Sunday, 10 November 2024

Me I miri e me I keqi

 Ebu Hurejre r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam gjatë një ditë qëndroi afër tek disa njerëz të cilët ishin ulur bashkë dhe u tha: 


*A t'u tregoj se cili është më i miri njeri nga ai më i keqi*? 

Të pranishmit heshtën, por i Dërguari i Allahut alejhi selam e përsëriti pyetjen tri herë.

Një person aty tha: O profeti i Allahut! Na njofto cili është me miri nga ai më i keqi! 

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *Njeriu më i mirë mes jesh është ai njeri ku shpresohet mirësia e tij dhe* (të tjerët) *janë të sigurt prej të keqes së tij*.

*Ndërsa njeriu më i keq mes jush është ai njeri që nuk shpresohet e mira e tij dhe* (të tjerët) *nuk janë të siguruar prej të keqes së tij*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 8920

Hadithi është i saktë.

Perktheu dr. Edison Dukaj