_Khavarixhët_, _shkëndija e parë e fitnes në ymetin e Muhammadit alejhi selam_.
Enes ibn Malik r.a tregon dhe thotë:
Ekzistonte një person gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut alejhi selam i cili prezantonte nëpër beteja me të.
Kur kthehej pas beteje, ai shikonte në xhaminë e profetit alejhi selam dhe falej namaz gjatë...
Kur i Dërguari i Allahut alejhi selam e pa atë person, tha: "*Betohem në Atë të Cilin shpirti im është nën kontrollin e Tij*!
*Në ballin e tij* (dallohet) *një njollë prej shejtani*.
Më pas, i Dërguari i Allahut alejhi selam iu drejtua personit dhe i tha: *A the në veten tënde kur u afrove*: *S'ekziston në këtë mexhlis njeri më të mirë se vetja ime*?
Ai tha: Po. (E thashë diçka të tillë).
Më pas ai person u kthye për të falur namaz përsëri.
I Dërguari i Allahut alejhi selam u tha shokëve të tij: *Kush e merr përsipër të shkojë e ta eleminojë atë person*?
Aty ndodhej ebu Bekri r.a dhe tha: Shkoj unë.
Pasi u kthye, i Dërguari i Allahut alejhi selam e pyeti ebu Bekrin: *A e eleminove*?
Ebu Bekri r.a i tha: E gjeta atë duke u falur dhe u stepa (për shkak se ai ndodhej në namaz).
I Dërguari i Allahut alejhi selam kërkoi të njëjtën gjë (si në rastin e ebu Bekrit r.a) dhe aty ndodhej Omeri r.a (por me të ndodhi i njëjti rast si me ebu Bekrin).
Aty ndodhej gjithashtu Aliu r.a dhe mori përsipër kërkesën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam dhe i tha: *Ke për t'i dhënë ti zgjidhje nëse arrin ta eleminosh*.
Kur shkoi Aliu r.a nuk e gjeti tashmë atë person sepse kishte ikur.
Kur u kthye dhe e pyeti: *A e eleminove atë person*?
Aliu r.a ia ktheu: Nuk e di se ku shkoi dhe për ku iku.
I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *Ai person është nga të parët që i del ymetit tim* (me mendime khavarixhësh).
*Nëse do arrije t'a eleminoje atë*, *s'do ekzistonte përçarje mes dy muslimanëve në ymetin tim*..
(Më pas i Dërguari i Allahut alejhi selam përmend rastin se si jehudët u përçanë në 71 grupe, gjithashtu dhe ky ymet deri në fund të hadithit)...
Transmeton ebu Jeala në librin e tij *Musned* 4127
Hadithi është hasen.
Perktheu dr. Edison Dukaj
No comments:
Post a Comment