Tuesday, 13 September 2022

Puno per veten tende e familjen

 Enes ibn Malik r.a tregon dhe thotë: 


Në luftën e Tebukut ishim me të Dërguarin e Allahut alejhi selam dhe gjatë rrugës afër nesh kaloi një djalosh energjik i cili po kulloste bagëtinë e tij.

Thamë: Sikur këtë rini dhe këtë energji t'a shfrytëzonte në rrugë të Allahut, do qe më mirë për të.

Fjala jonë shkoi tek i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe tha: 

*Çfarë thatë*? 

Ne u përgjigjëm: Kështu e ashtu.

Ai tha: *Nëse ai* (vërtetë) *përpiqet për të siguruar rizkun e për të ndihmuar prindërit e tij ose njërin prej tyre*, (ta dini) *se në të vërtetë ai është në rrugë të Allahut*.

*Nëse ai* (vërtetë) *përpiqet për të siguruar rizkun për familjen e tij*, (ta dini) *se ai është në rrugë të Allahut*.

*Nëse ai* (vërtetë) *përpiqet për të siguruar rizkun për veten e tij*, (ta dini) *se ai është në rrugë të Allahut*.


Transmeton Bejhakiu në librin e tij *Sunen el Kubra* me nr. 15741

Hadithi është i saktë.

Perktheu hoxhe dr Edison Dukaj