënaqur ta
takojë Allahun si një musliman, atëherë le të përkujdeset për namazet për të cilat bëhet
thirrje, ngaqë ato janë mënyrë udhëzimi dhe Allahu ia ka mësuar pejgamberit tuaj
mënyrat e udhëzimit. Dhe, po të kishit falur namazin në shtëpitë e juaja, sikur personi që
rri në shtëpinë e tij, ju do ta linit Sunetin e pejgamberit tuaj, dhe po që se do ta linit
Sunetin e pejgamberit tuaj, me siguri do të humbitnit. Dhe s'ka asnjë mes jush që pastron
veten siç duhet, pastaj drejtohet për tek një nga këto xhami veçse Allahu do të shkruajë
për të një meritë për secilin hap, do ta ngre atë për një gradë, dhe do të heqë nga ai një të
metë. Kam parë vetët tona [dmth më kujtohet qartë] kur asnjë prej nesh s'mungonte nga
namazi me xhemat, përveç një hipokriti, hipokrizia e të cilit ishte njohur. Dhe, ai që
s'mund të vinte i vetëm, bartej mes dy njerëzve derisa të qëndronte në radhë [saf]".
Në një tjetër transmetim, ai ka thënë:"I dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] na i
mësoi mënyrat e udhëzimit, dhe mes këtyre mënyrave është namazi në xhami, në të cilin
thirret ezani". [Transmetuar nga Muslim]
Dëshmia në këtë hadith është që mosfalja me xhemat konsiderohet një shenjë e
hipokrizisë së vërtetuar. Është e njohur që shenjat e hipokrizisë janë ato të lënies së
diçkaje që është e detyrueshme, apo bërja e diçkaje që është haram. Dhe, s'ka asnjë
musliman, në zemrën e të cilit ka zënë vend imani [besimi], që do të dëshironte të jetë sikur hipokritët në cilësitë e tyre

Dëshmia e pestë:
1. Ebu Se'id el-Hudri ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka
thënë:"Nëse janë tre, le të bëhet imam njëri nga ta. Dhe ai që ka të drejtë më së shumti të
jetë imam, është ai që reciton më së miri Kur'anin [të dyja, edhe sasinë e mësuar
përmendsh edhe aftësinë për ta lexuar si duhet]".
2. Ebi ed-Derda ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Nuk
ka tre persona në një qytet ku s'thirret ezani dhe namazi me xhemat nuk zbatohet aty,
veçse shejtani do t'i mbizotërojë. Kështu që ju duhet të ngjiteni për xhematin, ngaqë ujku
merr të humburin". [Hadith i vërtetë, i transmetuar nga Ebu Daud dhe Ahmed]
Dëshmia e gjashtë: Ebi Eshe'tha el-Muharibi ka thënë:"Ne po rrinim ulur në xhami kur
muezini thirri për namaz. Atëherë, një njeri u ngrit dhe doli nga xhamia. Pastaj Ebu
Hurejre tha:"Për sa i përket këtij personi, ky ka kundërshtuar Ebal Kasimin [të
dërguarin, salallahu alejhi ue selam]". [Transmetuar nga Muslim]
Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjykoi këtë person si kundërshtues të Ebal
Kasimit [salallahu alejhi ue selam] dhe Ebu Hurejre nuk do ta merrte këtë vendim pa
dije mbi Sunetin e Ebal Kasimit [salallahu alejhi ue selam]. Dhe, kushdo që konsiderohet
midis të pabindurve, ai ka lënë diçka që është e detyrueshme.
Këto, vëllezër muslimanë, janë disa nga fragmentet e dëshmisë që detyrojnë muslimanin
të falet me xhemat, dhe kushdo që reflekton mbi Kur'an dhe Sunet, do të gjejë më
shumë. Secila nga pjesët nga dëshmia paraprijëse mjafton në vetvete për të dëshmuar që
namazi me xhemat është i detyrueshëm. Po ashtu përkujtojmë vëllezërit tanë që
muslimanit nuk i lejohet të refuzojë ndonjë gjë nga Allahu dhe i dërguari i Tij vetëm për
shkak se ndonjë dijetar tjetër ka marrë vendim ndryshe. Dëshmia është një argument
kundër të gjithë njerëzve. Imamët që kanë nxjerrë tjetër përfundim pritet të kenë një
arsyetim të vlefshëm1, ngaqë edhe nëse s'mund të kundërshtojnë dëshminë e qartë nga
Kur'ani dhe Suneti, mësimet e tyre që njerëzit duhet të ndjekin Kur'anin dhe Sunetin
janë të mirënjohura. Dhe ata, Allahu pastë mëshirë ndaj tyre, nuk janë bërë imamë veçse
nëpërmjet ngjitjes së fortë për Kur'anin dhe Sunetin. Dijeni këtë, ngaqë është e dobishme
për ju…
Nga dhuntitë e Allahut ndaj nesh për këtë çështje, është që njerëzit më të mirë
[shoqëruesit e të dërguarit] kanë pasur ixhma [njëzëshmëri] në lidhje me këtë. Nuk ka
ndonjë kallëzim të transmetuar nga ndonjë nga ta, i cili bën lëshim për mosfalje me
xhemat. Dhe kjo në vijim është çfarë është vërtetuar nga ata:
1. Ibn Mes'ud ka thënë:"Kam parë vetët tona kur asnjë prej nesh s'mungonte nga namazi
me xhemat, përveç një hipokriti, hipokrizia e të cilit ishte njohur". [dëshmia e pestë]

2. Ibn Mes'ud, Ebu Musa el-Esh'ari, Ali Ibn Ebi Talib, Ebu Hurejre, A'isha dhe Ibn Abas
kanë thënë:"Kushdo që dëgjon thirrjen për në namaz dhe nuk përgjigjet, për të s'do të
ketë2 namaz, përveç nëse ka arsyetim [të vlefshëm]". [Dëshmia e tretë]
Ibn el-Kajjim ka thënë pasi prezantoi thëniet e sahabëve:"Ka thënie të sahabëve ashtu siç
i gjeni, të vërteta dhe të mirënjohura, dhe s'ka asnjë thënie të njohur nga ndonjë prej
sahabëve që kundërshton këtë. Secila nga këto fragmente dëshmish mjafton në vetvete.
E, si qëndron puna atëherë kur të gjitha ato mbështesin njëra-tjetrën. Vërtet, me Allahun
është i gjithë suksesi".
Këto janë thëniet e dijetarëve:
1. el-Begaui shkroi në "Sherh es-Suneh" [3/349]:"Më shumë se një sahab qenë të
mendimit se kushdo që dëgjon thirrjen dhe nuk përgjigjet, për të s'do të ketë namaz".
2. Ata bin Rebah ka thënë:"S'ka arsyetim për asnjeri të krijuar nga Allahu në një qytet
apo fshat, që të mos marrë pjesë nëse ai dëgjon thirrjen për në namaz".
3. el-Hasan el-Basri ka thënë:"Nëse nëna e vet e ndalon atë nga dhembshuria nga
shkuarja për të falur namazin e jacisë me xhemat, ai s'bën ta dëgjojë atë".
4. el-Euzai ka thënë:"S'ka bindje ndaj babait në lënien e namazit të xhumasë apo
namazeve ditore me xhemat, pavarësisht se a ka dëgjuar thirrjen për në namaz apo jo".3
5. Midis atyre që kanë thënë se është e detyrueshme, po ashtu janë edhe Khuzejme, esh-
Shafi'i, el-Buhari, Ibn Hiban, Daud, ehl edh-Dahir, el-Henabile, Is'hak, shumica e
ndjekësve të hadithit dhe disa shoqërues të esh-Shafi'iut.
Tash e dini, Allahu pastë mëshirë ndaj jush, dëshminë paraprijëse në lidhje me pozitën e
detyrueshme të namazit me xhemat, si dhe thëniet e atyre që kanë nxjerrë përfundimin
të jetë i detyrueshëm midis es-Selef es-Salih [paraardhësit e devotshëm] të Umetit tonë.
Çfarë ka mbetur tash për ju të dini është se kushdo që falet i vetëm, namazi i tij është në
rregull. Mirëpo, ai bën mëkatin e lënies së xhematit. Për sa i përket pranimit apo
refuzimit, kjo i takon Krijuesit dhe askush s'mund të thotë që namazi i filanit është
pranuar ndërsa namazi i tjetrit jo. T'u kthehemi tash disa dëshmive të atyre që pohojnë  se namazi me xhemat është sunet, jo i detyrueshëm

Dëshmia e atyre që thonë se është sunet dhe një shqyrtim i kësaj
dëshmie
1. Ibn Umer ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Namazi
me xhemat tejkalon për 27 grada namazin individual".
2. Ebu Hurejre transmetoi nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] të ketë
thënë:"Namazi i njeriut me xhemat tejkalon namazin e tij në shtëpi apo në biznesin e tij
për 27 grada".
3. Nëse ju dy jeni falur gjatë udhëtimit tuaj dhe keni mbërri një xhemat në xhami,
atëherë faluni me ta, se kjo do të jetë një namaz vullnetar për ju". [Ahmed dhe Tirmidhi]
4. Ebi Musa ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Personi
me shpërblimin më të madh në namaz është ai që i duhet të ecë më së largëti për ta
mbërri atë, pastaj tjetri më afër. Dhe ai që pret për namaz me imamin, fiton shpërblim
më të madh se ai që falet e pastaj fle". [Buhari dhe Muslim]
Kanë thënë që këto janë të gjitha hadithet që provojnë se atij që falet i vetëm i njehet
namazi. Ndaj, këto hadithe bëjnë që të gjitha hadithet tjera mbartin një nënkuptim të
natyrës së parapëlqyer më parë sesa të detyrueshme. Veç kësaj që u përmend më lart, ata
kërkuan falje për mospranimin e dëshmisë që parapriu si dëshmi, me arsyetimet që i
përmendëm tashmë pas secilës dëshmi.
Përgjigja e juaj ndaj asaj çfarë kanë thënë ata s'është diçka me të cilën s'pajtohemi! Po
ashtu pranojmë që personi mund të falet i vetëm pa xhemat, ngaqë, ndonëse namazi me
xhemat është i detyrueshëm, ai s'është kusht për pranimin e namazit siç shpjeguam më
lart. Kështu, po të falej i vetëm njeriu, ai do të pranonte shpërblimin për namaz, mirëpo
ai po ashtu do të mëkatonte ngaqë i është shmangur xhematit. S'ka kundërshtime këtu,
ngaqë njeriu mëkaton për lënien e një detyrimi, ndërsa merr shpërblim për tjetrin.
Nga kjo na bëhet e qartë se s'ka kundërshtim mes haditheve, ngaqë më së shumti që këto
hadithe nënkuptojnë është që personi mund të falet i vetëm, mirëpo nuk e lirojnë
personin nga falja me xhemat. Po ashtu është e mirënjohur që lënia e një pjese të
detyrueshme të një vepre nuk e zhvlerëson atë për sa kohë që kjo s'është kusht për
pranimin e asaj vepre.
Këto hadithe do të jenë një përgjigje e mirë ndaj atyre që thonë se namazi në xhami është
një kusht për pranimin e tij, dhe se namazi i personit që falet i vetëm s'është i vlefshëm.
Për sa u përket atyre që thonë se është detyrim të falemi me xhemat, këto hadithe nuk
duhet konsideruar si një përgjigje ndaj tyre. Përpiqu të kuptosh këtë, ngaqë mund të jetë
e dobishme për ju. Lus Allahun që të kem sukses unë dhe ju.

Fjala përfundimtare
Dije, vëllai im falës, Allahu të bëftë të vetëdijshëm për të vërtetën, që shejtani ka shumë
mënyra për të të larguar nga namazi dhe lutja e Zotit tënd. Fillimi i shtegut është ta lësh
pas dore namazin me xhemat, pastaj ta lësh pas dore tesbihun [të thënët subhane Allah,
el-hamdulilah, dhe Allahu ekber nga 33 herë pas çdo namazi së bashku me lutjet tjera],
dhe në fund ta lësh krejtësisht namazin, siç kemi parë.
Pra, si mund ta lejoni veten që të humbisni shpërblimin e 27 gradave, dhe të kënaqesh
me vetëm një gradë. A keni mbërri një gjendje kur s'keni nevojë më për merita nga
Allahu? Të nesërmen [dmth në të ardhmen] do të ketë një Pazar të madh për merita tek
Zoti i botrave.
Pra, reflektoni mbi këtë dhe mos lejoni shumicën të cilët shejtani i ka mbizotëruar deri
në pikën kur ata nuk ngrihen për t'u falur veçse si të përgjumur, mos lini që këta t'ju
lëkundin. Kini kujdes që shejtani të mos ju tërheq në radhën e tij. Po ashtu dijeni
që sekineh [paqja dhe rehatia e brendshme] nuk zbatohet në shtëpi. "Dhe vërtet ata që
mbushin xhamitë e Allahut, janë ata që kanë besim në Allahun dhe Ditën e Fundit".
A s'jeni ju në nga ata? A keni ditur se në një hadith të Buhariut është thënë se secilën
herë që personi shkon në xhami apo kthehet nga xhamia, Allahu përgatit diçka të
veçantë për të në Xhenet? Pra, a jeni të panevojshëm për këtë?
Në këtë ka një sqarim për ata që janë bërë të suksesshëm në kërkimin e tyre për të mirën
dhe janë udhëzuar në të. Dhe, lutja jonë e fundit është që i gjithë lavdi i qoftë Allahut,
Zotit të botrave…
Shënime:
1. Që s'është mbërri nga dëshmia e nevojshme si një shembull.
2. Për shkak të dëshmisë mbështetëse, e cila duhet të vijë më vonë, ky hadith është kuptuar si:"Kushdo që
dëgjon thirrjen për në namaz dhe nuk i përgjigjet, për të s'do të ketë namaz [të plotë], përveç nëse ka
arsyetim [të vlefshëm]".
3. Ajo që më duket të jetë më e saktë është që, nëse pamundësia e tij për të dëgjuar thirrjen është për shkak të largësisë së xhamisë, atëherë ai s'është i detyruar të marrë pjesë.
Mburoja.net

Monday, 31 October 2016

Shpjegimi i hadithit"Kush thote qe jane prishur njerezit"

Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Kush thote qe jane prishur njerezit, eshte me i prishuri." Sahih

Ebu Daudi tha:Imam Malik tha:" Nese e thote kete duke qene i merzitur ngaqe shikon se gjendja fetare e njerezve ka rene nuk shoh ndonje te keqe ne kete, por nese e thote duke u mahnitur me veten e tij( duke iu dukur vetja si njeriu me i mire se te tjeret sh.p) e duke i pare njerezit me perbuzje atehere kjo eshte ajo qe eshte e ndaluar."

Transmeton Ebu Daudi 4983


حَدَّثَنَا الْقَعْنَبِيُّ، عَنْ مَالِكٍ، ح وَحَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ، حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ سُهَيْلِ بْنِ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏"‏ إِذَا سَمِعْتَ ‏"‏ ‏.‏ وَقَالَ مُوسَى ‏"‏ إِذَا قَالَ الرَّجُلُ هَلَكَ النَّاسُ فَهُوَ أَهْلَكُهُمْ ‏"‏ ‏.‏ قَالَ أَبُو دَاوُدَ قَالَ مَالِكٌ إِذَا قَالَ ذَلِكَ تَحَزُّنًا لِمَا يَرَى فِي النَّاسِ - يَعْنِي فِي أَمْرِ دِينِهِمْ - فَلاَ أَرَى بِهِ بَأْسًا وَإِذَا قَالَ ذَلِكَ عُجْبًا بِنَفْسِهِ وَتَصَاغُرًا لِلنَّاسِ فَهُوَ الْمَكْرُوهُ الَّذِي نُهِيَ عَنْهُ ‏.‏

GradeSahih (Al-Albani)  صحيح

Sunday, 30 October 2016

Kapitulli:"Kur degjohet bubullima

Kapitulli Kur degjohet bubullima

Ibn Abbasi radiallahu anhu kur degjonte  bubullimen:" Subhanah el ledhi subihat lehu- Madheruar qofte Ai, ( qe cdo gje sh.p) e madheron Ate." Me te vertete bubullima eshte nje melek qe i pisket(bertet) reve ashtu sic bariu i pisket (bertet) deleve." Hasen shiko Sahihah 1872, e transmeton Taberi ne Tefsirin e tij 1/151, Sujuti ne Durrul Menthur 4/621, Edebul Mufred nr 725

Amir ibn Abdullah Ibn Zubejri tha se kur Abdullah Ibn Zubejri radiallahu anhu degjonte bubullimen, e nderpriste biseden e thoshte:" Subhana el ledhi "ue jusebihu rra'du bihamdihi uel melaiketu min khifetihi"-I paster nga cdo e mete eshte ai qe e madheron bubullima dhe engjejt nga frika ndaj Tij," pastaj thoshte:"Me te vertete ky eshte nje paralajmerim i rende per banoret e tokes." Isnedi Sahih Edebul Mufred nr 726, e transmeton edhe Imam Maliku ne Muwatta 2/992, Bejhekiu ne Sunen 3/362 dhe ibn Ebi Shejbah ne Musanaff 2/27

Bubullima

Është transmetuar hadith i vërtetë në “Edebul Mufred” të Bukhariut, në faqe 262, kapitulli: “Nëse dëgjohet bubullima,” me numër 300, hadithi është hasen me numër 559/722, transmetohet nga Musa bin ‘Abdul-‘Aziz, i cili ka thënë: më ka transmetuar Hakemi, e ky thotë: më ka transmetuar Ikremeh se Ibn ‘Abasi kur e dëgjonte gjëmimin e bubullimës, thoshte:
سبحان الذي سبحت له
“I pastër nga çdo e metë është Ai, të Cilin e madhërojnë (me tesbih – subhanAllah).”
Dhe ka thënë (Ibn Abasi):
إن الرعد ملك ينعق بالغيث، كما ينعق الراعي بغنمه
“Me të vërtetë, bubullima është një melek i cili i gjëmon shiut, ashtu siç bariu u piskat deleve të tij.”
Dhe ky është hadith hasen (i mirë), e ka bërë hasen Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahih Edebul-Mufred.”
Dhe (një hadith tjetër) e ka nxjerrë Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe është saktësuar nga Ibn Abasi se ka thënë:
“Jehudët e takuan të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe i thanë: “Na trego se çfarë është bubullima? Ai tha: “Është një melek nga melaiket e Allahut, i cili është përgjegjës për retë, në dorën e tij ka një kamxhik prej zjarri, përmes tij i ndalon retë dhe i drejton aty ku e urdhëron Allahu.” Ata thanë: “E ç’është ky zë (gjëmim) që e dëgjojmë?” Ai tha: “Ai është zëri i tij.” Ata thanë: “E ke thënë të vërtetën.”
Ky është hadith hasen, e ka bërë hasen Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë) në Silsiletul-Ehadith es-Sahiha (4/491).
Përktheu: Jeton Shasivari

Të drejtat e prindërve ndaj fëmijëve të tyre janë tepër të larta

 – Të drejtat e prindërve ndaj fëmijëve të tyre janë tepër të larta
            Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve Muhamedin, familjen e tij të bekuar, shokët e tij besnik si dhe të gjithë ata të cilët ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
           O Zoti ynë Ty të takon falënderimi ashtu sikur është meritë për Madhërinë e pushtetit Tënd! Ty të takon falenderimi derisa të kënaqesh, Ty të takon falenderimi edhe kur je i kënaqur, dhe përsëri Ty të takon falenderimi edhe pasi kënaqesh.
I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka treguar se kur fëmiju i del hakut prindërit të tij, Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Fëmiju i del hakut prindërit të tij vetëm kur e gjen të robëruar e blen e pastaj e liron atë“.[1]
Ebu Burdeja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se Ibn Omerin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e ka parë një njeri nga Jemeni duke bërë tavaf ndërsa nënën e tij e barte mbi shpinën e tij dhe thoshte:

Unë jam kafsha e nënshtruar e saj
edhe pse të tjerët habiten unë nuk habitem

Kur e pa Ibn Omerin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në tavaf e pyeti: O Ibn Omer a i kam dalë nga haku me këtë vepër nënës sime? – i tha Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Jo as sa një ngacmim në barkun e saj (që ja ke bërë duke qenë në barkun e saj para se të lindësh).[2]

8 – Respektimi i prindërve është ndër veprat më primarë që të afrojnë tek Allahu
Kjo bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilit i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: E kam kërkuar një vajzë e cila refuzoi të martohet me mua ndërsa kur e kërkoi dikush tjetër pas meje ajo e dëshiroi atë dhe u martua me të, atëherë mua më kaploi xhelozia dhe e vrava, prandaj a ka pendim për mua? – E pyeti Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: A e ke nënën gjallë? – Tha: Jo. – Ia ktheu Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Atëherë pendohu sinqerisht tek Allahu dhe mundohu ti afrohesh sa më shumë Atij. – Ata ibn Jesar thotë: Pasi që u ndam nga ai mexhlis shkova tek Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i thashë: O Ibn Abas pse e pyete atë person se a e ka nënën të gjallë? – Më tha: Unë nuk di vepër që të afron më shumë tek Allahu i Lartësuar se sa respektimi i nënës.[3]

9 – Fjala e butë ndaj prindërve të shtyn në xhenet
Kjo bazuar në fjalën e Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që i tha një njeriut që kishte bërë mëkat e ai i kishte treguar Ibn Omerit, atëherë Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Kjo nuk është prej mëkateve të mëdha. – Pastaj Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha për mëkateve e mëdha: “Ato janë nëntë: Shirku ndaj Allahut, vrasja e njeriut pa të drejtë, ikja nga beteja e luftës, shpifja për imoralitet për gratë e ndershme, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, bërja e të keqes në xhami, tallësi me të tjerët si dhe ai i cili i bën të qajnë prindërit e tij nga mosrespektimi ndaj tyre”. – Pas kësaj Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, iu drejtua këtij njeriu dhe i tha: A i ke gjallë prindërit? – i tha personi: E kam nënën gjallë. – i tha Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Për Allahun sikur ti flasish me të butë, ta ushqesh atë me ushqim do të hysh në xhenet për derisa largohesh nga mëkatet e mëdha.[4]

10 – Nga respektimi i prindërve është të fusish gëzim në zemrat e tyre
Kjo bazuar në hadithin e Abdullah ibn Amrit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të besatohet për emigrim (hixhret) mirëpo ky person prindërit i kishte lënë duke qajtur, atëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Kthehu tek ta dhe bëri ata të qeshin ashtu siç i ke bërë të qajnë“.[5]

11 – Nga respektimi i prindërve është që mos të bëhesh shkak që dikush ti shan ata
Nga respektimi i prindërve pa dyshim se është që njeriu te ketë kujdes në sjelljen dhe fjalët e tij që mos të bëhet shkak që dikush t’ja fyen prindërit e tij, pasi që islami edhe për këtë çështje ka folur. Transmetohet nga Abdullah ibn Amri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tregon se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është ti shan njeriu prindërit e tij“. – Thanë sahabët: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si ka mundësi që dikush ti shan prindërit e tij? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Po dikush ia shan dikujt babain e pastaj edhe ai ia shan babain e tij ose dikush ia shan dikujt nënën e tij e pastaj edhe ai ia shan nënën e tij“.[6]
Në tekstin e Ebu Davudit qëndron: “Prej mëkateve më të mëdha është që njeriu ta mallkon prindin e tij” – Thanë sahabët: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si mundet dikush ta mallkon prindin e tij? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kur dikush ia mallkon babain dikujt dhe ky tjetri ia mallkon babain të parit ose kur dikush ia mallkon nënën dikujt dhe ky tjetri ia mallkon nënën të parit“.
Ali ibn ebi Talib-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e ka mallkuar atë i cili ther kurban diçka jo për Allahun, Allahu e ka mallkuar atë i cili e strehon muhdithin[7] Allahu e ka mallkuar atë i cili i mallkon prindërit e tij si dhe Allahu e ka mallkuar atë i cili i ndron kufijtë (e tokës, pronave, shenjat e saj)”.[8]

12 – Respektimi i prindërve ka dallime në mes tyre
Respektimi i prindërve edhe kur është farz, dallon në përgjithësi, në të drejtat mes tyre, pra nëna ka më shumë vështirësi dhe mundime gjatë rritjes së fëmijëve, ajo fillimisht mundohet gjatë shtatëzënisë, në lindje, në gjidhënie, në edukimin e tyre, për këtë arsye ajo ka tre grada më lartë sa babai në respektim dhe veçohet në respektim nga babai.[9]
Transmetohet nga Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kush nga njerëzit e meriton ta shoqëroj më mirë? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Nëna yte“. – i tha: Po pastaj? – i tha: “Nëna yte“. – i tha: Po pastaj. – i tha: “Nëna yte” – i tha përsëri: Po pastaj – i tha: “Babai yt“.[10]
Në një transmetim tjetër të Muslimit qëndron: “Nëna yte, pastaj nëna yte, pastaj nëna yte pastaj babai yt, pastaj ata që vijnë nga më të afërmit, e më të afërmit nga ti“.[11]

13 – Prej respektimit të plotë të prindërve është mbajtja e lidhjeve me ato që i kanë dashur prindërit e tu
Abdullah Ibn Dinari-Allahu e mëshiroftë, përcjell se Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e ka takuar një njeri nga nomadët arabë rrugës për në Meke. Pasi që e takoi i dha selam e hypi në gomarin në të cilin ishte duke udhëtuar, madje pas një kohë gjatë udhëtimit ia dha edhe çallmën të cilën e kishte mbi kokën e tij. – Pasi që u ndajtën Abdullah ibn Dinari thotë, i thashë: Allahu të përmirësoftë, këta janë nomadë arabë, këta kënaqen me ju dhënë edhe shumë më pak. – Mu kthye Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe më tha: Ky njeri ka qenë i dashur tek babai im Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kurse unë e kam dëgjuat të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Prej bamirësisë më të madhë është mbajtja e lidhjes nga fëmiju me të dashurit e babait“.[12]
Autor: Seid Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Respektimi i prindërve kuptimi, vlerat, etika dhe dispozitat”
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Saturday, 29 October 2016

Morali i mirë duhet t’i dhurohet kujtdo

Morali i mirë duhet t’i dhurohet kujtdo
Morali i mirë nuk duhet t’u dhurohet vetëm muslimanëve, por të gjithë njerëzve; qofshin muslimanë apo jomuslimanë. Allahu i Madhëruar thotë:
“U thoni njerëzve fjalë të mira.” [1]
Në komentin e këtij ajeti Atau dhe Ebu Xhaferi kanë thënë: “Fjalë të mira për të gjithë njerëzit.” [2] Në një shënim tjetër nga Ibn ebi Dunia me nr. 308 transmetuar me zinxhir të saktë nga Atau, transmetohet se ka thënë: “Fjalët e mira duhet të jenë për të gjithë njerëzit, qofshin idhujtarë apo të tjerë.” Ndërsa Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka thënë Muadhit: “Frikësoju Allahut kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë dhe ji i moralshëm me njerëzit.” [3] Ibn Rexhebi në librin e tij “Xhamiul Ulumi uel Hikem” fq. 276-277, ka thënë: “Profeti e ka porositur Muadhin kur e ka dërguar për në Jemen, në një kohë që jemenasit ishin të krishterë.” Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Ibn Abasi ka thënë: “I Dërguari i Allahut i tha Muadh bin Xhebelit në kohën që e dërgoi për në Jemen: “Me të vërtetë, ti po shkon tek disa njerëz që janë prej ithtarëve të librit (të krishterë).” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e urdhëroi Muadhin të sillet mirë, qoftë edhe me jobesimtarët. Hadithet që tregojnë për moralin dhe faljen që Profeti u ka bërë jobesimtarëve dhe dyfytyrëshve janë të shumta. Një moral të tillë e kanë treguar dhe shokët e nderuar të Profetit pas vdekjes së tij, madje jo vetëm me muslimanët, por edhe me ithtarët e librit. Transmetohet se Muxhahidi ka thënë: “Kur therej ndonjë kafshë në shtëpinë e Abdullah bin Amirit, ai pyeste familjen e tij: “A i keni dhuruar ndonjë gjë komshiut tonë çifut (e përsëriste dy herë)?” Më pas thoshte: “E kam dëgjuar Profetin të thotë: “Vazhdoi Xhibrili të më porosiste aq shumë për komshiun, derisa mendova se do të më trashëgonte.” [4] Nga Abdullah bin Abasi transmetohet: “Sikur të më thoshte Faraoni: “Allahu të dhëntë bereqet!” Do t’i përgjigjesha: “Edhe ty!” – në një kohë kur Faraoni ka vdekur.” [5] Gjithashtu, nga Ibn Abasi transmetohet se ka thënë: “Kthejani selamin kujtdo; çifutit, të krishterit dhe zjarrputistit sepse Allahu i Madhëruar ka thënë:
Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë!” [Nisa, 87] [6]
Për sa i përket akuzës që studiuesi i librit “Es samt” në faqen 177 i ka bërë Ibn Abasit se ka gabuar, si dhe argumentimit që ai përdor se i Dërguari i Allahut ka ndaluar që të fillohet përshëndetja me selam ndaj atyre që nuk janë muslimanë, them se është një kundërpërgjigje e brishtë. Ndalimi vjen atëherë kur përshëndetja nis nga muslimani, ndërsa fjala e Ibn Abasit konsiston në lejimin e kthimit të selamit, gjë që ka shumë ndryshim.
Kjo përforcohet më tepër, kur e dimë se Allahu i Lartësuar nuk na ka ndaluar që të tregojmë mirësi ndaj tyre, sipas mënyrës që na ka treguar në librin e Tij:
“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë, dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.”[7]
Disa prej ajeteve që e pohojnë më shumë këtë që thamë është edhe fjala e Allahut të Madhëruar që thotë:
“Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob, edhe pse vetë janë nevojtarë.” [8]
Në këtë ajet Allahu i Madhëruar i lavdëron ata që ushqejnë të zënët rob, e këtu përfshihet edhe jobesimtari. Dihet fare mirë se Profeti nuk ka pasur ndonjëherë robër lufte nga muslimanët në kohën kur zbritën këto ajete. Ndërsa burgjet dolën pas vdekjes së tij, siç është shprehur Ibn Abasi në tefsirin e Ibn Kethirit dhe Ikrima dhe Haseni, Allahu i mëshiroftë, në tefsirin e Ibn Xherir et Taberiut (23/544), gjithashtu, këtë mendim e përkrahu dhe Taberiu, (Allahu e mëshiroftë!). Po ashtu, u argumentua edhe me fjalët Profetit: “Kini kujdes namazin, kini kujdes namazin dhe robërit që keni në posedimin tuaj.” Ajo që duam të nxjerrim nga ky hadith është se origjina te robërit e luftës ishte se ata nuk besonin, e megjithatë, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i porosiste shokët e tij që të kishin frikë Allahun në lidhje me ta. Për më tepër, shih në tefsirin e Ibn Kethirit ajetin e lartpërmendur.
[1]Suretu Bekare, 83.
[2]Transmeton Ibn ebi Dunia në librin “Es Samt” me nr. 304, Ibn Xheriri, Taberiu në tefsirin e tij (2/197) me zinxhir të saktë.
[3]Transmeton Tirmidhiu dhe e ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).
[4]Transmeton Tirmidhiu me nr. 1 943 dhe e saktësoi Shejh Albani.
[5]Transmeton Buhariu në librin e tij “Edebul mufrad” me nr. 1 113 dhe Ibn ebi Dunia në librin “Es samt” me nr. 309. Saktësoi Shejh Albani në librin “Sahihul edebil mufrad”.
[6]Transmeton Buhariu në librin “Edebul mufrad” me nr. 1 107 dhe Ibn ebi Dunia në librin “Es samt” me nr. 307 dhe 309. E ka saktësuar Shejh Albani në librin “Edebul mufrad”.
[7]Suretu Mumtehine, 8.
[8]Suretu Insan, 8.
Këshilla të arta për moralin e lartë
Autor Abdulmalik Ramadani
Perktheu Fation Isufi

Shkrime te reja nga Xhamiambret