Ubejj ibn Keab r.a tregon dhe thotë:
Një ditë, dy persona në kohën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam filluan të përmendnin se nga e kishin prejardhjen.
Njëri prej tyre tha: Unë jam filani, biri i filanit, biri i filanit.
Po ti kush je o i mjerë?
Diçka të tillë e dëgjoi i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe tha:
*Dikur në kohën e Musait alejhi selam*, *dy persona përmendën prejardhjen e tyre dhe njëri prej tyre tha*:
*Unë jam filani, biri i filanit derisa përmendi nëntë paraardhës*.
*Po ti kush je o i mjerë*?
*Ai ia ktheu*: *Unë jam filani, biri i filanit dhe feja ime është Islami*.
*Allahu i shpall Musait alejhi selam*:
*Përsa i përket këtyre që përmenden prejardhjen e tyre*; *ti që përmende nëntë paraardhës të cilët janë zjarr*, *do jesh i dhjeti me ta në Zjarr*.
*Kurse përsa i përket ty o i cili përmende dy paraardhës të cilët janë në Xhenet* (dhe u krenarove me fenë Islame) *do jesh i treti me ta po në Xhenet*.
Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 21178
Perktheu dr Edison Dukaj
Hadithi është i saktë