Saturday, 29 August 2015

Edebul Mufred nr 936,937

Muxhahid tha:"Kur nje nga djemte e Abdullah Ibn Umerit radiallahu anhu, ndoshta Ebu Bekri apo Umeri, teshtiu tha"Ebb" Ibn Umeri tha: "Cfare eshte kjo Ebb, Ebb eshte emri i shejtanit qe nderhyn ne mes teshtimes dhe falenderimit(duke e bere njeriun qe te harroje te falenderoje Allahun sh.p)" Sahih Edebul Mufred nr 937 me verifikim te Albanit.

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلامٍ، قَالَ‏:‏ أَخْبَرَنَا مَخْلَدٌ، قَالَ‏:‏ أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ، أَخْبَرَنِي ابْنُ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، أَنَّهُ سَمِعَهُ يَقُولُ‏:‏ عَطَسَ ابْنٌ لِعَبْدِ اللهِ بْنِ عُمَرَ، إِمَّا أَبُو بَكْرٍ، وَإِمَّا عُمَرُ، فَقَالَ‏:‏ آبَّ، فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ‏:‏ وَمَا آبَّ‏؟‏ إِنَّ آبَّ اسْمُ شَيْطَانٍ مِنَ الشَّيَاطِينِ جَعَلَهَا بَيْنَ الْعَطْسَةِ وَالْحَمْدِ‏.‏
 صـحـيـح   (الألباني) حكم

Mekhul el Azdi tha:"Isha me Ibn Umeri kur nje person nga ana tjeter e xhamise teshtiu e Ibn Umeri radiallahu anhu tha:"Jerhamukallah-Allahu te meshirofte nese e falenderove Allahun." Daif senedi meukufen Edebul Mufred nr 936 me verifikim te Albanit

حَدَّثَنَا عَارِمٌ، قَالَ‏:‏ حَدَّثَنَا عُمَارَةُ بْنُ زَاذَانَ قَالَ‏:‏ حَدَّثَنِي مَكْحُولٌ الأَزْدِيُّ قَالَ‏:‏ كُنْتُ إِلَى جَنْبِ ابْنِ عُمَرَ، فَعَطَسَ رَجُلٌ مِنْ نَاحِيَةِ الْمَسْجِدِ، فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ‏:‏ يَرْحَمُكَ اللَّهُ إِنْ كُنْتَ حَمِدْتَ اللَّهَ‏.‏
  ضعيف الإسناد موقوف   (الألباني) حكم     :

Perfitimet nga keto ethere:

1. Kur teshtin njeriu eshte sunnet te thuash Elhamdulilah qofte edhe ne namaz sic shpjegohet ne http://sunneti.blogspot.ca/2015/04/teshtirja-gjate-namazit.html?m=1
2. Ka shejtan i cili pengon njeriu ndaj falenderimit te Allahut pas te teshtires
3. Nese nuk e degjon dikend qe te thote elhamdulilah atehere nuk e ke obligim te thuash Jerhamukallah
4. Nuk thuhet Jerhamukallah me hamedje por vetem nese e degjon elhamdulilah-in
5.Nese deshiron qe te te thuhet Jerhamukallah pasi teshtin thuaj Elhamdulilah me ze qe te degjohesh.

No comments:

Post a Comment