Sunday, 10 November 2024

Me I miri e me I keqi

 Ebu Hurejre r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam gjatë një ditë qëndroi afër tek disa njerëz të cilët ishin ulur bashkë dhe u tha: 


*A t'u tregoj se cili është më i miri njeri nga ai më i keqi*? 

Të pranishmit heshtën, por i Dërguari i Allahut alejhi selam e përsëriti pyetjen tri herë.

Një person aty tha: O profeti i Allahut! Na njofto cili është me miri nga ai më i keqi! 

I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: *Njeriu më i mirë mes jesh është ai njeri ku shpresohet mirësia e tij dhe* (të tjerët) *janë të sigurt prej të keqes së tij*.

*Ndërsa njeriu më i keq mes jush është ai njeri që nuk shpresohet e mira e tij dhe* (të tjerët) *nuk janë të siguruar prej të keqes së tij*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 8920

Hadithi është i saktë.

Perktheu dr. Edison Dukaj

Tuesday, 14 May 2024

Krenohu vetem me Islam

 Ubejj ibn Keab r.a tregon dhe thotë: 


Një ditë, dy persona në kohën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam filluan të përmendnin se nga e kishin prejardhjen.

Njëri prej tyre tha: Unë jam filani, biri i filanit, biri i filanit. 

Po ti kush je o i mjerë? 

Diçka të tillë e dëgjoi i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe tha: 

*Dikur në kohën e Musait alejhi selam*, *dy persona përmendën prejardhjen e tyre dhe njëri prej tyre tha*:

*Unë jam filani, biri i filanit derisa përmendi nëntë paraardhës*.

*Po ti kush je o i mjerë*? 

*Ai ia ktheu*: *Unë jam filani, biri i filanit dhe feja ime është Islami*.

*Allahu i shpall Musait alejhi selam*: 

*Përsa i përket këtyre që përmenden prejardhjen e tyre*; *ti që përmende nëntë paraardhës të cilët janë zjarr*, *do jesh i dhjeti me ta në Zjarr*.

*Kurse përsa i përket ty o i cili përmende dy paraardhës të cilët janë në Xhenet* (dhe u krenarove me fenë Islame) *do jesh i treti me ta po në Xhenet*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 21178

Perktheu dr Edison Dukaj 

Hadithi është i saktë

Saturday, 27 April 2024

Dua pas abdesit

 Ebu Seid el Khudri r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 


*Kush merr abdes e pasi mbaron thotë*:

_Subhaneke Allahumme ue bi hamdike_, _la ilahe il-le Ente_, _estagfiruke ue etubu ilejke_.

*Do i regjistrohet* (kjo që thotë) *në një pllakë e cila s'ka për t'u thyer deri në Ditën e Kiametit*.


Transmeton Nesaiu në librin e tij *Sunen el Kubra* me nr. 9829

Hadithi është i saktë.

Perktheu dr Edison Dukaj 

Friday, 26 April 2024

CDO sprove pergatitje per ardhjen e dexhalit

 Hudhejfe r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: 


*I frikësohem më shumë fitnes mes jush se sa i frikësohem asaj të Dexhalit*. *Përderisa dikush prej jush i shpëton një sprove të parë, do t'i mbijetojë asaj tjetrës* (që vijon). 

*Nuk shfaqet ndonjë sprovë* (fitne) *gjatë jetës së dynjasë*, *qoftë e vogël apo e madhe*, *vetëmse përgatit ardhjen e Dexhalit*.


Transmeton imam Ahmedi në librin e tij *Musned* me nr. 23304 

Hadithi është i saktë.

Perktheu dr. Edison Dukaj